PRIJESI I RINISE

17_12032010020742.jpg

FJALA E PARË

“Bismil-lah” është kreu i çdo mbarësie. Edhe ne me Të do të fillojmë. Dije, o nefsi im, kjo fjalë e madhërueshme, megjiëthëse është simbol i fesë Islame, përdoret dhe përmendet vazhdimisht nga çdo qënie tjetër. Në qoftë se do të kuptosh se sa forcë të madhe e të pasosur dhe se sa vlerë të pashtershme ka fjala “Bismil-lah”, lexoje me kujdes këtë tregim, si shembull krahasues!

Çdo njeri që do të udhëtojë në shkretëtirat arabe, për të shpëtuar prej kusarëve të shkretëtirës dhe për të plotësuar të gjitha nevojat e tij duhet të njohë emrin e kryetarit të një fisi dhe të hyjë nën mbrojtjen e tij. Pa këtë mbështetje, i vetëm përballë nevojave, vështirësive dhe armiqve të panumërt, do të zhduket. Pra në një udhëtim të tillë, nëpër shkretëtirë janë nisur dy persona.

Njëri prej tyre është i bindur, kurse tjetri mendjemadh dhe kokëfortë. I binduri e pranon emrin e kryetarit të një fisi dhe kërkon mbështetjen e tij, kurse mendjemadhi nuk e pranon këtë privilegj. Ai që pranon përkrahjen e këtij kryetari, udhëton pa frikë kudo. Nëse rastis të përballet me ndonjë kusar i thotë: “Unë eci me lejen dhe urdhërin e filan kryetari”. Kusari nga frika largohet pa e prekur fare. Po të hyjë në ndonjë çadër, me atë emër nderohet. Udhëtari tjetër, gjatë gjithë rrugës dridhet nga frika dhe shndërrohet në një lypës, poshtërohet dhe ofendohet.

Ja pra o nefsi im, ti je ai udhëtari mendjemadh dhe i pabindur, kurse kjo botë është shkretëtira. Dobësia dhe varfëria jote është e pafund. Armiqtë dhe nevojat e tuaja janë të panumërta. Meqë është kështu, merre emrin e Zotit të të gjitha botërave dhe të Sundimtarit të Pafund, po të duash të shpëtosh pa u dridhur nga asgjë dhe pa i lypur askujt. Kjo fjalë është aq e madhërueshme, saqë vuajtja dhe varfëria jote e pafund të lidhë me forcë të madhe me All-llahun e Gjithëmëshirshëm dhe të Plotëfuqishëm. Dobësia dhe varfëria jote të ndihmojnë për të fituar Mëshirën e Tij. Kush fillon me këtë fjalë, i ngjan atij të riut, që regjistrohet për të shërbyer në ushtri; punon në emër të shtetit dhe nuk i frikësohet askujt. “Në emër të ligjit, në emër të shtetit” thotë, kryen çdo punë dhe i bën ballë çdo vështirësie.

Në fillim thamë se: Të gjitha qëniet e krijuara thonë: “Bismil-lah”. A është kështu? Nëse do të shikojsh një njeri i vetëm vjen dhe i dërgon me forcë të gjithë njerëzit e qytetit, në një krahinë dhe i detyron të punojnë angari, së shpejti mëson se ai njeri, nuk po vepron në emrin dhe forcën e tij. Ndoshta ai është një ushtar që zbaton ligjin në emër të shtetit dhe i cili forcën e urdhërin e veprimit i merr nga një Mbret.

Çdo gjë ekziston, vepron dhe lëviz në emër të Zotit të Madhëruar. P.sh.: Farat shumë të vogla dhe bërthamat që ngrejnë pesha të rënda, sa një mal. Domethënë: çdo pemë thotë “Bismil-lah”, mbledh frutat nga thesari i të Gjithëmëshirshmit dhe na ushqen neve. Çdo shalqi thotë “Bismil-lah” dhe në kuzhinën e Fuqisë së Pafundme piqen së bashku shumë lloje ushqimesh të shijshme, duke na u servirur neve në Emër të të Gjithëmëshirshmit. Çdo kafshë e butë, si: lopa, deveja, delja, dhe dhia thonë “Bismil-lah” dhe bëhen si një krua i Zotit të Madhëruar, ku rrjedh si burim, qumështi. Ato neve na japin lëngun më të mirë të gjallërimit, në Emër të Furnizuesit të botërave. Çdo bimë apo pemë, rrënjët dhe damarët e të cilave shtrihen si fije mëndafshi nën tokë thotë: “Bismil-lah” dhe kështu shpojnë tokën dhe shkëmbin e fortë, duke depërtuar në mesin e tyre. Çdo gjë vihet në shërbim të Zotit të Madhëruar dhe i nënshtrohet Ligjeve të Tij.

