Pamja e parë: Me dritën e Besimit Islam në zemër njeriu ngjitet në majat më të larta, meriton parajsën (xhennetin).

Me errësirën e mosbesimit njeriu zbret në fundin e errësirës dhe meriton ferrin (xhehennemin).

Besimi është lidhje e fuqishme midis njeriut dhe Krijuesit të tij, Allahut xh.sh.. Besimi i lidh ata fort me njëri-tjetrin. Njeriu duke i besuar Krijuesit të tij stoliset me cilësitë më të çmuara dhe në bazë të tyre vlerësohet. Njeriu çmon dhe lartëson veten me Besimin e vet, me përkushtim ndaj vlerave të tij.

Mosbesimi i pret marrëdhëniet e njeriut me Krijuesin e Plotmëshirshëm. Prej kësaj shkëputjeje njeriu zbehet dhe zhvlerësohet deri në atë pikë, sa qëllimi dhe pikësynimi i tij në jetë kufizohet vetëm me vlerësimin e sendeve materiale të kësaj bote. Duhet të dimë se materia është e përkohshme. Ajo shpërbëhet dhe shkon drejt asgjësë, pra drejt zeros. Çdo trup fizik ka për bazë jetën shtazore, d.m.th. asgjënë, hiçin. Për të sqaruar këtë sekret të madh dhe me shumë domethënie po japim një shembull konkret:

Nganjëherë krijimtaria e njeriut në artet e bukura u jep sendeve vlera të veçanta. Sendet në vlerën materiale, ashtu edhe në atë artistike nuk kanë të njëjtën barazi. Ka raste kur vlerësohet në shkallën më të lartë mjeshtëria, por ka edhe raste të tjera, kur vëmendja kryesore i përkushtohet anës materiale. Shpesh ndodh që një copë hekuri e çfarëdoshme nuk ka asnjë vlerë. Pasi të punohet nga mjeshtri, kjo copë hekuri mund të marrë vlerën e një monedhe floriri. Pra është vlera e dorës së mjeshtrit ajo që kushton më tepër se sa lënda nga e cila u krijua sendi. Kjo vlerë mund të shkojë në miliona, kur vetë materiali nuk vlen as pesë lekë.

Duke kaluar koha, vlerat e këtij sendi të prodhuar nga duart e mjeshtrit, ekspozuar në një atelje arturinash, rriten në miliona.

Të njëjtën copë hekuri, po ta punojë farkëtari për ndonjë vegël bujqësie, nuk vlen ndoshta as pesë para. Nëse e ke kuptuar këtë shembull, do të mësosh se njeriu është pra një krijim artistik i All-llahut xh.sh. dhe një Mrekulli e rrallë dhe nazike e Tij. Krijimi i fuqisë së Zotit xh.sh. merr këto vlera, sepse tek Ai janë pasqyruar të gjithë Emrat e Bukur me stoli të përsosura.

Zoti xh.sh. e ka krijuar njeriun si një ekzemplar, si një mostër të Gjithësisë. Po qe se njeriu zotëron Dritën e Besimit, atëhere të gjithë elementet e shqisave që janë dhunti e Zotit xh.sh. do të lexohen vetëm nën Dritën e qartë të Besimit. Kjo lidhet edhe me vetëdijen e besimtarëve. Njeriu besimtar, i ndriçuar prej të gjithë Emrave të Bukur të Krijuesit, pasqyron bukurinë e ndërgjegjes së tij të pastër dhe bën të lexueshëm këtë Besim edhe për Gjithësinë.

Besimtari indirekt, me krijimet e tij të matura dhe të logjikshme të thotë: “Shihmëni! Unë jam vepra dhe krijesa e Mjeshtrit të Madh! Mëshira e Tij pasqyrohet tek unë, në të gjithë pamjen time. Tek unë do të vësh re talentin e Krijuesit”. Duke e vlerësuar kështu, ky njeri i thjeshtë lartësohet mbi të gjitha krijesat e tjera dhe bëhet një përçues i Mesazhit të Zotit xh.sh. si dhe një mik që meriton parajsën.

