Ja pra, nëpër vendet e muslimanëve kur shtohet shikimi në femrat huaja, atëhere duke u entuziazmuar ngadhnojnë dëshirat veseve epshore. Në këtë rast (edhe po u mbrojte nga harami) e shpërdoron trupin, për një javë detyrohesh të bashkohesh disa herë, dhe të bëhesh për gusull.

Për kujtesën e njeriut edhe në pikëpamjen mjeksëore kjo është e dëmshme.

Ja pra në këtë shekull nga lakuriqësia e grave, veçanërisht nëpër këto vende të nxehta, shikimi i femrave të huaja po bëhet shkak i shpërdorimit të trupit. Në këtë rast po del përfundimi me harresën e përgjithshme. Dikush pak, dikush më shumë secili po ankohet nga sëmundja e harresës. Pra kjo sëmundje po e nxjerrë në shesh sekretin e kuptimit të hadithit të Pejgamberit(a.s.m.) që thotë: “Në kohën e fundit Kur’ani do të tërhiqet nga gjoksi i hafizëve, dhe do ta harrojnë.”

Domethënë kjo sëmundje do të tmerrojë disa njerëz, dhe shikimi në haram do t’i pengojë të behen hafiza, duke sqaruar kështu kuptimin e hadithit të Pejgamberit

***

( Kjo letër shumë është e rëndësishme)

"17_12032010024135.jpg"

Te nderuar vellezer sinqert!

Në këto ditë mendova, se për çfarë në pamjen e Kur’anit, pas besimit për njëherë i jipet rëndësi devotshmërisë ndaj All-llahu xh.sh.. “Ameli salih” (Të zbatosh urdhërat e Zotit). “Takvaja” (Të mbrohesh nga ndalesat e Zotit); (nuk dimë nëse gjuhën shqipe devotshmëria e plotëson këtë fjalë) Gjithnjë të mos bësh gjynah parapelqehet ndaj bërjes e sevapeve; veçanërisht në këtë kohë që na kanë ngadhënjyer shkatërrimet e mëkatet, që të shpetojmë prej tyre duhet të mbështetemi tek moskryerja e gjynaheve, se në këtë kohë kjo ka vlerë të madhe. Sepse në ditët e sotme për të shpëtuar nga rryma të tmerrshme negative, devotshmëria vlen shumë. Jemi duke përjetuar një kohë që na sulmojnë mëkatet e mëdha, në këtë rast rrallëkush mund të bëjë me sinqeritet punë të mirë (sevape). Pra kush i bën farzet dhe largohet nga mëkatet e medha ai shpëton. Dhe nën këto kushtet e rënda kush bën pak punë të mirë, kjo punë e tij mbanë shumë vlerë.

Dhe Takvaja mbrojtja nga mëkatet vetvetiu mbanë edhe “Amel-i salih” punë të mira të sevapeve. Sepse të braktisësh haramin është një urdhër i All-llahut ë krijosh një farz është sevap bi shumë synnete. Pra devotshmëria - të mbrohesh nga mëkatet, në realitet s’është një vepër e lehtë. Në këtë kohë të vështirë që me lakuriqësinë na sulmojnë mijëra gjynahe, me devotshmërinë kur mbrohesh prej tyre ajo ta garanton tërhiqjen nga njëqind harame, pra me këtë ke bërë njeqindë farze

Kur kjo vepër bëhet me qëllim të mirë, duke u frikësuar nga All-llahu xh.sh dhe me mendimin që të ikësh nga gjynahet, ke bërë sevap të madh pa bërë adhurim me vepër. Vetëm për arsye se nuk e ke parë femrën e huaj që është haram, ke fituar shumë sevape (bërja e njëmijë synneteve nuk mund të arrijë sevapin e kësaj vepre.

Në këtë kohë nxënësit e Risale-i Nurit, përballë shkatërrimeve shpirtërore të gjynaheve do të kenë qëllim kryesor të mbrohen nga kryerja e tyre. Meqë me sistemin e sotëm jeta shoqërore po na sulmon në çdo minutë me njëqind gjynahe, me siguri për t’u mbrojtur nga këto sulme është e nevojshme të kesh qëllimin që të mbrohesh nga gjynahet dhe t’i mbështetesh devotshmërisë, sepse me pak punë ke bërë njëqind sevape.

E dimë se një njeri mund të shkatërrojë një vilë për një ditë, ndërsa njëzet vetë nuk mund ta ndërtojnë atë as për njëzet ditë. Pra, për të përmirësuar shkatërrimin një njëriut të vetëm duhet të punojnë njëzet vetë; ndërsa për të përmirësuar përballë mijëra shkatërrimtarëve, mund të qëndrojë Risale-i Nuri, që padyshim ka një ndikim të jashtëzakonshëm. Këto fuqi të kundërta po të kishin një nivel krahasimi, atëherë do të duket më mirë ngadhënjimi i Risale-i Nurit.