Ja pra, si degët e pemës që hapen në ajër, të drejtuara nga qielli dhe lidhin frutet, po kështu dhe rrënjët e disa bimëve të brishta, me një lehtësi të madhe e shpojnë gurin dhe dheun e fortë dhe nën tokë lidhin frutat, për t’u mbrojtur nga nxehtësia e madhe e Diellit dhe për muaj të tërë mbeten të gjelbërta dhe të lagështa. Me këtë argument Zoti i Madhëruar i demaskon natyralistët, ata që thonë se kjo është vepër e natyrës. Duke ua futur gishtin në syrin e tyre të verbër, u thotë: Shikoni, ju që i besoni forcës së energjisë së nxehtësisë, edhe ajo lëviz sipas ligjeve të Krijuesit të Gjithësisë, sikurse ato rrënjët e buta si mëndafshi, që i përngjajnë shkopit të Musait (a.s.).

17_12032010020745.jpg

Duke dëgjuar urdhërin e Zotit të madhëruar, shpojnë dhe çajnë gurin me lehtësi. Po kështu, gjethet e holla si letrat e duhanit janë mbrojtëse ndaj diellit ashtu si në rastin e Ibrahimit a.s.. Ata lexojnë ajetin në të cilin All-llahu xh.sh. thotë:

17_12032010020748.jpg

Meqenëse çdo gjë me ekzistencën e saj thotë “Bismil-lah”, bën që mirësitë e Zotit xh.sh. të na i sjellin në emër të Tij, pra ne duhet të themi “Bismil-lah”. Duhet të japim dhe të marrim në Emër të Zotit, ashtu siç nuk duhet të marrim asgjë nga njerëz të pandërgjegjshëm, që nuk japin në emër të Zotit.

Shtrohet kjo pyetje: Kur njerëzve që na shërbejnë me të Mirat e Zotit si p.sh. kamarierëve, ne u japim një bakshish, po Pronari i vërtetë i pasurisë, All-llahu, çfarë shpërblimi kërkon për të mirat dhe pasurinë që na ka dhënë?

Përgjigje: Po, All-llahu, për të gjitha Mirësitë dhe vlerat materiale që na ka dhënë, kërkon tre gjëra prej nesh: e para është dhikri (ta përmendësh Zotin xh.sh.); e dyta është shukri (ta falenderosh Zotin xh.sh.); e treta është fikri (ta kujtosh Zotin xh.sh.). Në fillim të thuash “Bismil-lah”, është dhikër. Në fund të thuash “Elhamdulil-lah”, është shukr. Në mes të këtyre të dyjave është fikir ta kujtosh dhe ta pranosh këtë të mirë, këtë dhuratë të Mëshirshme, të krijuar me mjeshtri të përkryer nga All-llahu i Gjithëmëshirshëm.

Aq sa është antinjerëzore të përulesh dhe të puthësh këmbën e një njeriu të thjeshtë, që të sjell një dhuratë të çmuar nga një mbret, duke harruar dhe duke mos e njohur Pronarin e vërtetë të dhuratës, një mijë herë më antinjerëzore është të duash dhe të lavdërosh shitësin, pa përmendur pronarin e vërtetë të pasurisë.

O nefsi im! Në qoftë se nuk do të jesh kaq i çmendur, jep në Emër të Zotit, merr në Emër të Zotit, puno në Emër të Zotit dhe çdo lëvizje kryeje në Emër të Zotit xh.sh.. Paqja dhe bekimi qofshin mbi ju! Amin!

17_12032010020751.jpg

POZITA E DYTË E TË TREMBËDHJETËS FJALË

Është një bisedë me disa të rinj që akoma nuk kanë humbur mendjen përballë sulmeve të intrigave.

Nga disa të rinj shtrohet pyetja: “si mund të shpëtojmë jetën e ahiretit nga këto mashtrime të lojrave tërheqëse që intrigat e ndryshme përpiqen të na tërheqin për të devijuar, vazhdimisht na sulmojn veseve tona?”

Unë, në emër të personalitetit të Risle-i Nurit iu përgjegja në këtë mënyrë të rinjve që kërkonin të merrnin mësim nga Risale-i Nuri:

Përpara çdo personi është varri, që askush nuk mund ta mohojë dhe që patjetër do të shkojë në të. Dhe perveç tri rrugëve nuk shkohet në të.

Rruga e parë: për besimtarin varri është një derë e një bote më të shndritshme se kjo botë.

Rruga e dytë: Dera e varrit për ata që kanë rë në devijim, që nuk veprojnë sipas besimit të tyre është një burgosje në vetmi.

