Veprat e Abdylkadrit dhe disa tj
- NJERIU QË KËRKON VETVETEN -2
- NJERIU QË KËRKON VETVETEN -1
- ATOMI
- RRETH NJERIUT
- PSE I BESOJN ALL-LLAHUT 50 PROFESORET E FAMSHEMTE EUROPES
- PËRGJIJGE PYETJEVE MATERJALISTE
- NJË JETË TJETËR
- DRITA E MENDJES
- ÇËSHTJET JETSORE
- AFORIZMA TË ÇMUAR
Poezitë: PERLAT E ZEMRËS të Abdylkadrit
- O ZOT!
- FUQIA E ZOTIT
- ÇFARË ËSHTË KUR`ANI?
- MUHAMMEDI (a.s.m.)
- VËLLAZËRIMI
- PUNO!
- SHPRESA
- LIBRAT
- O DJALË I RI!
- O NJERI!
- VËLLEZËR SHQIPTARË
- MOTRA IME FISNIKE
- VËLLEZËR TË DASHUR
- NËNAVE TË MIA FISNIKE
- KULTURA
Online Sayaç
O shokë! Kush lexon Risale-i Nur, atij i shtohet aftësia e bindjes, i forcohet kujtesa. Duke punuar mirë me dijen që ka marrë nga fusha të ndryshme të diturisë ai mund të japë përgjigje bindëse, sepse nxënësit e Risale-i Nurit vazhdimisht janë duke shkëlqyer me mësime ku zgjidhen problemet me logjikë, bindje e mençuri. Ndërsa burimi i qytetërimit të vërtetë dhe themeli i ligjeve të njerëzve është Kur’ani Famëlartë. Kur’ani është një orator që të gjithë njerëzit mbajnë fjalimin e tij të përgjithshëm.
Pra kur do ta lexoni Risale-i Nurin, do ta pranoni se tek Risale-i Nuri janë përgjigjet bindëse të logjikshme të shumë pyetjeve që janë grumbulluar në mendjen e njeriut. Për këtë shumë njerëz duke shprehur habinë e tyre me tërë ndjeshmërinë e tij ndaj All-llahut po shpreh falenderimet sepse Risale-i Nuri është ai që i ka dhënë atij mësimet e të vërtetave Hyjnore. Në këtë rast ai po fillon të jetojë një jetë të qetë. Dhe mos harroni se, në qoftë se jeni i zgjuar do ta lexoni Risale-i Nurin pa e lëshuar nga dora, bile edhe duke e përsëritur, me një kënaqësi të madhe do ta vazhdoni leximin e tij.
O ju vëllezërit e zgjuar që me kujdes jeni duke pasuar subjektin e Risale-i Nurit! Sikurse ai që lexon Kur’anin Famëlartë edhe po të mos e dijë kuptimin, përsëri në shpirtin e tij Kur’ani ia lë një ndikim shpirtëror. Sepse është fjala e All-llahut xh.sh. Kjo nuk është tjetër vetëm se kuptimi i lartësisë së amshuar të fjalës së All-llahut xh.sh. që: Turqit kur kanë mbajtur flamurin e ngadhënjimit të Islamit kanë qenë edhe ngadhënjimtarë të shteteve dhe i kontinenteve. Njësoj, një koment të lartë të Kur’anit që është Risale-i Nuri, kur lexoni në zanafillë ndoshta nuk do ta kuptoni, por shpirtërisht ndikimi, dhembshuria e tij do të ndikojë në shpirtin dhe në zemrën tuaj; me kuptimin e tij të plotë ai do të kaplojë botën tuaj.
Pra, ska dyshim që nuk do të mbeteni pa dobi. Dhe duhet të pranojmë edhe këtë se njeriu nuk përbëhet vetëm nga mendja. Njeriu ka zemër, shpirt, ndërgjegje dhe shumë shqisa të dukshme dhe të padukshme. Me një lexim mendja juaj mund të mos kuptojë plotësisht, por zemra dhe shpirti nga Ai do të marrin pjesën e tyre. Ky ndikim i Risale-i Nurit është i tillë sa që në zanafillën e shpalljes pranë tij kanë qenë 8 apo 10 nxënës, ndërsa tani numri i tyre ka arritur miliona (Në simpoziumin e 2003 të Stambollit një profesor Turk tha: “Kemi vërejtur se vetëm në Turqi numri i lexuesve të Risale-i Nurit ka arritur në dhjetë milionë”). Në Anadoll mes ideve të ndryshme të besimit fetar, të Risale-i Nurit është rryma më e fortë. Bile ai ka garantuar jetë dhe lëvizje, duke i gjallëruar ato.
