“Pikërisht unë Saidi i varfër, në çastin kur u shkëputa nga Saidi i moçëm, kur ende ndodhesha në mes të një stuhije të tmerrshme shpirtërore, me kryelartësinë e nefsit që më kishte gllabëruar, nuk e kisha gjetur akoma rrugën e vërtetë, por me mendje dhe zemër luftoja dhe e kërkoja vazhdimisht këtë rrugë. Në ato momente nganjëherë ngrihesha lart, e nganjëherë zhytesha në humnerë, në thellësira të tmerrshme. Pikërisht kur isha në këtë pështjellim të tmerrshëm, e pashë se çështjet e sunnetit të Pejgamberit, bile me disa përpjekje të vogla, duhej t’i ndiqja, sepse ishin si busulla të drejtimit të anijes... duke u mbështetur tek sunneti i Pejgamberit gjeja qetësi. Çuditërisht shtrëngimet më largoheshin, rrugët më ndriçoheshin dhe më krijohej bindja se po lëvizja nëpër një rrugë të mbarë dhe të sigurtë”.

Në të gjitha kohërat në fushë të edukatës një rol të veçantë ka luajtur shembulli i mirë. Një prind i mirë, një vëlla apo motër e mirë, një shok apo mik i mirë, ka qenë gjithnjë një faktor me vlerë edukimi. Po mendoni ç’vlera edukimi në të gjitha qelizat e jetës materiale e shpirtërore të njeriut, luan Profeti Muhammed (s.a.s.). Ai është një shembull i lartë edukate. Ai është shëmbëlltyrë e njeriut të lartë, sepse ai jetimi i gjorë, mbeti pa nënë e baba, për t’u interesuar për të Vetë i Gjithëmëshirshmi. I Dërguari Fisnik ka thënë: “Mua All-llahu xh.sh. më ka edukuar me sjelljet më të bukura”.

Kush ka lexuar jetën e tij, kush ka studiuar sunnetin e tij, me të vërtetë e ka kuptuar se të gjithë moralin e lartë All-llahu e ka përdorur në të Dashurin e Tij. Kush braktis sunnetin e Muhammedit (a.s.m.), ai patjetër ka humbur moralin dhe do të përballet me këtë mësim themelor: “I pasjellshmi bëhet i vobegtë prej mëshirës së All-llahut xh.sh.”.

Edhe një mësim me vlerë që parashtron Nursiu: “Njeriu që të arrijë përjetimin e të gjitha shkallëve të sunnetit të Pejgamberit (a.s.m.), duhet të bashkojë diturinë me devotshmërinë.” Pra morali i lartë arrihet edhe nga ndriçimi i mendjes me dituri, gjë që nuk mjafton, por duhet edhe zemra, edukata, bindja, devotshmëria. Dituria dhe devotshmëria duhet të jenë të lidhura ngushtë që ta drejtojnë njeriun në veprime të mira.

Ky shembull i dashurisë ndaj Profetit Muhammed, njekja e rrugës së tij, dashuria ndaj veprës dhe jetës së tij, ndaj mësimeve të tija, është rruga drejt mësimeve të Zotit xh.sh., rruga drejt mëshirës dhe shpërblimit të All-llahut, drejt jetës së amshuar, drejt xhennetit. Në një ajet All-llahu bën të ditur se Profeti thotë: “Thuaj: në se e doni All-llahun, atëhere ejani pas meje që All-llahu t’ju dojë”.

Konkluzion: Qëllimi më i lartë i njeriut është që të fitojë dashurinë e All-llahut. Rruga për ta plotësuar këtë dëshirë, kalon nëpërmjet mbështetjes në sunnetin e Resulull-llahut.

Prandaj, o mik i nderuar, lexoje këtë libër ku do të gjesh arsyetime të holla filozofike e mësime të dobishme praktike. Në fund të fundit ke një shembull, ke një dritë që të udhëheq në mijëra kalime e udhëkryqe, e kjo është jeta dhe vepra e Profetit Fisnik, Hz. Muhammedit (s.a.v.s.).

Islam Dizdari

Shkodër, më 21.06.2001

FJALA E NËNTËMBËDHJETË

PROFETI MUHAMMED (A.S.)

"16_12032010013603.jpg"

“Nuk e lavdërova unë Muhammedin me shkrimin tim, por është Bukuria e Muhammedit (a.s.m.), që ma hijeshon shkrimin”, ka thënë njëri.

Unë Saidi them: “Fjalët janë shumë të bukura, por ato i kanë zbukuruar edhe më shumë, cilësitë e Muhammedit (a.s.m.)”.

Shkëlqimin e jetës së Muhammedit (a.s.) do ta paraqesim në katërmbëdhjetë pika.

Pika e parë: Tre argumente të mëdha janë që na njoftojnë Krijuesin tonë.     

Njëri libri i madh i gjithësisë, i cili është i shkruar me shkronja të mëdha.

I dyti vula e profetëve, veçanërisht Hz. Muhammedi (a.s.m), i cili është edhe pasqyra e gjithësisë.

I treti është Kur’ani Famëlartë.

Tani së pari të njohim argumentin e dytë i cili flet dhe që është vula e profetëve, pra Hz. Muhammedi (a.s.m).

Shohim se për shkak të personalitetit të Tij shpirtëror, sipërfaqja e tokës është bërë një xhami, qyteti i Mekës një mihrab (vendi i imamit) dhe qyteti i Medinës një minber (vendi ku mban ligjëratë vaizi).

