Veprat e Abdylkadrit dhe disa tj
- NJERIU QË KËRKON VETVETEN -2
- NJERIU QË KËRKON VETVETEN -1
- ATOMI
- RRETH NJERIUT
- PSE I BESOJN ALL-LLAHUT 50 PROFESORET E FAMSHEMTE EUROPES
- PËRGJIJGE PYETJEVE MATERJALISTE
- NJË JETË TJETËR
- DRITA E MENDJES
- ÇËSHTJET JETSORE
- AFORIZMA TË ÇMUAR
Poezitë: PERLAT E ZEMRËS të Abdylkadrit
- O ZOT!
- FUQIA E ZOTIT
- ÇFARË ËSHTË KUR`ANI?
- MUHAMMEDI (a.s.m.)
- VËLLAZËRIMI
- PUNO!
- SHPRESA
- LIBRAT
- O DJALË I RI!
- O NJERI!
- VËLLEZËR SHQIPTARË
- MOTRA IME FISNIKE
- VËLLEZËR TË DASHUR
- NËNAVE TË MIA FISNIKE
- KULTURA
Online Sayaç
Emri i librit orgjinal:
RAMAZAN – IKTISAT - SÜKÜR RISALELERI
(Arnavutça Tercümesi)
NGA PËRMBLEDHJA RISALE-I NUR
AGJËRIMI I RAMAZANIT, EKONOMIA DHE FALENDERIMI
Autori:
Bediüzzaman
SAID NURSI
AGJËRIMI I RAMAZANIT
Nga dobitë e shumta të agjërimit të Ramazanit do të tregohen vetëm nëntë prej tyre, brenda nëntë pikave:
Pika e parë: Agjërimi i muajit të Ramazanit është nga pikat e para të “Themeleve të Besimit” të fesë Islame.
1 Muaji i Ramazanit që në të filloi të shpallet Kur’ani, që është udhërrëfyes për njerëz dhe sqarues i rrugës së drejtë dhe dallues (i të vërtetës nga gënjeshtra). (Bakara, 185)
Agjërimi ka disa anë të dobishme, që mbësh-teten tek Edukata Hyjnore, tek jeta shoqërore dhe individuale, sidomos në edukimin e veseve të nefsit dhe për të shprehur falenderimin ndaj All-llahut xh.sh., për mirësitë që na ka dhënë. Muaji i Ramazanit është një vërejtje dhe paralajmërim nga pikëpamja e Edukatës Hyjnore, sepse ka shumë dobi. Ja një nga këto:
All-llahu xh.sh. i Madhëruar, faqen e tokës e ka krijuar në formën e një sofre-tryeze, me të gjitha llojet e mirësive dhe e ka shtruar përpara të gjithë popujve në një mënyrë të tillë:
dhe në këtë mënyrë, Ai shfaq Edukimin e Gjithmëshirshmërisë dhe Plotmëshirshmërisë së Vet. Njerëzit, nën perden e pakujdesisë të tmirave materiale, nuk po munden të vlerësojnë dhe të çmojnë të mirat e All-llahut xh.sh..
All-llahu i Madhëruar me urdhërin e agjërimit të Ramazanit, i shtyn besimtarët të vihen në pozitën e një ushtrie. Sunduesi i Pafillimtë dhe i Pambarimtë, duke dalur para Mbretërisë, i fton besimtarët të marrin pjesë në një adhurim dhe festë të amshueshme. Ata dalin dhe presin ftesën Hyjnore të iftarit që me fjalën e bukur myezzini kur thotë “All-llahu Ekber” thirë ezani i akshamit, shpirtërisht ka këte kuptim: “Urdhëroni hani robërit e mi të nënshtruar”. Përkundrejt kësaj situate të bukur të Mëshirshmërisë së Gjerë të të Gjithmëshirshmit, në momentin e iftarit përpara sofrës-tryezes duke pritur urdhërin e All-llahut të gjithë besimtarët përgjigjen me një rregullsi dhe përsosmëri të shkëlqyer. Çfarë thua, a e meritojnë t’u thuash njerëz,atyre që nuk marrin pjesë nga këtë adhurim të ndershëm dhe fisnik?
Pika e dytë: Kjo pikë e ka qëllimin tek falenderimi i mirësive të All-llahut xh.sh..dhe përmban shumë dobi, por ne do të parashtrojmë vetëm një. Siç është treguar edhe në “Fjalën e Parë”, nuk mund të merret me mend se sa çmenduri është të shpërblesh shërbëtorin për arsye se ka sjellur dhurata nga mbreti, duke mosvlerësuar mbretin që i ka dërguar ato, dhe në mënyrë të pakujdesshme t'i nënvlerësosh ato, kur dihet që ato dhurata kanë vlerë të jashtëzakonshme. Pra duhet pranuar se All-llahu i Madhëruar, përballë mirësive që ka ekspozuar në faqen e tokës, kërkon falenderime nga njerëzit.
Shkaqet e dërgimit të mirësive, nuk vlejnë për gjë tjetër, por ato që na sjellin mirësitë e All-llahut nuk vlejn më tpër vetëmse janë si një shërbyes. Ne veten ndaj tyre duke konsideruar mirënjohës ndaj tyre, atyre duke i dhënë një vlerë apo çmim, më shumë se sa e kanë merituar, kurse Bamirësi i Vërtetë, duke u nisur nga arsyeja e mirësive, meriton shumë më tepër falenderime. Pra duhet ta falenderosh Atë, duke i pranuar mirësitë drejtësisht nga Furnizuesi i Madhëruar, duke e ditur se kush është Pronari i vërtetë dhe të përcaktosh vlerën e tyre. Kjo do të dalë në pah atëhere kur e pranon nevojën ndaj tyre, e kjo vlerësohet vetëm kur agjëron.
Tani e kuptuat se agjërimi në muajin e Ramazanit është një “Çelës” i vërtetë për një falenderim të madh dhe të pastër. Në kohëra të tjera, ngaqë nuk kanë qenë të detyruar, shumë njerëz nuk e kanë ndjerë dhimbjen e urisë dhe nuk kanë mundur të përcaktojnë dot vlerën reale të mirësive parashtruar nga All-llahu xh.sh.. Njeriu nuk mund ta dijë vlerën e copës së bukës të thatë, sidomos pasanikët, të cilët e kanë mundësinë e vlerësimit vetëm gjatë muajit të Ramazanit. Kurse në pikëpamjen e besimtarit, në kohën e iftarit ajo bukë thatë, në dëshminë e shqisës së shijes, na tregon se është një mirësi e madhe.
Numrët kliko dhe vazhdo: 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 >>>