O njeri! Meqenëse të vërtetë tjetër veç kësaj nuk ka, hidhe tej “un”-in dhe kryelartësinë tënde dhe me gjuhën e paaftësisë dhe dobësisë trokit në Portën e Hyjnisë së Tij. Për ty ajo gjithmonë është e hapur!

Duke u lutur me përkushtim tek Ai, shpalle dhe tregoje me bindje se je robi i Tij dhe thuaj: ajet:36

"17_12032010030106.jpg"

Mos thuaj: “Unë jam një hiç, ç’ka kam rëndësi që All-llahu me Diturinë e Mrekullueshme dhe të Kulluar të Tij, tërë Gjithësinë e ka vënë në shërbimin tim dhe kërkon nga unë një falenderim të përgjithshëm”. Ke shumë të drejtë, duke iu nënshtruar nefsit tënd, bie në gjendjen e një “hiçi”. Por po qe se do ta vlerësosh detyrën tënde, siç duhet dhe të njohësh pozitën tënde ti do të jesh një vrojtues i kujdesshëm dhe një lexues i saktë i librit të madh të Gjithësisë.

Pra o njeri! Ti me trupin tënd të brishtë dhe me nefsin (pangopësinë) tënde shtazore, je më i vogël se të vegjëlit, je një krijesë e varfër dhe e dobët. A nuk e sheh se je duke u zhytur në dallgët e rrëmbyera, midis qënieve të tmerrshme? Me Dritën e Dëshirës Hyjnore që mban në vetvete, si pasqyrë e Dritës së Besimit dhe e edukatës së fesë Islame, si të mbushësh dhe të pasurohesh me cilësitë e racës tënde, me robërinë tënde tek Zoti do të jesh bërë një mbret. Individualiteti yt është kompletuar e nga vogëlsia jote ke dalë dhe në vetvete ke përqëndruar të gjitha botërat. Nga pozita e ulët (poshtërimi) ke fituar një pozitë dhe rrethvështrim më të gjerë. Si të kesh arritur në këtë arsyetim, do të thuash: “Zoti im! Mëshira Jote e Plotë këtë botë ma ka ndërtuar si një shtëpi. Hënën dhe Diellin si një llambë për të ndriçuar shtëpinë time. Pranverën ma ke sajuar si një buqetë me lule, verën si një sofër plot me prodhime (nimete). Kafshët i ke krijuar që të vihen në shërbimin tim, kurse bimët të më hijeshojnë kopshtin”.

Shkurt, nëse dëgjon nefsin dhe shejtanin, e ke zhytur veten në fundin e ferrit. Nëse rrugës së drejtë i përmbahesh dhe i nënshtrohesh Kur’anit, atëhere arrin kulmin e lartësive në formën më të bukur të Gjithësisë”.

Pika e pestë : Njeriu është dërguar në këtë botë si një mik dhe nëpunës i Zotit xh.sh.. Atij i janë dhënë aftësi të konsiderueshme dhe sipas këtyre aftësive është ngarkuar me detyra të rëndësishme. Për të përmbushur këto qëllime shpesh nxitohet dhe trembet shumë. Këtë gjendje të tij e kam sqaruar në tjetër vend, por këtu po i biem shkurtimisht, derisa të kuptohet sekreti se është një ekzemplar i bukur dhe në formën më të hijshme.

