Veprat e Abdylkadrit dhe disa tj
- NJERIU QË KËRKON VETVETEN -2
- NJERIU QË KËRKON VETVETEN -1
- ATOMI
- RRETH NJERIUT
- PSE I BESOJN ALL-LLAHUT 50 PROFESORET E FAMSHEMTE EUROPES
- PËRGJIJGE PYETJEVE MATERJALISTE
- NJË JETË TJETËR
- DRITA E MENDJES
- ÇËSHTJET JETSORE
- AFORIZMA TË ÇMUAR
Poezitë: PERLAT E ZEMRËS të Abdylkadrit
- O ZOT!
- FUQIA E ZOTIT
- ÇFARË ËSHTË KUR`ANI?
- MUHAMMEDI (a.s.m.)
- VËLLAZËRIMI
- PUNO!
- SHPRESA
- LIBRAT
- O DJALË I RI!
- O NJERI!
- VËLLEZËR SHQIPTARË
- MOTRA IME FISNIKE
- VËLLEZËR TË DASHUR
- NËNAVE TË MIA FISNIKE
- KULTURA
Online Sayaç
Pra, mosbesimi zhvlerëson qënien e tyre si krijesa të preferuara dhe i shndërron në sende të zakonshme dhe të pavlera. Ai i hedh ata në harresë dhe veçim, duke i konsideruar si të përkohshëm, që shumë shpejt do të shkatërrohen dhe prishen duke shkuar drejt hiçit. Sikur të mos mjaftonte kjo, njeriu ngaqë është krijesa më e përkryer, pasqyron Emrat e Bukur të Zotit xh.sh. e megjithatë Ai i refuzon ato.
Nuk mund të mohojmë faktin se kjo krijesë, njeriu, është një pasqyrë e të gjithë Emrave të Bukur, që krahasohet me një vjershë të këndshme dhe të mrekullueshme, ku spikat dëshira e kulluar e Zotit xh.sh. që mban në vetvete farën dhe të gjitha cilësitë e pemës së Përjetshme. Ky njeri pra ka marrë mbi shpinë Amanetin e Madh, pra Mesazhin e Madh, Kur’anin dhe me këtë përkushtim ngrihet mbi malet dhe lartësohet nëpër të gjithë qiejt, me bindjen e tij ndaj Krijuesit të vet. Njeriu i tejkalon engjëjt dhe është Kalif, mëkëmbës në këtë botë. Duke qenë në këtë rang kaq të lartë, mosbesimi atë e rrëzon në nivelin më të dobët, e bën më të varfër dhe më të përkohshëm.
Në këtë mënyrë kjo krijesë kthehet në një figurë të pakuptimtë dhe të koklavitur, si një panoramë që së shpejti do të prishet. Ai mund të kthehet shumë shpejt në një send që dekompozohet dhe humbet përjetësisht.
Përmbledhje : “Nefsi emmare” (dëshirat nga të këqijat) i detyron veset që ta shtyjnë njeriun të bëjë krime të vazhdueshme. Aftësia e këtij njeriu për punët e dobishme është e kufizuar dhe e papërfillshme. Ai shtëpinë që mezi e ndërton për një vit, e rrëzon për një ditë. Por ky njeri, në qoftë se e braktis “un”-in dhe kërkon mbështetje tek Zoti xh.sh. për punë të suksesshme, pa menduar kurrë grindjet dhe turbullirat, pendohet dhe bëhet rob i devotshëm.
Atëhere All-llahu edhe këtij njeriu ia shkëmben aftësitë shkatërruese me ato të dobishme. Këtë sekret e sqaron ajeti i mësipërm, kur thotë që njeriu në këtë çast merr vlerat e “formës më të bukur” dhe arrin në kulmin e lartësive.
Tani o njeri i pakujdesshëm! Është e mundur që një mëkat të regjistrohet si njëmijë dhe të mirat fare të mos shkruhen. Por shiko Bujarin e Gjithëmëshirshëm që me drejtësi duke e dashur njeriun dhe duke e çmuar, për çdo mëkat shkruan vetëm një, kurse për çdo të mirë shkruan dhjetë, shtatëdhjetë, shtatëqind apo shtatëmijë. Për sa thamë kuptohet që, po të hysh në ferrin e tmerrshëm është një dënim i veprimeve tuaja, i gjykuar me një Drejtësi të Pastër, por hyrja në Parajsë është vetëm një mëshirë e Zotit xh.sh..
