Veprat e Abdylkadrit dhe disa tj
- NJERIU QË KËRKON VETVETEN -2
- NJERIU QË KËRKON VETVETEN -1
- ATOMI
- RRETH NJERIUT
- PSE I BESOJN ALL-LLAHUT 50 PROFESORET E FAMSHEMTE EUROPES
- PËRGJIJGE PYETJEVE MATERJALISTE
- NJË JETË TJETËR
- DRITA E MENDJES
- ÇËSHTJET JETSORE
- AFORIZMA TË ÇMUAR
Poezitë: PERLAT E ZEMRËS të Abdylkadrit
- O ZOT!
- FUQIA E ZOTIT
- ÇFARË ËSHTË KUR`ANI?
- MUHAMMEDI (a.s.m.)
- VËLLAZËRIMI
- PUNO!
- SHPRESA
- LIBRAT
- O DJALË I RI!
- O NJERI!
- VËLLEZËR SHQIPTARË
- MOTRA IME FISNIKE
- VËLLEZËR TË DASHUR
- NËNAVE TË MIA FISNIKE
- KULTURA
Online Sayaç
Ja pra, duke imagjinuar të Vërtetat e Kur’anit takohem me ngjarjet e Profetëve dhe me Melekët.
“Po qe se don mall të mjafton bindja”.
Ja kush i bindet All-ahut xh.sh., ai bën edhe ekonomi, kush bën ekonomi ai gjen begati.
“Po qe se don armiq të mjafton Uni- egoja”:
Ja kush e pëlqen vehten; ai e gjenë belanë dhe has në vështirësi.
Kush nuk e pëlqen egon, ai bën ngazëllim dhe hynë në mëshirën e Zotit.
“Po qe se don këshillë të mjafton vdekja”:
Pra, kush mendon se do të vdesë ai nuk lidhet fort pas botës dhe bëhet gati seriozisht për jetën tjetër.
KURA E PESTË
O ti njeri që të është ngjitur sëmundja!
Unë kam bërë provë dhe jam bindur se sëmundja për disa njerëz është një Bamirësi e Zotit xh.sh. dhe një Dhuratë e Çmuar e të Gjithmëshirshmit. Ky është thelbi i këshillave që u jepet atyre që vinin për të më takuar, që unë t’i lutesha Zotit për t’ua larguar sëmundjen sa më parë. Vija re se një djalë i ri që erdhi tek unë i sëmurë, kishte filluar të mendonte për Jetën e Përtejme. Sëmundja e kishte shpëtuar nga veset e kafshës. Të gjithë të sëmurëve që vinin për këshilla u thosha të mos mërziteshin, se këtë e kishin prej Zotit xh.sh.. Dhe më pas shtoja: “O vëlla, unë nuk jam kundër sëmundjes tënde dhe nuk e shoh këtë sëmundje si një fatkeqësi për ty, prandaj do t’i lutem Zotit, që të shpëtosh nga kjo sëmundje”. I thoja: “Mundohu të durosh, gjersa të zgjasë kjo sëmundje. Inshaal-llah Zoti të shëron” Dhe shtoja: “Shokët e tu që janë shëndoshë, në të vërtetë ata janë të sëmurë, kanë braktisur namazin, vdekjen e kanë harruar dhe All-llahun nuk e kujtojnë. Ata e kanë harruar Atë. Për të bërë qejf në këtë jetë, ata humbasin dheshkatërrojnë Jetën e Përjetshme.Në kllapinë e sëmundjes tënde, patjetër që të dalin parasysh stacionet nëpër të cilat do të kalosh. Ty po të shfaqet gropa e varrit dhe pas saj vendi ku do të qëndrosh përgjithmonë. Ti sipas këtij itinerari po lëviz, domethënë për ty sëmundja është në të mirë, pra shëndet, kurse shëndeti i shokëve të tu nuk është tjetër gjë veçse një sëmundje.”
(Nga shkëlqimet)
Kuptimi: “Epshi është shumë i nxitës për të keqen, përveç atv që kë mëshiruar Zoti im, se Zoti im është që fal e mëshiron shumë” (Shënim)
Këtë pikën e bukur forcon Hadithi që thotë:
Kuptimi: “Armiku yt më i dëmshmi është epshi yt (uni, egoja dhe veset e këqija)
Pa u dalluar fare, kush mbanë “nefsi emmarre” (epsh pa edukuar me kulturën e fesë islame )
Ai duke mos dashur tjetërkënd, pëlqen dhe e don vetëm vehten e tij. Në dukje edhe në dashtë dikë, ai nuk është i sinqertë. Ndoshta e don për ndonjë interes dhe për shije që ka në të, ose përpiqet që për qëllimin e tij ta pëlqejnë dhe ta dojnë atë. Ai mundohet vazhdimisht ta prezantojë vehten të mirë dhe nuk merr kurrë përsipër gabimin duke bërë si avokat. Duke paraqitur lloj-lloj demagogji e gënjeshtra, përpiqet të pastrojë dhe të lavdërojë vehten sipas gradës që ka devijuar dhe merr goditjen e ajetit të All-llahut madhëruar që thotë:
Ata duke kërkuar që ta lartësojnë veten, por përballen me të kundërtën e saj dhe poshtërohen e ftohen nga Allahu i Madhëruar. Nga këto mendime që kanë e humbin edhe sinqeritetin në punët e Ahiretit. Pra me këto mendjemadhësi i mbyllën sytë dhe nuk e sheh rezultatet e punëve të vehta që do t’i paguhen në të ardhmen. Në këtë rast ngjitet shijeve të gatshme dhe bien i mundur nga veset e këqija dhe sillet si ai që ka humbur rrugën. Duke u mashtruar nga ligjet e veseve, për shijen e periudhës së një ore së vetme, duron torturën e gjatë të burgut shumëvjeçar. Për kryelartësinë apo hakmarjen e një minuti të vetëm, vuan dënimin e dhjetë viteve burg. bëhet i ngjashëm me atë fëmi që për një kokërr sheqer e shet librin që po meson në shkollë. Bile për të kaluar dhe plotësuar dëshirat e veseve, jep edhe veprat e mira që janë në vlerën e diamantit. Kryelarti, duke pëlqyer unin nuk mund t’i dallojë shijet e pakta që janë në vlerën e ciflave të qelqit të thyer me ato që i sjellin fitim e begati të mëdha.
