Ky ajet m’u bë si një anije e sigurtë. Shpirti im hyri dhe u njësua me këtë ajet me një besim të plotë. Atëhere e kuptova se përveç domethënies së qartë të këtij ajeti, kuptimi i tij më dha ngushëllim dhe u qetësova shumë shpejt. Pra kuptimi i qartë i këtij ajeti, të Dërguarit Fisnik i thotë: “Nëse ato që kanë humbur rrugën të largohen dhe të kthejnë shpinën, për të detyruar ty që t’i largohesh rrugës tënde dhe të braktisësh Ligjet e All-llahut, mos u merakos, por thuaju atyre: “Unë mbështetem tek All-llahu xh.sh.. Ai më mjafton dhe në vendin tuaj, Ai më sjell të tjerë që të më dëgjojnë. Sundimi i Tij përfshin të gjithë tërësinë dhe asnjë rebel nuk mund të arratiset nga kufijt e Tij. Edhe ata që kërkojnë mbështetje nuk ngelin pa ndihmë”. Kështu me kuptimin e dytë shpirtëror, Ai i thotë prijësve: “O njeri, i cili je kryetar dhe udhërrëfyes i krijesave, në qoftë se ty të braktisin të gjitha qeniet gjatë rrugës ku i udhëzon në rrugë të drejtë, në qoftë se të gjallët prej teje largohen për të vrapuar drejt vdekjes, në qoftë se njerëzit të kthejnë shpinën dhe hyjnë në varr, në qoftë se njerëzit e pakujdesshëm dhe të rrugës së gabuar nuk të dëgjojnë dhe vrapojnë drejt errësirës dhe asgjësë, mos u shqetëso, por atyreve thuaju: “All-llahu mua më mjafton! Meqënëse Ai është me mua, çdo gjë ekziston për mua dhe përmbi çdo gjë jam i bindur se ata që po ikin, nuk po shkojnë drejt asgjësë, por në një Atdhe tjetër, sepse Ai është Zot i Arshit të Madh dhe në vend të atyre që nuk më dëgjojnë, dërgon ushtarë të tjerë nga armata e Tij e Madhe. Pra duhet ta dimë se ata që hyjnë në varr nuk kanë humbur, por janë transferuar në botëra të tjera dhe vendin e tyre All-llahu xh.sh. e zëvendëson me të tjerë. Përkundër atyre që e kanë vendin në errësirë, nga armata e Vet, All-llahu xh.sh. sjell shumë të tjerë, që janë të nënshtruar dhe ndjekin Rrugën e Tij të Gjerë.”

Meqë e vërteta është vetëm kjo: Përkundër dashamirësisë së të gjitha qenieve Ai më mjafton. Nga njëra anë le të qëndrojnë të gjitha miqësitë e qenieve, kurse në anën tjetër vetëm një Shkëlqim i Mëshirës së Tij i përshkon tej e tej!....

Pasi shpjeguam kuptimin e këtyre shënimeve, tani e sheh qartë se si u tjetërsua gjendja e atyre tre kufomave të tmerrshme.

Domethënë: Të gjitha qeniet, duhet t’i kuptosh dhe pranosh, se ato janë nën sundimin e një Dijetari të Kulluar, të Mëshiruesit dhe të Sundimtarit Absolut, prandaj nuk duhet të çuditesh kur udhëtojnë apo lëvizin dhe të detyruara shkojnë e vijnë; disa duke u çliruar nga detyrimet dhe të tjerat veshin këmishën e obligimeve. Kurse në këtë gjithësi, gjithçka duket sikurse shkon e vjen sa andej këndej.

Pika e pestë: Ajeti thotë:

"16_12032010014921.jpg"

Ajeti i All-llahut xh.sh. tregon se mbështetja tek synneti i Resulull-llahut (a.s.m.), sa është e rëndësishme, po aq është edhe e nevojshme, sepse ai sqaron çdo fenomen me një saktësi të plotë.

Pra në veçanti ky ajet i famshëm, në vetvete është një analogji e fortë, krahasim i logjikës. E tillë si në analogjinë e logjikës kur thuhet: “Nëse ka dalur dielli, atëhere dihet plotësisht se do të ketë ditë”. Për përfundimin pozitiv thuhet dielli ka dalur, duke e nënkuptuar se rrjedhimi i kësaj të vërtete është dita. Për të pranuar të kundërtën, d.m.th. gjendjen negative, thuhet se nata nuk ka përfunduar, kur dihet që dielli nuk ka dalur. Këto dy përfundime janë dhënë edhe me logjikën e shkencave konkrete. Identikisht edhe ky ajet I All-llahut xh.sh. do të thotë se: Nëse e doni All-llahun, duhet të mbështeteni tek profeti i Tij (a.s.m.), por nëse nuk mbështeteni tek profeti i All-llahut xh.sh., përfundimi është i qartë, pra nuk e doni All-llahun xh.sh.. Po qe se e doni, atëhere mbështetuni dhe nderoni Profetin Fisnik (a.s.m.). Kush e beson All-llahun xh.sh. do t’i bindet Profetit (a.s.) tërësisht. Në mes të rrugëve së bindshmërisë që të çon tek All-llahu xh.sh., më e pranueshmja, më e drejta dhe më e shkurtëra, pa dyshim është rruga e të Dashurit të All-llahut xh.sh., që na e ka treguar për ta pasuar.