Pika e dytë. Njeriu ka dy detyra:
Njëra, duke u kthyer nga “un”-i është e predispozuar vetëm për këtë jetë. Tjetra, duke adhuruar All-llahun është kthyer nga Jeta e Përjetshme.
Në rastin e parë, kur fytyra drejtohet nga “un”-i, krijesa është në gjendje të mjerueshme. Kapitali i saj është sa një qime koke dhe me aftësinë që ka prej jetës, shumë pak përfiton (ajo së shpejti do të shuhet si një dritë e vagëlluar). Atij jeta do t’i duket e shkurtër dhe trupi do t’i kalbet shumë shpejt. Në këtë rast, ky njeri kudo që gjendet, në hapësirat e Gjithësisë, nga të gjitha llojet e qënieve të panumërta është një individ nazik dhe i dobët.
Në gjendjen e dytë, kur adhurimi i kushtohet All-llahut, kur e pranon varfërinë dhe dobësinë e vet, atëhere horizonti i tij zgjerohet. Vlera dhe rëndësia e tij rritet, sepse dihet që Krijuesi i Madhërueshëm, midis cilësive shpirtërore të njeriut ka futur edhe dobësi dhe varfëri të pafundme.
Pse i di dhe i njeh këto cilësi, njeriu duhet të pranojë Fuqinë e Pafundme të Fuqizorit të Mëshirshëm dhe të çmojë pasurinë e Tij të Begatë, e atëherë ky njeri bëhet si një pasqyrë e madhe e shfaqjes së Zotit xh.sh.. Pra njeriu i ngjan farës. Ashtu siç i jepen farës prej Fuqisë së Tij, aftësitë, mundësitë, mjetet dhe elementet e vlefshëm nga kaderi, caktimi i Zotit xh.sh., po kështu i jepen edhe njeriut të gjitha mundësitë. Atij i është dhënë një program i hollë dhe i studiuar, si asaj farës, që i është dhënë një ndërtim i përshtatshëm që të mund të punojë nëntokën e fortë dhe duke e zgjeruar shtegun e ngushtë të lartësohet në ajrin e pastër duke u bërë një pemë madhështore. Po nëse kjo farë për shkak të karakterit të keq cilësitë e vlefshme që i ka falur Zoti i shpërdoron dhe atje në tokë disa elementë keqbërës e tërheqin pas vetes, ajo shumë shpejt, atje në folenë e saj, do të kalbet.
Po nëse fara cilësitë e vlefshme i përdor nën urdhërin e ajetit, nga ai shteg i ngushtë do të dalë dhe nga ajo do të rritet një pemë e madhe, me fruta të shijshme. Duke qenë një qënie e vogël me shpirt të padukshëm, do të arrijë tek një e vërtetë kolosale. Njëlloj si këto që thamë, edhe njeriut i janë dhënë nga Fuqia e Mëshiruesit cilësi tepër të çmuara dhe “Kaderi i caktimit të Tij”, tek kjo krijesë ka programuar një veprimtari tepër të vyer. Po nëse ky njeri këto vlera i vendos nën dëshirat e tij vulgare dhe të ulëta në këtë jetë të shkurtër, duke iu bindur veseve personale dhe të përkoshme, atëhere ky njeri, si ajo fara e kalbur do të vdesë duke vuajtur në këtë jetë të shkurtër.
Për këtë fatkeqësi përgjegjësinë duhet t’ia ngarkojë shpirtit të vet, kur të ndahet nga kjo botë. Po nëse aftësinë e vet kjo farë me “ujin” e fesë Islame e vadit, me Dritën e këtij Besimi e ndriçon dhe me pasionin e adhurimit e edukon duke u mbështetur nën urdhërat e Kur’anit, atëherë fytyrën e cilësive të veta e kthen nga qëllimet e tij.
