Veprat e Abdylkadrit dhe disa tj
- NJERIU QË KËRKON VETVETEN -2
- NJERIU QË KËRKON VETVETEN -1
- ATOMI
- RRETH NJERIUT
- PSE I BESOJN ALL-LLAHUT 50 PROFESORET E FAMSHEMTE EUROPES
- PËRGJIJGE PYETJEVE MATERJALISTE
- NJË JETË TJETËR
- DRITA E MENDJES
- ÇËSHTJET JETSORE
- AFORIZMA TË ÇMUAR
Poezitë: PERLAT E ZEMRËS të Abdylkadrit
- O ZOT!
- FUQIA E ZOTIT
- ÇFARË ËSHTË KUR`ANI?
- MUHAMMEDI (a.s.m.)
- VËLLAZËRIMI
- PUNO!
- SHPRESA
- LIBRAT
- O DJALË I RI!
- O NJERI!
- VËLLEZËR SHQIPTARË
- MOTRA IME FISNIKE
- VËLLEZËR TË DASHUR
- NËNAVE TË MIA FISNIKE
- KULTURA
Online Sayaç
Të gjitha këto shfaqen para syve tanë dhe tabela e peshave shfaqet për secilin. Gjithashtu edhe biografia e secilit është shkruar në kujtesë. Përpos këtyreve edhe jeta e bimës në farëra dhe e drurëve në bërthamën e frutave, është shkruajtur si në një fletore të veçantë, duke dhënë një panoramë të qartë të mbrojtjes nga All-llahu i Madhërishëm.
Në të vërtetë ky përcaktim i gjerë duhet të shënohet për llogaritjen e një programi konçiz për veprimtarinë e njeriut. Mbi të gjitha, kjo është një fletë garancie për vetë njeriun dhe jetën e tij, sepse aty pasqyrohet i gjithë qëndrimi dhe sjellja e tij, gjë që do të duhet më pas për jetën e përtejme si dokument bazë. Me këtë dokument ai do të dalë përpara Gjyqit të Madh, ku do të vendoset për shpërblimin e vazhdueshmërisë së jetës apo dënimin e paskajshëm, që do ta hidhërojë së tepërmi. Ky regjistër duhet dhe është i domosdoshëm. Po të mos ekzistonte ai, si dhe mbrojtja e rreptë, çdo gjë do të ishte e pakuptimtë dhe jashtë çdo logjike. Po të mos bëhej Ringjallja ashtu siç është përshkruar me lapsin e caktimit, çdo gjë do të ishte e palogjikshme dhe një tirani e madhe.
PËRMBLEDHJE: “Pesë Themelet” e besimit, me tërë argumentet e tyre vërtetojnë tubimin e Ringjalljes, të vërtetën mbi Të dhe shpalljen e Tij, vërtetojnë jetën e Mbrapme si dhe dëshirën e zjarrtë për Të. Me këto argumente përforcohet edhe më tepër, sepse ato janë shtylla të forta e të parrëzueshme. Duhet të dimë se pjesa e tretë e Kuranit Famëlartë, përmban jetën e vërtetë, Ringjalljen. Secili argument është një gur në themelin e të vërtetës ku ajo është ndërtuar.
PIKA PËR TË
(Për All-llahun)
Të nderuar vëllezërit e mi të sinqertë!
Duke menduar kuptimin e ajetit:
“Thuaj që All-llahu është Ai momentalisht ana e dukshme e këtyre ajeteve më bëri të shoh një pikë të bukur. Me “dylbi” pashë se në rrugën e të devijuarve dhe të ateistëve, ka vështirësi dhe pamundësi të pambarim. Këtë pikë të gjerë dhe të gjatë, do t’ua sqaroj me një shenjë të shkurtër.
Ja pra ashtu si një grusht dhé që ështe në vazo i japin jetë mijëra lloj luleve, në këtë rast këtë vepër, po qe se ia japim natyrës dhe fenomeneve të verbëra, atëhere në atomet e dheut dhe në sasinë e luleve, duhet të ishin makina dhe fabrika të vogla, që të dinë të krijojnë pajisjet dhe veçoritë e ndryshme të gjallesës së atyre luleve. Pra çdo atom duhet të jetë si një hyjni që të ketë aftësinë e pafundme dhe diturinë e pambaruar...
Njëlloj edhe në fjalën , janë grumbulluar atomet e ajrit që duke pranuar All-llahun e Madhëruar, kryejnë vepra interesante, ku nëpër të gjithë botën bartin zërat e telefonëve dhe telegrafëve. Ndoshta nga fuqia e fjalës (1) , marrin aq fuqi, saqë në cepat e atomeve të ajrit përmblidhen aftësitë në sasinë e atomeve që ka nevojë t’i dijë gjuhët dhe nevojat e telefonëve dhe telegrafëve, nevojën e luleve, e bartjes së erës dhe disa të tjera. Për të kryer këtë detyrë është e nevojshme atomi të zotërojnë një aftësi sa të gjithë telefonistët, telegrafistët dhe stacionet e radiove (dhe të televizioneve), sepse këto punë janë duke u krijuar dhe atribuar vetëm nga ana e atomeve të ajrit, të cilat mbajnë këtë aftësi.
Tani shikoje të pamundurat dhe mitet e rrugës së natyralistëve dhe materialistëve. Aty nuk është vetëm një e pamundur, ndoshta numri i të pamundurave të tyre është sa atomet e gjithësisë. Këto punë të paimagjinueshme, kur ia atribuojmë Mjeshtrit Madhështor, atëhere me urdhërin e Tij ajri i bëhet shërbëtor. Me lejen dhe fuqinë e All-llahut duke u mbështetur në Të, punët e mëdha bëhen aq shpejt, saqë puna e të gjitha atomeve bëhet lehtësisht. Me lehtësinë e vetëm të një atomi, sa të thuash , atëhere botërat e ajrit bëhen një faqe e një elementi superior për të shkruajtur fjalët e fuqisë së All-llahut (xh.sh.). Ato duke “shkruar” me majat e lapsave të atomeve, mbajnë nga një pikë mrekullie, pra krijohen në lehtësinë e lëvizjes së një atomi.
