Megjithëse ndihma e profetëve dhe e evlijave do të vijë në ditën e mah'sherit dhe në jetën e varrit, përsëri edhe nga pozita dhe bisedat e larta të tyre do të përfitohet. Kjo Fjalë e Shenjtë përmban sekretin e vet që thotë:

"17_12032010025046.jpg"

Si shembull një njeri i thjeshtë po qe se ka hyrë në rrethin e një personi që është me pozitë të lartë, ai mund të hyjë edhe në vende të larta të atij personi.

E shtata: Po qe se i ke dashur duke menduar për Mjeshtrin e tyre pranverën dhe sendet e bukura, duke thënë se sa mirë i ka krijuar Mjeshtri Madhështor, pas këtyre mirësive do të shohësh ndihmën e Emrave të Bukur dhe pasqyrimin e funksioneve të këtyre Emrave, duke thënë se këto qenie të praruara, vetëm Një i Gjithëmëshirshëm mund t’i krijojë. Përfundimi i një dashamirësie të tillë është kështu: Në jetën e përjetshme, në xhennet, për këto krijime që i ke parë këtu, shkëlqimi i funksioneve të Emrave të Bukur shkëlqejnë më një mjet njëmijë herë më të mirë se këtu, përderisa Imami Rabbani (r.a.) ka thënë: “Bukuritë e xhennetit janë Shkëlqimet e Emrave të Bukur!...”

E teta: Në këtë botë dashamirësinë që ke treguar për të kujtuar Emrat e Bukur, është një arë dhe një pasqyrë e atyre Emrave. Përballë kësaj dashurie, në jetën tjetër i bëhet një xhennet i përjetshëm. Në këtë botë janë treguar vetëm hijet e Emrave të Bukur, po atje do të tregohen krejtësisht, me një mjet të përkryer, frutet e dashurisë së kësaj bote që ke dashur si një arë e Ahiretit, një arë që pjek vetëm fruta të xhennetit dhe kështu veprimtaria jote do të të bëhet fidan për në xhennet. Veset dhe dëshirat e njerëzve këtu duke qenë si një fidan i vogël, do të lulëzojnë në xhennet në një formë më të bukur. Në këtë botë aftësia e njeriut duke qenë në formën e një fare të vogël që lulëzon shije të shumëllojshme, atje do të jepen xhennetet si shpërblim, ngaqë në këtë botë e ke përdorur në vendin e duhur dashamirësinë.

Këto që treguam janë forcuar me transmetime të haditheve dhe shenja të Kur'anit, se kështu e nevojit Mëshira dhe Gjithëdija e Pastër e All-llahut xh.sh.. Meqenëse ty nuk të përfshin krimi që thotë se të adhurosh botën është faj kryesor, ndoshta ti botën e ke dashur sepse aty përfshihen dhe pasqyrohen Emrat e Bukur dhe jep prodhimin e jetës tjetër.

Ti e ke dashur këtë botë me mendimin që të bësh një adhurim dhe duke soditur ke kujtuar Atë, duke kultivuar në këtë mënyrë detyrat e kësaj bote. Duke dashur botën, me këtë mendim ke adhuruar All-llahun xh.sh..

Pra Mëshira dhe Gjithëdija e Zotit xh.sh. e bën të nevojshme, që të marrësh një shpërblim sa e gjithë kjo botë. Përsëri duke e dashur jetën e pastajme, këtu ke dashur “arën” e saj dhe ke pasqyruar dashurinë për All-llahun xh.sh. dhe Emrat e Tij. Me të vërtetë kjo vepër e do një shpërblim sa kjo botë. Ajo nuk është gjë tjetër vetëm se një xhennet shumë më i bukur se sa kjo botë që jeton.

Pyetje: Çfarë vlen gjithë ai xhenet madhështor?

