VEREJTJE

Unë e pashë se: Në botën shpirtërore, pa u ngatëruar fare, po merren fotografi të pa fundme, bile me ndodhi orgjinale. Në kinemanë e madhe të botës shpirtërore e pashë se ajo ishte e gjerë sa mijëra rruzuj të botës ku kishte edhe xhennete në të cilët u tregohen dashamirëve ndodhitë, peizazhet dhe tabelat e kësaj jete të përkohshme. Këto më dolën para si një kinema e ahiretit ku shpalleshin fotografitë, dhe duke parë ato m’u plotësua besimi dhe u binda. (shënim )

Si në panoramën e madhe të All-llahut ashtu edhe në botën shpirtërore që na tregojnë me dy shenja dhe pika të vogla të cilat kanë kontakt me kujtesën e njeriut, Kjo kujtesë që është në madhësinë e një kokrre gruri përmbanë dituritë sa një bibliotekë dhe aty mbron pa u ngatërruar fare. Pra kjo aftësi e vogël e kujtesës ështe një çelës për të kuptuar dy botëra të mëdha: njëra panorama e Levhi Mahfudhit dhe tjetra Bota shpirtërore.

Tani elementet të ajrit dhe të ujit veçanërisht pikat e spermës dhe atomet e ajrit, janë shumë më interesante dhe më precize se elementet e tokës, sepse në to duket shumë qartë vulosja e Gjithëdijes së Zotit të Madhëruar. Prapë duket se në to nuk sundon ndonjë rastisi, apo ndonjë fuqi e verbër apo natyra e shurdhër, apo ndonjë tjetër send që është përmbledhur nga shkaqet pashpirt e të paqëllimta, pra njëqind herë është e pamundur që t’i krijojnë këto që thashë. Me siguri e padyshim shkencat na vërtetojnë se këto janë krijuar me lapsin e caktimit të Gjithëdijëshmit Madhështor, duke i shpalosur ai i ka nxjerrë këtu në shesh.

(Të tjerat mbetën pa u shkruar)

Të gjithëve mijëra selame

***

POZITA E DYTË TË SHTATËMBËDHJETËS FJALË

(Shënim)

O fatkeq, mos bërtit, duke u bindur eja mbështetu,

Sepse bërtitjet janë gabimet e tua të brendshme.

***

Po që se ke gjetur atë që ty ta ka dhënë belanë,

atëherë ke gjetur dhuratën e madhe të rehatisë.

***

Braktisi bërtitjet, falendero Krijuesin tënd,

në këtë rast belaja ty të qeshë, ti bën gazmend.

***

Por, po qe se nuk mund të gjesh Atë ti;

Atëhere jeta jote boshe dhe plot me fatkeqësira.

***

Ti mbi kokën tënde duke patur belanë sa bota,

Për çfarë bërtet nga dertet e vogla, eja mbështetu.

***

Duke iu bindur Atij, ktheju në fytyrën e belasë e qesh,

Prandaj edhe ajo shndërrohet e zvogëlohet përballë teje.

***

Or ti egoistë, mund të kënaqesh vetëm kur ikë nga universi,

Në qoftë se beson Zotin ajo ty të mjafton,

Atëhere edhe t’i braktisesh sendet, ato janë në dobinë tënde.

***

Po qe se je egoist, është shkatërrim, çdo send është kundra teje,

Se, në te dy raste duhet ta braktisësh dasamirësinë e kësaj bote.

***

Pra, si braktiset? Në emrin e Tij dhe me lejën e Tij ta shpenzosh mallin hyjnore,

Ne qoftë se don dikush tregtinë, le ta përjetësojë jetën e përkohshme.

***

Ne qoftë se don t’i plotësosh dëshirat e veseve epshore; ajo është e kalbur dhe e pathemeltë,

Ne qoftë se don objektin ajo mbanë vulën e përkohshmërisë.

***

Domethënë: Nuk vlen të blesh mallrat e këtij tregu, se janë të kalbur.

Prandaj kalo…mallrat e mira janë radhuar mbrapa.

***

FRUTA E MONDIT TË ZI

(Saidi i vjetër këto fjalë i ka folur në majën e Mondit fisnik)

Para meje nuk është Zija Pashai por adhuruesi i Europës.

Folësi s’është nefsi im, por ështe zemra ime që flet në emër të nxënësëve të Kur’anit.

***

Mos u habit që të tërhiqesh se këto fjalë janë të vërteta.

Mos u mashtro mendimeve të huaja se është devijim, atyre mos ua vë veshin se të shtynë të pendohesh.

***

Logjika është flamurtari i flaktë, që duke tmerruar gjithmonë thotë “Oh i mjeri, unë po habitem. Nuk di se kujt e nga kush të ankohem”

***

Unë them se: Kur’ani po më shtyn të them.

Unë nuk habitem si ti, tek Ai i ankohem për fatkeqësirat që vijnë nga Ai.

***

Nga shtrëngimet që vijnë nga Zoti, bërtas tek dera e Tij, nuk e tejkaloj si ti,

Unë nuk iki si ti. Sepse: Ideja ime zgjatet deri në qiell.

***

Unë nuk e ha fjalën si ti. Sepse idea e Kur’anit nga njëra dritë shkon në dritën tjetrër. Dobia dhe e vërteta është në Kur’an; për këtë unë nuk e vlerësoj fare filozofinë e kundërt.

***

Unë e përqafoj Kur’anin, Atë nuk e shes si ti, sepse Ai është diamanti i vërtetë, nga krijesat sodisi të vërtetën, nuk devijoj si ti.

***

Unë fluturoj nëpër rrugë me ferra, nuk i shkel si ti. Nga toka e deri në qiell falenderoj Zotin, nuk kundërshtoj si ti.

***

Vdekja është miku im, prej saj, nuk trembem si ti.

Unë duke qeshur hyj në varr, nuk trishtohem si ti.

***

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 >>>