Veprat e Abdylkadrit dhe disa tj
- NJERIU QË KËRKON VETVETEN -2
- NJERIU QË KËRKON VETVETEN -1
- ATOMI
- RRETH NJERIUT
- PSE I BESOJN ALL-LLAHUT 50 PROFESORET E FAMSHEMTE EUROPES
- PËRGJIJGE PYETJEVE MATERJALISTE
- NJË JETË TJETËR
- DRITA E MENDJES
- ÇËSHTJET JETSORE
- AFORIZMA TË ÇMUAR
Poezitë: PERLAT E ZEMRËS të Abdylkadrit
- O ZOT!
- FUQIA E ZOTIT
- ÇFARË ËSHTË KUR`ANI?
- MUHAMMEDI (a.s.m.)
- VËLLAZËRIMI
- PUNO!
- SHPRESA
- LIBRAT
- O DJALË I RI!
- O NJERI!
- VËLLEZËR SHQIPTARË
- MOTRA IME FISNIKE
- VËLLEZËR TË DASHUR
- NËNAVE TË MIA FISNIKE
- KULTURA
Online Sayaç
Kur të krahasojmë njeriun me kafshët, do të shohim se nga mjetet dhe elementet përbërës, njeriu është një pasanik i madh, pothuaj njëqind herë më i pasur se kafsha. Ja pra njeriu për secilën shije ka ndijim të veçantë, ashtu sikurse edhe për çdo hidhërim ka gjurmën e veçantë të helmit, hidhërimeve të së kaluarës së tij iu shtohet edhe frika e së ardhmes, bashkë me ndarjen nga farefisi. Mpleksja e shijimeve me hidhërimet, njeriut ia prish humorin dhe kënaqësinë. Kafsha nuk është krijuar kështu. Ajo shijon dhe kënaqet pa ndjerë fare hidhërim. Lumturohet pa u dëshpëruar, as e kaluara dhe as e ardhmja nuk e shqetëson. Ajo nuk trishtohet nga asgjë. Jeton pa brenga në një qetësi të plotë duke falenderuar Krijuesin e saj.
Njeriu duke qenë krijesa më e përsosur dhe e pajisur me shqisa njëqind herë më të pasura se kafsha, nga kjo jetë është njëqind herë më i pakënaqur se ajo, prandaj përkushtimi i tij vetëm për këtë botë të përkohshme atë e rrëzon më poshtë se kafsha, bën ta shijojë këtë botë më pak se një zog i pyllit. Më parë kemi dhënë një shembull dhe meqenëse ka lidhje me këtë problem, po e përsërisim:
Një pasanik i jep shërbëtorit të tij dhjetë napolona flori dhe i thotë: “Shko e bli një kostum prej stofi të mirë!” Po kështu thërret shërbëtorin e dytë dhe bashkë me njëmijë napolonat e floririt i jep edhe një letër ku kishte shkruar porosinë.
Shërbëtori i parë me dhjetë napolona bleu një kostum shumë të bukur.
Shërbëtori i dytë pa e lexuar fare letrën, nxjerr njëmijë napolonat dhe ia jep një shitësi, duke i kërkuar një kostum burrash. Shitësi qëlloi mashtrues dhe i jep një kostum prej një stofi shumë të keq. Kur shkoi tek padroni, shërbëtori fatkeq u dënua rreptë dhe vuajti shumë. Kush ka mend sa një kokërr gruri e kupton se kur shërbëtorit të dytë i dhanë njëmijë napolona flori, dihet se ato nuk iu dhanë vetëm për një palë rroba, por mund të përdoreshin edhe për një tregti të levërdisshme dhe serioze.
E njëjta gjë ndodh me elementet e ndjeshmërisë shpirtërore dhe vlerat njerëzore të njeriut, të cilat të krahasuara me ato të kafshës janë njëqind herë më të zhvilluara. Si shembull: Të gjitha shkallët e bukurisë, syri i njeriut i veçon dhe ushqimet e lloj-llojshme i vlerëson shqisa e shijes, duke përcaktuar edhe shkallën e saj.