Me mendimet e mia duke udhëtuar në fjalët e shenjta të Ajetit: dhe Ajeti: , për të vërtetuar Njësinë e All-llahut të Madhëruar, hodha sytë që të sodis botërat e ajrit dhe të lexoj elementet në mënyrë përmbledhëse në ajër, dhe në fjalën , saktësisht m’u sqarua kjo e vërtetë dhe Njësimi i All-llahut m’u vërtetua në ajrin e Tij, ku në të gjeta një argument të ndritur. Në këtë mënyrë e kuptova se për çfarë Kur’ani i famshëm dhe ato që bëjnë dhikër (përmendje të Zotit) dhe për ta vërtetuar Njësimin e All-llahut (xh.sh.), shumë herë, e përsërisin fjalën e shenjt . Shkëlqimi i kësaj fjale për Njësimin e All-llahut (xh.sh.) ndrit në shumë shenja materiale dhe po ashtu edhe shpirtërore.
Ja disa shembuj: Një krijesë e vogël po të marrë mbi vete një peshë të rëndë, do të shtypet, një vesh zërat e ndryshëm nuk do të mund t’i dëgjojë, ashtu edhe gjuha s’mund të flasë përnjëherë shumë fjalë. Duke filluar nga ky ekuilibrim, fillova të udhëtoj në mend në shtresa dhe në elementet e ajrit, me çelësin dhe busullën , në secilin cep dhe në brendësinë e secilit atom, pashë mijëra pika, germa apo fjalë të ndryshme, që përsëri nuk ngatërrohen, rregulli i tyre nuk prishet, bile ato duke kryer detyra të ndryshme dhe të shumta përsëri krijojnë pa u ngatërruar fare dhe megjithëse atomi më i vogël mban pesha të rënda, përsëri nuk tregohet i dobët dhe nuk ngelet mbrapa, e kështu ua dërgon tek gjuhët interesante, tek veshët e vegjël të atomeve të ajrit, me një përsosmëri superiore, duke hyrë dhe dalur, pa fare ngatërrim. Ato copa dhe atome të ajrit, duke krijuar këto punë të mahnitshme, duke u sjellur dhe lëvizur andej-këndej dhe duke dëshmuar Ajeti: dhe me fuqinë e Ajetit: , mund të ecin dhe lëvizin atomet e ajrit, duke formuar stuhitë, vetëtimat dhe rrufetë, brenda përplasjeve të valëve me një lëvizje të shpejtë e të ndryshme. Rregulli i tyre nuk prishet dhe ato në drejtimet e tyre nuk gabojnë, njëra punë nuk i bëhet peng tjetrës.
Pra, ose do të themi se secili atom apo secila pjesë e ajrit, ka dituri gjeniale dhe mban një vullnet të mprehtë dhe një fuqi të pasosur që sundimi i tyre ishte në gradën absolute apo secili atom do të ishte i nënshtruar shokut pa fare kundërshtim. Për këtë, asnjë “shejtan” nuk mund të thotë se atomet e ajrit mund të bëhen vetvetiu, sepse ajo është një e pamundur aq sa numri i vetë atomeve. Nga kjo del se këto vepra të mrekullueshme padyshim janë të All-llahut të Madhëruar, dituria e të Cilit është e pafundme dhe Ai i shkruan këto me lapsin e caktimit të Tij. Fuqia e Tij përfshin horizontet e qiellit, e cila për to është një faqe e shndërrueshme si një dërrasë e zezë shkollore, ku në të shkruhet dhe fshihet.
Elementet e ajrit vetëm me detyrën e bartjes së zërave, tregojnë ekzistencën e All-llahut (xh.sh.) që është vetëm Ai që i bën këto çudira. Tregimi i mëparshëm tregon të pamundurat e panumërta të të devijuarëve. Një nga detyrat e rëndësishme të ajrit është gjithashtu edhe bartja e rrymës elektrike, forcat tërheqëse dhe drita. Ajri në momentin që përcjell zërat në të njëjtin çast përcjell edhe rrymën elektrike dhe forcat tërheqëse. Ai në të njëjtën kohë u sjell erën bimëve dhe kafshëve, duke kryer detyrën e pllenimit të bimëve. Pra atomet e ajrit në të gjitha nevojat e domosdoshme atribojnë me një persosmëri të jashtëzakonshme, duke kryer detyrat e tyre. Tani me këto detyra të treguara më parë, vërtetohet se kozmosi është një “Arsh” i urdhërit dhe vullnetit të All-llahut (xh.sh.). Tani me këto tregime kuptohet se nuk është e mundur që nëpër gjithësi të sundojë rastësia e çthurur, fuqia e verbër, natyra e shurdhër, shkaqet e ngatërruara të paqëllimta dhe elementet injorantë të dobët e të pashpirtë, ato janë vetëm një krijesë e jo Krijues. Në këtë mënyrë e kuptova se secili atom dhe cep i ajrit, me gjuhën e gjendjes së tij thotë Ajetti: . Kurse tek , pashë çelësin e anës së dukshme të këtyre çudirave. Njëlloj edhe për botëra të padukshme është një çelës. Nga ana e fshehtë nuk u lejova që të vazhdoj më tej.
Të gjithëve mijëra selam!
Vëllai i juaj
Said Nursi
Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 >>>