Krijuesin tonë na e njofton Kur’ani i Famshëm, i cili vërteton se Ai vetë është përkthyesi i gjithanshëm i Librit të gjithësisë. Ai është zbuluesi i Thesareve të mbuluara dhe i Emrave të Zotit xh.sh., që janë shpërndarë në të gjithë sipërfaqen e botës dhe tek secila qenie. Ai është çelësi i zbulimit të ndodhive që kanë mbetur në hije me kalimin e kohës, si dhe është thesari, Arka e Mesazheve dhe e Dhuratave Hyjnore të All-llahut xh.sh., të cilat qëndrojnë të fshehura në botëra të panjohura, nën perden e kësaj bote. Po ashtu Ai është edhe Dielli, Themeli dhe Gjeometria shpirtërore e Fesë Islame si dhe Harta e botërave të fshehta. Ai është Fjala e qartë e All-llahut xh.sh. dhe Pasqyra e funksioneve të Emrave të Bukur. Është një koment i padyshimtë, si dhe një argument i fortë i Tij, që shpreh vetëm të vërtetën. Duke vazhduar, Ai është edhe një përkthyes i Lartë, një Edukator i njerëzimit dhe Dituria e Kulluar e së vërtetës. Është një Udhërrëfyes dhe Shpëtimtar. Është një Libër shkence dhe ligjesh. Mbi të gjitha, Ai është një Libër lutjesh dhe adhurimesh. Ky Libër ta drejton rrugën nga e mira dhe të shmang nga e keqja. Është gjithashtu edhe Libër i përmendjes së All-llahut xh.sh. dhe i njoftimit të Tij.

Pra Kur’ani është në gjendje t’u përgjigjet të gjitha nevojave shpirtërore, për secilën kategori njohurish dhe secilin karakter në veçanti, siç janë evlijatë dhe njerëzit e rrugës së drejtë, të cilëve u është vërtetuar devotshmëria.

Ai u përgjigjet të gjitha atyre kërkesave, të cilat kanë në bazën e tyre fenë islame, sepse dihet që Kur’ani është një literaturë e amshueshme.

Përsëritja e Kur’anit, veprim që konsiderohet i gabuar, pikërisht ajo, bën të shkëlqejë Mrekullia e Tij. Meqënëse është Libri i Përmendjes së Zotit xh.sh., i lutjes dhe i ftesës për në fenë islame, këto përsëritje mirëpriten dhe konsiderohen si të domosdoshme, për ta shprehur atë sa më bukur. Si shkak gabimi që paraqitet përsëritja e Kur’anit, ajo është për të forcuar dritën e saj. Përsëritja e duasë është e rëndësishme kur përsëritet, duke e përforcuar rezultatin, i cili tregon qartë forcën ushqyese të Kur’anit. Për këtë arsye duke i përsëritur vazhdimisht forcohet rëndësia e saj, sepse çdokush nuk ka aftësi ta lexojë të gjithë Kur’anin, kurse një kapitull të Tij edhe mund ta lexojë. Kështu kapitujt e gjatë të Kur’anit, që përmbajnë qëllimet më të rëndësishme, janë përmbledhur në kapituj të vegjël, ku secili është quajtur një Kur’an i vogël. Kjo është bërë për arsye që askush të mos vuajë, për t’i përsëritur këto ajete të sureve më të rëndësishme, që janë edhe temat kryesore të Kur’anit. Këto tema duhet të përsëriten, për arsye se përmbajnë Njësimin e All-llahut, Ringjalljen, që nganjëherë bën fjalë për Musain (a.s.), apo edhe për nevojat e shumëllojshme materiale dhe shpirtërore të njeriut. Si shembull mund të sjellim se medoemos çdo çast, trupi i njeriut ka nevojë për ajër që të jetojë, po kështu edhe shpirti i tij vazhdimisht ka nevojë të thotë: “O Zot, Ti je Ai që na kursen çdo minutë”. Kurse disa fjalë të amshuara si: “Bismil-lahirr-rrahmanirr-rrahim”, është e nevojshme t’i thotë çdo orë. Pambarimisht shembujt vazhdojnë njëri pas tjetrit. Domethënë përsëritja e ajeteve ka lidhje me përsëritjen e nevojave, ndërsa nevoja vetë, të detyron dhe të nxit, që më me zell të kërkosh ndihmë tek All-llahu xh.sh.. Duhet ta dish se Kur’ani është Baza, Themeli dhe Kushtetuta e muslimanëve, që e përjetojnë Atë. Meqenëse Kur’ani është një Libër që iu përgjigjet të gjitha nevojave dhe kategorive të njerëzve, klasave të ndryshme dhe karaktereve të veçanta, për shekuj me radhë Ai e ka sundimin dhe do të vazhdojë deri në Kijamet. Përsëritja e vazhdueshme forcon edhe më shumë bindjen tek besimtari dhe e bën atë të qëndrueshëm.

Secili duhet ta dijë se Kur’ani nuk është një Libër i thjeshtë. Mesazhet e Tija janë aq të larta dhe të holla, saqë ato përnjëherë s’mund të kuptohen për të hyrë në zemrat e njerëzve që të bëhen të qëndrueshme. Doemos nevojitet që vazhdimisht të përsëriten, sepse tek kjo përsëritje besimtari ka çfarë të mësojë. Sa herë që t’i lexosh, aq herë të tjera mëson prej Tij, sepse çdo ajet shpreh dobi të lloj-llojshme dhe ka shumë domethënie. Pra Ai është një Libër me shumë anë, që u përgjigjet njerëzve me karakter të veçantë, që kanë jetuar në të gjithë shekujt.

