Veprat e Abdylkadrit dhe disa tj
- NJERIU QË KËRKON VETVETEN -2
- NJERIU QË KËRKON VETVETEN -1
- ATOMI
- RRETH NJERIUT
- PSE I BESOJN ALL-LLAHUT 50 PROFESORET E FAMSHEMTE EUROPES
- PËRGJIJGE PYETJEVE MATERJALISTE
- NJË JETË TJETËR
- DRITA E MENDJES
- ÇËSHTJET JETSORE
- AFORIZMA TË ÇMUAR
Poezitë: PERLAT E ZEMRËS të Abdylkadrit
- O ZOT!
- FUQIA E ZOTIT
- ÇFARË ËSHTË KUR`ANI?
- MUHAMMEDI (a.s.m.)
- VËLLAZËRIMI
- PUNO!
- SHPRESA
- LIBRAT
- O DJALË I RI!
- O NJERI!
- VËLLEZËR SHQIPTARË
- MOTRA IME FISNIKE
- VËLLEZËR TË DASHUR
- NËNAVE TË MIA FISNIKE
- KULTURA
Online Sayaç
Njëri: Ka të bëjë me Emrat e All-llahut Esmaul Husna.
E dyta fytyrë e dynjasë, ështe ara e ahiretit.
E treta: ka të bëjë me adhurueset e dynjasë, ështe vendi ku dëfrohen ato.
Dhe në këtë botë për secilin është nga një botë e madhe, mund të themi se në sasinë e njerëzve njëri brenda tjetrit janë botërat. Por shtylla e botës së çdo njeriu është jeta e tij. Kur i shkatërrohet trupi i tij, bie bota në kokën e tij dhe për to ka filluar Kiameti. Të pakujdesshmit duke mos ditur gjendjen e botës që aq shpejt u shkatërrohet, vazhdojnë jetën duke menduar si ajo e përgjithshmja, adhurojnë atë. “Unë kur mendova se personalisht edhe dynjaja ime do të prishet e shkatërrohet si e të tjerëve thashë: çfare dobie mund të më sjellë kjo dynja ime personale me këtë moshë të shkurtër.” Me dritën e Kur’anit pashë se: Si për mua edhe për secilin ështe një vend tregtie të përkohshme; dhe për mysafirët ështe një bujtinë që çdo ditë mbushet e zbrazet; dhe për të bërë marë dhënie udhëtarët në mesë të rrugës ështe vendosur një pazarë; dhe ështe si një fletore që Desenjatori i Pafillimtë me gjithëdijen e Tij në të duke përsëritur shkruan e prishë; Dhe stina e pranverës për Të ështe si letra e Tij e desenjuar; dhe çdo verë për to ështe si një vjershë i bukur që Mjeshtëri i Madhëruar, desanjet e Tij në të duke freskuar i pasqyron dhe ështe një kopësht për të dhënë fidane në jetën e ahiretit dhe është lulishte e Mëshirës Hyjnore dhe është një tryezë ku krijohen panoramet për të ekspozuar në jetën e përjetshme. Dhe shumë i falenderova All-llahut të Madhëruar ngaqë e kishte krijuar dynjanë në këtë formë. Dhe e kuptova se: Zoti i Madhëruar njeriut dëshirën që ia ka dhënë që t’i shikojë botën e brendshme që pasqyrojnë Emrat Hyjnor, për këtë arsye ata që me pakujdesi kanë shpërdoruar atë; dhe kohën e tyre e kanë shpenzuar nëpër vende boshe, të dëmshme dhe të pavlerë, janë përballur me kritikën e hadithit që thotë:
Tani o ju të moshuar dhe të moshuara! Unë me dritën e Kur’anit me vërejtjen e pleqërisë si dhe nga arsyeja se besimi ma hapi sytë e pashë këtë të vërtetë, dhe në shumë vende të Risale-i Nurit kam argumentuar. Unë për vehten time kam gjetur një ngushëllim dhe një shpresë dhe dritë të fortë. Dhe u gëzova për pleqërinë time, dhe po them “sa mirë që më iku rinia”. Edhe veproni si unë: mos qani por falenderoni. Meqë jeni besimtarë dhe e vërteta është në këtë drejtim; le të qajnë ata që nuk kujdesen dhe ata që kanë rënë në devijim.
***
(meyve risalesinden altinci mesele)
Në veprat e Risale-i Nurit është sqaruar mjaf mirë, por ne këtu po bëjmë vetëm një shënim: Nga argumentet e shumta të besimit në një Zot xh.sh..
Disa nxënës të gjimnazit të qytetit të Kastamonus, m’u afruan dhe më thanë: “na njih me Krijuesin tonë! Mësuesit nuk na thonë asnjë fjalë për Të. U thashë: “Të gjitha shkencat që jeni duke studiuar, me një gjuhë të tyre të veçantë, vazhdimisht na njohin me All-llahun xh.sh.. Ju atë mos pritni nga msuesët por duhet t’i studioni mirë shkencat sepse nëpërmjet tyre do t’i zbuloni të vërtetat”. Ja disa shembuj:
Shembull 1. Po të vëzhgosh një farmaci, në çdo shishe, me masa të preçizuara janë vendosur ilaçe të ndryshme. Kjo tregon për një kimist dhe për mjekun e shkathët. Po kështu edhe në farmacinë e madhe të të gjitha llojeve të bimëve, në “shishet” e natyrës, mbi katërqind mijë lloje “ilaçesh” dhe “melhemesh” të gjallesave, janë shpërndarë në të gjithë rruzullin. Ti e kupton se farmacia e “botës” është shumë herë më e madhe se ajo e qytetit, kështu që kur të merreni me studimin e farmaceologjisë do të mësoni për kimistin e farmacisë më të madhe të kësaj bote, që është All-llahu xh.sh. i Madhërishëm, i Cili i bëhet të ditur edhe të verbërve.
Shembull 2. Ta shikosh një fabrikë që prodhon me mijëra metra stof, prej një materiali të thjeshtë dhe do të sjellësh në mendje fabrikantin apo makinistin e mrekullueshëm. Po kështu rruzulli që është pa anë e pa fund, në çdo cep të saj ka me qindra dhe mijëra fabrika moderne. Kjo fabrikë hyjnore është e lëvizshme në çdo stinë. Përsosmëria e saj është shumë më e madhe se ajo që kanë shpikur njerëzit. Kur të mësoni shkencën e makinerive, do ta kuptoni më mirë dhe do ta njihni Mjeshtrin dhe Zotin e makinave të panumërta të të gjithë botës (ku çdo qenie është një makinë e mrekullueshme).
Shembull 3. Ta shikosh një njeri që me një mënyrë të përkryer, të gjitha ushqimet i ka mbledhur dhe sistemuar në një depo apo hambar. Kjo do të sjellë ndër mend magazinierin e rregullt dhe pronarin e depos. Po kështu edhe kjo botë, për një vit, vazhdimisht për mijëra vjet, ka mbartur e mban mbi vete qindra mijëra karvane gjallesash, të cilat i ka ushqyer në udhëtimin e tyre të vazhdueshëm. Gjithësecila gjallesë ushqimin e ka të ndryshëm, sipas stinëve që ndërrohen. Pronarin gjithësisë pranverën e ka krijuar si një vagon gjigand të mbushur me lloj-lloj mirësish. Këto mirësi ua sjell të pafatëve në stinën e dimrit, kur iu është mbaruar ushqimi.
Pra, kjo botë është një hambar hyjnor dhe një anije e All-llahut xh.sh. Ajo është një transportuese hyjnore, që mban mbi vete me mijëra dyqane të mbushur me pajisjet e nevojshme, si kuti konservash dhe pako të ndryshme. Shiko sa e madhe është kjo fabrikë hyjnore, që po ta krahasosh me atë që ka ndërtuar njeriu, do të kuptosh nga shkenca e farmaceologjisë që po studioni dhe do të shihni se kjo që po ju them, është e saktë dhe këto shkenca, tregojnë për Fuqiplotin dhe Shpenzuesin e këtyre hambareve. Kur ta njohësh, Ai të shtyn që ta duash Atë.