Brezave të rinj të entuziazmuar ua ka sjellë të gjallë heroizmin e gjyshërve trima. Pra Risale-i Nuri nxënësit e tij i ka bërë të gatshëm të sakrifikojnë çdo gjë. Bile, për të mbrojtur Islamin i ka shtyrë të vrapojnë dhe të japin shpirtin për të. Më në fund ndaj Risale-i Nurit si bota islame edhe njerëzimi në tërësi duke e mirëkuptuar jashtëzakonisht, e kanë vlerësuar dhe po e vlerësojnë siç duhet.
Prandaj çdo ditë vazhdoni leximin e këtyre veprave që të nxisin vazhdimisht t’i lexosh dhe do të mund të përparoni kur përqafoheni kokë më kokë më to. Atëherë do t’ju shtohen aftësitë tuaja dhe do ta kuptoni më mirë se sa vlen të vazhdosh jetën me dashurinë e leximit të Risaleve fare pa u lëkundur.
Vëllezërit e nderuar!
Stili i Risale-i Nurit mban një force tërheqëse të pashoqe dhe stili i tij nuk ngjan me asnjë vepër tjetër. Bediuzzaman Said Nursiu duke qënë një komentator i Kur’anit në shekullin tonë është edhe gojëtari dhe gjuhëtari më i madh. Ai nuk është si ato letrarë që duan të hijeshojnë shprehjet me letërsinë pa kuptim, përkundrazi ai i kushton rëndësi kuptimit. Për të hijeshuar fjalën nuk sakrifikon nga kuptimi. Ai është një autor që për hatrin e robërve nuk ka shijuar shijet të kësaj jete. Ai është një personalitet i veçantë që veprat e tij ka mundur t’i bëjë tepër ndikuese dhe me oratori të pashoqe. Është kjo arsyeja që veprat e Risale-i Nurit, të vërtetat e Kur’anit dhe të besimit kanë dalë më të pastra dhe më të përsosura.
Risale-i Nuri është një thesar plot me përmbledhje të të vertetave të fjalëve të qarta! Ai me një fjali ka mundur të përmbledhë kuptimin e një faqeje; në një faqe kuptimin e dhjetë faqeve; në një fragment kuptimin e një vëllimi të tërë. Ai është një person që zotëron veçorinë e përmbledhësit të fjalëve. Për këtë mësimet e tija janë shumë ndikuese dhe njëkohësisht të dobishme. Ekspertët e kësaj fushe konkludojnë: Mësimet e besimit nuk duhet të sqarohen shumë sepse kuptimi i tyre bëhet i vështirë dhe mësime të tilla nuk japin rezultate të mira. Sipas kësaj, çështjet e besimit që të ndikojnë pozitivisht duhet të tregohen me pak fjalë. Autori i Risaleve nuk i ka hyrë tregimeve të degëve të tyre, ai ka shkruar rreth tregimeve themelore.
Vëllezërit e mi që përpiqeni të zotëroni diturinë e besimit!
Bediuzzaman Said Nursiu në fundin e fragmentit të sinqeritetit na jep një sihariq të madh. Personalisht jam i bindur që deri tani asnjë nuk ka mundur t’ia parashtrojë këtë lehtësi njerëzimit. Ai shprehet: “Në këtë kohë Risale-i Nurin duke e kuptuar, kush e lexon një vit, ai është një dijetar i vërtetë të kësaj kohe”. Ja, pse sot shkenca, me një shpejtësi të jashtëzakonshme, po përparon. Njësoj si edhe në fushën shpirtërore duhet të përparojë, sepse po jetojmë në një kohë që në fushën fizike “udhëtimi i një ore ka zbritur në një sekondë”. Kurse ajo shpirtërorja është më e gjërë dhe më e shpejtë.