Nga ky argument duket qartë se Profeti ynë (a.s.m). është Imami i të gjithë besimtarëve, gojtari i të gjithë njerëzve dhe Kryetari i Profetëve dhe njerëzve të shenjtë. Ai ka qenë kryetari i radhës për të përmendur All-llahun xh.sh., rrënjët e gjalla të të Cilit kanë qenë të gjithë profetët dhe evlijatë, që duke u mbështetur mrekullive, (qerameteve) të tyre, vërtetojnë Pejgamberin tonë (a.s.m).

Mendimet e tij së bashku me mrekullitë e veta, i kanë vërtetuar të gjithë njerezit e lartë. Këtë të vërtetë e kanë nënshkruar unanimisht. Ai ka thënë:

"16_12032010013607.jpg"

Në rrjedhën e së kaluarës dhe të së ardhmes, të gjithë njerëzit e ndritur, që janë besimtarë dhe përmendin All-llahun xh.sh., në veshin e së ardhmes, me një gojë si një kor madhështor, përsërisin fjalën

“La ilahe-il-lall-llah”, duke ia vërtetuar dhe pohuar këtë.

Tani fol po deshe për këtë argument të pamohueshëm, i cili është vërtetuar me nënshkrimin e mesazheve të zbritura dhe le të guxojë imagjinata e kujt të dojë ta mohojë po mundi.

Pika e dytë: Ky argument i ndritur vërteton dërgimin e Muhammedit (a.s.m.), me mendimin unik të njerëzve të ndritur, në të dy kohët; për të kaluarën dhe të ardhmen. Profetësia e tij vërtetohet edhe nga librat e zbritur si Teurati dhe Inxhili (Ungjilli), si dhe nga qindra shënime të zbuluara. Bile akoma pa lindur ende Hz. Muhammedi (a.s.m.), mijëra paralajmërime dhe gojdhëna të pleqëve, vazhdimisht, duke u mbështetur mbi bazën e paralajmërimeve të librave të zbritur, me anë të disa shenjave të fshehta kanë dhënë sihariqin (lajmin) e ardhjes së Tij.

Z. Husejin Xhisriu në librin e tij “Risaleti Hamidije”, nga studimi që u ka bërë librave të zbritur, përsëri përveç shenjave të hequra për Muhammedin a.sm. nga kundërshtarët, në 114 vende ka konstatuar paralajmërime për ardhjen e Hz. Muhammedit (a.s.). Në këto shënime sado që të përpiqesh nuk mund të gjesh asnjë lloj fallsifikimi.

Përpos kësaj edhe mijëra mrekulli të tjera e vërtetojnë mrekullinë e tij që me një të luajtur të gishtit e ndau Hënën në dysh. Bile akoma pa ardhur me shumë shenja, është vërtetuar për ardhjen e Fisnikut Muhammed (a.s.). Në Personalitetin e Tij janë shfaqur cilësitë më të bukura të veprimeve të Tij. Në këto karakteristika hyn edhe besnikëria, pra mostradhëtimi i çështjes të cilën Ai mbronte. Me besimin e Tij të Përsosur, me bindjen e Tij Absolute, gjithëmonë ka mundur ta argumentojë qëndrimin e Vet; devotshmërinë e jashtëzakonshme, adhurimin, seriozitetin dhe qëndrueshmërinë e paepur. Me këto cilësi, ashtu siç duket dielli gjatë ditës, ka mundur të tregojë se Ai është një njeri shumë i drejtë....

Pika e tretë: Nëse dëshirojmë le të kthehemi në shekullin e lumtur, në gadishullin arabik, duke e imagjinuar Atë vazhdimisht në krye të obligimeve të veta. Tani vëreje me vëmendje se Ai me veprat e bukura dhe me fytyrën fisnike, është një Person i Posaçëm. Ai mban në dorë një Libër të Mrekullueshëm. Gjuha e Tij nuk shpreh gjë tjetër veçse të drejtën për t’iu ligjëruar të gjithë bijve të Ademit, ndoshta të gjithë xhindëve, njerëzve dhe melekëve (engjëjve), mbase të gjithë të vetëdijshmëve. Ai ka marrë në dorë Kur’anin duke ligjëruar Mesazhin e Përjetshëm të All-llahut xh.sh.. Po sqaron arsyet dhe Sekretin e Çuditshëm, që është formuluar në këto tre pyetje, që janë të detyruar t’i përgjigjen të gjithë të vetëdijshmit, sepse ato pyetje kanë pushtuar mendjet e njerëzve: “Çfarë je? Nga vjen? Ku po shkon?” Pikërisht Ai u është përgjigjur dhe i ka sqaruar këto probleme me një përpikmëri të përsosur......

Pika e katërt: Shiko me vëmendje si po e shpërndan Dritën e së Vërtetës me Fenë e Tij, të cilën s’mund ta mbulosh dot. Po të mos ishte kjo Dritë, atëhere kjo gjithësi do të të duket sikur e ka mbuluar zia. Qeniet do të të dukeshin të huaja për njëra tjetrën, ndoshta gati për të shpallur armiqësinë midis tyre. Qeniet e pashpirta do të konsideroheshin si kufoma të trishtuara dhe të çuditshme, kurse ato me shpirt do të dukeshin si jetime.

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 >>>