***
(Nga mesnevi-i Nurijje)
Dije o vëlla i nderuar!
Gjendja ime i përngjan kuptimit të kësaj vjershe që thotë:
Sepse në moshën e rinisë mendoja se kam arritur në kulmin e zgjimit. Tani po e kuptoj se: Ai nuk ishte zgjim por ishte shtresa më e trashë e gjumit. Prandaj, disa njerëz që gjoja janë të qytetëruar dhe duke u lavdëruar asaj i thonë jeta e ndritshme, sigurisht kjo jetë e tyre i përngjan jetës së rinisë sime.
Gjendja e tyre i ngjan atyre që, gjoja i ka dalë gjumi dhe ëndrrën ua tregojnë dikujt tjetër. Ndërsa shembulli i zgjimit të tyre na tregon se ato nga shtresa e hollë kanë rënë në shtresën më të trashë të gjumit. Ky njeri është si ndonjë i vdekur. Pra, a ka mundësi ky njeri të zgjojë të tjerët që tani janë të përgjumur?
Ore ju që duke qenë në gjumë mendoni se jeni i zgjuar! Në punëra të fesë, mos iu afroni atyre që vehten e konsiderojnë të qytetëruar. Sepse është i thellë lumi shumë që qëndron ndërmjet nesh. Nuk është e mundur ta mbushni atë dhe të barazoheni me ta. Apo do të dorëzoheni, apo do të gulçiteni duke rënë devijim.
***
(Nga Menevi-i Nurije)
Alegoria e tretë: O njeri! All-llahu i madhëruar ka vendosur në brendësinë tënde një virtyt të tillë që: Nganjëherë bota nuk po të zë. Ti, duke dëshiruar një vend më gjerë po ngjanë të burgosurit që ia shtrëngojnë fytin dhe bënë “of, of”; kurse nganjëherë po hynë e po vendosesh për një moment shumë të shkurtër në një punë të vogël, në një atom apo në një mendim. Zemra dhe mendja jote, duke mos mundur të vendoset në botën e madhe, përkundrazi ti po mundohesh të vendoset në një grimcë të vogël. Me ndjeshmëritë e tua të furishme për një minutë po endesh në atë mendimin e vogël.
Dhe në cilësitë e tua janë vendosur vegla e shqisa shpirtërore në mënyrë të tillë që, disa edhe ta përpinin botën nuk ngopen dhe ndonjëra nuk po mund të përmbajë atomin e vogël. Koka po mund të transmetojë gurin e madh; syri nuk po mund të mbajë qimen; shqisat shpirtërore nuk po mund të mbajnë gjendjen minimale as sa një qime të pakujdesisë dhe devijimit të njeriut, derisa kjo shqisë shpirtërore nganjëherë s’mund të qëndrojë dhe vdes. Meqë është kështu, bëhu i hollë e duke kujdesur. Kur hedh hapin e shkelë, duhet të friksohesh se edhe mund të gjesh fundin! Për arsye se je njeri, e ke rrezik mund të përmbysësh vetëm me një kafshatë, me një fjalë, me një kokërr, me një shkëlqim, me një shenjë, me një puthje, prandaj mos i përmbys nëpër to ato shqisa të vyera që mund të përpinin botën! Sepse janë shumë gjëra të vogla që në njëfarë mënyre mund të përpinin shumë gjëra të mëdha, si p.sh., në cepin e qelqit mund të hyjë dhe të gulçiten qielli me gjithë yjet. Sa një kokërr gruri që është kujtesa jote; shumica e veprimtarisë dhe faqja e të gjithë moshës tënde hynë në të. Si këto janë shumë gjëra të vogla që përfshijnë çëshjet e mëdha.
***
(Nga shtojca e Kastamonusë)
Si shumica e Hafizëve, edhe një nxënës i Nurit më tha: Çfarë të bëj, tek unë po shtohet sëmunda e harresës?!”
Atij i thashë: Sa ke mundësi ruaju e mos shiko femrat që janë haram për ty. Sepse transmetohet, siç ka thënë edhe Imami Shafija “Shikimi në haram të jep harresë.”
Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 >>>