Më e drejtë dhe më pastër është feja Islame!

Autori i famshëm, orientalisti, eksperti i letërsisë arabe dhe përkthyesi i Kur’anit të famshëm, doktor MAURICE thotë:

Të krishterët e Romës mund t’i nxjerrë nga rruga pa dalje ku kanë rënë, vetëm zëri që është lartësuar në malin e Hirës së arabëve. Ai mal është që zërin hyjnor e ka lartësuar në vendin e duhur, në atë të më të lartëve. Por rumët (romakët), këtë zë nuk e kanë dëgjuar kurrë. Kurse ky zë njerëzve ua ushtron fenë më të pastër dhe më të drejtë. Ajo fe që ndaj njerëzve të tillë si Gundö Firej Hesin, hetues i shquar, me të drejtë të plotë ka thënë këto fjalë: “Uji i bekuar, rrobat e shenjta, kryqet dhe shenjtorët, besimet që janë të lidhura fort tek gjëra të zhveshura nga veprat e mira, fjalë që supozohen të vlefshme në çastin e vdekjes, apo lutje të tjetërkujt për t’u bërë shkak shpëtimi për mëkatarët, nuk ekzistojnë në fenë islame. Këto besime të kota janë shkak i poshtërimit të tyre”.

Sa më tepër po kalon koha, aq më tepër po zbulohen sekretet e Kur’anit.

Doktor Maurice (Morris) ne gazetën që titullohet “Le parler Française Roman”, i është përgjigjur kështu kritikuesit Selman Ruhah, përkthyes i Kur’anit në gjuhën franceze:

Çfarë është Kur’ani? Kur’ani është një mrekulli, një elokuencë dhe gojtari e madhe mbi të gjitha kritikat. Kur’ani është një shkak mburrje të drejtë në gjoksat e treqind e pesëdhjetë milionë muslimanëve. Jo me kaq, por mund të vazhdojmë edhe më tej:

Fuqia e përjetshme e All-llahut xh.sh., Kur’anin e madhëruar e ka zgjedhur si librin më të bukur për njerëzit, në pikëpamjen e rehatisë së njerëzimit. Kur’ani Famëlartë është shumë më i lartë se sa tregimet e filozofëve grekë. Ai është plot e përplot me falenderime ndaj Krijuesit të tokës dhe të qiejve. Secila fjalë e Kur’anit është fjala e Zotit xh.sh., Fuqia e të Cilit mund të krijojë çdo gjë. Për ata që merren me letërsi, Kur’ani është një libër letrar. Për ata që janë ekspertë të gjuhës, Ai është një thesar i shprehjeve. Për poetët është një peshore harmonie. Përveç këtyreve që treguam, në bazën e gjykimeve të drejtësisë, Ai është një fushë diturie. Po ta marrësh nga koha e Profetit Daut (a.s.), e deri në kohën e Jan Talmusit, asnjë libër i dërguar nuk ka mundur të hyjë në konkurrencë me ajetet e Kur’anit. Për këtë arsye klasat e sipërme të muslimanëve, në pikëpamjen e jetës sa më tepër që të përparojnë, aq më tepër lidhin kontakt me Kur’anin Famëlartë. Përparimi tek muslimanët barazpeshohet me shpalljen e nderimit të tyre ndaj Kur’anit Famëlartë.