Pra All-llahu i Bukur, me Bujarinë e Tij, me mirësitë e ndryshme, e ka shtruar gjithësinë dhe nga të gjitha qeniet e vetëdijshme kërkon një përgjigje dhe një falenderim. Ky Fisnik Madhështor, që e ka hijeshuar këtë gjithësi me këto Arte të Bukura dhe të mrekullueshme, pa dyshim se prej qenieve të vetëdijshme do të zgjedhë njërën, me të cilën të flasë dhe që të bëhet përhapësi i Mesazheve të Tij në popull dhe të jetë një Udhërrëfyes dhe Prijës. Meqenëse kjo përsosmëri e gjithësisë është bërë si një pasqyrë ku reflektohet e gjithë Mjeshtëria e Vet, patjetër që do t’i duhej një mjet për ta treguar Bukurinë dhe Përsosmërinë e Mjeshtërisë së Tij, pra patjetër bartësi i këtyre vlerave duhet të ishte një Person i Ndershëm, që të kishte dhënë prova të përkushtueshme dhe njëkohësisht modelin e Adhurimit ti shohin tek Ai, të ishte shembullor për të tjerët dhe t’i edukonte ata me moralin e tij të lartë. Gjithashtu t’i mësonte deri sa ata të merrnin nga cilësitë e tij të përkryera.

Shkurt: Dashuria për All-llahun xh.sh. e bën të nevojshme mbështetjen tek synneti i Pejgamberit (a.s.m.).

Vaj hallit atij që nuk i përkushton rëndësi synnetit të Pejgamberit, por shkon pas “bid’ateve” (ligjeve që nuk pajtohen me fenë).

Pika e gjashtë: Pejgamberi ynë (a.s.) ka thënë:

"16_12032010014924.jpg"

Ligji i All-llahut, sheriati, ka gjetur përsosmërinë. Në këtë mënyrë me shpikje të reja të mos e pëlqesh atë dhe të thuash se kjo nuk është e mjaftueshme, duke u munduar të gjesh rrugë të tjera, kjo do të thotë se e ke hedhur veten në errësirë apo në zjarr.

“Sunneti senijje”. Rruga e Pejgamberit ndahet në disa shkallë; njëra prej tyre quhet “vaxhib”. Për të është folur gjerësisht në “Librat e Fesë”, sepse këto janë çështjet themelore të fesë dhe nuk tjetërsohen kurrë.

Pjesa tjetër është “neuafil”, adhurim dhe devotshmëri përveç atyre që ka urdhëruar Zoti xh.sh.. Vetë kjo pjesë ndahet në dy nënpjesë:

E para lidhet me adhurimin, të njëjtë me ibadetin e synneteve të Pejgamberit (a.s.m.). Kjo është treguar edhe në librat e drejtësisë së fesë Islame. T’i shndërrosh ato është bid’at (ligj që s’pajtohet me fenë).

E dyta është “adab” (sjellje morale). Edhe për këtë është folur shumë në librat që flasin për biografinë e Pejgamberit (a.s.m.). T’iu dalësh kundra këtyre, është bid’at. Ndaj qëndrimit të Pejgamberit tonë (a.s.m.) ky është një kundërshtim, që do të thotë se: “Unë e refuzoj dhe nuk dua të kem dobi prej asaj drite dhe prej këtij morali të vërtetë”. Kjo është sqaruar në kushtet e trajtimit të Pejgamberit (a.s.m.) dhe duhet t’u mbështetesh principeve të Tija në lëvizje, si p.sh.: si ka ngrënë, si ka pirë, si ka folur, si ka fjetur etj.. Të gjitha këto quhen adabe, morali i Resulull-llahut (a.s.m.). Kush mbështetet në këto trajtime të Tij ai zakonet e veta i ka shndërruar në adhurim dhe prej këtij morali mbushet shpirtërisht. Të mbështetesh dhe të veprosh duke marrë shembull nga ai, qoftë edhe në një sjellje të vogël, ajo ta përkujton Atë, duke të shndritur shpirtin. Brenda synneteve të Pejgamberit (a.s.m.), më të rëndësishmet janë shenjat e fesë Islame. Ato janë juridikë dhe në to ka “hak” i gjithë populli dhe ky rit quhet adhurim popullor, si p.sh. edhe pse natë e ka krijuar një person, siç është thirja e Ezanit Muhammedi, prej tij ka dobi i gjithë populli dhe nga braktisja e Tij ai mban përgjegjësi. Në këto synnete s’mund të hyjë hipokrizia dhe kjo është një shenjë njoftimi, megjithëse për këtë nuk ka urdhëruar Zoti xh.sh.. Kjo ka një rëndësi më të madhe se sa farzet individuale.

Pika e shtatë: Synneti i Pejgamberit është një moral, një sjellje dhe një arsye e bukur për t’u larguar nga gjërat e mëkatshme. Nuk ka asnjë çështje të vogël të Tij, që të mos ketë një Dritë apo moral të pastër. I Dërguari Fisnik ka thënë:

"16_12032010014927.jpg"

Kush ka lexuar jetën e Tij dhe kush ka studiuar synnetin e Tij, me të vërtetë e ka kuptuar se të gjithë Moralin e Lartë, All-llahu xh.sh. e ka përmbledhur në të Dashurin e Tij. Kush braktis synnetin e Tij, ai patjetër ka humbur moralin dhe do të përballet me këtë fjalë:

"16_12032010014930.jpg"

duke rënë në një gropë të thellë imoraliteti dhe paturpësie.

Shtrohet pyetja: Meqenëse që nga gjërat e vogla dhe deri tek ato më të mëdhatë, All-llahu xh.sh të vëzhgon, atëhere si mund të fshehësh përpara Dijetarit të fshehtësirave sjelljet e turpshme? Kjo gjë nuk mund të realizohet, ne vendet e turpshme nuk mund ti mbulojm ndaj All-llahu xh.sh. sepse ndaj Tij nuk mund të mbulojm sjelljet të turpshme, Ai i sheh sekretet më të fshehta. Ai shikon çdo gjë që ndodh midis krijesave të Tij.

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 >>>