Pra, Zoti xh. sh, Adhuruesi, patjetër që nuk e ka lënë pa e dërguar edhe në shekullin tonë një thesar plot me shkenca të vërteta, që t’i japin rinisë një përgjigje të plotë rreth pyetjeve të nevojave të tyre shpirtërore. Ky thesar i diturisë së Risale-i Nurit që është një koment i shkëlqyer i Kur’anit Famëlartë, këto vepra që i ka shkruar Bediuzzamani janë pikat e Kur’anit dhe ato janë shkruar rreth themeleve të besimit. Për këto vepra që dijetarët thonë se në këtë kohë mund të shpëtojnë rininë e popullit nga bataku i devijimit, vetëm këto komente të Kur’anit dhe këto vepra duke e lavdëruar bashkë vërtetojnë edhe titullin e autorit “Bediuzzaman” (Mrekullia-çudia a kohës). Meqenëse është kështu, autorin e këtyre veprave sot nuk e njohin të gjithë. Ja vëllezër, në brendësinë tonë që prej 15-20 vjetësh komunistët dhe rrymat e armiqve të fesë kanë punuar me rreptësi në mënyrë të tillë që jo më të na i bëjnë të njohur ne këta njerëz gjenialë, por përkundrazi, i kanë kritikuar duke i injoruar me lloj- lloj shpifjesh. Bile, për t’i imponuar popullit mendimin se këta persona janë njerëz të këqinj, duke bërë propogandë negative janë munduar me shumë zell të shfrytëzojnë me sukses edhe mjetet e ndryshme të medias. Ne më përpara nuk kishim dijeni për gjendjen tonë të keqe dhe për këtë njeri të shquar. Me ardhjen e demokracisë në Tyrqi, në këto vite mundëm ta kuptojmë.

Dijetarët tanë dhe të tjerë deri tani na kanë mashtruar shumë me propagandën për “të renë”. Megjithëse vonë, ne mundëm të heqim nga kokat tona këto mendime negative dhe jemi të gëzuar se tashmë nuk kanë mbetur tek ne mendime të tilla. Tani po vazhdojmë jetën duke përqafuar Kur’anin, Atë nga i cili kanë bërë dobi të gjithë njerëzit e shquar. Tani falenderojmë shumë Zotin xh.sh. që filluam të ndriçohemi me Risale-i Nurin që ka buruar nga të vërtetat e Kura’nit Famëlartë.

Ja, si për Abdulkadir Gjejlaninë, Imami Gazalinë dhe Mevlana Xhelaleddini Ruminë rinia jonë nuk ka qenë e informuar, as për personalitetin e tyre dhe as për veprat e tyre. Brezi i ri nuk i njeh ata që kanë qenë yje të Islamit. Po kështu, edhe autorin Bediuzzaman Said Nursiun që është komentator i pashoq i Kur’anit Famëlartë populli akoma nuk ka mundur ta njohë mirë. Kjo si rrjedhojë e qëllimeve të këqija që kanë armiqtë e fshehtë brenda dhe jashtë rradhëve të Islamit që kanë bashkëpunuar për të arritur këto qëllime negative. Por që të bëjnë dobi nga veprat e tij, me atributet e veta, shumë nga nxënësit e shkencave të ndryshme janë duke u përpjekur me mish e me shpirt që të njohin komentatorin Bediuzzaman dhe gjeninë e islamit që ka lindur në shekullin tonë.

Ja o shokë! Me bindje të plotë mund t’ju them se: Vetëm vepra e Risale-i Nurit mund t’i bindë njerëzit e këtij shekulli me mend dhe me shpirt për besimin e fesë së vërtetë të Islamit, dhe mund t’ia garantojë atyre lumturinë e të dy jetëve. Ky gjykim nuk është vetëm gjykimi im, por është ndoshta edhe gjykimi i saktë i lexuesve të shkëlqyer të Risale-i Nurit, dhe argumentimi i këtij mendimi është edhe fuqia shkencore të Risale-i Nurit që është shumë qartë dhe origjinaliteti i saj.