Ne jetën shoqërore është tronditur fuqia më e rëndësishme, mëshira dhe nderimi. Në ndonjë vend me ankesa të prindërve për fëmijët e tyre po dëgjohen rezultate shumë negative. E falenderoj shumë All-llahun e Madhëruar se Risale-i Nuri është duke qëndruar shumë mirë ndaj këtyre shkatërrimeve në ato vende që ka hyrë. Anarkistët mizorë, mosbesimtarët me sulmet e gjynaheve të ndryshme janë duke shkatërruar e prishur moralin e muslimanëve. Në këtë rast ka marrë plagë kalaja e Kur’anit që ka dalë në shesh si drejtësi e Muhammedit (a.s.m.) Zullumqarët e sotëm që kanë hapur plagë të mëdha ngjanin zullumqarëve që titullohen “Je’xhuxh” dhe “Me’xhuxh” që kanë shkatërruar “seddi zulkarnejnin” (murin e Kinezëve që ka ndërtuar Zulkarnejni).

Si Je’xhuxhi e Me’xhuxhi që e kanë shkatëruar murin e Seddi Zylkarnejnit, njësoj edhe drejtësia e Muhammedit (a.s.m.), pra kalaja e Kur’anit me shkatërrimin e zullumqarëve mosbesues, në një formë më ashpër ka marrë plagë, nga anarkizmi që bënë ata në moral.

Në këto ngjarje, lufta shpirtrore e nxënësëve të Risale-i Nurit Inshall-llah do të bëhet e vlefshme dhe plotë me sevape si në kohën e Sahabeve që e kanë luftuar imoralitetin njerëzimit duke ua sjellur paqë e qetësi.

Vëllëzër të nderuar! Në një kohë të tillë, për t’u bërë ballë këtyre ngjarjeve të tmerrshme, pas sinqeritetit ndaj Zotit të Madhëruar, ne na vlejnë përpjekjet, “bashkëpunimi shpirtëror”. Si në fletoren e sevapeve, ku regjistrohen dhe përshkruhen këto vepra me laps, njësoj edhe me gojë duke u lutur për njeri-tjetrin, dërgohet mbrojtje dhe ndihmë në kalanë e devotshmërisë së vëllezërve. Veçanërisht në këto muaj të madhërueshëm dhe këto ditë fisnike unë dua të më dilni zot duke u lutur dhe të më ndihmoni ndaj sulmeve që vijnë si stuhitë, se ata kanë si qëllim kryesor mua të dobëtin dhe të varfërin. Kjo ndihma juve ju ka hije sepse jeni mirëbërës dhe heronj besnikë. Me shpirt nga ju jam duke u lutur për ndihmën shpirtërore edhe unë, me kusht që të jeni të sinqertë në shërbimin e besimit, ju që jeni nxënësit e Nurit nganjëherë; 100 herë në ditë edhe juve ju shoqëroj në fitimin e sevapeve.

Said Nursi

(Nga shtojca e Kastamonusë)

***

Bediuzzamani vetë thotë këto fjalë:

“Kush e ka lexuar biografinë e jetës sime e di mirë se para pesëdhjetë e pesë vjetëve, duke qenë në moshën njëzet vjeçare, për respektin që kishte ndaj diturisë, me ngulm m’u lut pashai që të banoja në shtëpinë e tij. Aty qëndrova dy vjet dhe ai kishte gjashtë vajza, tre ishin më të vogla, të tjerat më të mëdha.. Të mëdhatë, as për dy vite që qëndrova në shtëpinë e tij, nuk i njoha, se cila ishte e madhja apo e dyta, sepse nuk i shikoja me vëmendje që t’i njoh. Është për t’u habitur se pati ardhur tek unë një mysafir që ishte edhe teolog dhe për dy ditë secilën vajzë mundi t’i dallojë nga njëra-tjetra se cilat janë. Shokët që kisha pranë duke u habitur me këtë gjendje timen, më pyetën:

— Përse nuk i shikon?

I thashë atyre:

— Nuk më lejon t’i shikoj nderi i diturisë.”

***

Para dyzet vjetësh, në një festimin e ermenëve, në Kaëthane të Stambollit djathtas e majtas në breg të detit ishin ulur mijëra vajza e gra gjysëm lakuriqe të romëve dhe të ermenëve,

Sajjid Taha dhe deputeti Haxhi Iljasi më hipën në një barkë që të shëtisim bashkë pranë atyre femrave. Unë nuk e dija që ata më kishin marrë me qëllim që të më kontrollojnë mua (më kishin kontrolluar me roje) nëse unë do t’i shikoj ato femra. Ndërsa pas një orë shëtitjeje ata vetë pohuan që më kishin kontrolluar dhe më thanë; “Ne u habitëm prej gjendjes tënde që nuk i shikove fare ato”. Atyre u thashë: Unë nuk i dua gjërat e panevojshme se ato janë shije e qejfe me gjynahe që më në fund më shtyjnë që të pendohem.

