Veprat e Abdylkadrit dhe disa tj
- NJERIU QË KËRKON VETVETEN -2
- NJERIU QË KËRKON VETVETEN -1
- ATOMI
- RRETH NJERIUT
- PSE I BESOJN ALL-LLAHUT 50 PROFESORET E FAMSHEMTE EUROPES
- PËRGJIJGE PYETJEVE MATERJALISTE
- NJË JETË TJETËR
- DRITA E MENDJES
- ÇËSHTJET JETSORE
- AFORIZMA TË ÇMUAR
Poezitë: PERLAT E ZEMRËS të Abdylkadrit
- O ZOT!
- FUQIA E ZOTIT
- ÇFARË ËSHTË KUR`ANI?
- MUHAMMEDI (a.s.m.)
- VËLLAZËRIMI
- PUNO!
- SHPRESA
- LIBRAT
- O DJALË I RI!
- O NJERI!
- VËLLEZËR SHQIPTARË
- MOTRA IME FISNIKE
- VËLLEZËR TË DASHUR
- NËNAVE TË MIA FISNIKE
- KULTURA
Online Sayaç
Kur’ani është një zë i Pejgamberit a.s.m. që mund ta dëgjojë e gjithë bota. Jehona e saj tingëllon nëpër saraje, shkretëtira, qytete dhe shtete!..
Kur’ani a është poemë? Nuk është i tillë, por është e vështirë ta dallosh nga poema sepse është më lart se ajo. Në këtë mënyrë Kur’ani nuk është libër historie, apo një përmbledhje e gjendjes së sotme, apo një varg këshillash si ata që ka mbajtur Isai (a.s.) në mal. Kur’ani nuk i ngjan as mësimeve budiste, apo librave të japin mësim logjike, apo të Platonit që cilat kanë dhënë këshilla. Ky është zëri i një profeti. Një zë i tillë që e gjithë bota mund ta dëgjojë. Jehonat e tij tingëllojnë edhe nëpër vila, edhe nëpër shkretëtira edhe nëpër qytete edhe nëpër shtete!... Feja që e ka formuar këtë zë, së pari ka gjetur shpallës të vet, shpirtëdashës të ndritur me ndërtesë të një jete të re. Nën hijen e kësaj feje, është formuar një dritë, prej bashkimit të Azisë me grekët, duke e çarë errësirën e Europës. Kjo ngjarje ka ndodhur në kohën kur të krishterët kanë përjetuar errësirën më të madhe, mesjetën.
Dr. JOHNSON
?
Kur’ani ka shpallur të vertetën e madhe për të besuar në njësimin e All-llahut xh.sh.. Ai është një e vërtetë botërore.
Autori i fjalorëve anglisht-arabisht dhe arabisht-anglisht, Doktor Sity Joungest thotë këto fjalë ndaj Kur’anit:
Kur’ani është libri më i dobishëm deri tani, që ka rënë në dorë të njerëzve. Sepse në këtë libër sqarohet imagjinata dhe cilësitë e një njeriu të madh.
Nuk ka gabuar fare Carlyle, i cili ka thënë se: Kur’ani është një libër ndërkombtar. Mendimi im në këtë drejtim është se drejtësia dhe përpjekja që ka bërë Muhammedi (a.s.m.) dhe sinqeritetin ndaj hulumtimeve të vërteta, atë e ka arritur vetëm me besim dhe zell të pasosur. Vetëm këto cilësi janë që ndaj atyre që nuk kanë dashur t’i dëgjojnë të vërtetat, me qëndrueshmërinë më të madhe i ka sjellur t’i dëgjojnë të vërtetat që i ka falur. Unë them se këto suksese atij ia ka sjellur vetëm shkaku se është vula e profetëve. Kur’ani është një përmbledhje e përsosur e besimit dhe moralit. Ai i udhëzon nga errësira në rrugë të drejtë. Sepse themeli i të gjitha këtyre cilësive të bukura, është tek besimi në një Zot xh.sh., i cili ka në dorë fatin e të gjitha qenieve. Kur’ani, njeriun duke e ngritur tek e vërteta me e lartë e besimit, pra në besimin tek një Zot i vetëm, me shprehjet e larta të Tij, tregon se mban me vete edhe gojtarinë e pastër dhe të paarritshme. Kur’ani duke sqaruar meritat e shpërblimit të atij që nënshtrohet dhe ndëshkimin e atij që kundërshton, pëlqen rrugën ndikuese që imagjinata e njeriut nuk e koncepton dot. Kështu edhe kur dëshiron të