Njeriu që kur ka ardhur në këtë botë është i ngarkuar me dy adhurime. I pari është forma e padukshme që arrihet kur njeriu formon një mendim të drejtë për Gjithësinë, për madhështinë dhe përsosmërinë e krijesave të Zotit xh.sh.. I dyti është forma e dukshme që shprehet përmes lutjeve që njeriu duhet të bëjë ndaj Zotit xh.sh.. E para ka një domethënie. Në këtë Gjithësi që ne vështrojmë çdo ditë, duket Mbretëria e Edukatorit dhe ti o njeri duke iu nënshtruar Mbretit tënd do të vërtetosh se ka një Mjeshtër, Përsosmërinë e të Cilit do ta soditësh i mahnitur. Veç kësaj, ti do të bëhesh shpallësi dhe reklamuesi i Arteve të Bukura, që pasqyrojnë Emrat e Lartë të Hyjnorë, sepse këto paraqiten edhe në pikëpamjet e njeriut. Këto funksione të Emrave të Bukur nga ana shpirtërore janë një arkë e mbushur me ndjenjat e zemrës dhe me peshoren e logjikës, të cilat duhet t’i vlerësosh dhe t’i përkujtosh. Gjithashtu, fytyrën e krijesave ta vlerësosh si një libër të shkruar me lapsin e Fuqisë Hyjnore kudo që janë, në qiell apo në tokë dhe mundohu ta lexosh mirë. Duke i soditur këto stoli të hijshme, që janë Mrekullitë Hyjnore, nga soditja dhe përfillja që do të tregosh ndaj Mjeshtërisë së këtyre arteve, do të bëhesh një Adhurues i apasionuar i tyre. Ky pasion dhe kjo përfillje shumë shpejt do të të tërheqin në rrugën e Tij të Drejtë, të All-llahut të Plotfuqishëm.

Ana e dytë e Adhurimit. Duke e konsideruar veten pranë Mesazhit të Zotit xh.sh. dhe duke soditur Artin dhe Mjeshtërinë e Tij, vëre se Mjeshtri Madhështor kërkon të reklamojë dhe njoftojë Mrekullinë e Veprës së Tij. Njeriu e merr përsipër me besim dhe kurajo këtë detyrë dhe bëhet njoftuesi i Zotit xh.sh.. Nga ky obligim do të vësh re se Zoti xh.sh. i Gjithmëshirshëm do që t’i sqarojë frutet e Mëshirës së Tij dhe t’i shtyjë robërit e vet ta duan Atë. Pasi ta duan, pa iu shmangur, të shpallin pa ngurruar dëshirën dhe adhurimin e tyre ndaj Krijuesit. Pastaj do të shohësh se si një Bamirës Fisnik do ta kënaqë njeriun shpirtërisht dhe materialisht. Njeriu nga ana e tij u përgjigjet këtyre mirësive me përulje, me punë, me shpirt dhe me mirënjohje. Me të gjitha shqisat, po të mundte, njeriu do të falenderonte All-llahun xh.sh..

Një Bukuri Ngadhnjimtare në pamjen e qenieve do ta pasqyrojë Madhështinë dhe Përsosmërinë e Bukurisë së Vet dhe do të shpallë Ngadhënjimin e Vet duke e kthyer për nga vetja botëkuptimin e njerëzve. Njeriu nga ana e tij i përgjigjet duke thënë: “All-llahu Ekber, Subhanall-llah”, me një nënshtrim të plotë dhe të mahnitshëm, me dëshirë bie në sexhde. Më pas duket se sheh një Padron të Përgjithshëm, me një Fisnikëri Absolute, me një Besnikëri të madhe që shpall pasurinë dhe hambaret e tij të pafundme. Njeriu me varfërinë e tij, në përulje të plotë dhe me nderim kërkon prej Krijuesit të vet Mëshirë. Do të shohësh se Krijuesi i Madhërishëm e shpalos sipërfaqen e tokës si një ekspozitë të stërmadhe, ku ka ekspozuar të gjitha Artet dhe Antikat e Veta. Duke parë këto Mrekulli dhe duke i vlerësuar ato, do të thuash:

“Mashaall-llah”. Duke i pranuar këto Bujari do të thuash: “Barekall-llah” dhe i habitur nga të gjitha këto mirësi do të thuash: “Subhanall-llah”. Pasi t’i kesh pëlqyer këto, thuaj: “All-llahu Ekber”. Shiko se në këtë Gjithësi ka vetëm një Vulë të pafallsifikueshme, që mban Firmën e Tij të pamohueshme që e ka vënë në Fermanin e tij të pakundërshtueshëm. E gjithë Gjithësia ka vulën e Njësisë vetëm të Tij. Argumentet e Njësimit të Vet i ka qëndisur kudo. Në çdo skaj të Gjithësisë valviten flamujt e Tij të Njësisë, që duket sikur thonë: “Ne i përkasim Edukatorit të Gjithësisë”.

