Veprat e Abdylkadrit dhe disa tj
- NJERIU QË KËRKON VETVETEN -2
- NJERIU QË KËRKON VETVETEN -1
- ATOMI
- RRETH NJERIUT
- PSE I BESOJN ALL-LLAHUT 50 PROFESORET E FAMSHEMTE EUROPES
- PËRGJIJGE PYETJEVE MATERJALISTE
- NJË JETË TJETËR
- DRITA E MENDJES
- ÇËSHTJET JETSORE
- AFORIZMA TË ÇMUAR
Poezitë: PERLAT E ZEMRËS të Abdylkadrit
- O ZOT!
- FUQIA E ZOTIT
- ÇFARË ËSHTË KUR`ANI?
- MUHAMMEDI (a.s.m.)
- VËLLAZËRIMI
- PUNO!
- SHPRESA
- LIBRAT
- O DJALË I RI!
- O NJERI!
- VËLLEZËR SHQIPTARË
- MOTRA IME FISNIKE
- VËLLEZËR TË DASHUR
- NËNAVE TË MIA FISNIKE
- KULTURA
Online Sayaç
Prandaj me sekretin e këtij ajeti: prej të gjashta anëve njeriu shndritet. E vërteta është se besimtari ka një jetë të gjatë shpirtërore, që kur është krijuar bota e këtej. Kjo jetëgjatësi e besimtarit e merr dritën nga drita e gjallërisë, ndihmën dhe shpresat nga një dritë që zgjatet nga pafillimi, deri në përjetësi. Kështu gjashtë anët që i shndrit ndihma e besimi, i japin kaq fuqi njeriut, saqë kohën e shkurtër dhe vendin e ngushtë, mund t'i shndërrojë në një botë të gjerë dhe komode. Sipërfaqja e gjerë, për njeriun bëhej si shtëpia e vet dhe atëhere e kaluara dhe e ardhmja, për shpirtin dhe zemrën e njeriut, do të duken si koha e tanishme, e gjerë dhe e lartë.
Pika e tretë: Ngaqë besimi për njeriun është një pikë mbështetje dhe burim ndihme, ajo për njeriun është shumë e nevojshme, e cila të shtyn të thuash “Elhamdulil-lah”.
Për arsye se njeriu është e dobët dhe ka shumë armiq, ajo ka nevojë të mbështetet në ndonjë vend të sigurtë dhe të hyjë nën mbrojtjen e Atij, që të siguron nga armiqtë. Po kështu, meqenëse është e varfër tmerrsisht dhe nevojtare e përhershme, ka nevojë të gjejë pikë mbështetjen që i garanton këto kërkesa.
O njeri, ti e ke mbështetjen vetëm tek besimi në All-llahun xh.sh.. Pikëmbështetja e shpirtit dhe e zemrës tënde është besimi në një jetë tjetër. Kush nuk ka njohuri për këto dy pika mbështetjeje, shpirti dhe zemra e tij gjithmonë tremben dhe ndërgjegjja torturohet vazhdimisht. Kush beson në pikën e parë, mbështetet, duke marrë ndihmën prej besimit ne jetën tjetër duke ndjerë kënaqësi, shije dhe miqësi, në shpirt e në zemër. Në këtë mënyrë gjen ngushëllim dhe ndërgjegjja qetësohet.
Pika e katërt: Drita e besimit i tregon njeriut se ai nuk duhet të shqetësohet kur fillojnë t’i humbasin shijet e zakonshme, sepse janë duke ardhur më të mirat. Pra njeriut i tregon burimin e mirësive, që vazhdon edhe më tej. Duke i treguar njeriut se do të shkojë tek shokët që kanë ikur më parë dhe do t’i takojë përsëri, besimi e shëron atë nga hidhërimi i ndarjes. Me mendimin se një ditë do të ndahesh nga kjo botë,ti hidhërosh, por mund të qetësohesh vetëm me besimin se kjo botë do të zëvendësohet me një më të mirë. Në këtë mënyrë besimi tek ripërtëritja e shijeve, përmban një shije akoma më të mirë. Po qe se fruti nuk do të kishte pemën që e prodhon, atëhere shija do të konsistonte në atë që hëngrëm, e cila do të shuhej pas një momenti, duke ia lënë vendin zhgënjimit. Po qe se do të besosh se pema e frutit do të vazhdojë të jetojë, atëhere nuk hidhërohesh kur soset fruti, sepse shpreson tek riprodhimi i mëvonshëm.
