Secilit grupim të njerëzve u jep një shpresë. Kur secili grup të ketë zbatuar të gjitha këto, atëhere e kupton se si rrotullohet jeta nga vuajtjet në ferr, në lumturinë e përjetshme të parajsës së ndritshme. Le t’iu buçasin veshët sociologëve dhe atyre që me¬rren me vlerësimin e të mirave materiale dhe analizën morale të njerëzimit.

Tani nga mijëra cilësi të besimit, paraqitëm pesë apo gjashtë modele dhe po qe se i krahason me të tjerat e kupton se besimi është një nga premisat kryesore të lumturisë së të dy jetëve. Dyshimeve dashakeqe, me argumente shumë të forta, u është përgjigjur Risale-i Nur nëpërmjet “Fjalës së dhjetë” dhe të “Njëzetepestë”, prandaj ne po mjaftohemi me një shënim të shkurtër: Pasqyrimi më i gjerë i Emrave të Bukur është më¬shiruar tek trupat e gjallë fizikë. Qendra e pasqy¬rimeve të All-llahut xh.sh. dhe qëllimi hyjnor i krijimit të Gjithësisë është mbështetur tek dukuria fizike.

 Bamirësia e All-llahut xh.sh. shfaqet në një spektër shumëngjyrësh dhe prapë se prap çdo detaj bazohet po në dukuritë fizike të gjallesave. Njerëzit me gjuhën e nevojës, i drejtohen Krijuesit të tyre, për të gjitha kërkesat fiziologjike të panumërta, përmbushja e të cilave përsëri është me përbërje materiale dhe plotësisht e prekshme. Në thelb të shumëllojshmërisë së farave, si në ato shpirtërore dhe metafizike, është përqëndruar në trupat fizikë dhe materialë. Po t’iu referohemi të gjitha këtyre që thamë, do të konkludojmë se në botën materiale qëndrojnë me qindra të vërteta. Krijuesi i Ditur në faqen e tokës ka mundur t’i shumëzojë krijimet materiale me një shpejtësi të madhe, duke shfaqur nëpërmjet tyre të vërtetat e përmendura më lart. Karvane të panumërt të qenieve të stisura me një trup material.

I dërgon në ekspozitën e kësaj bote, që më pas t’i çlirojë, për t’i transferuar në një vend tjetër. Në këtë “fabrikë natyrore” të gjithësisë, Ai përpunon të gjithë materialin e gjallë, për të marrë nga ky prodhime të bollshme, duke e kthyer këtë botë në një kopsht, ku rriten fidanet e parajsës së lumtur. Për të plotësuar dëshirat e stomakut të njeriut, kur ai i lutet me gjuhën e nevojës All-llahut xh.sh., Ky e dëgjon atë dhe me një vëmendje të veçantë ia plotëson materialisht me mjete të panumërta.

All-llahu xh.sh. ka përgatitur ushqime të shij-shme dhe të pafundme, të stolisura me një art të rrallë. Nga këto bamirësi që bën të kuptohet mirë dhe s’ka dyshim se në jetën tjetër, në atë të pa¬rajsës, mirësitë do të jenë edhe më të shumta dhe më materiale se këtu. Nuk është siç thonë disa të paditur se në botën tjetër ka vetëm shpirtëra që do të kënaqen dhe asgjë materiale. E rëndësishme për atë jetë është se njeriut, atje do t’i jepen ato ush¬qime, që ai ka provuar në këtë jetë dhe me të cilat është mësuar. A ta pranon mendja që materialisht, lutjen e thjeshtë me gjendjen e tij që ka bërë, të mos e pranojë dhe plotësojë me mrekulli të panu¬mërta dhe me ushqime të bollshme dhe të shijshme?

Dijetari Fisnik dhe Fuqiplotës i Mëshirshëm, jo rastësisht, por në mënyrë të programuar dhe të drejtëpeshuar në mënyrë perfekte, u përgjigjet të gjitha qëllimeve dhe kërkesave të krijesave. Pas të gjitha këtyre sqarimeve që kemi bërë deri tani, a ka mundësi që të gjitha lutjet për lumturinë e për¬jetshme të mos plotësohen?

A ka mundësi të mos i shohë përsëri po ato prodhime që ka provuar në këtë botë për në jetën tjetër? Ja pra njeriu është frut i krijimit të Gjithë¬sisë, kalifi i botës dhe më i dashuri i Krijuesit. Dëshira më e madhe dhe lakmia e tij kënaqet ve¬tëm me shijimin e botës së përjetshme, ku na pret lumturia pas ringjalljes. Këto njeriu i kërkon njëlloj sikurse i ka shijuar në këtë jetë. Atje bile edhe më të freskëta. Ai do që materialisht të përmbushë të gjitha lakmitë e tija dhe sidomos ato të përjetësisë. Duke ia arritur këtij qëllimi, ai do t’i jetë për¬jetë¬sisht mirënjohës All-llahut xh.sh..  