Po qe se shpirtin e njeriut e sundon mosbesimi që shkëput lidhjet e tij me Krijuesin, atëherë stolitë e vyera të Emrave të Bukur Hyjnorë i mbulon errësira e mosbesimit dhe është i palexueshëm, si një shkrim i fshirë. Po qe se harrohet Mjeshtri i një arti të rrallë, edhe vlerat e artit të Tij do të harrohen. Po qe se do të lini në harresë mjeshtrinë e një Mjeshtri absolut, atëherë këtë gjë do ta bëni edhe për çdo lloj krijese që shihni në këtë tokë. Mosbesimtari me shkurtpamësinë e tij mendon se çdo gjë në këtë botë është e rastësishme dhe kalimtare, duke mosvlerësuar në këtë mënyrë edhe artet e Bukura.

Çdo organ shqisor, duke pasur vlerën e një diamanti, rrezaton i përthyer në mijëra thërmija, duke i dhënë vlera materiale dhe jo shpirtërore këtij fenomeni. Siç kemi thënë, qëllimi dhe esenca e filozofisë materialiste është jeta e shkurtër, e cila e ulë njeriun në pozitën e njëkafshe, gjithmonë të mbushur me pakënaqësi dhe nevoja të pashterrshme. Me kalimin e kohës materia shndërrohet e shkon drejt asgjësë.

E shikon pra se ku e zbret mosbesimikrijesën më të vyer, njeriun, që shkëlqen si diamant?

Pamja e dytë: Besimi si një Nur plot me dritë, e ndriçon njeriun, ndriçon çdo shqisë, çdo molekulë të qënies së tij, ku në secilën mund të lexosh një Mesazh Hyjnor. Kur ndriçon kjo krijesë, e gjithë Gjithësia, katërcipërisht ndriçon. Këtë sekret të Madh më mirë e zbulon ky ajet: ajet:29)

"17_12032010030033.jpg"

Po tregojmë një ndodhi të imagjinuar:

Ndër dy male të lartë varej një urë e tmerrshme. Nën të kalonte një lum i thellë dhe i rrëmbyer. Unë rrija mbi urë. Gjithë botën e kishte kllaposur errësira. Me imagjinatën timë çava errësirën dhe pashë në të djathtë një varr të stërmadh, në të majtë përmes errësirës dallova dallgët e fuqishme që krijonte stuhia. Të paktën mua kështu m’u shfaq. Hodha përsëri sytë nën urë dhe vura re greminën e thellë. Për t’u përballuar me errësirën, në xhep kisha një fener të vogël, të cilin e përdora në këtë çast të vështirë. Nën dritën e tij të vagëlluar pashë gjendjen e mjerë ku ndodhesha. Përreth urës një lukuni ujqërish prisnin me vështrim dhe me gojë të çapëlyer në drejtimin tim. Aty kishte gjithfarë lloj egërsisrash: dragoj, luanë, etj..

Mbase, po të mos kisha këtë fener me dritë të dobët, nuk do të kisha vënë re asgjë. Atë e ktheja në të gjitha drejtimet dhe ngado e njëjta pamje më shfaqej. Me vete thosha: “Ky fener po më bën dëm!” dhe u hidhërova pa masë. Në inat e sipër e përplasa fenerin me sa fuqi që kisha pas gurëve dhe e bëra copë-copë. Kur përplasafenerin, m’u bë sikur përplasa çelësin e një llambe elektrike, që në çast e shpërndau errësirën dhe të gjithë vendin ku ndodhesha, e mbështolli drita në të katër anët. Kur llamburiti drita, pashë anën e vërtetë të secilit vend. Por çfarë kisha parë në të vërtetë? Ura nuk ishte urë, por një bulevard i gjerë dhe i drejtë në mes të një fushe. Në anën e djathtë nuk kishte varr, por një plantacion të gjelbërt dhe për rreth kopshte të blertë, që i punonin njerëz të mbështjellë nga gëzimi dhe hareja. Ata shprehnin në fytyrat e tyre një ndjenjë të ngrohtë adhurimi. Biseda e tyre ishte e përzemërt dhe gazmore. Ata bënin “dhikër” (përmendnin Zotin) gjatë gjithë bisedës. Ana e majtë, ku më parë kisha greminën dhe ku dëgjoheshin britma të tmerrshme, nuk ishte ashtu. Ajo ishte e hijeshuar dhe e zbukuruar si për festë. Harxhime të mëdha ishin bërë për një gosti, që pritej të shtrohej nga çasti në çast. Kudo shëtisnin njerëzit. Kafshët e egra që m’u shfaqën në errësirë, ishin ca kafshëza të buta dhe të bukura. Aty kishte deve, kuaj, qè, dhi, etj. Kur pashë këtë ndryshim falenderova Zotin, që më dha Dritën e Besimit.