kritikojë, i trembë ato me gjendjet e profetëve të tjerë, popujt e të cilëve janë futur në rrugë të mëkateve dhe si rezultat kanë marrë dënimet e merituara. Këto Kur’ani i shpreh me seriozitet të plotë. Ne shohim se Kur’ani fiset dhe popujt armiq që kanë luftuar njëri me tjetrin, i ka bashkuar, i ka sjellur në gjendjen e popullit shembullor dhe nga mendimet e prapambetura ka bërë të arrijnë në një pozitë shumë të lartë. Duke parë këto virtyte do ta pranojmë se Kur’ani po mban me vete gojtari të madhe. Sepse kjo gojtari e Tij është një shkak që fiset e egra i ka ngritur në qytetërime në historinë e botës së vjetër, duke i shtuar një fuqi të re. Meqenëse vendet ashtu edhe kohërat, nga njeri-tjetri kanë qenë shumë larg edhe mendimet e tyre kanë marrë kultura të drejtimeve të ndryshme, por këto njerëz kanë arritur të jetojnë drejtëpeshime. Këtë e pranojnë edhe kundërshtarët e tyre, shkaku i kësaj është libri më i famshëm, Kur’ani, i cili meriton urime të zjarrta. Kur’ani i famshëm është një bazë e rëndësishme dobiprurëse, për ato të cilët hulumtojnë dhe merren me studime, për përmirësimin e gjendjes së shoqërisë, pra sociologët.
Doktor CITY YOUNGEST
?
Nga pikëpamja e pastërtisë dhe gojtarisë, Kur’ani është një libër i pashoq. Në vetvete ai është një mrekulli madhështore.
Megjithëse gjatë përkthimit të Kur’anit ka kritikuar me fanatizëm përsëri Corsele ka deklaruar:
Kur’ani është një libër i argumentuar dhe i përsosur i gjuhës arabe. Në besimin e muslimanëve këtë libër të mrekullueshëm nuk mund ta formojë lapsi i njeriut. Në të vërtetë Kur’ani gjithmonë ka bartur mrekullinë me vete, një mrekulli e tillë që e tejkalon mrekullinë e të ngjallurit të të vdekurit. Amshueshmëria e këtij libri është e mjaftueshme për të vërtetuar se është një libër qiellor. Muhammedi (a.s.m.), duke u mbështetur në mrekullinë e tij, ështe pranuar si profet. Kur’ani ka shndritur gadishullin arabik dhe i ka mposhtur oratorët, poetët dhe ekspertëve të tyre u ka kërkuar të shkruajnë të paktën vetëm një ajet të vetëm. Asnjëri s’ka guxuar t’i përgjigjet kësaj kërkese. Kur t’iu parashtroj vetëm një shembull, do ta kuptoni se të gjithë njerëzit e mëdhenj, përpara Kur’anit kanë ulur kokën.
Në kohën e Hazreti Muhammedit (a.s.m.), poeti më i famshëm i të gjithë qyteteve të gadishullit, ka qenë Lebidi, i cili ka qenë ekspert i një vjershe të posaçme, të cilat janë varur në muret e Qabes. Në atë kohë që Lebidi i ka adhuruar idhujt, gojtarinë e Kur’anit e ka lavdëruar me fjalët më të bukura. Duke mbetur i habitur përpara Kur’anit, Lebidi ka pranuar fenë Islame, duke thëne se këtë vetëm një Pejgamber mund ta flasë.
Kur’ani ka shprehur me gojtarinë më superiore dhe të rrjedhshme. Veçanërisht shumica e ajeteve që theksojnë madhërinë, ngadhënjimin dhe funksionet e All-llahut xh.sh., e kanë një bukuri të pashoqshme. Megjithëse jam përpjekur që ta përkthej Kur’anin, me siguri lexuesit e mi, do të konstatojnë se nuk kam mundur të mbroj origjinalitetin e Kur’anit, dhe gjithashtu megjithë gabimet që kam bërë në përkthim, përsëri lexuesit e mi do t’i shohin madhëritë e shumta të ajeteve.
CORSELE
?
Kur’ani për njerëzit është një dhuratë hyjnore, i cili ka arritur të formojë republika triumfale.
