Tani shiko! Pasi Ai shpalli Fenë e Tij, gjithësia u mbulua me shkëlqim dhe ndërroi trajtë. Nga gjendja e zisë që e mbështillte më parë, u përfshi nga gazmendi dhe lumturia, sepse tani po përmendej Emri i Krijuesit të qenieve, me tërë ndriçimin e Dritës së Fesë së Tij. Kjo Dritë e Shenjtë vendosi paqen midis qenieve. Më parë mbizotëronin vrasjet dhe hasmëritë, kurse tani u lënë mënjanë grindjet dhe gjakderdhjet midis të huajve dhe kudo u shpërnda fryma e miqësisë dhe vëllazërimit. Ato kufoma të heshtura, tani morën një formë, ku secila u shndërrua si një nëpunës apo shërbëtor i bindur dhe i dëgjueshëm. Jetimët e përvuajtur u kthyen në njerëz gazmendë dhe të gjithë në një kor gjigand brohorisnin dhe në çdo çast shqiptonin Emrin e Krijuesit, i Cili u dha mundësinë, që nga gjendja e punës së rëndë, të shkojnë në atë të prehjes dhe rehatisë.

Pika e pestë: Këto lëvizje dhe shndërrime, që më parë dukeshin të pakuptimta dhe të thjeshta, nën Dritën e Fesë së Tij, u transformuan nga lojëra të rastësishme dhe të rëndomta, në Mesazhe të Edukatorit, si dhe në një pasqyrë të argumenteve, për ekzistencën e Emrave të Bukur të Krijuesit. E tërë Gjithësia merr formën e një Libri të Mrekullueshëm. Sikur të mos ekzistonte kjo Dritë, njeriu i hedhur në gjendjen e një kafshe të dobët, me një mendje të pazhvilluar, që e rrënon dhe e bën fatkeq, do të shkonte edhe më tej drejt mjerimit. Ardhja e fesë e lartësoi njeriun në rangun më të lartë ndaj të gjitha krijesave dhe e shndërroi në një mbret nazik dhe të zgjuar. Ai filloi të lutet për veten, si një krijesë e dobët, nazike dhe e varfër, duke u ngritur përmbi kafshët dhe krijesat e tjera. Pra, a e kupton se po të mos ishte Drita e Fesë së Tij, gjithësia dhe njeriu do të zbriste në shkallën zero? Këtë të vërtetë të pashoqe mbi gjithësinë ka mundur ta sqarojë vetëm një person i Famshëm dhe Ai është Hz. Muhammedi (a.s.m.). Po të mos ishte sqaruar kjo e vërtetë edhe Gjithësia edhe njeriu do të ishin në një gendje, që më mirë të mos ekzistonin.

Pika e gjashtë: Shiko! Ai person i ndershëm, duke qenë Lajmëtari i Jetës së Kënaqësisë së Përtejshme, është edhe zbuluesi i Mëshirës së Paskajshme dhe i Bukurisë së Emrave të Edukatorit. Ai është zbuluesi dhe soditësi i thesareve hyjnore. Atë po ta shikosh nga ana e vetive, të duket si një shembull i përsosur i dashamirësisë dhe i mëshirës, që e ka shtuar respektin tek njerëzimi. Gjithashtu po ta vëzhgosh për nga zemërgjerësia, Ai shëmbëllen me një ylber që ndriçon Pemën e krijimit të gjithësisë. Po ta gjykosh nga ana e Pejgamberisë, Ai të duket si një argument i Drejtësisë dhe si Drita e vërtetë e diellit për udhërrëfyesin. Ai është si një mundësi shpëtimi.

Shiko, Drita e Fesë së Tij, si një mjet shpëtimi është përhapur nga lindja në perëndim, ku gjysma e botës dhe një e pesta e njerëzimit, nga kjo fe ka gjetur shpëtimin. Këtë dhuratë të çmuar e solli Ai.

Ç’do të bëhet me shejtanin dhe nefsin tonë, që Fjalën e Shenjtë:

"16_12032010013610.jpg"

e cila është thelbi i të gjitha çështjeve të atij personi, nuk e pranojmë me të gjitha shkallët e saj?

Pika e shtatë: Shiko! Në ishullin e gjerë, në mes të popujve ambiciozë, të pakulturuar, të egër dhe të pashkollë, në një kohë të shkurtër Ai mundi të heqë nga koka e tyre traditat e vjetra dhe të egra, duke ua zëvendësuar ato me moralin e pastër dhe karakterin e fortë. Duke vepruar kështu, Ai mundi që ata njerëz të egër dhe injorantë t’i kthejë në mësues dhe mjeshtra për të edukuar popujt e tjerë, që konsideroheshin të kulturuar.

Shiko, jo me tirani, por me bindje Ai i pushtoi mendjet, zemrat dhe shpirtërat, duke i ndërgjegjësuar që të bëhen me të vërtetë të qytetëruar me përkushtueshmërinë më të madhe. Me këto veprime, Ai u bë i dashuri i zemrave, mësuesi i mendjeve, eliminuesi i nefseve dhe Sulltani i shpirtrave.

Pika e tetë: E dimë mirë se edhe për një ves të vogël, siç është pirja e duhanit, edhe një sundimtari të madh i duhen shumë përpjekje për ta ndaluar.

