Përgjigje: Qytetërimi i sotëm perëndimor, ngaqë po vepron kundër themeleve të Ligjeve Qiellore, ka stimuluar të këqijat në vend të të mirave, ku gabimet dhe dëmet janë më të mëdha se dobitë. Në këtë mënyrë po e prish qëllimin e vërtetë të qytetërimit. Qytetërimi duhet të garantojë qetësinë dhe lumturinë e popullit. Por në qytetërimin e sotëm, vendin e bindjes dhe të ekonomisjes, e zunë shpenzimet pa kriter, vagabondazhi dhe rrëmuja. Për këto arsye, njerëzimin e pafat e varfëroi dhe e bëri dembel.

"2_01022010004826.jpg"

Ligji themelor i Kur'anit me urdhërin e Tij na tregon se qetësia e racës njerëzore mbështetet mbi bazën e ekonomisë dhe në zellin dhe përpjekjet ndaj punës. Vetëm me këto dy parime mund të pajtohen shtresa e lartë me atë të ultën, të thjeshtën. Në librat e Risaleve i kam sqaruar mjaft këto themele, prandaj këtu po shënoj vetëm dy pika.
E para: Para qytetërimit, popujt kishin nevojë për tre-katër çështje. Prej këtyre çështjeve, vetëm njëzet përqind e popujve nuk kishin mundësi t’i garantonin. Qytetërimi i tanishëm shtypës perëndimor, nga abuzimet, shpërdorimet dhe nga shpenzimet e panevojshme, duke stimuluar veset dhe jetën e zbrazët, i shtyn njerëzit drejt lakmisë dhe ambicjes. Secili me mendjen e tij thotë se meqenëse ai mori edhe unë pse të mos marr më shumë. Nga tre-katër nevoja, qytetërimi i sotëm e shtoi në njëzet të tilla. Nga të gjitha këto kërkesa, vetëm dhjetë për qind e njerëzve mund t’i plotësojnë, kurse nëntëdhjetë përqind e racës njerëzore, gjithmonë ngelen nevojtarë.
Qytetërimi i sotëm i ka varfëruar shumë njerëzit. Mospërmbushja e nevojave bëhet shkak për shtimin e mizorive dhe e fut njeriun në rrugën e fitimit të pamerituar (haram). Të dyja shtresat e njërëzimit, të pafata, i shtyn të përplasen dhe të grinden së bashku. Qytetërimi pasanikët i shtyn të braktisin Ligjet Themelore të Kur'anit, siç është dhënia e zekatit dhe mospërdorimi i kamatës, gjëra që tërheqin nderimin e të varfërve ndaj të pasurve, si dhe sjellin mëshirën e të pasurve ndaj të varfërve. Kështu, qytetërimi i ka shtyrë të braktisin ligjin jetësorë dhe i ka bërë borgjezë tiranë dhe të pashpirtë, kurse shtresa e thjeshtë ngrihet e u kundërvihet atyre. Pra ky qytetërim ua prishi qetësinë të dyja shtresave.
E dyta: Mjetet e dobishme që ka sjellur qytetërimi i sotëm, janë një mirësi e All-llahut xh.sh., që secili kur t’i përdorë për dobinë e njerëzve, ka nevojë të bëjë edhe një falenderim të veçantë ndaj All-llahut xh.sh. për to. Por fatkeqësisht ne po e shohim se një pjesë e njerëzve, këto mirësi po i shfrytëzojnë për t’u bërë dembelë dhe për t’u dëfryer, duke e braktisur punën dhe rendur pas dëshirave të shfrenuara. Duke iu kushtuar vëmendjen dëshirave epshore, ata detyrohen t’i kthejnë shpinën punës dhe sakrificave. Duke marrur rrugën e mosbindjes dhe të mosmbështetjes në parimet e ekonomisë, ata drejtohen pas abuzimeve dhe shpenzimeve të pakritera, tiranisë dhe haramit.
Shembull: Në librat e Risaleve, tek “Çelësi i Nurit”, thuhet se radioja, duke qenë një mirësi e madhe, kur e përdor në vendin e duhur, shpirtërisht ke bërë një falenderim ndaj All-llahut xh.sh.. Mjerisht, 80% e programeve të saja, përdoret për propagandë dhe në vende të pavlera, ku stimulohen veset dhe dëshirat e këqija. Njeriu braktis punën e dobishme vetëm për të dëgjuar radion, apo për të ndjekur televizionin, duke u bërë dembel dhe parazit. Ka shumë mjete të dobishme të shekullit të fundit, që duhet t’i përdorësh në vende të domosdoshme duke e shfrytëzuar atje ku duhet. E pashë vetë me sytë e mi, se 80% e njerëzve e përdorin në vende të qejfit dhe për t’u dëfryer, kurse 10% e tyre për nevoja të domosdoshme. Bile edhe makinën e përdorin për të udhëtuar në vende të panevojshme. Këtyre dy shembujve mund t’u shtojmë edhe mijëra të tjerë.
Përfundim:
Qytetërimi i sotëm perëndimor, për arsye se ligjeve të All-llahut i nënshtrohet vetëm në ato raste kur i pëlqen atij, e ka varfëruar shumë popullin dhe ka shtuar kërkesat jetësore. Në këtë mënyrë ai e ka shkatërruar ekonominë dhe dobësuar bindjen, duke i shtyrë njerëzit të shpërdorojnë kapitalin dhe të rrisin ambicjen. Me këto veprime ai të shtyn të bëhesh shkatërrues dhe të futesh në haram. Duke përdorur mjete të rrugëve mëkatare, ai e hodhi popullin në dembelizëm, dhe ia theu zellin për punë. Duke e shtyrë në këtë rrugë pa krye, kapitalin e moshës e shfrytëzon në punë të padobishme. Në këtë mënyrë popullin nevojtar e sëmuri, duke e nxitur të shpenzojë më tepër se sa duhet. Duke abuzuar ai është i detyruar të përballohet me qindra sëmundje të rrezikshme të cilat janë përhapur kudo.

