Veprat e Abdylkadrit dhe disa tj
- NJERIU QË KËRKON VETVETEN -2
- NJERIU QË KËRKON VETVETEN -1
- ATOMI
- RRETH NJERIUT
- PSE I BESOJN ALL-LLAHUT 50 PROFESORET E FAMSHEMTE EUROPES
- PËRGJIJGE PYETJEVE MATERJALISTE
- NJË JETË TJETËR
- DRITA E MENDJES
- ÇËSHTJET JETSORE
- AFORIZMA TË ÇMUAR
Poezitë: PERLAT E ZEMRËS të Abdylkadrit
- O ZOT!
- FUQIA E ZOTIT
- ÇFARË ËSHTË KUR`ANI?
- MUHAMMEDI (a.s.m.)
- VËLLAZËRIMI
- PUNO!
- SHPRESA
- LIBRAT
- O DJALË I RI!
- O NJERI!
- VËLLEZËR SHQIPTARË
- MOTRA IME FISNIKE
- VËLLEZËR TË DASHUR
- NËNAVE TË MIA FISNIKE
- KULTURA
Online Sayaç
SHKËLQIMI I NJËMBËDHJETË
“Mirkatussunneh ue tirjaki marazi bid’a”, që duhet kuptuar: “Shkallët për të përjetuar synnetin e Hz. Muhammedit (a.s.m.) dhe ilaçi i efektshëm për të mjekuar traditat që nuk pajtohen me jetën e Muhammedit (a.s.m.).”
Pozita e parë e këtij ajeti është: “Minhaxhussunneh, Rruga e Pejgamberit (a.s.m.)”.
Pozita e dytë është: “Mirkatussuneh”, që do të thotë: “Shkallët e synnetit të Pejgamberit (a.s.m.), që e ngrejnë njeriun në lartësinë e duhur”.
Prej shkëlqimeve të shumta të këtyre dy Ajeteve të Mëdha, shkurtimisht do të shqyrtojmë vetëm të njëmbëdhjetin, në disa pika.
Pika e parë: Pejgamberi ynë, i Dërguari Fisnik, ka thënë:
Shiko se sa e rëndësishme është të mbështetesh në “synnetin e Resulull-llahut” (në rrugën e të Dërguarit tonë) a.s.m.. Veçanërisht kjo bëhet edhe më e rëndësishme kur shumica e njerëzve e braktisin rrugën e All-llahut xh.sh. dhe kur mizoria rritet. Në këtë moment të përjetosh një cilësi sado të vogël të Pejgamberit a.s.m., është një devotshmëri e madhe, e cila tregon një besim të fortë.
Ky veprim të sjell ndër mend Profetin (a.s.m.), në kohën kur drejtëpërsëdrejti merr si bazë përjetimin e vet, synnetin (rrugën e tij) dhe domosdoshmërisht, të kujton dhe të kthen tek prania e All-llahut xh.sh..
Kur të thuash dhe të bësh siç ka thënë Pejgamberi, atëhere ato punë të vogla dhe të thjeshta, që në dukje janë punë të zakonshme si ngrënia, pirja, shtrirja; do të kthehen në punë të mira të adhurimit, që përfitojnë sevape. Kjo ndodh për arsye se duke bërë këto punë të zakonshme, ti e ke kujtuar dhe je mbështetur tek Ai, pra tek i Dërguari (a.s.m.). Me këto veprime ke menduar se kjo është një sjellje e Ligjit të All-llahut xh.sh.. Kjo do të të kujtojë se po sjell ndër mend një gjë sado të vogël të Atij, që është Ligj i Tij, apo direkt vetë Zotin xh.sh., formuluesin e këtij Ligji. Në këtë çast zemra të kthehet nga Ai dhe me këtë veprim ke bërë një Ibadet, që të afron për nga prania e All-llahut xh.sh.. Sekreti i kësaj të vërtete është se kush i është mbështetur synnetit dhe ia ka bërë zakon vetes, atëhere veprimet e tij të zakonshme i shndërron në adhurim (ibadet), kështu të gjithë jetën e vet, ky njeri e mbush me mirësi (sevape).
Pika e dytë: Imami Rabbani Ahmedi Farukiu (k.s.) ka thënë: “Unë kur vizitoja botën e shpirtërave, gjatë rrugës sime vura re se në mes të evlijave më të shndritshëm, më të madhërishëm, më të bukur dhe më të sigurtë, ishin ata që kishin bërë si qëllim të jetës së tyre përjetimin e synnetit të Pejgamberit (a.s.m.). Përderisa vumë re që evlijatë e shtresave të thjeshta, që ndiqnin Rrugën e Profetit (a.s.m.), ishin më të ndritur se sa disa të tjerë të shtresave të larta të tarikatave, duket se mënyra më e sigurtë me anë të së cilës mund t’i afrohemi All-llahut xh.sh., është marrja për bazë, përjetimin e synnetit të Resulull-llahut (a.s.m.).