Mendja e njeriut është pajisur me cilësi të tilla, që është në gjendje të analizojë të gjitha stërhollimet e fenomeneve. Zemra po kështu është e mbushur me të gjitha përmallimet dhe sentimentet humane. Po në këtë mënyrë, po t’i rreshtosh të gjitha elementet përbërës të njeriut, a mund të kuptosh se deri ku shkon radha? Shqisat e njeriut nuk janë si ato të kafshës së thjeshtë, që nuk peshojnë as dy gram. Ato dinë vetëm të hanë, të pinë dhe të bashkohen për të vazhduar fisin e tyre. Mund të dallohet fare pak ndonjë kafshë që ka njëfarë instinkti të zhvilluar, që spikat me veprimet e saj, por mendimi është tepër i vështirë të zbulohet.
Këto veprime nuk janë veçse instinkte. Pra kuptohet nga sa thamë se njeriu nga kjo pikëpamje është shumë i pasur në aftësitë e shqisave, për shkak se ai zotëron mendjen dhe arsyen e nuk është e vështirë për të zbuluar aftësitë e tjera. Veç kësaj, nevojat dhe kërkesat e njeriut janë të panumërta dhe ndjenjat e tij janë tepër të hapura dhe të shumëllojshme. Krijimi i njeriut, po të krahasohet me shumë krijime të tjera, ka qëllime shumë të larta dhe të gjera, si dhe dëshira të larmishme. Ai është i ngarkuar me detyra të veçanta. Aftësia e njeriut është e tillë, që ai të sqarojë dhe të zbatojë të gjitha llojet e adhurimeve. Ai ka përsosmërinë për të shfrytëzuar të gjitha këto aftësi. Aq shumë është i pajisur me aftësi të rralla dhe me një kapital të madh, saqë të gjitha këto veti dëshmojnë se nuk janë vetëm për në këtë botë të përkohshme. Obligimet dhe detyrimet e njeriut janë shumëplanëshe, të larmishme dhe të detyruara për t’u zbatuar. Njeriu duhet ta pranojë dobësinë dhe varfërinë e tij, si dhe të shfaqë adhurimet ndaj Zotit xh.sh.. Me horizontin e gjerë të dijeve të tij, njeriu duhet të bëhet dëshmitar i krijesave të tjera, të shikojë “tespihët” e tyre dhe të falenderojë Zotin xh.sh. për këto mirësi. Ai duhet ta vlerësojë mirë ndihmën e madhe të Krijuesit të Gjithmëshirshëm në Artet e Gjithësisë së sotme, Mrekullinë e Fuqisë së Zotit xh.sh. dhe të kujtohet për dobitë e Tij.
O njeri i pakujdesshëm që adhuron botën dhe e dashuron atë. Saidi i moçëm të vërtetën siç e ka parë me një ndodhi të hershme dhe të imagjinuar ta ka treguar. Ajo që të tregova e shndërroi Saidin e vjetër në të ri, por vështromë dhe dëgjomë mirë! M’u bë sikur më dërguan në një udhëtim të gjatë dhe të vështirë. Padroni im nga gjashtëdhjetë napolona flori që kishte caktuar më parë, kishte vendosur të m’i jepte nga pak. Rrugës për në udhëtim, rashë në një bujtinë qejfesh dhe dëfrimesh, ku për një natë shpenzova dhjetë napolona flori duke u dhënë pas kumarit dhe dëfrimeve, që të fitoja lavdi dhe famë. Mëngjesi më zuri me xhepat bosh dhe duarthatë. Për tregti as që bëhej fjalë, në qytetin për ku isha nisur as që shkova dhe as që bleva gjësendi. Paratë që humba më hidhëruan shumë dhe s’fitova gjë, veçse mëkate dhe shqetësime. Në gjendjen që isha, m’u shfaq një njeri që më tha: “Mallin e humbe të gjithë dhe meriton një dënim të rreptë. Në vendin e caktuar do të shkosh duarthatë. Po qe se s’e ke humbur mendjen, dera e pendimit është e hapur.