Prifti fanatik anglez Rodwell, i cili ka përkthyer dhe rregulluar ajetet Kur’anore, sipas kohëve të zbritjes së tyre, ka thënë se këto të vërteta nuk po mundet t’i mohojë:
Kur’ani endacakët e thjeshtë arabë, i ka bërë të tillë që kur t’i shihni do të imagjinoni se janë të magjepsur. Kur’ani ka shmangur dhe ka zhdukur adhurimin ndaj kryqeve, e forcon bindjen në një Zot të vetëm. Ai ka shmangur adhurimin ndaj xhindëve, gurëve dhe traditave të egra, si varrosjen e vajzave për së gjalli, të gjitha mitet i ka pastruar dhe martesën me shumë gra e ka kufizuar. Pra këto virtyte për të gjithë popujt arabë janë një dhunti dhe mirësi Hyjnore. Kur’ani ka merituar të gjitha lavdet, për arsye se ka vërtetuar Krijuesin e gjithësisë që e di të fshehtën e të qartën dhe e ka lartësuar në vendin e duhur. Shprehjet e Kur’anit me frymëzime të forta, kanë shprehur të vërtetat e thella, kur fjalët kanë qenë në mënyrë të përmbledhur dhe lakonike. Kur’ani ndoshta nuk ka mundur t’i formojë atdhetë të vazhdueshëm, por ka argumentuar se është në gjendje t’i sjellë themelet, të cilat i shërbejnë republikave triumfale. Vetëm me principet e Kur’anit edhe popujt pa kulturë, që kanë vuajtur varfërinë e pafundme, banorët e një gadishulli të shkretë dhe të zhveshur, me temperaturën e fesë së re që ka zbritur, njerëzit e egër janë bërë besimtarë të sinqertë dhe kanë formuar shtete, kanë ndërtuar qytetërime. Në të vërtetë madhëria e muslimanëve është se Fesdadi, Bagdadi, Kordova, Delhi, etj., me forcën e një madhërie të tmerrshme e kanë dridhur të gjithë Europën.
RODWELL
?
Feja Islame me vete përmban kulturën botërore e cila u përgjigjet përparimeve dhe të gjitha nevojave të botës.
Gaston Care, orientalist i famshëm francez, në vitin 1913 në gazetën “Figaro”, në vargun e shkrimeve ka marrë si temë që po qe se do të zhduket muslimanizmi, a do të jetë e mundur të mbrohet mirëqenia. Në atë kohë gazetat e Lindjes e kanë përkthyer këtë pjesë.
“Qindra mijëra njerëz që kanë pranuar fenë Islame, janë të bindur se kjo fe është e përshtatshme për jetesën e kësaj bote. Principi dhe burimi i kësaj feje që është Kur’ani, përmban shtyllat themelore të botës, për derisa qytetërimi botëror mbështetet tek themelet që ka shpallur feja Islame. Në të vërtetë kjo fe e lartë, Europës i ka garantuar burimet e ndërtesës së zbulimeve. Duke ua dhënë hakun e lartësisë fesë Islame, ende nuk pranojmë se duhet t’i falenderojmë huadhënësit. Nuk duhet dyshuar se e vërteta është e tillë”.
Gazetari francez në vazhdim duke theksuar se Kur’ani i ka shërbyer paqes së përgjithshëm, thotë se:
“Po qe se feja Islame zhduket nga faqja e dheut dhe nuk mbetë asnjë musliman, a është e mundur të përjetohet paqja? Kurrë!... Kjo është e pamundur.”
Gaston CARE
?
Kur’ani është përmbi të gjitha librat.
Dijetari i famshëm orientalist Jochahim Durulph, duke treguar rëndësinë që i ka dhënë Kur’ani shëndetit, thotë:
“Do t’iu tregoj një nga virtytet e fesë Islame, që deri tani nuk ka tërhequr pikësynimin e asnjë autori europian. Në këtë fazë të fesë Islame, do ta kuptoni se si i urdhëron njerëzit të ruajnë shëndetin. Së pari duhet të pranojmë se urdhërat e Kur’anit, në këtë mënyrë janë përmbi të gjithë librat e tjerë. Po qe se marrim parasysh principet që ka parashtruar Kur’ani, megjithëse do të vëmë re se në dukje janë principe të thjeshta, në realitet ato janë të përsosura. Kështu që kur ta marim ta hulumtojmë, do të shohim se në hije të këtij libri të amshueshëm, së bashku me disa pjesë të botës, vendet e Azisë janë një grumbullim insektesh dhe kandërrash. Por feja Islame muslimanëve duke ua bërë farz pastërtinë, i ka shkatërruar mikrobet.
JOCHAHIM
?
Ajetet e Kur’anit janë si një kordon artesh në trupin e fesë Islame.
