Së dyti: Të gjithë veprat e Risale-i Nurit, në secilin vend të tyre shihet se janë nga një pjesë komentesh të ajeteve të Kur’anit me shkëlqimet e Tij shpirtërore.

Së treti: Nevojave më të thella të njerëzve duke sjellë argumente të sakta ua ka dhënë përgjigjen e duhur dhe bindëse. Përshembull: Për besimin themelor, pra për Njësimin e Zotit dhe të Ringjalljes ka vërtetuar duke përkthyer fjalët e gjendjes dhe të gojës së atomit. Filozofët e famshëm Ibni Sina, Farabi dhe Ibni Ruzhdi për këto, kanë paraqitur si argument Universin Madhështor. Risale-i Nuri këto të vërteta i ka argumentuar me vetë gjuhën e një atomi apo fare. Sikur të mundnim t’ia tregonim atyre fuqinë e Risale-i Nurit, ata menjëherë do të ishin ulur në gjunjë për të marrë mësim nga Risale-i Nuri.

Së katërti: Risale-i Nuri i garanton njeriut për një kohë të shkurtër dituritë përmbledhëse që nëpër libra të tjerë mund të merren në periudha të gjata vitesh.

Së pesti: Risale-i Nuri përfaqëson formën më të bukur të shkencës fetare, që kur e studion atë të tregon se në qoftë se dëshiron të bëhesh nxënësi i Risale-i Nurit qëllimi yt kryesor do të ishte ta fitosh kënaqësinë e All-llahut xh. sh.. Të mos e shpenzosh absolutisht atë për interesa të kësaj bote! Vetëm në këtë mënyrë mund të bësh sukses nëpër qëllime të larta! Pra në rrugën e shërbimit të njerëzimit t’i ndihmosh njerëzit që të shpëtojnë besimin.

Së gjashti: Risale-i Nuri është duke përkthyer kuptimin e gjendjes dhe të gjuhës së të gjithë qenieve, sepse ai mban një mendim të fortë të besimit islam. Gjithnjë me Risale-i Nurin njeriut i lulëzon besimi duke ngritur atë, njeriun, në shkallët më të larta të së vërtetës së dijes, shikimit dhe të konstatimit. Sepse forca e argumentit mban tri shkallë. (Përshembull: Zjarri që digjet pas kodre argumentohet me tri rrugë:1-të tregon dikush. 2-shkon e sheh vetë me sy. 3-shkon dhe hulumton me termometër gradët e nxehtësisë.)

Së shtati: Në pikëpamjen themelore Risale-i Nuri të gjithë shkencat i ka përmbledhur si një copë që është përbërë nga litarët e shkencave. Ai ka shprehur fjalët që deri tani nuk ka mundur t’i flasë asnjë dijetar dhe është përmbledhur tërësisht nga aforizma, gjë që tregon se ka ekspertizë në secilën shkencë Hyjnor, sikurseqë shihet ekspertizia e njeriut në artikullin e tij. Për të patur njohuri më të thella mund të studioni vetë Risale-i Nurin. Ne këtu do të paraqesim vetëm disa shembuj.

1- Kush e ka krijuar syrin e mushkonjës, edhe diellin Ai e ka krijuar.

2- Kush e ka rregulluar lukthin e një pleshti, edhe galaktikat Ai i ka rregulluar.

3- Për të shpikur një atom të vetëm Shpikësit i duhet një fuqi e tillë e pafundme, me të cilën mund ta krijojë edhe Gjithësinë. Sepse ndaj secilës shkronjë të këtij Universi, veçanërisht ndaj secilës shkronjë të gjallesave, ndaj secilës fjali të tyre shpikësi ka nga një fytyrë dhe ka nga një sy që i shikon ato.

4- Natyra i përngjan një shtypshkronje që nuk është botues, por është një libër i botuar. Ky libër është një qëndijsje por nuk është qëndistar. Ai është një punë e qëndisur por nuk është punëtor. Ai është mjeshtri, por nuk është mjeshtër.Ai është një rregull, rregullues nuk është. Ai është ligj, nuk është ligjvënës. Është vendi ku zbatohet ligji, nuk është gjykatës.

5- Si ligjet e zakonshme që janë të qëndrueshme e vendimtare, edhe shpirti ka ardhur nga urdhëri “Bëhu!” dhe nga funksioni i vullnetit të Tij. Fuqia e Zotit xh.sh. për të nxjerrë njeriun në shesh, diamantin e shpirtit të tij e ka veshur me elemente rrjedhëse të butë dhe me ndjeshmëri. Të tilla aforizma ka me mijëra.

"17_12032010030116.jpg"

Dr. Mustafa Hilmi Ramazanoglu

***

Në lidhje me shprehjet në arabisht (ajet, hadith, etj.), për studime më të hollësishme, shih: “Risale-i Nurun Kudsi Kaynaklari” (Burimet e shenjta të Risale-i Nurit), Abdulkadir Badëllë, shtëpia botuese Envar, Istanbul, 1994.

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32