Nuk çuditemi aspak, që All-llahu xh.sh, i Cili është në gjendje të dëgjojë zërin e mushkonjës, si ka mundësi të mos dëgjojë gjëmimin e njeriut dhe të mos kujdeset për të, pra për ushtarin e nderuar? A ka mundësi të dëgjojë zërin e një mize e të mos dëgjojë murmurimën e qiellit, të pajisë ushtrinë e Tij madhështore, e të mos e furnizojë, Njeriut të mos e mbikqyrë dhe të mos i japë rëndësi të madhe?! Kjo nuk mund të ndodhë kurrë! Me kuptimin e këtij ajeti që thotë:

"18_12032010160726.jpg"

që do të thotë se, ato shije materiale që kemi shi¬juar gjatë jetës, po fizikisht do të kënaqemi edhe në xhennetin e lumtur, bile në një mënyrë edhe më të mirë dhe secili organ veç e veç do të shprehë falen¬derimin dhe adhurimin e tij ndaj All-llahut xh.sh.. Kur’ani i Famshëm, aq mirë i ka sqaruar këto kënaqësi fizike, sa nuk ka nevojë për shpjegime të tjera.

 Përfundimet e fruteve të besimit për në jetën tjetër, tregojnë se ashtu siç ekziston në organet e trupit të njeriut dhe lakmitë e tija, saktësisht po në këtë mënyrë ekzistojnë edhe sendet materiale për të kënaqur këto lakmi. Në këtë mënyrë ekzistenca e njeriut, përsosmëria e tij, nevojat dhe dëshirat për të arritur përjetësinë, e tërheqin atë drejt detyrimit për të fituar dobitë dhe përfundimet e besimit në jetën tjetër. Akoma më tepër tërësia e këtyre dëshi¬rave, me një mjet edhe më konkret, në jetën tjetër dëshmon se shijimet materiale të trupit në atë jetë, pra në parajsën e lumtur, do të realizohen. Të vër¬tetat e Gjithësisë dhe Ligjet e All-llahut xh.sh., që zbatohen tek qeniet e gjalla, janë të përsosura dhe me kuptime të mëdha. Njerëzit që kanë lidhje me këto të vërteta dëshmojnë se me të vërtetë do të hapet porta e një Atdheu tjetër të përjetshëm, i cili përfshin dy të kundërta, parajsën dhe ferrin.

Mos dyshoni, se patjetër që pas ringjalljes do të shkojmë pikërisht atje. Analizën e gjatë le ta bëjnë vetë lexuesit, kurse ne po i bem shkurt: Të vërtetën për ekzistencën e ferrit, Kur’ani e ka shtjelluar mjaft mirë, saqë nuk ka nevojë për komente të tjera. Sa për të zhdukur ndonjë dyshim të vogël, me dy pika të vogla do ta sqarojmë përmbledhtazi. Kuptimin më të thellë le ta japë Risale-i Nur.

Pika e parë. Frika e ekzistencës së ferrit nuk i humbet shijet e ëmbla të parajsës, sepse frika ndaj All-llahut xh.sh. të Pafundëm, e paralajmëron atë, njeriu që të përmbahet atij i tregon që për të gjitha mëkatet dera e pendimit është e hapur në çdo kohë, duke lënë të kuptosh se ferri nuk është vetëm për të frikësuar njerëzit, por ndoshta për t’iu treguar atyre derën e parajsës, shijet dhe ekzistencën e saj. Veç kësaj ai ekziston edhe për të marrë hakun e mijëra krijesave ndaj të cilave është përdorur dhuna, duke i përgëzuar kështu ato.

 Po qe se e ke futur veten në batakun e mëka¬teve dhe nuk mund të dalësh prej andej, përsëri ferri është më i mirë se humbja tek asgjëja.

Kjo çështje edhe për mosbesimtarët është një lloj mëshire nga ana e All-llahut xh.sh.. Jo vetëm njeriu, por edhe kafshët ndjejnë kënaqësi kur ndjehen të lumtur farefisi apo fëmijët e tyre.

O i pafe! Ti a do të shkosh drejt hiçit, apo në ferr? Sepse ndëshkimi më i madh për ty është shkuarja nga hiçi, meqë kjo ta hidhëron më shumë zemrën dhe të shkatërron të gjitha cilësitë njerë¬zore që mund të kesh. Po të mos ishte ferri edhe parajsa nuk do të ekzistonte. Me mosbesimin që ke, ti shkon gjithnjë për nga hiçi. Po nëse shkon në ferr, që është një formë ekzistence, ti shpëton nga hiçi, që ajo jo vetëm që të humbet krejt, por edhe me të afërmit dhe të dashurit nuk të jepet mundësia për t’u parë.