Libri në gjuhën angleze i titulluar “Sembires Encyclopedia”, në pjesën e diturisë së gjerë, jep lajme për Islamin:
Ajetet e Kur’anit që kanë shndritur cilësitë e Muhammedit, mbanin përsosmërinë dhe ndikimin e pafundëm. Këto ajete njoftojnë principet e moralit të fesë Islame. Gjithashtu këto principe nuk përbëhen vetëm në një apo dy sure të Kur’anit. Ndoshta ajetet e Kur’anit janë si një kordon artesh në trupin e fesë Islame. Pasjellshmëria, gënjeshtra, ambicja, shpenzimet e kota, prostitucioni, tradhëtia dhe gijbeti (përgojimi), nga ana e Kur’anit, të gjitha këto kritikohen tmerrshëm dhe konsiderohen si skandal poshtërsirash. Nga ana tjetër këshillon çdo njeri të ketë qëllime të mira, të bëhet bamirës, nderimbërës, i turpshëm (nga veprat e pamoralshme), tolerant, durimtar, ekonomist, i drejtë, real, pajtues dhe anues nga e vërteta. Ai kërkon t’i besosh dhe t’i jesh i bindur All-llahut xh.sh. më shumë se të tjerëve dhe t’i nënshtrohesh urdhërave të Tija. Këto virtyte në pikëpamjen e besimtarit konsiderohen si themele të besimit të vërtetë dhe janë cilësitë e një besimtari. I dërguari fisnik ka qenë shembullor i logjikës dhe i vetëdijes.
Profesor Eduard Monte, në faqen 17-18 të librit të tij që titullohet “Përhapja e krishtërizmit dhe armiku i tyre muslimanët”, thotë:
Racionalizmi, d.m.th. po qe se mundemi ta zgjerojmë dobishmërinë dhe rëndësinë e tij historike të fjalës së logjikshmërisë, atëherë do ta shohim se feja Islame nuk është një fe jashtë logjikës. Sepse studentët me peshoren e mendjes dhe të logjikës, kur peshojnë bindjen në fe, pa dyshim do ta pranojnë se fjala “racionalizëm”, pa fare dallim është e përshtatshme me fenë Islame. I dërguari fisnik është shembullor në mendime dhe përsëri do të bindet se atë e kanë shndritur dritat e besimit. I dërguari fisnik me të njëjtin zjarr ata i ka entuziasmuar edhe ata që kanë përjetuar shekullin e tij, i ka pajisur me cilësitë që ka përjetuar. Hazreti Muhammedi (a.s.m.) kur ka dashur të bëjë suksese në thirrjen e tij, Kur’anin e famshëm e ka paraqitur si revelatën e Zotit xh.sh., pra një revelatë hyjnore. Në këtë mënyrë feja e Hazreti Muhammedit a.s.m. plotësisht ka qenë e përshtatshme me logjikën e mendjes. Kështu që, sipas besimit të muslimanëve bindshmëria e tyre në këto principe përmblidhet:
Muhammedi (a.s.m.) është Profeti i All-llahut xh.sh.. Me të vërtetë me vëmendje kur t’i hulumtojmë themelet e besimit Islam, e tillë na del përpara.T’i besosh njësimit të All-llahut xh.sh., dërgueshmërisë së Muhammedit (a.s.m.), ringjalljes pas vdekjes, në këtë mënyrë do të shohim se me këto bindje që rreshtuam, gjen fund besimi i muslimanëve. Pra vetëm këto dy themele në të cilët njihet bindja, të gjitha këto besimtarët i pranojnë si të logjikshme dhe të gjitha këto janë përmbledhur në Kur’anin e famshëm. Shprehjet e Kur’anit janë të pastëra të qarta dhe ka arsyetuar përhapjen dhe lartësimin e fesë Islame në mënyrë të pandërprerë. Këtu shumë qartë po shohim se sa janë të lidhur muslimanët me Kur’anin. Gjithashtu dërgueshmëria e Pejgamberit (a.s.m.) është vërtetuar dhe pranuar nga ana e besimtarëve, si mesazh i amshueshëm. Përsëri Kur’ani është bërë burim i frymëzimit dhe pikëmbështetje e muslimanëve. Gjuha e amshuar që i ka bindur muslimanët është vetëm Kur’ani Famëlartë, gjë që asnjë libër Atë s’mund ta arrijë kurrë. Kur’ani i përsosur zotëron një fuqi të padukshme dhe feja islame për hulumtimin e secilit që është i hapur; me të vërtetë, zotëron një mrekulli të posaçme. Dhe nuk ka dyshim që feja Islame e zotëron këtë fuqi, për të tërhequr njerëzit nga vetja.
Edward MONTE