Identikisht edhe përtëritja në vetvete përmban një shije të këndshme. Gjithashtu njeriun e shqetësojnë shumë mendimet e ndarjes nga dashamirët, por ekzistenca e besimit ia kuron plagën atij, sepse kështu i beson ripërtëritjes së tyre, që do të vazhdojnë të pa përfunduar në zhdukje, apo zero. Duke besuar se çdo gjë pas vdekjes do të ringjallet, ai qetësohet.
Pika e pestë: Njeriu, qeniet i konsideron të huaja, të vdekura, jetimë apo të pashpirtë, duke i imagjinuar si sende të shpërndara. Nën dritën e besimit ky vizion ndërron dhe atij i duket vetja si mik dhe vëlla i këtyre qenieve të gjalla, që vazhdimisht bëjnë tespih. Njeriu i pagdhendur e sheh gjithësinë si armike dhe të egër, që e tremb vazhdimisht atë. Të gjitha çështjet ai i sheh si armiq, sepse në këndvështrimin e mosbesimtarit, problemet e kohës së kaluar dhe të ardhme, nuk kanë kontakte vëllazërimi me njëri tjetrin. Midis tyre ekziston vetëm një lidhje e dobët, prandaj vëllazërimin që kanë në mes tyre edhe sikur të jetë me mijëra vjet i lashtë, përsëri vlerën do ta kishte sa një minutë.
Me dritën e besimit besimtari me gjithë bindje beson se janë të gjalla dhe midis tyre kanë miqësi. Besimtari është i bindur se çdo rruzull, me gjendjen e vet bën tespih ndaj Krijuesit të Tij. Në këtë mënyrë, secili rruzull i jep vetvetes një gjallëri dhe shpirt, prandaj sipas pikëpamjes së besimtarit, ato nuk janë të egjër dhe nuk të trishtojnë. Ato përmbajnë në brendësinë e tyre dashamirësi dhe miqësi. Nën këndvështrimin e mosbesimit, njerëzit konsiderohen si krijesa të dobëta, që nuk mund të marrin as hakun e tyre të merituar. Ata janë pa zot, pa mbrojtje dhe shpesh qajnë dhe ankohen, sikur të jenë jetimë. Prizmi i këndvështrimit të besimtarit, këto krijesa nuk i sheh si jetimë, por si nëpunës që janë të detyruar dhe obliguar, për të përmendur Krijuesin . Pra ata janë robër të All-llahut xh.sh..
Pika e gjashtë: Drita e besimit kësaj jete dhe asaj tjetrës i jep formën e sofrave mbi të cilat janë vendosur me mijëra mirësi, nga të cilat besimtari bën dobi. Me dorën e besimit ato e shtyjnë atë të kënaqë shqisat e dukshme dhe të padukshme, si dhe mjetet e tjera shpirtërore, që së bashku bëjnë dobi prej këtyre sofrave. Nga pikëpamja e mosbesimtarit, rrethi i dobive të gjërave të gjalla, vjen e zvogëlohet duke u kufizuar materialisht me shijimet. Pikëpamjet e besimit aq shumë zgjerohen, sa madhësia e tyre konceptohet sa rrethi i qiejve dhe i tokës sëbashku. Besimtari diellin mund ta konsiderojë si një llampë elektrike që varet tek tavani i dhomës së vet dhe hënën si një llampë kursimtare, ngaqë harxhon më pak energji. Gjerësia e fitimeve për një besimtar, e tejkalon të gjithë sipërfaqen e qiejve:
Kur'ani i Mrekullueshëm me këtë ajet, me gojtarinë e Tij tregon se nga besimi rrjedh mirësi e madhe dhe e pafundme.