Shumë kohë më parë shkenca zotërohej për gjysëm shekulli ndërsa tani për një kohë shumë të shkurtër. Pikërisht në një kohë të shkurtër po merret rezultati. All-llahu xh.sh. me Mëshirën dhe me Bujarinë e Tij besimtarëve të kësaj kohe u ka dhuruar siguri të madhe në shkencën e besimit që ato mund të fitojnë shumë lehtë. Pra ju vetë mund të më tregoni se si mund të mos vrapojmë pas këtyre veprave që po na garantojnë rezultatin që treguam deri tani.
Një njeri që nuk e ka humbur mendjen, veçanërësht muslimani duhet ta lexoj Risale-i Nurin me sinqeritet dhe bindje të plotë, sepse ai i garanton njeriut thesarin e madh, pra besimin që është shpërblimi i lumturisë së përjetshme. Vëllezër të zellshëm! Po bindem se ju, me tërë fuqinë tuaj, po përpiqeni të lexoni sa më parë serinë e vëllimeve të Risaleve dhe prej tyre po mundoheni të merrni çdo ditë ushqimin shpirtëror të besimit dhe të fesë Islame. Unë besoj se do t’i pranoni këto që thashë. Sepse rinia po ikën…Mosha po kalon…Kohërat nuk kthehen prapë.
Ja pra, meqë jemi në moshë madhore ne nuk duhet të presim as nga mësuesit tanë ndonjë qortim, as nga prindërit nuk po presim dhe nuk duhet të presim që të na nxisin ne. Ne po presim ndihmën vetëm nga All-llahu i madhëruar, që duke qëndruar në idenë tonë ta pranojmë se është nevoja parësore që të arrijmë vetveten. Ne duke kërkuar ndihmë nga Zoti dhe kur përpiqemi pa ndërprerë dhe me sinqeritet, patjetër do të arrijmë në kulmin e besimit dhe është e mundshme t’i praktikojmë kushtet e tij. Do t’i ndriçojmë zemrat dhe kokat tona me dritën e Kur’anit dhe me shkencën e besimit. Inshall-llah atëherë, duke kujdesur bashkëpunojnë koka me zemrën tonë dhe do të bëhemi nga një rob i pastër i All-llahut dhe nga një anëtar sakrifikues i ummetit të Profetit a.s.m.
Vëllezër të shtrenjtë!
Do t’ua rradhis edhe disa virtyte nga oqeani i Risaleve. Fuqia e diturisë së jashtëzakonshme të Risale-i Nurit, duke shpëtuar besimin nga imitimi; duke argumentuar me vërtetësi çështjet e fesë po të shndërron, po të nxitë që të bëhësh një besimtar i fortë duke praktikuar dituritë e fesë, po të largon nga shijet e pista të veseve që të shtyjnë të pendohesh të nesërmen. Ajo të tregon shijet e amëshuara dhe të shtyjnë të vraposh pas qëllimeve të larta. Duke e larguar njeriun nga mjerimi i forcon atij besimin dhe duke e larguar nga plogështia e shtyn të dojë jetën. Shpirtin e tij e kapllon dinamizmi dhe nuk të lë në gjendjen e mesme por, për të të lartësuar po përparon duke të nxjerrë në rradhën e parë.
Po të largon nga moralet e këqija dhe mendjemadhësia; në zemrën tënde po të vendos virtytet e mira, pra modestinë, butësinë dhe sedrën. Po të shtyn të pajtohesh me armiqtë dhe po të nxitë e po të jep mësim t’i bësh ballë të këqijave jo me të keqe por me të mirë. Të rinjtë që janë me moral të mirë, duke i mbrojtur po i shpëton nga vende të fëlliqura dhe të pamoralshme.