O shokë të dashur!

Ai që i mbështetet Kur’anit, atij siguron një jetesë të qetë në këtë botë dhe shpëtim në Ahiret. Po ashtu, kush lexon Risale-i Nurin dhe vepron sipas parimeve të tij, atij doti ndihmojë në arritjen e lumturisë së vërtetë. Do të forcohet besimi i atij që vepron sipas urdhërave të këtyre veprave, e ardhmja e tij do të ndriçohet, do të bëhet më i ditur. Në këtë rast, për atdheun, për popullin edhe për prindërit do të bëhet njeri i dobishëm. Me këto vepra do të mund të arrije në kulmin e moralit dhe në një pozitë të tillë që ndaj Zotit të bëhen njeri i sinqertë dhe ndaj Pejgamerit - ummet i vërtetë.

Po sikur dikush nga vëllezërit bën ndonjë pyetje për të zotëruar ndonjë dije nga Risale-i Nuri? Për këtë nuk ka nevojë të pyetni njeri. Me atributin tuaj përpiquni dhe shihni që të lexoni vetë këto libra brilante. Më pas mund të kuptoni e të njiheni vetë se çfarë janë. Atëherë mund të hyni vetë në “arkën” e kësaj diturije. Në këtë rast, ju në të vërtetë do të zotëroni dijen që jeni duke kërkuar. Ja pra, kur njeriu vazhdon duke lexuar Risale-i Nurin, atij shpirti i mbushet me dritën e Kur’anit; besimi i tij do t’ia lulëzojë dhe do t’ia ndriçojë mendjen dhe zemrën. Sa më tepër që e lexoni Risale-i Nurin, aq më tepër e kaplon shpirtin dhe zemrën tuaj frymëzimi hyjnor. Në jetën tuaj do të hapen portat që të jetoni të qetë dhe të lumtur. Dhe duke përparuar leximin e këtyre veprave do të kuptoni se kjo botë është një arë e ahiretit; këtu keni ardhur për të bërë tregti që të fitoni jetën e përtejme.

Në këtë rast duke ndjerë shijen e besimit edhe kjo jetë do ju vijë më e shijshme se xhenneti. Tani, me këto masa të besimit të përjetësisë, këtë jetë kalimtare nuk e do për veten e tij; ndoshta atë e do për arsye se kjo jetë është një vend tregtie për një jetë që nuk soset kurrë. Me këto do të kuptosh se adhurimi është një shije e madhe e amshuar. Dhe kur drejtoheni në namaz për të dalë para All-llahut, Edukatorit Mëshirëplotë do ta shihni se çfarë shije hyjnore do ta kaplojë trupin tuaj. Gjithnjë shpirtin tuaj do ta pushtojë ankthi për ditët e kaluara në të cilat s’keni mundur të falni namazin. Dhe së fundi, kur i lexoni veprat e Risale-i Nurit duke u shndërruar do të ndjeni kënaqësinë dhe lumturinë më të madhe dhe me zell do të bëni ibadet (adhurim) ndaj All-llahut tuaj të Madhëruar.

Vëllezër! Autori, Risale-i Nurin nuk e ka shkruar me dëshirën dhe vullnetin e tij. Por autorit i është frymëzuar nga All-llahu, si dhurata më e madhe nga errësira e devijimit, për t’i shpëtuar myslimanët dhe njerëzit e botës që jetojnë në këtë shekull.