Tani shiko! Profeti ynë, shumë tradita të forta dhe të vjetëruara të popujve të mëdhenj dhe ambiciozë, me pak mundim apo në një kohë fare të shkurtër, ka mundur t’i shkulë, duke mbjellur në vend të tyre cilësitë më të bukura. Ai është përpjekur që këto tradita tua ngulë në mendje dhe në zemër, duke ua bërë të tyre dhe duke i shndërruar ata në besimtarë të devotshëm. Ja pra, këto vepra të vyera i ka bërë Ai. Tani, shekullin e lumtur dhe atë gadishullin arabik do t’i fusim në syrin e atyre që mohojnë Profetësinë e Tij. Le të ngrihen dhe le të shkojnë atje me qindra filozofë dhe le të punojnë njëqind vjet, përsëri një përqind të veprave të Profetit Fisnik, nuk do të munden t’i realizojnë (megjithëse ai nuk ka ditur as të shkruajë e as të lexojë).

Pika e nëntë: E dimë mirë se një njeri i vogël e i thjeshtë, në një bashkësi të vogël, ku do të diskutojë dhe të mbrojë një çështje të debatueshme dhe fare të vogël, po hipi në podium të debatojë me armiqtë e tij, nuk do të mundet të mbrohet dot, pa u emocionuar. Përballë armiqve të tmerrshëm, ai nuk do të mundte të fliste gënjeshtra të turpshme, sepse do t’i lidhej fjala në grykë prej frikës.

Tani shiko! Profeti Fisnik, me një detyrë shumë herë më të madhe, me një obligim shumë herë më të madh dhe me një nder të lartë, pa ngurruar fare, përpara një bashkësie të madhe, përballë armiqve të shumtë dhe të mëdhenj, kur ka ardhur puna për të diskutuar për çështje të rëndësishme në podiumin madhështor, duke qenë nevojtari i sigurimit, me një qetësi shembullore, pa u tërhequr apo turpëruar, pa u dridhur dhe i qetë shpirtërisht, me një seriozitet të madh, ka lëshuar fjalë të mahnitshme. Këto fjalë i kanë tmerruar armiqtë, sepse kanë qenë të drejta, me një mesazh të shenjtë dhe të shprehura në formën më të lartë. Fjalët e Tij a ka mundësi të jenë tradhëti?... Asnjëherë, kurrë!

"16_12032010013614.jpg"

Ja pra e drejta kurrë nuk të mashtron dhe i drejti nuk mashtrohet kurrë. Profetësia e të Drejtit është larg nga dredhia dhe tradhëtia. Në syrin e të drejtit imagjinata e askujt nuk guxon ta paraqesë veten ndryshe nga ç’është dhe të mashtrojë....

Pika e dhjetë: E shikon edhe vetë se duke treguar të vërtetën, duke i argumentuar mirë çështjet edhe ata që dyshojnë i tërheq për nga vetja, që ta kuptojnë se çështjet e Tij, po aq sa janë të vështira janë edhe të nevojshme.

E dini edhe vetë se më shumë se sa meraku, njeriun asgjë tjetër nuk e nxit. Nëse ty dikush do të të kërkonte gjysmën e mallit, me konditë që të të japë lajm nga Jupiteri apo nga Hëna dhe të tregonte gjithçka për të ardhmen tënde, po qe se ti, do të kishe kureshtje të madhe, do ta jepje pa u tërhequr dhe hezituar. Pejgamberi ynë Fisnik jep lajmin e Sundimtarit të botërave, se Hëna në Atdheun e Tij është si një mizë dhe rruzulli ynë sillet rreth Diellit, që është një llambë ndriçuese në një nga mijëra botërat e Atij Sundimtari, ndërsa në Botën e Tij dielli është si një llambë e vogël e përbërë nga mijëra fenerë ndriçues. Ky Person i Ndershëm, prej të tilla botërash të çuditshme, po na jep lajme dhe ashtu për qarkullimin e cikleve, duke na treguar për shndërrimet, na lajmëron që edhe sikur mijëra botëra të kishin plasur si bombë, nuk do të kishte ndodhur një gjë kaq e çuditshme.

Shiko si po jep lajme në gjuhën e Tij (Zoti xh.sh.):

"16_12032010013618.jpg"

Me sure (kapitull) të tillë po lajmëron për një të ardhme dhe lumturi të vërtetë. Shndërrimet e zhvillimit që ndodhin në këtë botë, pranë lajmeve të Tija janë si një pikë uji, po t’i krahasosh me lumturinë e Përjetshme. Ai me seriozitet, jep lajmin e një jete të lumtur, ku përpara kënaqësive të përtejshme, kënaqësitë e kësaj bote janë si një rrufe kalimtare në diellin e shndritshëm.

Pika e njëmbëdhjetë: Për të ndriçuar këto të fshehta të errëta të gjithësisë dhe për të ngritur këto perde të panjohura dhe të çuditshme, duhej vetëm një Profet Fisnik dhe i Mrekullueshëm, si Muhammedi (a.s.m.), që zotëronte një fuqi të jashtëzakonshme. Ai na tregon se çfarë kërkon prej nesh All-llahu i qiejve dhe i tokës, që rruzullin tokësor e ka mbushur me mirësi, për t’i gëzuar njerëzit këto të mira. Më parë duhet të mësojmë se me çfarë veprash ta gëzojmë Bamirësin tonë. Këto probleme po na i mëson shumë qartë duke i shoqëruar ato me argumente të sakta.

Tani për të dëgjuar këto fjalë dhe këtë Profet a.sm., është e nevojshme për të vepruar sipas urdhërave të Tij.

Çfarë ka shumicave e njerëzve që janë bërë si të shurdhër, si të verbër dhe të shushatur, saqë edhe të drejtën nuk po mundin ta dallojnë? Pse nuk po i dëgjojnë, nuk po i shohin apo nuk i kuptojnë këto punë kaq të qarta?

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 >>>