Kur’ani përveç që është një Libër që me ajetet e tij shpreh shumë qëllime dhe domethënie, Ai ka edhe një Shkëlqim të Mrekullisë së Tij. Ai duke na mësuar shkencat e natyrës dhe ato materiale, pa u thelluar i shkon përciptazi, por me argumente të forta, na bind se është mrekulli dhe nuk është ashtu siç pretendojnë mosbesimtarët. Nuk është gabim përsëritja, sepse nevoja e kërkon atë.

Ti thua pse nuk jep njohuri për shkencat e fizikës dhe filozofisë, siç kanë bërë shkencëtarët e sotëm. Disa çështje Ai shkurtimisht i ka shënuar dhe me disa të tjera ka përkëdhelur mendimet e përgjithshme, duke na i sqaruar. Ai tregimin e ka vazhduar në një formë të tillë që të mos shqetesojë shumicën e njërëzimit dhe mendimet e njerëzve të thjeshtë të mos i turbullojë dhe t’i lodhë.

Duke t’u përgjigjur ty o i panjohur që po më pyet, po i pate lexuar tregimet e mia të mëparshme, ndoshta e ke kuptuar se Kur’ani Famlartë, duke treguar për gjithësinë, bën fjalë për Krijuesin e Tij. Pra për të njohur Mjeshtrinë e Tij dhe jo siç mendojnë filozofët, të cilët e kanë humbur rrugën e vërtetë. Kur’ani ka për qëllim të njoftojë funksionet e Emrave të Bukur të All-llahut xh.sh., për çfarë i ka krijuar dhe se çfarë domethënie ka gjithësia. Këtë studim e bëjnë edhe filozofët, kur marrin njohuri për shekujt e mëparshëm, por Kur’ani në shekullin që ka zbritur, po të jepte një informatë mbi teknikën e sotme, kjo do të ishte një largim nga feja dhe kundër Mëshirës së All-llahut xh.sh.. Kur’ani për të vërtetuar ekzistencën e Krijuesit të Botës, paraqet si dëshmi gjithësinë. Me tregimet e Tij duke sqaruar pjesë nga Gjithësia. Ai i vë përpara vetes shkencëtarët, kur thotë se me të Dërguarit e Tij ka vizatuar skajet e përparimeve të llojeve të ndryshme të shkencave. “Ejani t’iu shoh nëse do t’ia arrini!” Kur’ani kur ka dhënë dituri për natyrën, ka pasur parasysh që këto të jenë të kuptueshme dhe jo enigmë për njerëzit e thjeshtë, sepse Ai është një udhërrëfyes i përgjithshëm dhe nuk përjashton askënd nga Mëshira e fesë. Kjo është edhe arsyeja që çështjet e rëndësishme t’i koncentrojë dhe t’i përmbledhë, duke u shprehur shkurt dhe prerë, pa stërhollime, që vetë mendja t’i përpunojë qartë fenomenet dhe të mos i përziejë me demagogjinë.

Për shembull duke folur për diellin thotë: “Është një llambë që sillet rreth e rrotull”; por për cilësitë e diellit nuk flet, ndoshta ngaqë ai është zemreku i rregullimit të planeteve dhe qendra e rregullsisë edhe pse vetë rregullsia është pasqyrë e Diturive të All-llahut xh.sh.. Këto janë edhe temat e Tij kryesore.

Kur’ani i Famshëm thotë:

"16_12032010013631.jpg"

me rrotullimin e tij të rregullt dhe të kalkuluar nga një Mjeshtër Madhështor, duke u kulluar; vera, dimri, dita dhe nata. Askush nuk mund ta tjetërsojë dhe ndryshojë atë.

Në një ajet tjetër thuhet:

"16_12032010013634.jpg"

pra duke e bërë të ditur se bota është në formën e një pallati, ku brenda saj qëndrojnë të gjitha gjërat dhe hijeshitë, si dhe ushqimet e nevojshme, që janë përgatitur për njerëzit dhe për qeniet e tjera të gjalla. Dielli në atë pallat shërben si një mjet ndriçimi. Në këtë paragraf tregohet Mëshira e Madhështisë së Tij.

Shiko çfarë thotë filozofia fjalamane: “Dielli është një trup i madh i zjarrtë dhe i lëngshëm. Ai i tërheq të gjitha planetet rreth vetes, duke i sjellur rrotull tij”. Me këtë thënie të tmerrshme shpirti i njeriut turbullohet dhe me këtë tregim, njeriu nuk e përfytyron dot veten, përveç se në një botë të tmerrshme dhe të trishtuar. Ai e kupton se ana e dukshme e filozofisë është e ilustruar, por brenda saj paraqiten kotësitë dhe zbrazëtia. Njeriu nuk duhet të mashtohet nga shkëlqimi i rremë i filozofisë, por duhet ta përmbledhim respektin ndaj Kur’anit.

"16_12032010013637.jpg"
"16_12032010013640.jpg"

Vërejtje: Nëse do që të gjesh një Arkë të Mrekullive, paraqitu tek “Rrezja e Katërmbëdhjetë”. Ajo është pjesë e Risaleve në arabisht. Pikërisht tek “Pika e Gjashtë” e burimit të katërt, janë sqaruar dhe treguar “Pesëmbëdhjetë Mrekulli” nga të “Dyzet Mrekullitë” e Kur’anit.

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 >>>