Problemi i katërt: Eshtë shkatërrimi i botës dhe krisma e Kijametit. Me dëshirën e All-llahut, momentalisht ndonjë planet apo kometë, do të godasë botën tonë duke e shkatërruar. Vetëm goditja e një planeti, mjafton për të realizuar këtë fenomen. Ashtu si ajo vila, që për ta ndërtuar i duhen dhjetë vjet, kurse për ta shkatërruar vetëm një minutë.

SHTOJCA E PJESËSSË KATËRT

"15_12032010004246.jpg"

Kjo është sqaruar në shembullin e tretë të “Fjalës së dhjetë”. Një gjeneral, si të ketë rekrutuar një ushtri të madhe e cila është shpërndarë e po pushon, vetëm me zërin e borisë e mbledh atë. Si mund të thuash tani o njeri se nuk e besoj? Vetë a nuk e kupton se sa absurd është ky mohim që po bën? Ashtu si Ai, kush mund të riorganizojë bata¬lionin e ushtrisë së kufomave të krijesave nga as¬gjëshmëria? Të peshojë me balancën e Tij të paga¬bueshme çdo element dhe të urdhërojë molekulat e trupave të shpërndara, të depërtojnë tek njerëzit, me:

"15_12032010004249.jpg"

t’i mbledhë e t’i rregullojë, që faqja e tokës të rif¬re¬skohet. Mijëra specie krijojnë gjinitë e ndryshme të qenieve në secilën pranverë, me Fuqinë dhe urdhë¬rin e Atij Fuqiplotit të Ditur. Pranvera i përngjan atij batalionit të molekulave, që me urdhër për¬shkon trupin e njeriut, hyn në të dhe bëhet i ditur pozicioni i tij. Duke dëgjuar këtë arsyetim, njeriu si ka mundësi të thotë që s’mund të mblidhen me zërin e lartë të borisë së Israfilit? Ky njeri do të jetë me të vërtetë i çmendur.

Kur’ani Famëlartë për të pranuar dhe kuptuar punët e sipërme të All-llahu xh.sh., ka përgatitur li¬gjet si shkalla më e lartë dhe ka paraqitur veprat dhe çudirat e Tij. Problemet e ardhmërisë apo ve¬çoritë e jetës së amshuar të Hyjnisë së Tij, me një mjet të argumentuar i përmend dhe na i paraqet si element real me shembuj të qartë. Përshembull:

"15_12032010011205.jpg"

Ky ajet deri në fundin e sures, kështu vazhdon. Në këtë tregim Kur’ani Famëlartë, Ringjalljen e shpjegon me anë të shtatë a tetë tregimeve, me mjete të veçanta. Ai na ka bërë të njohur me kriji¬min e fillimit, që do të thotë se:

Prej spermës, në mpikjen e gjakut; nga mpikja, në copën e mishit fillestar dhe deri në krijimin e njeriut. Pra a e kuptoni se si kemi ardhur deri këtu?

Duke kuptuar këtë realitet, a mund të mohoni dot Ringjalljen? Me këtë ajet All-llahu xh.sh., tre¬gon se ka bërë bamirësi të pallogaritshme. Mbase Ringjallja e mëvonshme është më e lehtë se sa rin¬gjallja e fillimit, gjë që do të thotë se: “Juve ju ka krijuar Ky All-llah në mënyrë të përkryer dhe nuk iu ka lënë kokëzbrazur. Pra është e pamundur të mos iu zgjojë kur të shtriheni në varr, duke ju thë¬në indirekt se kockat tuaja, ashtu si drurët e vde-kur, ringjallen dhe gjelbërohen”.

"15_12032010005942.jpg"

Rigjallërimin e drurëve të kalbur, pse nuk po e krahason me ringjalljen e dytë? Sepse me këtë, kuptohet se Krijuesi i tokës dhe qiellit, nuk mund të jetë i pakujdesshëm ndaj frutit të tokës dhe të qiellit, që është ringjallja e njeriut të vdekur. A mundet që vetë All-llahu, të mos kujdeset për këto punë dhe t’i braktisë ato? A mund ta flakë Ai pemën e krijimit tutje?

Këtë çështje e shpjegon ajeti i All-llahut xh.sh., i cili vazhdon më tej në lidhje me problemin e Tubimit të Ringjalljes duke thënë:

Tubimi i Ringjalljes do të mbahet dhe Unë jam i aftë për të krijuar “Hashrin” e Madh. Kur të ur¬dhërojë me: "15_12032010010001.jpg"  gjithësia urdhërit të Tij i nënshtohet dhe i përulet. Duhet ditur se për All-llahun e Madhërishëm, krijimi i pranverës është i lehtë, si krijimi i një luleje dhe krijimi i të gjitha kafshëve po aq i lehtë sa krijimi i një mize.

"15_12032010010004.jpg"

Nëpërmjet këtij ajeti tregohet shumë qartë se All-llahu xh.sh., i ka në dorë frerët e çdo qenie dhe ndodhie. Ai e ka me vete çelsin e secilit send, të natës dhe ditës, të dimrit dhe verës. Të gjitha këto, Ai i shndërron kaq lehtë, sikurse kur i ndërron fletët e një libri. Këtë jetë e këmben me jetën e mbrapme. Ai, i Plotëfuqishmi, të kalon nga njëra dhomë në tjetrën, duke mbyllur derën e kësaj bote dhe duke hapur derën e asaj të amshuar.

Përfundimi i çdo argumenti tregon se tek Ai do të kthehemi dhe vazhdon:

"15_12032010010007.jpg"

 “Unë nga varri juaj do t’ju ringjall në Tubimin e Madh dhe do t’iu thërras në praninë Time”.

Këto ajete për të pranuar Ringjalljen, çdo ditë i përgatisin mendjet, sepse sqarohen nëpërmjet për¬faqësuesve të Ringjalljes në këtë botë. Për të mbyllur derën e mohimit, për të vërtetat e Jetës së Amshuar dhe për ta kuptuar lehtë këtë çudi me një mjet të veçantë, janë dhënë shembujt e kësaj bote:

"15_12032010010010.jpg"

Me këto sure tregohet se ardhja e Kijametit dhe e Ringjalljes, mund të bëhet vetëm me komandën e Edukatorit dhe Dijetarit të Madhërishëm. Njeriu duke u njohur me shembujt e pranverës dhe të vjeshtës, shumë herë e ka vërtetuar këtë të vërtetë. Prandaj ai me lehtësi dhe logjikë, e pranon dhe zemra nuk i trishtohet.

Për të mos ua prishur bukurinë këtyre sureve që janë tepër të kuptueshme, vetëm me një fjalë të vetme, po e tregojmë me ajetin:

"15_12032010010013.jpg"

Ky ajet thotë se në Tubimin e Ringjalljes, çdo njeri biografinë e jetës së vet, do ta ketë të shkruar. Po qe se edhe këtë nuk e pranon në vetvete dhe të duket e çuditshme, atëhere truri yt s’mund të gjejë dot zgjidhje tjetër. Për t’u dhënë rrugë këtyre lë¬kundjeve, kjo sure jep shembujt e stinëve të pran¬verës. Me këto shembuj njeriu shkrimin e veprim¬tarisë së vet e pranon. Çdo dru frutor, bari apo lulet, punojnë apo veprojnë duke pasqyruar Emrat e Bukur të All-llahut dhe adhurojnë Mjeshtrin e vet, duke e lartësuar Atë. Ai bari apo druri që del në pranverën tjetër, do të përsëritet pa asnjë gabim dhe biografia e tij do të shkruhet në një farë apo bërthamë. Me frutat dhe lulëzimin e tyre, i lajmë¬ron për veprimtarinë e species së vet dhe të nënave të tyre.

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 >>>