"17_12032010030036.jpg"

Kur këndova ajetin e Zotit xh.sh., përnjëherë u zgjova.

Tani po u sqaroj kuptimin e kësaj ndodhie. Njëri mal është fillimi i jetës, kurse tjetri, fundi i saj, pra dy botërat dhe fundi - jeta e varrit.

Ura është rruga e jetës.

E djathta është e kaluara.

E majta është e ardhmja.

Feneri është koka e njeriut që i pëlqen vetëm mendimi i vet, që nuk i përgjigjet mesazheve të Zotit xh.sh., pra është “uni” i vetvetes.

Ato që i quajtëm egërsira, janë ndodhitë dhe ngjarjet e ndryshme të njerëzve.

Kush i beson “un”-it të vet, bie në errësirën e pakujdesisë. Ai që u ngjitet pas atyre që ndjekin rrugën e prapësive, ngjan me atë gjendjen time të fillimit. Drita e fenerit është njohuria e pamjaftueshme e materialistëve, të cilët të kaluarën e çmojnë si një varr të madh. Sipas tyre, jeta shkon nga hiçi.

E ardhmja për sytë e materialistëve duket si një stuhi e tmerrshme, sepse ata janë të verbuar nga mosbesimi dhe e quajnë çdo gjë të rastësishme. Ky mosbesim ua bën atyre të ardhmen si një egërsirë të tmerrshme, që do t’i përlajë nga çasti në çast. Në realitet secili është një nëpunës i Zotit xh.sh. që lëviz nën dritën e Diturës së Tij të Kulluar.

"17_12032010030040.jpg"

Kur në zemrën e njeriut të kenë hyrë udhëzimet e Zotit xh.sh. dhe besimi të jetë rikthyer, duke mos i lënë hapësirë palaçolleqeve dhe djallëzive, atëhere ai do të më ngjajë mua, në gjendjen time të dytë shpirtërore, siç ua tregova më lart nepërmjet imagjinatës. Për të arritur në këtë gjendje shpirtërore, njeriu duhet t’u nënshtrohet urdhërave të Librit të Zotit xh.sh. dhe papritur hapësira do të mbushet me Dritën e Nurit Hyjnor. Në këtë çast Gjithësia duket e qartë. Këtë gjendje e shpjegon ajeti i famshëm:

"17_12032010030043.jpg"

Njeriu i zgjuar, me syrin e zemrës së tij, do ta shohë të ardhmen, e cila nuk do t’i duket si një varr, por si një rrugë plot dritë.

Njerëzit në çdo periudhë i ka drejtuar një Pejgamber i Zotit xh.sh. apo një Evlija i Shenjtë. Ata e kanë udhëzuar popullin me shpirt të pastër dhe me adhurimin ndaj Zotit xh.sh.. Pasi kanë përmbushur detyrën e tyre duke thënë: “All-llahu Ekber”, kanë fluturuar në të ardhmen, me pozita të larta, të cilat i kanë merituar duke bërë të mira në këtë jetë.

Në të majtë, do të vësh re shndërrime të çuditshme, vila luksoze dhe vreshta të begata të xhennetit, të përgatitura për kënaqësinë e njerëzve. Aty do të shtrohen gosti hyjnore për të gjithë besimtarët. Me Dritën e Besimit do të shohësh se si do të shndërrohen të gjitha ato dukuri që ndodhin në jetë si: stuhitë, tërmetet dhe murtaja, në gjëra krejt të vlefshme. Me Dritën e Besimit stuhitë dhe shirat e furishëm në stinën e pranverës janë mjaft dobiprurës dhe një argument i Mëshirës së Kulluar të Zotit xh.sh..

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 >>>