Tani që shpenzove dyzetepesë napolona flori, kryesorja është të mbledhësh mendjen. Për çdo rast që të jepet nga pesëmbëdhjetë florinj, mbasi të kesh harxhuar gjysmën, ruaje mbetjen si depozitë. Pra duhet të blesh diçka për atje ku do të vesh.” E vështrova. Nefsi im nuk po pajtohej me këto fjalë. Ai njeri po më thoshte që një të tretën ta veçoja, por prapë se prapë nefsi im nuk po e pranonte dhe nuk po nënshtrohej. Edhe kur tha për një të katërtën, ai prapë ngulte këmbë në të tijën. Njeriu i mirë u hidhërua, më ktheu shpinën dhe u largua. Papritur gjendja në të cilën ndodhesha m’u tjetërsua. M’u duk sikur po ecja në një tren me një shpejtësi të madhe, nepër një tunel të gjatë. Asgjëkundi nuk po shihja një shteg shpëtimi. Për çudinë time, ndërsa treni çante rrugën me shpejtësi, në të djathtën dhe në të majtën time vështroja sheshe me lule dhe kopshte me pemë frutore shumë të shijshme. I ngjaja një të çmenduri dhe zgjasja dorën për të rrëmbyer ndonjë frut të pjekur. Mjerisht, ato ishin të rrethuara me çerdhe ferrash dhe sa herë që zgjasja dorën të rrëmbeja diçka në rrugë e sipër, më përgjakeshin duart. Kjo përpjekje po më kushtonte shumë shtrenjtë. Papritur erdhi faturina i trenit dhe më tha: “Më jep pesë groshë dhe do të të jap sa të duash lule dhe fruta! Kështu po të kushton më shumë. Shiko si i ke çarë duart! Po të më japësh pesë grosh, edhe nga dëmtimi do të shpëtosh edhe nuk do t’i marrësh pa leje, që të biesh në mëkat”. U pezmatova shumë prej marrëzisë time dhe me vete po thoja se kur do të mbaronte ky tunel i pasosur. Duke parë me vëmendje, vura re se tuneli kishte disa gryka, ku njerëzit orvateshin të kërcenin brenda tyre. Përballë meje ndodhej një grykë e tillë. Në të dy anët ishin ngulur dy gurë varri të mëdhenj. U bëra kureshtar dhe i pashë me vëmendje. Mbi ta me shkronja të mëdha, ishte shkruar emri im “Said”. Nga paniku që më zuri, u shqetësova dhe thashë me vete: “I mjeri unë!” M’u bë sikur dëgjova zërin e njeriut tek porta e hanit, sikur më jepte këshilla. Ai sikur më thoshte:
“A të ka ardhur mendja?” Pëshpërita: “Tani e kam mendjen në vend”-dhe rashë i pafuqishëm pa ndjenja. Ai vazhdonte të më këshillonte: “Pendohu dhe bindju Zotit xh.sh.!”
“U pendova!”-thashë. Menjëherë pas këtyre fjalëve u zgjova. Saidi i Vjetër u largua dhe unë e ndjeva veten si një Said i ri.
Me këto ndodhi të imagjinuara All-llahu e bëftë për hajr! Po sqaroj kuptimin e dy pjesëve, kurse kuptimin e pjesës së tretë ta nxirrni ju vetë.
Udhëtimi fillon nga bota e shpirtërave, barku i nënës, vazhdon me fëmijërinë, rininë, burrërinë, pleqërinë deri tek fundi - varri, jeta e varrit, që nga Tubimi i Madh, duke kaluar nga ura e Siratit dhe vazhdon deri në përjetësi.
Gjashtëdhjetë napolonat flori janë mosha mesatare e njeriut. Kur e imagjinoja këtë ndodhi, më dukej vetja rreth dyzetepesë vjeç.
Një nxënës i zellshëm i Kur’anit ishte ai që më këshilloi. Senet nuk kam, por prej atyre pesëmbëdhjetë vjetëve që më kanë ngelur, gjysmën dua ta shpenzoj për jetën e Mbrapme.
Hani, vendqendrimi, për mua ka qenë Stambolli.
Treni është koha, ku secili vit është një vagon.
Shpella është kjo jetë e përkohshme.
Lulet dhe frutat janë shijet dhe ndjenjat e ndaluara dhe lodrat haram si ato ferrat që kur iu afrohesh të hidhërojnë dhe të plagosin zemrën, duke menduar ndarjen prej tyre dhe s’merr dot diçka që dëshiron. Ato ta japin dënimin menjëherë.
Faturina i trenit më pati thënë: “Më jep pesë groshë, të të jap sa të duash lule dhe fruta”, që duhet kuptuar kështu: Njeriut duhet t’i mjaftojnë ato që fiton me djersë dhe t’i shijojë ato që janë të lejuara për të, nuk ka nevojë të futet në haram.
Të tjerat mund t’i kuptosh vetë.
Pika e katërt: Njeriu në Gjithësi ngjan me një fëmijë nazik dhe të përkëdhelur. Në dobësinë e tij ai gjen një fuqi të madhe, ndërsa në varfërinë e tij fshihet një pasuri e begatë, sepse ky njeri i ka mbledhur rreth vetes, me fuqinë e dobësisë dhe me ndërmjetësimin e paaftësisë, të gjitha qëniet, duke i ka vënë në shërbim të tij.