Pika e shtatë: Me dritën e besimit dihet se ekzistenca e All-llahut xh.sh., është përmbi të gjitha mirësitë si më e madhja, sepse është kroi i të gjitha mirësive të gjithësojshme e të panumërt dhe nga lloji i dhuratave të pafundme. Prandaj sa numri i atomeve të gjithësisë, e kemi për detyrë të falenderojmë All-llahun xh.sh., ku në librat e Risaleve, janë përcaktuar disa shenja për falenderime. Megjithatë Risale-i Nur, në temën ku argumenton Njësimin e All-llahut xh.sh., e ka ngritur perden për të parë mirësitë e Tij.
Fjala “Elhamdulil-lah” përmban “L”-në istigrak. Në gramatikën arabe shkronja “L”, koncepton tërësinë. Falenderoj All-llahun xh.sh., me falenderimet e gjithësecilit, duke falenderuar edhe për mirësinë që është Mirëbërës. Pra funksioni i Gjithmëshirshmërisë koncepton tërësinë e gjallesave që bëjnë dobi prej funksionit të Mirëbërësit. Njeriu në mënyrë të veçantë, ka kontakt me të gjitha qeniet e gjalla. Ky është shkaku që ai e prjeton gjendjen e çdo gjallese, duke u gëzuar apo hidhëruar nga vështirësitë e saj. Kur ndonjë individ fiton ndonjë mirësi, shokët e tij gëzohen sikur të kishin dobi për veten e tyre. Shumëzoje numrin e fëmijëve që kanë bërë dobi nga mëshira e nënave të tyre dhe kuptoje sa shyqyre – falenderime meriton Ai, që mëshiron me funksionet e emrit, i Gjithmëshirshëm. Pra njeriu që zotëron ndërgjegjen, kur të shikojë një fëmijë, i cili qan nga uria dhe nga mungesa e nënës, ai në këtë rast gëzohet kur beson se ekziston në të vërtetë mëshira e nënave, duke menduar se këtë mëshirë atyreve ua ka dhënë Ai. Atëhere duhet të mendojë se këto kënaqësi janë nga një mirësi që meritojnë falenderim.
Në gjithësinë e madhe, aq sa është numri i të gjithë shesheve të rregulluara me të gjitha llojet e përsosmërisë, duhet të falenderojmë për mirësinë e funksionit të Emrit të Bukur, i Gjithëmëshirshëm. Siç pasqyron trupi i njeriut Mëshiruesin, po ashtu edhe zemra e tij pasqyron Mëshirëplotin. Kështu vepron edhe mendja e njeriut me të gjitha qelizat e saja, që kënaqen nga emri i Gjithëdijshëm. Në këtë rast është e nevojshme të falenderojmë me gjithë shpirt, duke thënë “ Elhamdulil-lah!”
Nga Emrat e Bukur është edhe Varis (trashëgues), në numrin e pasurive që pasqyron si baballarët që duke u larguar lënë amanetet (trashëgimet) e veta bijve, në numrin e tyre, në numrin e botërave të ahiretit, në numrin e veprimtarive që ka mbrojtur ai dhe në numrin e atyre që vrapojnë të marrin shpërblimin për punët e veta. Po kështu me një zë të lartë duhet të falenderojmë për mirësinë e Emrit të Bukur në funksionin “Mbrojtës”. Tingulli i zërit “Elhamdulil-lah”, le të mbushë zbrazëtinë e qiejve. Vazhdimësia e mirësisë kushton më shumë se vetë mirësia, sikurse shija e përgjithshme ka vlerë më të madhe se sa vetë shija, saqë po qe se do të vazhdonte edhe në jetën e xhennetit të lumtur, do të kishte vlerë më tepër se sa vet xhenneti.
Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 >>>