Njeriu i përgjigjet duke pohuar dhe besuar. Ai duke iu bindur dhe përulur Atij, thotë: “O Zot! Ti je Një dhe vetëm Një!” Me këto fjalë dëshmon Adhurimin ndaj Zotit xh.sh..

Me këto cilësi dhe me adhurimin e vet njeriu arrin në natyrën e tij të vërtetë dhe vërteton se ai është krijuar si një ekzemplar shumë i bukur. Me besimin e tij të plotë vërteton se ai mban në dorë me besnikëri dhe respekt kalifatin e botës.

O njeri i pavëmendshëm, që je krijuar si një ekzemplar i bukur, mos e shpërdoro detyrën që të është dhënë dhe mos bëj të kundërtën. Nga gremina ku ke rënë ngrije veten në lartësitë e ndriçuara!

Dëgjo! Edhe unë si ti, me dëshirat e rinisë së pakujdesshme, më parë pëlqeja këtë jetë. Në mëngjesin e pleqërisë kur u zgjova, e pashë veten se nga sa kisha pëlqyer në këtë jetë, në të gjitha veprat e mia nuk kishte rendimente të “Ahiretit”. Ajo më dukej një e kaluar e shëmtuar dhe e vështirë.:

"17_12032010030110.jpg"

KONFERENCE

KJO KONFERENCE ËSHTË LIGJËRUAR NË UNIVERSITETIN E ANKARASË

Me mësimin e Risale-i Nurit dhe me frymëzimin e mësuesit Bediuzzaman është përgatitur kjo konferencë kushtuar vlerave së Risale-i Nurit. Kjo është një bisedë e mirë dhe e këndshme, por ne nuk kemi guxim dhe mundësi ta vlerësojm si duhet Risale-i Nurin. Mua nuk më mjafton kultura të lavdëroj Risale-i Nurin, sepse jam një nxënës i thjeshtë që po shkoj në klasën e parë për të studiuar Risale-i Nurin. Me këtë nivel që kam unë, si mund ta lavdëroj atë që ka marrë aq famë në arenën ndërkombëtare?!. Lavdërimin e duhur për të e bëjnë nxënësit e shkëlqyer të Risale-i Nurit që dijnë ta vlerësopjnë atë.

Derisa u përballova me Risale-i Nurin, unë nuk pashë asnjë shkrim në literaturën tonë që tregon vlerën e Kur’anit. Më pas e kuptova se për çfarë arsyeje!!! Për mbi se një gjysëm shekulli, shkrimtarët e huaj po e vlerësonin Kur’anin Famëlartë më shumë se të tanët. Si në Shtëpinë e Bardhë në Amerikë dhe në shumë vende të tjera të botës, duke e shtjelluar me pëlhurë mëndafshi të gjelbër po e vendosnin Kur’anin Famëlartë në piedestal ashtu si i ka hije. Shpikësit, filozofët, psikologët, sociologët dhe pedagogët e huaj po lexonin librat që kishin buruar nga Kur’ani Famëlartë. Këta dijëtarë. duke marrë pjesë nga Kurani i Shenjtë, kishin shkruar libra dhe ishin bërë njerëz të famshëm në arenën ndërkombëtare. Në këtë mënyrë po përpiqeshin të bëhen të dobishëm për popullin e vet dhe për njerëzimin. Zvicra, Norvegjia dhe Finlanda kishin formuar një delegacion me dijetarë të famshëm të cilët e kishin angazhuar vehten në hetime për disa vite që të gjejnë një libër që t’i shpëtojë të rinjtë nga imoraliteti. Dhe më në fund kishin vendosur duke thënë se nuk ka rrugëzgjidhje tjetër për t’i bërë të rinjtë përparimtarë dhe shkencëtarë realë, t’i nxisim ata të lexojnë Kur’anin Famëlartë që të shpëtojnë nga fanatizmi. Jo vetëm këto që thamë, por mund të japim shumë shembuj të tjerë që tregojnë se të huajt po e vlerësojnë Kur’anin. Tani, qe dhe të huajt po i dalin zot Kur’anit, a është e mundur vallë që rinia myslimane e popullit Turk të vazhdojë të dremisë akoma? Kurrë, asnjëherë!

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 >>>