Përgjigje: Sikur të ishte e mundur, me shpejtësinë e imagjinatës, kishe ecur nëpër yje dhe do të kishe thënë, që të gjitha botërat janë të mia. Shoqëria e melekëve, e njerëzve dhe e krijesave, këtë gjykim nuk do ta trazonin ty.

Kështu: Po qe se ai xhennet do të ishte plot me krijesa që e hijeshonin, prap mund të thoshe se ishte i yti, sepse nuk të bëhet kush pjesëtar në kënaqësinë tënde. Në një hadith të Pejgamberit (a.s.) theksohet: “Disa xhennetlinjëve do t’u jepet një xhennet në gjerësinë e pesëqind vjetëve”. Sekreti i kësaj të vërtete është treguar në “Fjalën e njëzetetetë” dhe në “Shkëlqimin e sinqeritetit”.

E nënta: Evlijatë janë bashkuar në këtë pikë se fruti i besimit dhe i dashamirësisë ndaj All-llahut xh.sh., njeriut i garanton takimin me All-llahun xh.sh., që përbën edhe vlerën e patregueshme. Lumturia e njëmijë vjetëve të kësaj bote nuk vlen sa një “orë” e xhennetit, por edhe njëmijë vjet të jetës së xhennetit nuk vlejnë sa një orë e takimit me All-llahun xh.sh.(1).

Tani e kuptove se çfarë na garanton besimi dhe dashamirësia ndaj All-llahut xh.sh., të saktësuara qartë në lajmin që na ka dhënë Kur'ani dhe Hadithi i Pejgamberit (a.s.).

Në vetën e tij secili me një zell të madh ka merak për ta parë Sulejmanin Alejhisselam (një person i famshëm që është me një përsosmëri të jashtëzakonshme). Çdokush ka merak për ta parë, Jusufin Alejhisselam, që ka qenë me një hijeshi të posaçme. Çdo njeri a nuk ka vallë dëshirë t’i shohë përsosmëritë e xhennetit, që janë me mijëra herë më të larta se ato të kësaj bote? Dihet se përsosmëria e xhennetit është vetëm një shkëlqim prej bukurisë dhe përsosmërisë së Zotit xh.sh.. Se sa dëshirë duhet të kesh për ta parë Atë, për ta dashur, për t’u bërë merak dhe për ta kërkuar, nuk mund të krahasohet me asgjë.

"17_12032010025050.jpg"
"17_12032010025053.jpg"

***

POZITA E DYTË E TË KATËRMBËDHJETIT SHKËLQIM.

Këtu do tua tregojmë vetëm gjashtë sekrete të “Bismillahirrahmanirrahimit”, ndërsa ajo (Besmeleja) mbanë edhe mijëra sekrete të tjerë.

VËTEJTJE: Në pikëpamjen e mëshirës, mendimit tim të shuar prej së largu, Besmeleja m’u duk si një dritë e shndritshme. Për vehten time desha ta regjistroja Atë në formën e notave duke filluar ta ritheksoi me njëzetë, tridhjetë sekrete dhe u mundova ta gjuaj dhe ta pushtoj. Por fatkeqësisht, nuk munda të kem sukses ashtu siç dëshirova. Nga njezet-tridhjetë ato kanë rënë në gjashtë.

Duke shkruar, kur them “O njeri” ta dini se nënkuptoj vehten time. Ky mësim është veçanërisht për mua dhe për atë që shpirtërisht më përngjan mua si dhe për atë që është më i zgjuar se unë. E shkrova edhe “pozitën e dytë të shkëlqimit të katërmbëdhjetë”, duke braktisur vullnetin e vëllezërve që shohin hollë që të bëjnë dobi edhe ata. Pikësynimi i këtij mësimi është më tepër zemra se sa mendja, sepse ajo përballet më tepër me shijet shpirtërore se sa me argumentet.

"17_12032010025056.jpg"

Në këtë pozitë do të rradhisim disa sekrete.

Sekreti i parë: Unë e pashë kështu një nga shijet e “Bismillahirrahmanirrahimit”:

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 >>>