Po, përtëritësi i mijëvjeçarit të dytë (1 ) ka të drejtë për këtë, se e vërteta është në këtë drejtim dhe është e vërtetë se kush merr për bazë përjetimin e synnetit, ai ka hyrë nën hijen e pranisë së All-llahut xh.sh. dhe përfiton pozitën e të dashurve të vërtetë.
Pika e tretë: Pikërisht unë Saidi i varfër, në çastin kur u shkëputa nga Saidi i Moçëm, kur ende ndodhesha në mes të një stuhie të tmerrshme shpirtërore; me kryelartësinë e nefsit që më kishte gllabëruar, nuk e kisha gjetur akoma rrugën e vërtetë, por me mendje dhe zemër, luftoja dhe e kërkoja vazhdimisht këtë rrugë. Në ata momente nganjeherë ngrihesha shumë lart dhe një herë tjetër zhytesha në humnerë, në thellësira të tmerrshme. Pikërisht kur isha në këtë përshtjellim, e pashë se çështjet e synnetit të Pejgamberit a.s.m., bile me disa përpjekje të vogla, duhet t’i ndiqja, sepse ishin si busulla të drejtimit së anijes. Këtë shans, në mënyrë të njëjtë ma siguronte vetëm synneti i Resulull-llahut (a.s.m.), midis mijëra rrugëve, duke m’i shndritur rrugët e errëta, sikur të shtypja butonin e një llambe të madhe elektrike. Në këtë brengë shpirtërore, kur e shihja veten nën shtypjen e peshave të rënda për problemet që kisha, sapo zbatoja synnetin e Pejgamerit (a.s.m.), menjëherë më bëhej sikur barra ime më shkarkohej plotësisht dhe lehtësohesha. Bile në këtë mënyrë shpëtoja edhe nga dyshimet dhe veset. Pa u menduar kjo apo ajo rrugë është e drejtë apo jo, është e dobishme apo jo, me shkurtpamësinë time, me dobësinë dhe shtrëngimet që kisha, midis rrugëve të panumërta, të cilave nuk u dihej përfundimi, duke u mbështetur tek synneti i Pejgamberit a.s.m. gjeja qetësi.
Çuditërisht shtrëngimet më largoheshin, rrugët më ndriçoheshin dhe më krijohej bindja se po lëvizja nëpër një rrugë të mbarë dhe të sigurtë. Kështu edhe një herë po e vërtetoja gjykimin e Imam Rabbaniut.
Pika e katërt: Në kohën që po mendoja vdekjen dhe po vëreja me këmbëngulje fjalën e padyshimtë që thotë:
nga hidhërimi që po ndahesha prej të gjitha qenieve, tek të cilat pashë vulën e përkohshmërisë, m’u duk vetja si një kufomë që qëndronte në majën e tre kufomave të tjera.
E para: M’u duk vetja si një pllakë varri, sepse tërësia e të gjitha qenieve të gjalla, është si një kufomë shpirtërore, që ka lidhje me jetën time, që duket sikur ka hyrë në varrin e madh të së ardhmes.
E dyta: Duke krahasuar veten midis varreve të kësaj bote dhe varrit të madh të së kaluarës, më dukej sikur midis tyre isha si një pikë, që së shpejti do të zhdukej, apo si një milingonë që vdes shumë shpejt.
E treta: Në kohën e kijametit, ngaqë vdekja totale është e pashmangshme, ajo në syrin tim u shfaq sikur ka ekzistuar edhe në kohën e vdekjes së kufomës së madhe dhe i habitur e i trishtuar i solla sytë drejt së ardhmes. Aty padyshim vdekja ime do të ekzistojë. Besova se ajo është bërë me sekretin e këtij ajeti:
Me vdekjen time ma kthejnë shpinën të gjitha qeniet dhe dashamirët. Duket sikur ato më braktisën vetë. Kur pashë në drejtim të së ardhmes ajo m’u duk në formën e një oqeani në të cilin medoemos do ta dërgonte shpirti im atje përjetësisht. Tani duke qenë në këtë gjendje të hallakatur, më erdhi një shpresë nga besimi dhe Kur’ani, që m’u shfaq nga kuptimi i këtij ajeti të famshëm që thotë: