Besimi më parashtroi shumë qartë se nuk është siç m’u shfaq nga pakujdesia, që kufoma ime varej në majën e pemës së moshës time, ndoshta shpirti im është kandidat i jetës së pafundme, si dhe i nderuar me lumturinë e përjetshme, që duke ndërruar jetë do të më nxjerrë nga strofkulla e vjetër e trupit, për të më shëtitur nëpër yjet e ndritur.

Besimi më bindi shumë mirë se dheu i krijimit tim me kockat e mia, nuk do të shkelet me këmbë si një kockë e zhdukur, ndoshta ai është një perde që mos ta shohim derën e sallonit të parajsës.

Besimi me shumë saktësi më bindi se cila është fytyra e qartë e kësaj bote, e cila nuk është siç e tregon pakujdesia e mëparshme kur thotë se rrokulliset në errësirën e gjithmonshme të asgjësë. Besimi me sekretin e Kur'anit, ma tregoi se rruzulli i tokësor që në pamje duket sikur rrokulliset në errësirë, në të vërtetë ai shpreh kuptimin se e ka sosur detyrën. Rezultatin e tij e ka lënë në disa mesazhe të All-llahut xh.sh. dhe në faqet e ndritura të Librit të të Patëmetit.

Besimi me Dritën e Kur'anit më tregoi se varrin që kemi përpara dhe pas asaj që duket si bulevard i karvaneve që shkojnë në zhdukjen e përjetshme, në të vërtetë ai varr nuk është dera e një pusi, por ndoshta është dera e dritës. Bulevardi i karvaneve nuk të çon drejt asgjësë dhe zhdukjes, por ndoshta tek ekzistenca, në botëra të ndriçuara dhe të lumturisë së përjetshme. Këto mësime që më garantoi besimi, u bënë si një ilaç i efektshëm për fatkeqësitë e mia.

Besimi për fitimin e punës që e kisha vetëm si një vullnet të pakët, duke mos zotëruar asnjë mjet tjetër përveç një aftësie fare të vogël, për të pasur një garanci në dorë, më duhej që të mbështetesha tek një fuqi e pafundme, për të bërë dobi prej Mëshirës së Pashterrshme, kurse vullneti i aftësisë duke m'u bërë një argument dhe një armë në duart e mia. Edhe për të gjithë njerëzit, ky besim është një argument bazë, meqenëse vullneti ishte me aftësi të kufizuara, të dobët dhe me mungesa. Ashtu si ai ushtari që kur forcën e tij të paktë e harxhon në dobi të shtetit, puna e tij ka një vlerë njëqind herë më të madhe se sa kur punon për veten. Me sekretin e besimit aftësia dhe vullneti që është gjëja më e paktë, kur mbështetesh në Rrugën e All-llahut xh.sh. të Madhëruar, bëhet shkak për të fituar një parajsë të gjerë, që sipërfaqja e gjerësisë së saj është mbi pesëqind vjet.

Besimi frerët e vullnetit i merr nga veset e nefsit, duke i lartësuar atje ku nuk ndikon as e kaluara, as e ardhmja dhe e shmang nga veset epshore, duke e vendosur në duart e zemrës dhe të shpirtit. Koncepti i ndjenjave të zemrës dhe të shpirtit nuk përfshin vetëm të sotmen, por ndoshta, ato veprimtarinë e tyre mund ta shtrinë në shumë vite, nga e kaluara dhe e ardhmja. Në këtë mënyrë vullneti i paktë shndërrohet në shumicë, gjer tek më i shumti dhe njeriu me forcën e besimit mund të kalojë edhe lumenjtë më të mëdhenj të së kaluarës. Po kështu, ai mund të shpëtojë nga errësira dhe hidhërimi. Pra nën Dritën e Besimit ai, njeriu mund të ngjitet në majat e maleve të larta dhe të shmangë frikën që ndjen.

Tani o ju vëllezër dhe motra të moshuara që po vuani problemet e pleqërisë kështu si dhe unë! Meqenëse jeni besimtarë, duhet të falenderoni All-llahun xh.sh.. Sepse besimi tek feja Islame, përmban një arkë të madhe të mbushur plot me dritë, me hijeshi dhe bukuri përrallore të patreguara. Pleqëria jonë na afron më tepër pranë kësaj arke të pashterruar. Besimtarët kurrë nuk duhet të ankohen nga pleqëria, por me mijëra herë ta falenderojmë Zotin xh.sh., që na e ka dhënë atë.

(Nga shkëlqimi i njëzetegjashtë)

***

SHPRESA E TETË

Në një kohë kur mu thinjën flokët që ajo ishte edhe shenja e pleqërisë edhe gjumin e rinisë ma pati dyfishuar ngatërrimet e luftës botërore dhe vështirësitë e robërisë dhe më në fund arrita në Stamboll. Pata fituar famë që nga Halifja, Shejhul Islami dhe kryekomandanti, e deri tek nxënësit e medreseve. Kësaj fame kur t’i shtosh edhe turbullirat e rinisë, më pati hedhur në shtresën e trashë të gjumit të pakujdesisë, sa mendoja se nuk do vdes kurrë. Në këtë kohë ishte muaji i shenjtë i Ramazanit dhe shkova në xhaminë e Bajazitit, me dëshirën që të dëgjoja zërin e sinqertë të hafizave me ajetin "17_12032010020816.jpg"  dhe me metodën e lartë hyjnore, Kur’ani famëlartë me zërin e sinqertë të hafizave më la ndikim të thellë në zemrën time, duke ma bërë copë-copë shtresën e trashë të pakujdesisë. Kur dola nga xhamia, me ndikimin e një gjumi të thellë (shpirtëror), që e kisha prej moti, e ndjeva veten sikur jam në një anije në një mjegull e stuhi dhe kështu kam humbur busullën që do të më tregonte rrugën. Dola para pasqyrës dhe pashë flokët e mi të bardhë, që sikur donin të thonin, “kujdes se rinia që shumë e doje dhe kishe besë, po të thotë lamtumirë dhe jeta jote që shumë e do, po të shuhet. Kurse bota ime që kam qenë i dashuruar pas saj, duke më thënë “mirupafshim” po më bënte të ditur se do t’u largoja nga kjo bujtinë. Edhe ajo është bërë gati për të shkuar pa më thënë lamtumirë. Përsëri me ayetin  "17_12032010020821.jpg"  po më terheq vëmendjen se, i gjithë lloji i njerëzve është si një shpirt i vetëm, ku për t’u ringjallur do të vdesin. Edhe rruzulli tokësor është si një shpirt. Për të hyrë në formën e përjetshme, ai do të vdesë. Dhe jeta e përkohshme është si një shpirt, ku për t’u ringjallë në formën e pavdekshme edhe ajo do të vdesë. Kuptimi i ajetit të mëparshëm, vazhdimisht më sugjeronte të shikoja zemrën time.

Në këtë gjendje hapa sytë dhe pashë se periudha e shijeve që ishte rinia, po më shkonte dhe po vinte pleqëria, mosha e fatkeqësive dhe po më ikte jeta e shndritshme, për t’u zëvendësuar me vdekjen, fytyra e të cilës është e tmerrshme.

Dhe bota, e dashura e shumë njerëzve shumë shpejt po perëndon. Në këtë gjendje të tmerrshme të mashtrosh veten dhe ta futësh në gjumin e rremë të pakujdesisë, nuk është zgjuarsi. Ktheva kokën tek jeta shoqërore që kisha një respekt të jashtazakonshëm dhe aty nuk munda të gjeja dobi, sepse i gjithë nderi dhe respekti, lavdia dhe ndihma e tyre është vetëm deri tek dera e varrit, e aty shuhet. Edhe fama që është qëllimi kryesor i shumë njerëzve, nën perden e saj fshihet maska e ftohtë mashtruese e hipokrizisë. Dhe u binda gjithësisht se gjithë ato gjëra që më kanë mashtruar deri tani në jetën time, nuk janë vetëm se një lajkatim që nuk të sjellë qetësi dhe në brendësi nuk mban fare dritë.

Prandaj për t’u zgjuar vrapova përsëri për në xhami, që të marr karikimin e duhur, nga mësimit e larta Kur’anore, nga goja e hafizave. Në këtë rast mësimi qiellor më dha këshillë me ajetin "17_12032010021723.jpg"  dhe me këtë rast mua më mjaftoi ndikimi i Kur’anit dhe nuk kisha nevojë për ndikim tjetër, kështu me dritën e Kur’anit dola në dritë. Unë në çdo shqetësim dhe vështirësi, mundohesha ta gjeja shërimin në brendësinë e dritës Kur’anore. Për këtë e falenderoj shumë All-llahun (xh.sh.), që në brendësi të brengave të mia, arrita ta gjeja shërimin që kërkoja, në dritën hyjnore të Kur’anit.

Tani edhe në brendësinë e errësirës, edhe mes gjërave të tmerrshme, e gjej qetësinë e duhur. Së pari i solla sytë tek fytyra e vdekjes që secilin e tremb; dhe me dritën e Kur’anit vërejta se megjithëse pëlhura e vdekjes është e zezë e keqe, u binda se nuk është zhdukje, por është zanafilla e jetës së përjetshme, është çlirim nga peshat e rënda të kësaj bote, është një ndërrim banese dhe është një transformim tek miqtë e dashur që janë larguar më parë. Në këtë mënyrë e pashë fytyrën e vdekjes plot me të vërteta të bukura. Kështu tek ajo duhet të shkojmë jo duke u trembur, por me zell të madh. Kështu e kuptova sekretin e njerëzve të devotshëm, që mundohen të mbajnë kontakt me vdekjen.

Pastaj e solla mendjen tek kohërat e rinisë, ndarja prej saj bëhet me vajtim dhe duke menduar për ditët që i kam kaluar në pakujdesi, e pashë fytyrën e rinisë plot me robër që konsiderohen si idhuj të kësaj bote dhe m’u duk e shëmtuar, e dehur dhe sikur të mos ia kisha ditur rëndësinë për disa vite, do të më kishte bërë pijanec, dhe në vend që të qeshja edhe sikur të kisha jetuar njëqind vite në këtë botë përsëri mua do të më bënte të qaj.

Siç njëri prej tyre që duke qarë kishte thënë

"17_12032010021726.jpg"

D m th: “Po të kishte mundësi një ditë të kthehet rinia, nga një nga një ia kisha rradhuar gjendjet e vështira që ma solli pleqëria mua.”

Ja pra, si ky personi pleqtë që nuk ia dinë kuptimin e rinsë, duke menduar atë po hidhërohen dhe po qajnë.. Ajo ështe e drejtë ne qoftë se atë rini e zotëron ndonjë besimtarë që ështe i devotshëm që mendjen dhe zemrën e ka në vend dhe jeton duke adhuruar All-llahun dhe rininë e harxhon në vendet e dobishme të fitimeve ahiretit, atëhere rinia për to ështe një pasuri e fortë për tregtinë e ahiretit, dhe për të bërë punët e mira. Pra, rinia për ata që nuk e shpërdorojnë atë dhe jetojnë duke kryer detyrën e fesë ështe një mirësi e madhe nga All-llahu xh.sh.. Në qoftë se të riut nuk i bashkohet sjellja, morali e devotshmëria për to është rrezik, jeta e tij e shfrenuar ia shkatërron jetën e përjetshme, ndoshta ia ndyros edhe këtë jetë. Njëkohësisht, përballë kënaqësinë e tij një – dy vjetë në kohën e rinisë, kur plaket shumë vjetë vuan dhëmbje e vështirësi.

Meqë rinia po e dëmton shumë njeriun, ne pleqtë shumë duhet të falenderojmë Zotin e Madhëruar që shpëtuam nga rreziqet e dëmet e saj. Si çdo gjë, me siguri edhe shijet e rinisë do të ikin. Po qe se në rini ke shpenzuar në punë të mira dhe adhurim; ato punët e të riut do ti zëvendësojë frutet e përjetshme dhe ajo do të bëhet shkak që të fitojë rininë me moshën e pafundme. Prapa shikova dynjanë që shumica po e adhurojnë atë. Me dritën e Kur’anit e pashë se njëri brenda tjetrit janë tri dynja:

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 >>>