Shembull 4. Po të kishte një komandant me një ushtri prej katërqind mijë trupash, që secilit t’ia garantonte ushqimin, armën, rrobat, stërvitjen të ndara në mënyrë individuale dhe lirimin në periudha të ndryshme, pa harruar asnjë detaj, tregon se ai është një Strateg dhe Komandant i zoti. Shiko në “garnizonin” e pranverës së kësaj bote, si janë rreshtuar dhe pajisur “ushtarët”, nën urdhërin e Komandantit Hyjnor, ku sipas llojeve të bimëve apo kafshëve, të gjitha kanë veshje të larmishme dhe të ndryshme nga njëra-tjetra, ushqim të ndryshëm, armë të veçanta, stërvitje të veçantë dhe kohën e lirimit të veçantë. Në çdo pranverë, asnjë hollësi nuk harrohet dhe pa gabuar fare, çdo gjë krijohet me pak dallim nga e para, vetëm me urdhërin e një Komandanti të Madh. Po të studioni me vëmendje të madhe edhe njohuritë ushtarake, do të mësoni për Strategun e kësaj ushtrie gjigande, Zotin dhe Edukatorin e këtij rruzulli. Kur ta njihni më nga afër, do të filloni të shqiptoni këto fjalë: “O Zot, Ty të duam mbi çdo gjë tjetër! Këto fenomene të çuditshme vetëm Ti je i Zoti t’i krijosh. Ne duke të bërë “tesbih”, duke të përmendur vërtetojmë që je i Patëmeta dhe vetëm ty të falenderojmë.
Shembull 5. Shiko një qytet të bukur, ku me mijëra llamba elektrike fosforuese dhe të lëvizshme, ndriçojnë me materialin e tyre, që nuk soset. Për krijuesin dhe fabrikuesin e tyre, që ka shpikur këtë dritë të pashtershme, duartrokasin duke shprehur çudinë dhe mirënjohjen, për këta mjeshtra të elektricitetit. Po kështu në çatinë e kësaj bote, me miliona janë “llambat” e yjeve, që sipas zbulimeve të astronomëve, disa prej tyre janë njëmijë herë më të mëdhenj se bota jonë dhe lëvizin 70 herë më shpejt se gjylja e topit. Duke lëvizur, rregulli i tyre nuk prishet, nuk përplasen dhe nuk shuhen. Materiali ndriçues i tyre nuk mbaron. Shkenca e astronomisë që jeni duke studiuar, për këtë do ju njohë më mirë me Diellin, që është krijuar para një milion vitesh dhe që është mbi një milion herë më i madh se kjo botë.
Në këtë Bujtinë Hyjnore, ai shërben si një llambë, apo si një stufë, që nuk shuhet kurrë. Është vërejtur se për të siguruar materialin ndriçues të tij vetëm për një ditë, duhet që të gjitha malet e kësaj bote të jenë me qymyr dhe e gjithë bota të jetë plot me benzinë dhe gaz. Fuqia ngrohëse e tij llogaritet e barabartë me fuqinë kaloriferike të të gjithë drunjëve të njëmijë sipërfaqeve të kësaj bote. Pra, pa gaz, pa dru dhe qymyr, ndizet me një energji që nuk shuhet kurrë, në një lëvizje të vazhdueshme dhe pa u ndeshur asgjëkundi. Të gjitha tregojnë për një të Plotfuqishëm të Paarritshëm, një Zot xh.sh. Madhështor. Sa të mëdha dhe të fuqishme janë këto llamba, po t’i krahasojmë me ato të mjeshtrave tanë. Bëjeni këtë krahasim, kur të studioni shkencën e astronomisë dhe do të bindeni se ka një Sundimtar të Gjithësisë, që i sajon të gjithë këto fenomene gjigande.
