Përgjigjja e parë: Më parë duhet ta dimë se All-llahu xh.sh., ashtu siç dëshiron të ekspozojë Artet e Bukura, po ashtu dëshiron edhe të mbulojë nën perde vendet dhe sjelljet e turpshme dhe të fëlliqura, për t’u tërhequr vëmendjen njerëzve, që të vlerësojnë nimetet, mirësitë, si dhe anët e bukura të krijesave. Robëve të dashur dhe qenieve të vetëdijshme i këshillon të largohen nga e keqja dhe të mbulojnë vendet e turpshme, sepse kjo bie në kundërshtim me Emrat e Bukur të All-llahut xh.sh.; i Bukur, i Butë dhe i Urtë. Tani dhuntitë e bukura të Pejgamberit a.s.m. na mësojnë të jetojmë brenda kufijve të urdhërave të Mjeshtrit Madhështor dhe ato shprehin dhe shfaqin moralin më të bukur, tek synnetet e Pejgamberit.

Përgjigjja e dytë: Shpesh mjeku duke u nisur nga pikëpamja e vet e mjekimit, mund t’i vështrojë pjesët e turpshme të pacientëve. Të detyruar nga nevoja, atij i tregohet çdo e fshehtë dhe nuk mund të thuhet se, “nuk bën se është turp” dhe kjo nga që është e nevojshme, për vetë mënyrën e mjekimit. Mjeku, po ta gjykojmë nga pozicioni i një burri, apo e një këshilluesi, apo një hoxhë me detyrën e hoxhallekut, nuk mund t’i shikojë ato pjesë të turpshme, sepse atyre u ndalohet. Karakteri i fesë Islame nuk e lejon, sepse kjo quhet një paturpësi.

Si përfundim, Mjeshtri Madhështor ka shumë Emra të Bukur dhe secili ka një Shkëlqim të Vetin, siç është emri: “Gjithëfalës”, që e bën të nevojshme ekzistencën e mëkateve, emri “Mbulues”, që e pranon qënien e gabimeve, po kështu edhe emri “i Bukur”, që nuk dëshiron t’i shohë gjërat e shëmtuara. Emrat, “Bujar”, “Fisnik”, “i Plotmëshirshëm” dhe “i Urtë”, dëshirojnë t’i shohin krijesat brenda mundësisë, në gjendjen e tyre më të mirë. Këto Emra të Bukur dhe të Përsosur, nëpërmjet qenieve, melekëve dhe shpirtërave, xhindëve dhe njerëzve, duan të shpalosin bukuritë, që t’i shohin ato në cilësinë e tyre më të lartë. Tani, synneti i Pejgamberit Fisnik (a.s.m.) dhe karakteri i Tij i ndershëm është simboli dhe principi i karaktereve të treguara më lart.

"16_12032010014933.jpg"

pra profeti ynë i cili ndaj popullit të vet tregon mëshirën e pasosur dhe dhimbshurinë e paskajshme.

"16_12032010014936.jpg"

Kuptimi i gjerë i këtij ajeti thotë: “O ju njerëz, o ju muslimanë, çfarë dëmi keni, që i kundërviheni një Pejgamberi, që tërë fuqinë e ka harxhuar për ju dhe me një mëshirë të pafundme po mundohet t’iu tregojë rrugën e drejtë, me dëshirën që t’iu shërojë plagët e shpirtit me melhemin e Tij të fesë së vërtetë e të përsosur, duke reflektuar ndaj jush sjellje dhe logjikë të lavdërueshme? Pse e mohoni mëshirën dhe dhimbshurinë dhe i kundërviheni gjykimit të Tij? Ai ka sakrifikuar jetën e Tij, për t’iu ndihmuar, kurse ju a e dini se po bëni një marrëzi të madhe me qëndrimin tuaj?” Dhe më poshtë ky ajet vazhdon duke thënë: “O Ti Profet i Dhimbshëm dhe i Dërguar i Mëshirshëm, ata duke mos u menduar gjatë i kundërvihen mëshirës dhe dhimbshurisë tënde, por mos u mërzit, se All-llahu i Madhëruar ty të mjafton. Sundimi dhe Mbretërimi i Tij arrin deri tek Arshi i Madh dhe Urdhëri i Tij zbatohet nga të gjithë ushtarët, në qiell dhe në tokë. Ai në çast mund t’i sjellë rreth Teje shërbëtorët e përulur dhe t’i urdhërojë që të dëgjojnë Ty. Ata e pranojnë këtë shans me kënaqësi”. Pra në Kushtetutën e Muhammedit (a.s.m.) dhe në synnetin e Ahmedit (a.s.m.) nuk ka asnjë çështje që të mos ketë sado pak dobi. Unë me varfërinë dhe me dobësinë time dëshmoj dhe jam gati për tua vërtetuar. Për këto çështje kam shkruar gati shtatë-tetëdhjetë libra të Risale-i Nurit dhe në të gjitha jam përpjekur të pasqyroj ligjet e “sheriatit” dhe rrugën, synnetin e Pejgamberit (a.s.m.). Këto libra janë dëshmitarët e mi të vërtetë, aq sa mund të jenë tetëdhjetë dëshmitarë të drejtë. Sikur të isha edhe më i aftë, përveç këtyre librave, jo tetëdhjetë, por me mijëra libra të tjerë do të shkruaja për të pasqyruar dobitë e Tij. Kjo për vetë faktin se dobitë e Tij nuk kanë të sosur. Këtë e kam vërtetuar gjatë shkrimit të këtyre librave, ku sa herë që zbuloja një çështje, një tjetër edhe më e rëndësishme fillonte të shfaqej. Kjo tregon se çështjet e Ligjit të fesë dhe principet e synneteve të Muhammedit (a.s.m.), sidomos për sëmundjet shpirtërore e ato të mendjes dhe veçanërisht ato shoqërore, janë shumë të efektshme, sepse më kanë shëruar edhe mua. Përkundrazi principet dhe ligjet e filozofisë, vendin e sheriatit dhe të synneteve nuk mund ta zënë kurrë.

Unë kështu e di dhe jam i bindur, prandaj edhe dikujt i kam thënë se kush dyshon në dëshminë time, le të paraqitet dhe të lexojë librat e Risale-i Nurit. Si përfundim, Ligjeve dhe synnetit të këtij personi të ndershëm, t’iu kushtoni vëmendje sa të jetë e mundur. Sa më shumë, aq më mirë është për ju dhe aq më shumë dobi iu sjell për këtë jetë, po ashtu edhe për atë të përtejmen. Kjo është një kënaqësi e madhe, që ju do ta provoni.

Pika e nëntë: Çdo njeri nuk mund ta arrijë përjetimin e të gjitha shkallëve të synnetit të Pejgamberit (a.s.m.), sepse që ta ketë këtë shans duhet të bashkojë diturinë e thellë me devotshmërinë.Për ne është e rëndësishme, që të përpiqemi dhe të japim kontributin tonë, për ta forcuar këtë anë, që duke na parë neve edhe të tjerët ta pëlqejnë. Për të kryer farzet dhe vaxhibet e kemi të domosdoshme, por duhet të bëjmë edhe ibadetin e synneteve, megjithëse edhe kush nuk i bën nuk ka gjynahe, por humbet shumë nga sevapet. T’i ndryshosh ato është një gabim i madh, por që të mbështetësh në traditat dhe rregullat e Tij, do të thotë se traditat e tua i ke shndërruar në ibadet. Po nuk i bëre, nuk gjykohesh, por të pakësohet drita, prej Dritës së të Dashurit të All-llahut xh.sh.. Të bësh sugjerime në gjykimin e adhurimeve të Pejgamberit (a.s.m.) është “bid’at”, i cili kundërshtohet me ajetin:

"16_12032010014939.jpg"

Tarikatet (rrugë të devotshmërisë së shumëllojshme), kur nuk shmangen nga drejtësia e fesë islame me adhurimet e shumëllojshme të tyre, nuk prishin punë. Por në shumë vende të Risale-i Nurit kam thënë se kjo kohë, nuk është koha e tarikateve, sepse në këtë shekull me sulmimin e filozofëve materialistë, besimi është dobësuar dhe duhet ta forcosh atë me argumente shkencore. Mendimi i disa dijetarëve të fesë islame për këtë kategori njerëzish, është se kanë kaluar në “bid’at”. Ky lloj “bid’ati” nuk është “bid’ati sejie”, i dëmshëm, por “hasene” (jo i keq). Përsëri me të drejtë, këtë gjë e ka përsëritur Imami i mijëvjeçarit të dytë Rabbaniu, kur thotë se, “Unë duke vizituar botërat e shpirtërave, kam vënë re se, ata që janë mbështetur në fjalët që janë transmetuar nga Resulull-llahu (a.s.m.), pra në synnetet e tij, shndrisin shumë. Disa rite të forta të adhurimit, që nuk mbështeteshin tek synneti i Pejgamberit (a.s.m.), nuk shkëlqejnë dhe me të parën nuk mund të krahasoheshin kurrë. Atëhere e kuptove se edhe vlera e adhurimeve që burojnë nga ky synnet i Pejgamberit (a.s.), ndikimin e kanë shumë të madh dhe të fortë. Kush kërkon nur (dritë), prej këtij synneti, i mjafton Drita e Tij. Nuk është e nevojshme që dikush të kërkojë dritë jashtë dritës së tij. Tani që e pe gjykimin e Heroit i cili është një person i ndershëm dhe ekspert i kësaj fushe, sipas pikëpamjeve të Imamit Rabbani del se synneti i Pejgamberit është guri themelor për të dy jetët, si dhe miniera e përsosmërisë.

"16_12032010014943.jpg"

Në këtë ajet të mrekullueshëm ka shumë domethënie, sepse në këto fjalë janë përmbledhur shumë ide të vlefshme. Ky ajet thotë: “Në qoftë se besoni tek All-llahu xh.sh., patjetër do ta doni Atë. Meqenëse do ta doni me të vërtetë, brenda dëshirës së Tij do të veproni, pra do të përpiqeni t’i ngjani Personit të Ndershëm, që Dashuria e Profetit (a.s.m.), bashkohet me Atë të All-llahut xh.sh.. Duke i ngjarë atij me vetëdije, duke iu përshtatur rrugës së tij dhe duke ndjekur synnetin, patjetër që edhe All-llahu xh.sh. do t’ju dojë me të vërtetë. Për të fituar Dashurinë e All-llahut xh.sh. duhet ta duash atë, Pejgamberin (a.s.m.)”.

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 >>>