Tani, këto vepra kanë ndikim më të madh mbi njeriun, atëherë kur i lexoni duke u kujdesur dhe kur i drejtoheni fjalorit për të kuptuar fjalët që s’keni mundur të kuptoni. Në këtë rast, edhe ju si nxënësit e tjerë do të përballeni me kënaqësinë dhe me qetësinë më të madhe shpirtërore dhe do të jeni dinamikë, duke u përpjekur që të kaloni shumë kohë duke i lexuar ato. Me besimin që do të përfitoni nga këto vepra, nuk do ta lejoni të kalojë aspak nga koha juaj pa dhënë rezultatin e saj. Dhe për të vlerësuar kohën me një formë më të bukur, fragmentet e tij do t’i mbani nëpër çanta apo nëpër xhepat tuaj. Në këtë rast duke u entuziasmuar dhe duke marrë flakë do të ndjeni nevojën e leximit.

Ja vëllezër! Do të mund do ta kuptoni vlerën e leximit të Risale-i Nurit, të këtij shërbimi të amshuar që është një shërbim ndaj Kur’anit dhe besimit, vetëm atëherë kur do të merreni me këtë shërbim, ngaqë do të ndjeni një shije që nuk tregohet. Sepse ju, duke u marrë me këtë shërbim edhe sikur t’iu të ftojnë në xhennet, do të thoni: Momentalisht nuk mund të braktisni këtë shije që jeni duke marrë për shërbimin e Kur’anit me Risale-i Nurin. Këto fjalë mund t’i rreshtoni duke i lexuar ato dhe do të zotëroni një besim të fortë dhe atëherë e mësoni se çfarë vlere ka të shpëtosh besimin e dikujt. Në këtë rast do të bindeni se idenë dhe shijet e këtij shërbimi nuk e përballon as kënaqësia e xhennetit.

Vëllezërit që kontribuojnë në shërbimin e besimit e të fesë, sakrifikojnë aq shumë sa që nuk mund të gjesh në këtë shërbim të tyre qëllimin më të thjeshtë të interesit të vet personal. Sepse qëllimi më i madh i miliona vëllezërve të vlefshëm e të sinqertë që duke u zgjuar kanë kuptuar se shërbimi i Risale-i Nurit nuk është tjetër vetëm se shërbimi i Kur’anit Famëlartë. Kush është i zgjuar nuk mund të mohojë këtë përpjekje të veçantë të nxënësve të Nurit që bëjnë pa asnjë lloj interesi, vetëm për hir të Zotit xh.sh. Ato me dashurinë e zemrës dhe të mendjes atribuojnë duke sakrifikuar edhe gjumin e tyre. Shikoni nxënësit e Nurit si janë lidhur me të! Sikur ndonjërit prej tyre t’i thuash: Ty do të të japin pasurinë e Fordit të Amerikës, shumëzoje këtë libër që është veç Risale-i Nurit, ai nuk do ta tërheqë majën e lapsit nga fleta ku është duke shkruar dhe përgjigja e tij do të ishte: “Unë nuk pranoj madje edhe sikur të më japin të gjithë botën me gjithë pasurinë e saj. Sepse All-llahu përballë leximit dhe shërbimit të Risale-i Nurit ne do të na japë një thesar të përjetshëm që nuk mbaron kurrë. Vallë, a ka mundësi të më kënaqë pasuria juaj që është e përkohshme? Por unë, nuk kam aspak dyshim që do të kënaqem me pasurinë e përjetshme që do të më dhurojë All-llahu im i Madhëruar”