Shembull 6. Lexo një libër, çdo rresht i të cilit, është i shkruar me laps të hollë, ku në çdo fjalë është pasqyruar një sure e Kur’anit. Atëhere pa dyshim e kupton se këtë mund ta shkruajë vetëm një Autor i Mrekullueshëm. Prandaj kjo vepër duke u vlerësuar nga të gjithë, me shpirt shqiptohen fjalët: Mashaall-llah.... Po kështu duke parë Gjithësinë e madhe, vetëm në një pjesë fare të vogël, siç është sipërfaqja e tokës dhe një formë e saj siç është pranvera, do të vëresh se ajo është krijuar si një libër gjigand me treqind mijë faqe të mbushura me bimë dhe kafshë të mijëra llojeve, të kombinuara kaq bukur me njëra-tjetrën dhe pa ngjasuar aspak dhe që të gjitha të krijuara në një mënyrë të përsosur.
Tek “fjalët” e një druri, si në një vjershë të bukur, brenda embrionit të një fare, ka futur përmbajtjen e të gjithë librit. A nuk të duket se aty ka punuar një laps i fshehtë dhe a nuk janë të gjitha këto mesazhe shumë domethënëse? Tek secila fjalë e tyre shfaqet dituria e kulluar. Kuptoje pra se kjo broshurë e gjithësisë, ky Kur’an i materies, është më i madh se në shembullin që treguam më parë. Këtë më mirë do ta kuptoni kur të studioni letërsinë dhe artin e të shkruarit. Me objektivin e dylbive të tyre, do të dalloni Kolosin e Përsosur të këtij Arti dhe Shkrimtarin, gjeni të këtyre “Librave të mrekullueshëm”. Ato me thënien “All-llahu Ekber” të njoftojnë Zotin xh.sh., kurse me fjalën “Subhanall-llah” e amshojnë Atë dhe me “Elhamdulil-lah” të shtyjnë ta duash dhe ta falenderosh Atë.
Tani të gjitha këto shkenca që treguam më lart dhe qindra të tjera që nuk i përmendëm, po t’i analizosh dhe t’i vështrosh me pasqyrime të veçanta dhe t’i shohësh me objektivin e dylbive, para syve do të shfaqet Krijuesi Madhështor me të gjithë Emrat e Bukur të Tij. Këto të njoftojnë dhe të tregojnë funksionet e përsosura të Tij. Kur’ani Madhështor për të bërë të njohur dhe për të dokumentuar njësimin e All-llahut xh.sh., shumë herë ka theksuar në këto ajete, që do të rreshtojmë:
Pra këto ajete na njoftojnë All-llahun, u thashë të rinjëve të shkollës dhe ata më besuan, duke u bindur plotësisht. Duke i verifikuar këto të vërteta që u tregova, ata thanë: “E falenderojmë Zotin se morëm një mësim shumë të vlefshëm dhe të amshuar”, pastaj shtuan: “Mëshira e All-llahut qoftë mbi ty!” Unë vazhdova përsëri: “Njeriu është krijuar si një makineri që mban mijëra hidhërime dhe gëzime brenda saj. Shpirtërisht dhe materialisht ajo është e dobët dhe e sulmojnë atë armiqtë e panumërt. Gjithmonë është i varfër dhe i ndjeshëm shpirtërisht, sepse e kanë goditur vazhdimisht dhimbjet e ndarjeve dhe të humbjeve. Në këtë gjendje paaftësie, kur njeriu mbështetet me adhurim tek një Sundues Madhështor, atëhere ai gjen një pikë mbrojtjeje përballë armiqve dhe nevojave të pashtershme; ashtu siç krenohet me nderin dhe pozitën e zotërisë së vet. Kur njeriu me besim dhe adhurim mbështetet tek Mëshirëploti i Fuqishëm, duke u lidhur shpirtërisht me Të dhe duke përfytyruar çastin e vdekjes si një çlirim, atëhere këtë njeri nuk mund ta mendosh se sa mirënjohës dhe falenderues është”.
Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 >>>