(Nga jeta e autorit)

***

PJESA E TRETË E “FJALËS SË TRIDHJETË E DYTË

Tema e dytë e “Notës së Dytë”

Përfaqësuesi i mosbesimtarëve, kur mbeti pa rrugëzgjidhje dhe ra i mundur tha:

“Unë kënaqësinë e jetës sime, lumturinë e kësaj bote, përparimin e qytetërimit dhe përsosmërinë e teknikës, e gjeja në vetvete tek mosvlerësimi i jetës tjetër dhe tek mosnjohja e Zotit xh.sh..Kur adhuroja botën dhe kur ndihesha i lirë duke mos iu përulur kujt dhe kur besoja në aftësinë time, me ndihmën e shejtanit kam tërhequr shumë njerëz pas vetes dhe vazhdoj akoma.

Në emër të Kur'anit them: “O ti njeri i pafat! Ty po të drejtohem! Mos dëgjo përfaqësuesin e rrugaçëve, por po qe se e dëgjon atë, atëhere dëmi yt do të jetë aq i madh, sa kur ta mendosh atë, zemra dhe shpirti do të të trishtohen sa nuk bëhet më. Ti ke përpara dy rrugë:

Njëra, ajo që po të tregon përfaqësuesi i mosbesimtarëve; tjetra, është rruga e lumtur që të tregon Kur'ani i Bekuar.

Tani krahasimin e këtyre dy rrugëve veçanërisht e kemi paraqitur tek “Fjalët e Vogla”. E ke parë dhe e ke kuptuar, që përsëri ka ardhur rasti, t'i krahasosh dy rrugë të tilla. Rruga e mosbesimit dhe e mëkateve njeriun e dobët dhe të paaftë e zhduk, ku është i angazhuar me pesha të rënda dhe të hidhura e të panumërta, që e fundosin krejt. Sepse në qoftë se njeriu nuk e njeh dhe nuk mbështetet në Krijuesin e vet, atëherë ai duke qenë një krijesë e dobët, e pafuqishme ndaj nevojave të panumërta dhe i varfër, si dhe një krijesë që në çdo rast përballohet me momentet e fatkeqësive të pallogaritura, mosbesimi atë e kthen në një kafshë të përkohshme, që vazhdimisht vuan ndarjen nga mirësitë e botës. Ai ndëshkohet dhe më në fund ndahet nga dashamirët dhe të afërmit, dhe atëhere në të vërtetë vetë shkon drejt errësirës së varrit.

Pra mbi këtë fatkeq gjatë jetës së tij mbisundon vetëm një vullnet i vogël, një aftësi e paktë, një moshë e shkurtër, një jetë me brenga dhe një logjikë e shuar. Me këtë jetë të pavlerë ai mundohet të përballojë qëllimet e së ardhmes dhe ngjarjet e hidhura. Mosarritja e qëllimeve që ka, atë e zhduk rëndë, për arsye që dihen dhe ndoshta për një minutë merr fund. Po ky njeri, megjithëse nuk ka aftësi për të mbajtur trupin e vet, merr mbi shpinë dhe mbi kokën e vet, botën gjigande. Akoma pa shkuar në ferr, ai vuan torturën e ferrit (xhehennemit).

Pra nga dehja e pakujdesisë, nuk e ndjejnë këtë dhimbje të tmerrshme dhe këtë torturë pikëlluese, vetëm për një kohë të shkurtër. Kur t'i afrohen varrit përnjëherë do të ndjejnë dhimbjen e madhe. Në të vërtetë kush nuk pranon se është rob i All-llahut xh.sh. e quan veten pronë të tij. Kurse në këtë jetë ekzistojnë stuhi të fuqishme. Kush është ai që me këtë vullnet të dobët dhe me këto aftësi të kufizuara, në këtë botë me stuhira do të mund të vazhdojë jetën që vazhdimisht përballohet me armiqtë e panumërt, që fillojnë nga mikrobi i vogël dhe deri tek tërmeti? Ata janë gati ta sulmojnë dhe po qe se kësaj gjendje i shton grupet e armiqve dhe hidhërimet e tjera që i shkakton si p.sh. nga imagjinata e vdekjes, ai shqetësohet tmerrshëm dhe atëhere e kupton më mirë se çfarë ndëshkimi e pret mosbesimtarin. Gjendjes së tij të tmerrshme do t'i rreshtojmë akoma vetëdijen, që e ka lidhjen me jetën njerëzore si dhe me të gjithë botën. Ti me këto brenga të tmerrshme duhet të mbështetesh tek një Zot xh.sh., që në të gjithë botën përdorë funksionet absolute, si emrat: Alim, Kadir, Rrahim dhe Kerim, që kanë kuptimin: i Ditur, i Fuqishëm, i Mëshirshëm dhe Bujar. Kurse mendimi i tij çdo gjë e konsideron të rastësishme, apo që e ka krijuar natyra. Me këtë besim ti o njeri, nga frika e botës dhe gjendja njerëzore do të zhdukesh vazhdimisht. Hidhërimeve të tua po u shton edhe të tjera si tërmetet, stuhitë, sëmundjet ngjitëse, uria, ndarja nga kjo jetë, si dhe ndonjë fatkeqësi tjetër edhe më e madhe, ty do të të zhdukin. Këtyre hidhërimeve po t’u shtosh edhe ato që nuk i përmendëm, merre me mend se me çfarë telashesh do të përballohesh.

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 >>>