Atëhere me të vërtetë, në këtë jetë dhe në jetën e varrit kjo farë do të rritet dhe do të lëshojë degë dhe në Jetën e Perjetshme do të arrijë përsosmërinë e pafundme. Begatitë (nimetet) e saj do të jenë të pallogaritshme dhe fara do të japë prodhimin e dëshiruar me fruta të shndritshme, duke u bërë në tërë Gjithësinë një pemë e bekuar. Progresi i vërtetë është të kthesh fytyrën e dhuntive nga Ai ku ndodhen zemra, sekreti, shpirti, mendja, bile edhe imagjinata. Kur të mendosh për jetën e ardhshme do të kujtohesh të bësh adhurimet si një detyrë e vërtetë dhe e domosdoshme, domethënë që secila shqisë të përdoret për atë qëllim dhe vend për të cilin është krijuar.
Përkundrazi, mosbesimtarët zhvillimin mendor e quajnë përparim dhe thonë, pa vënë re se kush është haram dhe kush hallall, se duhet të përfitosh prej të gjitha gjërave të shijshme, pa i quajtur turp ose të turpshme. Njeriu mendjen, zemrën dhe të tjera organe, duke i lënë në dorë të veseve dhe nefsit, e quan këtë përparim. Jo, ky nuk është përparim, por një dështim i madh, një katastrofë njerëzore. Kjo e vërtetë sqarohet me një ngjarje të imagjinuar:
“Hyra në një qytet të madh. Aty kishte pallate dhe vila luksoze. Nga porta e disa prej vilave shpërndahej një gazmend i madh dhe i ndritshëm, që të tërhiqte vëmendjen dhe të dukej sikur prej secilës merrje një pjesë të gëzimit të saj. Mua më tërhoqi vëmendjen zotëria i vilës që kishte dalë tek porta dhe luante me qenin. Ndërsa zonjat e shtëpisë të shkujdesura deri në paturpësi, bisedonin me disa të huaj. Vajzat e rritura “luanin” me djemtë e huaj. Portieri, si një aktor i mirë komandonte lojën e tyre. Nga këto që pashë, e kuptova se vila brenda mureve kishte mbetur bosh. Detyrat dhe përkushtimet kishin mbetur pa u realizuar.
Morali i këtyre njerëzve ishte shkatërruar, prandaj vila kishte rënë në këtë gjendje. Nga kjo vilë u largova shpejt. Duke ecur rrugës përpara më doli një vilë tjetër, më e madhe dhe më e bukur. Ajo kishte tjetër pamje dhe aty kryheshin veprime të tjera. Përpara derës rrinte shtrirë një qen i madh besnik, por edhe i ashpër. Pak më tej qëndronte një portier serioz dhe i qetë. U çudita nga ndryshimi që kishin këto dy vila me njëra-tjetrën dhe thashë me vete se ç’ishte kjo kështu! Pa e zgjatur hyra brenda. Vura re se brenda ajo gufonte nga gëzimi. Grupe-grupe njerëzit merreshin me detyrat dhe punët e tyre. Qetësia dhe mirëkuptimi ndihej kudo. Vajzat dhe djemtë bënin mësimet. Më tutje zonjat merreshin me artet nazike dhe qëndisje të bukura.
Në grupimin më të lartë i zoti i vilës bisedonte në telefon për rendin dhe qetësinë e popullit, që jeta të përsosej më mirë. Pra secili merrej me detyrën e tij, që i përshtatej dhe i kishte hije. Ata nuk më thanë “pse ke hyrë” apo “është e ndaluar”, prandaj pasi sodita vilën për pak kohë nga brenda, u largova. Kur dola nëpër qytet, vura re se i gjithi ishte mbushur me dy lloj vilash. Pyeta për këtë çudi dhe më thanë: “Të gjitha vilat që ngazëllejnë nga gëzimi e dëfrimet e shfrenuara, brenda janë bosh dhe janë të banuara nga mosbesimtarët. Ata bëjnë jetën e tyre të pakuptimtë dhe të mbushur me prapësira. Në vilat e tjera banojnë besimtarët dhe kryetarët e tyre janë me sedër (namuz). Kur po vazhdoja rrugën, në një qoshe pashë një vilë tjetër. Mbi portë në ballë ishte shkruar: “Said”. M’u duk sikur aty pashë fotografinë time dhe fillova të bërtas. Nga ankthi u zgjova.