Në këtë mënyrë ditë përditë, ndaj Kur’anit u shtohet nderi i muslimanëve. Bile shkrimtarët islam, i zbukurojnë, duke i frymëzuar shkrimet e tyre me ajetet e Kur’anit të famshëm. Besimtarët sa më tepër lartësohen duke studiuar dhe u edukuar, aq më tepër mendimet e veta mbështeten në Kur’anin Famëlartë. Muslimanët janë dashuruar me librin e vet dhe me sinqeritet të zemrës, Kur’anin e quajnë si libër të amshueshëm. Kurse popuj të feve të tjera qiellore, as i japin librave rëndësi e as nuk i nderojnë librat e tyre. Por muslimanët nuk barazohen me ta, sepse librat e tyre i nderojnë për shkak se janë të bindur se gjykimi i Tij, sundon deri sa të qëndrojë bota dhe në këtë mënyrë nuk do të nevojiten udhërëfyes të tjerë kurrë. Në të vërtetë elokuenca, gojtaria dhe pastërtia e Kur’anit, atë e ngre në një pozitë të posaçme, për këtë arsye ata nuk kërkojnë ndonjë gojtari tjetër. Është e ditur se gjenitë e letërsisë dhe poetët e lartë kanë shpallur dobësinë, duke u përkulur para Kur’anit Famëlartë. Çdo ditë dritat e bukurisë së Kur’anit, po shkojnë duke shkëlqyer dhe vlera e Tij po del në pah më tepër, duke mos u sosur të fshehtat e tij. Muslimanët duke qenë popuj të famshëm në prozë dhe poezi, ndaj stilit të Tij janë detyruar të bien në gjunjë. Muslimanët besojnë se Kur’ani posaçërinë e Tij do ta përjetojë deri në ditën e mah’sherit. Dhe kanë të drejtë në mendimin e tyre. Muslimanët atë e përngjasojnë me një lum që gufon dhe frymëzohet me fjalët e gojtarisë dhe të kuptimeve të holla. Nëse Monsieur Renaudit i bie rasti të takohet me botën islame, muslimanët do t’i shikonte në formën më të ndritur dhe të edukuar, sepse ata parashtrojnë nderime të larta ndaj Kur’anit dhe i bëjnë ballë me respekt të jashtëzakonshëm urdhërave të Tij. Ata duke u përpjekur të mos dalin jashtë moralit dhe ligjit të Kur’anit, arrijnë në vendin e duhur të njerëzimit. Bile edhe studentët që kanë kryer shkollën e shkencave të sotme, nuk munden të durojnë ndonjë fjalë intrige kundra Kur’anit. Sepse Kur’ani ka merituar në dy anë këtë respekt:

E PARA: Kur’anin që e kanë sot në dorë, është pa fare ndryshim dhe orgjinal siç i është zbritur Muhammedit (a.s.m.). Kurse ndaj Teuratit dhe Ungjillit janë paraqitur shumë dyshime.

E DYTA: Muslimanët Kur’anin e dinë si mbrojtësin më të madh të gjuhës arabe dhe për ta parashtruar në gjendjen praktike, atë e pranojnë si burim të fesë së vërtetë. Prandaj Monsieur Renaud në qoftë se e korrigjon përkthimin e tij gabim, (Kur’anin), njerëzimin do ta ndihmojë për t’u ndriçuar shumë dhe për të prishur kufijtë e besimeve të kota.

Doktor MAURICE

?

Pastërtia dhe shprehjet e larta të Kur’anit ndaj All-llahut të Madhëruar.

Mister John Davenport, në librin e tij që titullohet “Hazreti Muhammed (a.s.m.) dhe Kur’ani”, thotë këto fjalë:

Në veçantitë e panumërta të Kur’anit, dy gjëra janë jashtëzakonisht të rëndisishme:

1- Me lartësinë e ekuilibrimit të ajeteve, në momentin kur shpreh emrin e All-llahut të Madhëruar, Kur’ani Famëlartë e lartëson All-llahun xh.sh., duke mos i veshur ndonjë të metë njerëzore.

2- Kur’ani, nga fillimi deri në fund është i pastër nga fjalët e pamoralshme dhe nga ato të thjeshta e të paedukuara. Në të nuk mund të gjesh fjali, apo përrallëza të palogjikshme, përveç gojtarisë së paarritur.

Këto mangësi janë të bollshme në librat e amshuar të të krishterëve.

John DAVENPORT

?

Kur’ani është i mbushur me seriozitet dhe sinqeritet.

Carlyle thotë kështu:

Po qe se vetëm një herë e lexon me kujdes (Kur’anin), do të vëresh se si sqarohen cilësitë e veçanta të tij. Bukuritë e Kur’anit janë përmbi të gjitha veprat letrare të tjera. Kryesorja e cilësive të veçanta të saj, është mbrojtja e origjinalitetit të tij. Unë në këtë mendim jam i bindur se Kur’ani prej fillimit e deri në fund është plot e përplot me të vërteta të sinqerta. Kurse Hazreti Muhammedi (a.s.m.) me ftesën e tij, ka ftuar të gjithë botën tek feja e vërtetë.