Të gjithë ata që ke dashur dhe për lumturinë e të cilëve je intersuar, do të shkojnë në lumturinë e parajsës. Mund të shkojnë edhe në ferr, por përsëri kjo është një ekzistencë dhe jo shkuarje nga hiçi. Mblidhe mendjen, që të mos anosh nga hiçi! Pra, ferri është një dobi e pastër e Sundimtarit Ma¬dhështor, që me drejtësi dhe dituri të kulluar, dënon të paturpshmit, që me një logjikë të cekët, me veprat e tyre kërkojnë burgun e Mbretit Ma¬dhështor. Në këtë burg ka edhe të tjera të papritura, siç janë “zebanitë”, qënie të çuditshme që jetojnë aty, me cilësi imponuese dhe të trishtuara.

Pika e dytë. Ekzistenca e ferrit nuk e trishton të men¬çurin, mund të drejtpeshosh, desh me Mëshi¬rën dhe Drejtësinë e Furnizuesit, sidomos kur për¬doret në momentet e duhura. Të dënosh mizorin e paskrupullt dhe të përgjakshëm, apo egërsirën që ka copëtuar me qindra kafshë të pafajshme, jo vetëm që është një drejtësi, por edhe për viktimat është një ndihmë dhe mëshirë.

E kupton se të falësh gjaksorin dhe të lirosh egërsirën, jo vetëm që ke bërë një punë të keqe, por je treguar i pamëshirshëm kundrejt viktimave. Po kështu edhe mosbesimtarët që hyjnë në ferr, duke mohuar funksionet e Emrave të Bukur, përdhu¬nojnë dëshmitë e panumërta të dëshmitarëve dhe qënieve që përbëhen nga Emrat e Tij. Duke hyrë edhe në hakun e tyre përgojojnë dhe mohojnë fak¬tin që ato me ekzistencën e tyre bëjnë “tespih” dhe kryejnë detyrimet ndaj Krijuesit duke treguar se janë krijesa të All-llahut xh.sh.. Është pikërisht ek¬zistenca e tyre ajo që i detyron ato t’i shërbejnë me besnikëri dhe mirënjohje Krijuesit të tyre. Mosbe¬simi e zbret njeriun në rangun e një kafshe më të ulët nga të gjitha qeniet, sepse ka bërë një mizori të madhe ndaj robëve të All-llahut xh.sh.. Kjo nuk meriton faljen, por trembjen e këtij ajeti:

"18_12032010160729.jpg"

Futja e mosbesimtarit në ferr, këtë vepër mos e gjyko si një veprim të pamëshirshëm, sepse për akuzuesit kjo nuk është një dënim i padrejtë, ngaqë ata kanë bërë dhunë dhe ofendim. Ata u kanë hyrë në hak të ndershmëve dhe besimtarëve. Siç është i nevojshëm ferri për këta njerëz, po ashtu edhe Sedra e Pastër e All-llahut Madhështor është e do¬mosdoshme të vihet në vendin e Saj, duke i dënuar rëndë këtë kategori njerëzish të shfrenuar. Po kështu, kur një shtetas kryen një krim ndaj një nënshtetasi tjetër, Mbretit të kësaj Mbretërie, me sedër të madhe, sikur t’i thotë krimineli:

“Ti nuk më bën dot asgjë, nuk më burgos dot”, si do të prekej sedra e këtij Mbreti! Sikur në atë shtet të mos kishte fare burg, enkas për këtë ko¬këfortë do të ndërtohej një burg që të futej ky i paturpshëm. Njëlloj edhe mosbesimtari i palëkun¬dur, e prek Sedrën e All-llahut xh.sh. dhe e shqe¬tëson dinjitetin e Tij Madhështor, duke dhunuar Edukatën e Shkëlqyer dhe të Përsosur të Tij.

Në të vërtetë ekzistenca e ferrit është shumë e domosdoshme, megjithëse dikujt nuk i pëlqen. Sedrës së Tij të Pastër i ka hije të krijojë ferrin (xhehennemin), për të djegur kundërshtarët. Vetë cilësia e mosbesimit, në vetvete përmban ferrin. Po kështu cilësia e besimit është parajsa, që në vetvete përmban shije të shumta.

 Me anë të parajsës, All-llahu xh.sh., besimta¬rëve u jep një lajm të fshehtë. Këtë e kemi sqaruar në formën e materies, ku ajo gjendet në trajtën e një parajse të vogël me shije të shumëllojshme të xhennetit të All-llahut xh.sh.. Kështu është sqaruar edhe në librat e Risale-i Nurit, veçanërisht në fillim të saj, ku është theksuar mosbesimi, atëhere kur është absolut dhe është i vërtetuar, si hipokrizia dhe largimi nga feja islame, ku secili nga këto të kredhin në një errësirë dhe hidhërim të madh e të pashpjegueshëm.

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 >>>