Tani po ta sqaroj ty këtë ndodhi të imagjinuar. All-llahu e bëftë hajr! Ai qytet që përmenda simbolizon jetën shoqërore të njerëzimit. Secila vilë është një njeri. Brenda kësaj vile-njeri dallohen shqisat dhe cilësitë e buta të njerëzve, si: syri, veshi, zemra, shpirti dhe mendja. Veç këtyre, njeriu në vetvete përmban edhe forca epshore, si: nervat, seksi etj.. Tek çdo njeri secili organ ka detyrën e vet. Prirjet epshore dhe nervore kanë vendin tek “porta” e tyre si qen-roje. Po i vure ndjenjat e buta në shërbim të veseve dhe pastaj t’i zhvlerësosh, ato të shtyjnë të harrosh detyrimin kryesor. Kjo është një rënie e tmerrshme. Këtë nuk mund ta quajmë kurrsesi përparim, por po e lëmë me kaq. Anët e tjera të çështjes mund t’i kuptosh edhe vetë.
Pika e tretë: Përmes punës dhe veprës së tij, njeriu shfaqet si një krijesë e dobët dhe e pafuqishme. Pamja e kësaj ane të njeriut është kaq e dukshme, saqë mjafton që ta zgjatësh dorën për ta kapur. Për ta kuptuar më mirë mjafton të krahasojmë kafshët e buta me ato të egra. Kafshët e buta, pasi ia kanë dhënë frerët në dorë njeriut, janë bërë dembele dhe të dobëta si njerëzit, kurse shoqet e tyre të egra kanë një dallim të madh. Ky dallim duket midis kaut të butë dhe atij të egër, midis dhisë së butë dhe asaj të egër. Njeriun një Zot e ka krijuar dhe Ai e pranon dhe e lartëson atë sipas ligjeve dhe rregullave të Tij. Njeriu të gjitha pyetjet dhe lutjet Atij ia drejton, sepse Ai e ka dërguar në bujtinën e Kësaj Bote si një mysafir të ndershëm. Si mik i një Fisniku që është, njeriut përpara vetes i janë hapur Arka e Thesareve. Zoti i ka mësuar mjeshtëri të rralla dhe e do si shërbëtorin e Tij besnik. Zoti xh.sh. për dobinë e njeriut përpara tij ka hapur horizonte, ku të shëtisë dhe të sodisë mbi të gjithë sipërfaqen e rruzullit. Imagjinata e njeriut të shpaloset gjerë e gjatë.
Kështu në qoftë se njeriu mbështetet tek “un”-i dhe si qëllim kryesor ka këtë jetë të përkohshme, ai këtu vetëm se ushqehet dhe kënaqet me disa mirësi kalimtare. Rrethi i tij është i ngushtë. Ai gulçet dhe shkon nga hiçi. Organet e tij që i janë dhënë për t’i shërbyer në këtë jetë, si shqisat dhe pjesë të tjera të veçanta të trupit, do të ankohen ndaj tij dhe në “Mah’sherin e Madh” kundër tij do të dëshmojnë. Ata do të jenë paditësit e tij. Në qoftë se ky njeri e quan veten mik të përkohshëm në këtë botë dhe kapitalin e moshës së vet do ta harxhojë për Padronin e vet, ky është me të vërtetë mik i Zotit xh.sh.. Si të ketë punuar mirë në një rreth të gjerë për një jetë të përjetshme, atëherë bota për të do të ketë më shumë frymëmarrje, zbavitje dhe pushime. Ky njeri mund të shkojë në kulmin e lartësive. Të gjitha shqisat dhe elementet që i janë dhënë në këtë jetë për t’i shërbyer, ndahen prej tij duke dëshmuar në favor të tij në Jetën e Pastajme. Pra, organet e njeriut nuk i janë dhënë atij vetëm për këtë jetë të përkohshme, por sigurisht edhe për Jetën e Përjetshme.
Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 >>>