CARLYLE

?

Feja Islame e refuzon besimin në trinitet dhe besimet tek gjërat materiale.    

Më i madhi autor nga autorët e famshëm të anglezëve Edvard Gibon, në librin “Vetvrasja dhe rrëzimi i Parandorisë Romake”, thotë kështu:

Vendet nga lumi Ganj deri tek oqeani Atlantik, Kur’anin Famëlartë e kanë pranuar si kushtetutë dhe ligj të jetës. Sepse në pikëpamjen e Kur’anit nuk kanë dallim një udhëheqës ngadhënjimtar me një të varfër të mjerë. Kur’ani ka vendosur një sistem të tillë jetësor, që në rruzullin tokësor nuk mund t’ia gjesh shokun. Themelet e besimit Islam refuzojnë bindjen në trinitet dhe veshjen Zotit trup material. Dhe gjithashtu udhëzojnë të mos adhurosh tjetër gjë përveç All-llahut xh.sh.. Këto mendime mistike përpiqen të përhapin mendimet e trinitetit dhe për Mesihun (Isain a.s.), thonë se është bir i Zotit. Kurrë! Por këto mendime vetëm nga mendjet e të krishterëve fanatikë mund të pranohen, kurse Kur’ani i famshëm është i pastër prej këtyre bindjeve të ngatërruara dhe të dyshimta. Kur’ani është më i madhi argument për ekzistencën e All-llahut xh.sh.. Kush beson në një Zot dhe zotëron një logjikë të shëndoshë filozofike, pa menduar fare e pranon pikëpamjen e fesë Islame. Sepse feja Islame është më lart se sa mendimet e zbuluara të sotme.

Edward GIBBON

?

Më së miri feja Islame i ka treguar të drejtat mes All-llahut dhe njerëzve.

Ajo është një përmbledhje e moraleve më të bukura që dalin nga Kur’ani dhe sqarimet e Hz. Muhammedit (a.s.m.). Nevojat e vendeve të ndryshme përballohen duke sqaruar themelet e Kur’anit. Është e pamundur të mohohet se kush ka dashur t’i afrohet All-llahut, më së miri me Të e ka lidhur Kur’ani. Haku i Krijuesit me ato të krijesave të Tij, më së miri sqarohet në Fenë Islame. Këtë fakt jo vetëm muslimanët, por edhe të krishterët dhe musevitë (izraelitët) e pohojnë.

Marmaduke PICKTAHALL

?

Kur’ani është një libër që pa fare dallim përshtatet me ligjet e natyrës dhe zbulimet e reja.

Me ndihmën e diturisë së shkencave të zbuluara, apo akoma të pazbuluara, asnjë çështje nuk kundërshtohet me themelet e besimit Islam. Përkundrazi me mundimet tona, krishtërimin përpiqemi ta sqarojmë që nuk është kundër ligjeve të natyrës. Ligjet e Kur’anit pa fare dallim, përputhen me ato të natyrës. Pra ai është një libër që meriton nderimin.

LEVAZAUNE

?

Kur’ani përmban themelet e të gjitha të mirave dhe njeriun e largon nga të gjitha rrugët e errëta.

Kur’ani njerëzve në një formë më të qartë u ka mësuar se çfarë të drejte kemi ndaj All-llahut xh.sh., qeniet çfarë lidhje kanë me All-llahun xh.sh. dhe çfarë shpërblimi presin nga Krijuesi i tyre. Kur’ani përfshin dhe shpjegon sjelljet e mira, themelet e filozofisë, nderin, paturpësinë, dobitë, dëmet; shkurtimisht ai ka sqaruar cilësitë e të gjitha çështjeve në mënyrë të përmbledhur. Përmbledhja e diturisë së shkencave që është barazjetesa, bamirësia, virtytet e bukura dhe humanizmi, janë ushtruar tek ai. Kur’ani duke e mbrojtur nga rrugët e errësirës dhe veseve të pamoralshme, e ka mësuar njeriun që të vazhdojë jetën në rrugën e mesme të ekonomisë dhe të moralit më të lartë e të ndritur. Duke i përmirësuar gabimet e njeriut, atë e lartëson ne vende të larta.

Orientalisti SEDIO

?

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 >>>