Vëllezër të nderuar! Duke rënkuar nga thellësia e shpirtit të tyre, të rinjtë që shërbejnë Risale-i Nurin thonë “Unë nuk do ta shpenzoj më rininë time nëpër vende boshe që vlejnë vetëm për këtë jetë. Unë jetën do ta sakrifikoj vetëm në shërbimin e Kur’anit dhe të besimit, dhe në rrugën e All-llahut tim të dashur dhe të Profetit tim që e dua aq shumë. Vetëm në këtë mënyrë mund të fitoj një rini që nuk zhduket kurrë!” Duke i parë këto të rinj të lidhur aq shumë për Risale-i Nurin, të mos mendojmë se ai është tërhequr nga kjo jetë. Me këto deklarime që do të bëjë do të dalë në shesh më mirë puna e tij. Ne të gjithë është më mirë të merremi me punët tona: po qe se jemi nxënës me mësimet tona, po qe se jemi nëpunës të kujdesemi për detyrën tonë, po qe se jemi tregtarë më mirë se të tjerët të bëjmë tregtinë tonë. Në anën tjetër megjithëse ne na okupojnë aq shumë punët e kësaj bote, aq shumë na shtrëngojnë mësimet e provimet e kësaj jete, përsëri nuk e braktisim leximin dhe shërbimin e Risale-i Nurit. Patjetër për atë e gjejmë dhe mund ta gjejmë kohën sepse, si çdo ditë ka nevojë për bukë, për ujë dhe për ajër, njësoj edhe më tepër çdo ditë ka nevojë edhe për ushqimet shpirtërore të Kur’anit dhe të besimit.

Ja pra (megjithëse duke lexuar ne atë nuk e kemi qëllim) po bëhet shkak që të bëjmë më mirë sukses edhe në punët tona të kësaj bote. Sa më shumë që përpiqemi për të patur sukses në fe, aq më tepër kjo ndikon tek ne duke na nxitur të punojmë më tepër në këtë botë. Gjithashtu po na tregon vlerën e kohës. Me një formë më ndikuese na tregon se fletët ditore të kalendarit nuk kthehen më pas dhe na nxit që të vlerësojmë kohën sa më mirë. Përveç orëve të punës, kohën nuk po harxhojmë nëpër vende boshe duke menduar se ajo nuk është pa vlerë, bile edhe kohërat e pushimit po na shtyjnë të kontribuojmë duke vlerësuar në shërbimin e Risale-i Nurit . Po na shtyn të kërkojmë shijen e lëvizjes, sepse Mëshira Hyjnore qetësinë e ka vendosur në lëvizje dhe jo në qëndrim. Në këtë rast duke lëvizur me një moshë të përkohshme po na shtyn që të fitojmë një jetë që nuk mbaron asnjëherë.

Vëllezërit e mi të shtrenjtë! Nuk është e mundur që ta tregojmë plotësisht vlerën e Risale-i Nurit. Vlera e tij po del në shesh nëpër disa vëllezër, sepse ata me sinqeritet vazhdimisht po e lexojnë këto libra brilante, Kjo vlerë rrënjoset aq shumë tek njeriu sa që po të mblidhen të gjithë mosbesimtarët në kokën e këtij njeriu që ka përparuar në besimin e vërtetë, përsëri nuk mundin ta shtyjnë që ta braktisë shërbimin e Risale-i Nurit .

Shërbimi i Risale-i Nurit është një nga mirësitë më të mëdha që më ka sjellë All-llahu xh.sh.. Bile, edhe po t’i shërbej shërbëtorit të Risaleve prap do të ndjej një nder. Kjo lidhja ime dikujt mund t’i duket shumë e fortë, por ajo asnjëherë nuk është aq e fortë sa duhet. Përshembull: Kur lexojmë një vepër të një autori ndaj tij pak a shumë ndjejmë një nderim. Sikurse kur lexojmë librin e Molierit, Hygoit e Gëtes habitemi ndaj tyre .

Vallë, a më tregoni ju si duhet të jetë lidhja dhe habia jonë ndaj një autori islam që është komentatori i Kur’anit?. Po sikur librat e atyre personave të famshënm të shkruhen në letër? Risale-i Nuri që është një koment i Kur’anit a nuk duhet të shkruhet nëpër faqe të arta? Po qe se për orë të tëra përpiqemi të mësojmë diçka nga librat e një filozofi që nuk është mohues, atëherë librat e Bediuzzamanit a nuk duhet t’i lexojmë duke sakrifikuar edhe gjumin, gjë që ajo na garanton lumturinë e të dy jetëve?!. Ja, kur paguajmë pesë lira një libër që ka qëllim këtë jetë, atëherë a nuk duhet të japim njëqind lira për Risale-i Nurin që ajo duke na ngritur në pozitën më të lartë na garanton lumturinë e kësaj jete së bashku me atë tjetrën?!