KAPITULLI I FALENDERIMIT (SHYQYRIT)

"2_01022010005052.jpg"

Kur'ani i Famshëm, duke përsëritur këto ajete, tregon se Krijuesi Mëshirëplotë nga njerëzit kërkon një punë me vlerë, e cila është falenderimi. Në Kur'anin famëlartë, duke i dhënë rëndësi këtij fakti, Ai i fton njerëzit në një falenderim dhe ata që nuk i përgjigjen kësaj kërkese i quan gënjeshtarë sepse mohojnë mirësitë e All-llahut xh.sh.

"2_01022010005056.jpg"

Me këtë ajet në “Suretu Rrahman”, në një mënyrë të tmerrshme ata i tremb tridhjetë e tre herë, ngaqë ata nuk falenderojnë All-llahun xh.sh.. Veprimet e tyre Ai i quan si një mohim dhe gënjeshtër.
Kur'ani famëlartë siç e paraqet falenderimin si përfundim të krijimit, po ashtu edhe ky Kur’ani i madh, pra gjithësia, tregon se përfundimi i rëndësishëm i eksistencës së gjithësisë, është falenderimi. Po ta shikosh me kujdes gjithësinë do të vëresh se formimi i saj është në një harmoni dhe formë, që shoqërohet nga falenderime. Çdo send e ka pikësynimin tek falenderimi dhe këtë pret All-llahu xh.sh..Pra fruti i pemës së krijimit të gjithësisë, është falenderimi.
Sepse problemi më i mprehtë i “fabrikës” së gjithësisë është vetë falenderimi. Shohim se qeniet kanë formuar një rreth,ku në qendër All-llahu xh.sh. ka krijuar jetën e tyre. Të gjitha qeniet pikësynimin e kanë tek jeta dhe i shërbejnë asaj, pra të gjjitha ato përpiqen të arrijnë prodhimin e tyre.
Domethënë: Ai që ka krijuar gjithësinë, prej saj ka zgjedhur jetën. Më pas shohim se
All-llahu xh.sh. të gjitha gjallesat i ka krijuar në formën e një rrethi dhe në qendër të tij ka vendosur njeriun. Qëllimi i secilës gjallesë kthehet drejt qendrës së vet, pra tek njeriu. Njeriu i sjell rreth vetes të gjitha krijesat e gjalla, që t’i shërbejnë atij, duke e vënë veten në rolin e gjykatësit të tyre.
Pra Krijuesi Madhështor nga gjallesat ka zgjedhur njeriun dhe në të gjitha botërat atë e ka bërë si qëllimin kryesor, sepse e ka zgjedhur me vullnetin e Tij. Më pas shohim se midis rracës njerëzore, ndoshta edhe të kafshëve, formohet një rreth, në qendër të të cilit ndodhet rrisku i tyre. Të gjithë njerëzit dhe kafshët, duke u përpjekur që ta arrijnë atë, tregojnë një dashuri të thellë ndaj tij. Të githë gjallesat janë nën gjykimin e rriskut.All-llahu xh.sh. e ka krijuar rriskun të ngjashëm me një arkë të begatë, që përmban mirësi të pallogaritshme. Bile për të kontrolluar këto mirësi, gjuhës i ka dhënë një peshore të imtë, për të përcaktuar shijen e çdo lloj mirësie. Numrin e peshoreve të gjuhës nuk mund ta kufizosh dot.
Domethënë, brenda gjithësisë më e habitshmja, më e pasura, më interesantja, më e gjera, më e bukura dhe më e qarta është e vërteta e rriskut.

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 >>>