Po qe se ky njeri e pranon dobësinë e tij me gojë e me vepër dhe lutet për ndihmë tek Krijuesi i Gjithmëshirshëm, kjo do t’i japë atij suksesin. Duke vazhduar falenderimet ndaj Zotit, për të janë të panumërta arritjet për punët e tjera të përditshme (ahiret). Njeriu duhet ta pranojë me ndërgjegje se as 1% të këtyre realizimeve nuk do të kishte përmbushur pa ndihmën dhe dashamirësinë e Zotit xh.sh.. Dobësive të veta njeriu mund t’i kundërpërgjigjet vetëm me anë të lutjeve dhe adhurimit ndaj All-llahut. Kur njeriut i pëlqen vetja dhe e mbivlerëson atë, kujton se është i zoti për të përmbushur dëshirat që ka. Për këtë që thamë, po japim një shembull. Dobësia e tij zogut të pulës i sjell në ndihmë nënën e vet, kur e sulmon dhelpra. Po kështu, këlyshi i luanit për të përmbushur kërkesat e tij për ushqime vë në shërbim nënën e vet, që shqyen kafshët e tjera dhe i siguron ushqimin e nevojshëm. Ajo sakrifikon vetveten për fëmijët e saj, sepse vetë nuk ha, por ia lë atij. Vazhdojmë me një shembull tjetër, për të ilustruar pikëpamjet tona.
Një fëmijë nazeli për të plotësuar kërkesat e tij dhe për të shprehur gjendjen e tij të uritur fillon të qajë e të thërrasë. Pa dashur ai fëmijë më të fortët se vetja i sjell në shërbim të vetvetes. Me aftësitë e veta fëmijërore, ai asnjë prej kërkesave nuk do të kishte plotësuar. Pra dobësia dhe paaftësia e fëmijës është arsyeja për t’iu përgjigjur me mëshirë dhe mbrojtje kërkesave të tij. Vetëm me gishtin e tij të vogël, me një shenjë, ai heronjtë i vë në shërbim të vetes.
Pra ky fëmijë, si ka mundësi që më kokëfortësi të mohojë se këtë ndihmë ia ka sjellë tjetërkush dhe të thotë se e ka siguruar me përpjekjet dhe mundin e tij, kur dihet mirë se sa është në gjendje që t’i shërbejë vetvetes? Po qe se do ta bënte këtë marrëzi, ai me të vërtetë do të meritonte shpullën fytyrës. Le të kthehemi tani tek i rrituri. Si mundet që ky njeri i ndërgjegjësuar të mohojë Mëshirën e Krijuesit dhe të dyshojë në diturinë e Mrekullisë të Tij? Me këtë veprim ai bën si ai “Karuni”, më bukëshkali që ka thënë:
Me siguri që edhe ky njeri, ashtu si “Karuni”, do ta meritojë dënimin e rreptë. Domethënë kjo mbretëri e dukshme e njerëzimit, ky përparim, kjo përsosmëri nuk është arritur as me përpjekje dhe as me fitore. Patjetër që, të gjitha shërbimet dhe shërbëtorët njeriut i janë vënë në shërbim dhe ndihmë, sepse ai është i dobët, i paaftë dhe i varfër. Njeriu duke qenë injorant, në çdo kohë i vjen frymëzimi i Zotit xh.sh.. Ai e kupton se të gjitha sa i janë dhënë dhe administron në këtë jetë, i janë dërguar nga Bujaria, Mëshira dhe Dituria e Kulluar e Zotit xh.sh.. Njeriu shumë lehtë mund të bjerë pre e një akrepi, e një gjarpëri pa duar dhe dhëmbë, por All-llahu xh.sh. atij i ka vënë në shërbim insektin pa duar për ta veshur me mëndafsh, apo një bletë që mban me vete helm dhe prej saj rrjedh mjalti që na ushqen. E gjithë kjo nuk është gjë tjetër, veçse një fakt që tregon se Ai, Zoti i Madh e ka zgjedhur njeriun si krijesën më të pëlqyer për Vete dhe tërë Gjithësinë e ka vënë në shërbim të tij, vetëm e vetëm se është i dobët dhe i paaftë për vetveten, duke mos mundur të bëjë dot asgjë. Atij i duhet patjetër ndihma e All-llahut xh.sh..
Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 >>>