Rruga e tretë: Dera e varrit për ata që nuk besojnë në ringjalljen është një ekzekutim i përjetshëm. Sepse ata nuk kanë besuar se do të ringjallen… Domethënë: (Mosbesimtarët), Si për veten e tyre që ndjejnë dhimbje edhe për të gjithë afërmit e tyre ndiejn, sepse në besimin e tyre vdekja për secilin është një ekzekutim i përjetshëm. Sipas drejtimit të besimit të tyre do të bëhet edhe dënimi i tyre: këto dy alternativa janë aq të qarta sa që nuk duan fare argument. Meqë vdekja është e fshehtë, ajo mund të vijë në çdo çast t’ua presë kokën njerëzve, duke mos ndarë fare të riun nga plaku.

Përballë kësaj çështjeje të madhe të ekzukutimit, që njeriu e ka vazhdimisht parasysh; pra përballë kësaj varjeje të pafundme, a nuk duhet që njeriu i paaftë nga kjo çështje të kërkojë një derë shpëtimi, që derën e varrit për veten e tij ta kthejë në dritë dhe ta gëzoje atë në lumturinë e përjetshme?!

Këtë të vërtetë të saktë, që do të realizohet vetëm me këto tri rrugë, e kanë lajmëruar njëqindenjëzet e katër mijë Profetë. Duke pasur në dorë mrekullitë për të vërtetuar se ato janë argumente të sakta, duke mbajtur rrugën e tyre, këtë lajm e kanë dhënë edhe miliona evlija (njerëzit e shenjtë). Këtë lajm kanë dhënë edhe shumë persona (numri i të cilëve nuk kufizohet ) që kanë pasuar rrugën e vertetë dhe njëri prej të cilëve është Risale-i Nuri, që duke argumentuar ua përgjigjet pyetjeje kohës sonë. Këto të gjitha me një saktësi të pamohueshme argumentojnë, duke shpresuar me një shpresë të shkallës së lartë të 99%, që besimi është i vetmi shkak që njërëzit mund t’i shpëtojë nga ekzekutimi dhe nga dënime të tmerrshme dhe t’i çojë njerëzit në lumturinë përrallore dhe të përjetshme. Pra e kuptuat se të gjithë këto personalitete të shkëlqyer së bashku, theksojnë se njeriun mund ta shpëtojë vetëm besimi dhe përkulja ndaj urdhërave të Krijuesit.

Vallë, në qoftë se merret parasysh fjala e një personi që lajmëron rrezikun në një rrugë me mundësi 1%, dhe nga frika e saj na ikën oreksi i të ngrënit, atëherë mendoni vetë se sa duhet të interesohemi për fjalën që paralajmërojnë qindra mijëra personalitete të kësaj fushe, që është e drejtë pa kurrfarë gënjeshtre, që na argumentojnë me saktësinë e fortë të 100% duke na thënë se dera e varrit për mosbesimtarin dhe për ata që kanë rënë në devijim është ekzekutim dhe burg në errësirën e përjetshme, dhe me të njëjtën saktësi, argumentojnë edhe se rruga për të shpëtuar nga këto ndëshkime që i kemi parasysh është vetëm besimi dhe adhurimi ndaj All-llahut të Madhëruar; pra na lajmërojnë se derën e varrit besimi e kthen në një rrugë që shkohet në lumturinë përrallore të jetës së përjetshme.

Pra përballë kësaj çështjeje të madhe është e habitshme dhe e trishtueshme që qëndron ky njeri i pafat, veçanërisht muslimani, po qe se nuk ka mundur të zotërojë besimin që ta adhurojë All-llahun xh.sh..

Tani po ju pyesni: sikur t’i japësh begatitë të botës një njeriut të vetëm, a ka mundësi ta kënaqësh atë në një kohë që ai është duke qëndruar para vdekjes së tmerrshme, e cila është vazhdimisht duke e tmerruar atë?

Meqë na e humbin shijen e jetës pleqëria, sëmundjet, fatkeqësitë e vdekja që na kanë rrethuar nga çdo anë, për ata që kanë rënë në devijim dhe jetojnë të shfrenuar, edhe pse mashtrojn vehten me kënaqësira të remë, prapë në zemrën e tyre jeton një zjarr që i djeg vazhdimisht. Por pëlhura e trashë që vjen nga pakujdesia nuk i lejon ta ndiejnë dhimbjen për një kohë të shkurtër.

Dhe meqë për besimtarët dhe për ata që urdhërat e All-llahut i çojn në vend, vdekja është një lajm për një gëzim të madh që lajmëron se: Nga llotaria e caktimit të Zotit atij i kanë rënë miliarda florinj e xhevahire, që vdekja duke e gëzuar pa masë besimtarin e paralajmëron vazhdimisht atë duke i thonë: “Eja merre letrën e shpëtimit”. Pra, ky gëzim shpirtëror është një gëzim i tillë që po të ishte e mundur për zotin e tij të mare një form, e mer formën e bëhet një xhennet i veçantë.

Numrët kliko dhe vazhdo: 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 >>>