Tani, kush ka lexuar Risale-i Nurin me sinqeritet e me bindje, edhe sikur të jetojë mes njerëzve që kanë humbur moralin, ai patjetër do të mund ta shpëtojë veten pa e prishur fare moralin e vet, duke e ruajtur atë të pastër. Dhe do të fillojë luftën ndaj veseve të tij të liga. Këtë mund ta bëjë vetëm me forcën e besimit që ka marrë nga Risale-i Nuri! Në këtë mënyrë mund ta shpëtojë vehten nga komunitete dhe nga individë të këqinj. Bile me kulturën e besimit që ka marrë nga Risale-i Nuri, ai po del fitimtar! Si ndonjë sociolog i përsosur po bën përmirësime dhe po përparon në idetë e tij. Duke patur sukses ndaj padijes së idesë së tij, po vrapon nga njëra fitore në tjetrën.
Ja, o shokët tanë! Sot vetëm Risale-i Nuri është një mjek i vërtetë që i shëron me themel plagët e shoqërisë. Për këtë arsye po shtjellohen intelektualët që kanë mundur të kapin këto të vërteta dhe studentët e zgjuar me Risale-i Nurin. Mendimi ynë vazhdimisht do të ishte për përparimin. Risale-i Nuri ne na tregon se jeta e këtushme që është e përkohshme është një vend tregtie. Ne nuk na mjaftojnë vendet të ulëta dhe të pakta. Qëllimi ynë kryesor do të ishte përparimi, lartësimi dhe për të arritur në këto do të mësojmë Risale-i Nurin, duke shtyrë edhe të tjerë që ta lexojnë dhe të mësojnë parimet e Risale-i Nurit.
1947
Në emër të nxënësve të Nurit të Konjës
Zybejir Gyndyzalp
Kur’ani Famëlartë është një diell i qiellit të universit që nuk perëndon Kurrë, se vetëm Me To mund të lexohet libri cilësor i veprimtarisë së krijësave.. Në botën e njerëzimit secili individ vetëm me To mund të shohë dhe të gjejë qëllimin e tij të krijimit që t’i plotësojë dëshirat e tij të brendshme dhe të vazhdojë drejtimin e tij të pagabuar. Dhe njeriu kur përballohet me jehonën e Kur’anit Famëlartë, sipas forcës së nevojave të tij dhe sipas sinqeritetit, atij mund t’i bëhen pasqyrë cilësia e çështjeve dhe të jetës së tij. Me Atë dritë mund të duket, të kuptohet dhe të njihet.
Tani në shekullin tonë kjo e vërtetë dhe ai Nuri (drita) me një formë shumë të bukur ka dalë në shesh në personalitetin shpirtëror të Risale-i Nurit, buruar nga Kur’ani që është një diell i paperëndim. Risale-i Nuri ua ndriçoi rrugën e atyre që janë si shpendi lepurak që duan të dalin në dritë, atyre që nga pakujdesia ditën e patën bërë natë, atyre që mendja i pati rënë në sy dhe jetonin të shfrenuar, atyre që syri nuk i bënte dritë dhe nëpër errësirë e patën humbur rrugën. Pra përveç atyre që ishin tërësisht të verbër, Risale-i Nuri, si një llambë projeksioni të gjithëve ia ndriçoi rrugën. Në kokat e mosbesimtarëve ateistë ai goditi me topuzin e Nurit (dritës) duke u thënë:
— A po e hedh mendjen nga koka jote dhe bëhesh kafshë? Apo po e mbledh mendjen e bëhu njeri… Meqë dituria është një dritë me disa shembuj do t’ua tregojë ekspozimin e thellë të Risale-i Nurit që gjenden në të.
Së pari: Këtë duhet t’ua vërejmë se Risale-i Nuri vetëm Kur’anin e ka pranuar si mësues dhe atij është duke i shërbyer, për këtë arsye neve nuk na mbetet që të lavdërojmë Atë. Ne për Risale-i Nurin u themi kështu intelektualëve: Risale-i Nuri ka zgjidhur çështjet më të vështira që deri tani asnjë dijetar nuk ka mundur t’i zgjidhë. Ato i ka argumentuar me një formë shumë të lehtë të tillë që, sipas aftësive, që nga njeriu më i thjeshtë dhe deri tek profesori më i shquar, ua ka sqaruar atyre, duke bindur secilin dhe ua ka futur në mendje, duke mos u lënë aspak dyshim. Cilësitë që mban ky nuk mund t’i hasni në librin e asnjë dijetari.
Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 >>>