O vëllezër! Bile për lirinë e një populli luftarak si ne, po të kishte nevojë për botim dhe për përhapjen e këtyre, duhet të sakrifikojmë tërë pasurinë tonë. Pra, ejani vëllezërit e mi! Në leximin e Risaleve të bëhemi gju më gju; në shërbimin e tij të kapemi dorë për dore; në thirrjen për islam të bëhemi krah për krah. Duke u ndriçuar me mesazhet e dritës, të punojmë së bashku që të marrim mësim nga mësimet e besimit. Duhet të takohemi dhe të bisedojmë sa më shpesh njeri me tjetrin. Të vrapojmë në rrugën e All-llahut xh. sh. Shpirtërisht të bëhemi gati, që të mos mundemi nga ateistët. Po qe se ka nevojë në rrugën e fesë së vërtetë ta sakrifikojmë edhe shpirtin tonë të ëmbël.

Vëllezërit e mi të shtenjtë!

Në veprat e Risale-i Nurit ka shumë virtyte të mira cilësore. Ne përveç Kur’anit Famlart dhe Hadithit të Pejgamberit në asnjë libër tjetër nuk kemi mundur të gjejmë ato cilësi të dobishme dhe të veçanta që mban Ai. Këtë jo vetëm unë, por po e vërtetojnë edhe persona që u ka kaluar jeta duke lexuar lloj-lloj librash dhe më në fund kur kanë lexuar edhe Risale-i Nurin, duke arritur në përfundimin se: Njerëzit që jetojnë në këtë kohë megjithë dijen e tyre të madhe, kanë nevojë të lexojnë këto vepra brilante të Risale-i Nurit. Këta persona të ndershëm që po mbajnë moralin lart, duke u frikësuar nga sëmundjet e egos dhe të xhelozisë po përqafohen pa u tërhequr me veprat e Risale-i Nurit. Ndonjëri, duke patur moshën 60-70 vjeçare, prapë dëshiron të lartësohet dhe të bëhet nxënës që të fitojnë mirësinë dhe begatinë përrallore të Risaleve.

Vetë autori Bediuzzaman thotë se: “Risale-i Nuri nuk jep vetëm dije si librat e tjerë, por Ai jep edhe mësime shpirtërore”. Ndikimi i këtij mësimi shpirtëror është aq i madh, saqë duke marrë mësime shpirtërore, zemrën e lexuesve e ka mbushur me dritën hyjnore. Duke i shtyrë ata të vrapojnë në rrugën e All-llahut dhe të Profetit të Tij a.s.m., shpirtërisht atyre po u pastrohet edhe jeta shpirtërore, duke zotëruar të vërteta të besimit po lartësohen me një ndikim Hyjnor. Ata që duan ta shtojnë diturinë fetare po lexojnë Risale-i Nur. Ata që kërkojnë të vërtetën po lexojnë Risale-i Nur. Ata që në krijimin e tyre mbanin dinamizmin po lexojnë Risale-i Nur.. Trima e heronj po lexojnë Risale-i Nur. Atdhetarët patriotët po lexojnë Risale-i Nur. Zejtarët dhe shkencëtarët po lexojnë Risale-i Nur. Admiruesit e shkencave bashkëkohore po lexojnë Risale-i Nur. Mistikët po lexojnë Risale-i Nur. Gjuhëtarët po lexojnë Risale-i Nur. Domethënë: çdo shtresë e njerëzimit në shpirtin e saj po ndjen nevojën të lexojë Risale-i Nurin dhe të përfitojë nga ai.

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 >>>