Kjo botë po zbukurohet nga mendje të holla dhe shpirtëra të ndjeshëm. Në të vërtetë nga këto kri¬jesa të vetëdijshme, e merr shkëlqimin dhe buku¬rinë kjo botë dhe jo nga të vdekurit dhe të pajetët.

Domethënë, diejt dhe qiejt i krijon dhe hije-shon vetëm Ai, All-llahu i Plotëfuqishëm. Përfun¬dimin e krijimit të Tij, do ta japë me një thirrje të posaçme. Me të tëra vetitë e të jetuarit dhe me një vetëdije të përsosur, janë krijuar qeniet për të po¬pulluar këto planete. Ato kanë një qëllim të caktuar dhe një obligim shërbimi sekret; këto krijesa janë melekët.

Sekreti dhe vlera e jetës ka lidhje me themelin e besimit të profetëve, sepse këta indirekt vërtetojnë jetën dhe gjallërinë.

Kjo gjithësi që jetojmë, për ne të gjallët është krijuar me një shkëlqim dhe bukuri të përsosur. Kjo është një nga mjeshtëritë e All-llahut xh.sh. të Gjithëmëshirshëm, tërësisht të ngjallë dhe të krijojë jetën e amshueshme, që sqarohet në librat e shenjtë të të Dërguarve, Profetëve a.s..

Po të mos ishin librat e shenjtë dhe profetët, jeta e përtejme nuk do të ishte bërë e njohur. Kjo është e vërtetë, po aq sa ai njeriu që flet, gjë që tregon se është gjallë. Kështu që pas perdes së padukshme, All-llahu i Madh, me urdhëra dhe fermanë të nëns¬hkruar prej Tij, e thërret njeriun dhe e urdhëron se si të punojë dhe veprojë. Këto fermanë janë fjalët e All-llahut, të dërguara në formë Libri, profetëve.

Në këtë gjithësi është e domosdoshme jeta, sepse ekzistenca e saj vërteton edhe qenien e All-llahut të Pafillim. Këto përforcohen edhe nga të Dërguarit e Posaçëm, nga zbritja e Librave dhe leximi i tyre nga Profetët a.s..

Veçanërisht dërgueshmëria e Profetit Hz. Mu¬hammed (a.s.m.) dhe revalata e Kur’anit, janë shpirti dhe truri i gjallesave. Kush merr guximin të mohojë të Dërguarin e posaçëm dhe Librin e Shenjtë, duhet të mohojë edhe jetën e gjithësisë.

Pra siç është jeta një sintezë e kulluar e gji-thësisë, ashtu edhe mendja është sintezë e ndër-gjegjes dhe vetëdijes së secilit. Shpirti është një sintezë e gjallërisë dhe thelbi i pavarësisë së ele-menteve të organizmit. Po kështu edhe jeta e Mu¬hammedit (a.s.m.) është sintezë e gjallërisë dhe shpirti i gjithësisë. Dërgueshmëria e Tij është një sintezë që përmledh në vetvete ndërgjegjen, vetë¬dijen dhe mendjen e Gjithësisë. Këtë e dëshmojnë edhe veprat fizike dhe shpirtërore të Tij, gjë që tre¬gon se dërgueshmëria e Tij është Drita e vetë¬dijes së gjithësisë dhe revelata e Kur’anit me dëshmitë e tjera të gjalla. Ai është shpirti, vetëdija dhe mendja e gjallesave të Gjithësisë. Po, kjo është e vërtetë.

Po qe se Nuri (drita) e dërgueshmërisë së Mu¬hammedit (a.s.), përjashtohet nga Gjithësia, kjo nuk mund të jetojë më. Po qe se Kur’ani, përja¬shtohet nga gjithësia, kjo Gjithësi budallalleset dhe e përplas kokën e pavetëdijshme në një planet tje¬tër. Atëhere do të ndodhë Kijameti!

Jeta ka lidhje me “Imani bilkaderi”, që do të thotë, është për garantimin e besimit, në caktimin e All-llahut xh.sh., si Njëshi dhe i Përveçmi. Kjo vërtetohet indirekt. Pasqyra e All-llahut dhe Drita e Jetës së Përjetshme, është jeta e përditshme. Të gjitha shenjat dhe sinjalet e kësaj jete reflektohen në jetën e Pastajme, që është qëllimi dhe përfun¬dimi i ekzistencës së gjithësisë. Gjallëria është një mostër dhe brendësia e veprave të All-llahut xh.sh..

Caktimi i All-llahut si Njëshi, është programi i Tij. Botërat e fshehta, jeta dhe gjallëria e ardh-mërisë, si dhe e kaluara, rregulli, disiplina, dituria për t’u mbështetur në ligjet dhe fenomenet e fizikës, janë evidente. Sekreti i gjallërisë nevojitet për krijesat e djeshme dhe të nesërme dhe këtë e përcakton vetëm Caktimi i All-llahut, si Njëshi i gjithësisë.

Për shembull fara është thelbi i një druri dhe është ndoshta fenomeni më i stërholluar se sa vetë druri, apo rrënjët e tij. Nga vjeshta e kaluar kanë mbetur farërat në bërthamat e frutave. Kjo pran¬verë do t’i ringjallë dhe do t’i zbërthejë ato, për t’ia lënë dhuratë pranverës së ardhshme. Secila degë dhe fletë e gjithësisë, mban në vetvete një të kaluar dhe një të ardhme. Tek çdo rresht i shkrimit të djeshëm, do të gjendet një rresht për të ardhmen. Çdo detaj i vogël i të gjitha llojeve në caktimin e All-llahut, regjistrohet me mjete të veçanta. Nga këto krijime të veçanta, krijohet një varg i stër¬gjatë, i dukshëm dhe i padukshëm, i ekzistencës së jetës së të gjithave. Sipas një programi të për-cak¬tuar, ato vdesin apo ngjallen sipas “Lehvi Mah¬fudh”-it (Panorama e Mbrojtjes).

Nga kjo del se vendi i shpirtërave është në botëra të fshehta. Ajo botë përmban thelbin jetësor dhe elementin e gjallërisë. Ai shpirt nuk mjaftohet me botën e mëparshme, por do të kthehet në një botë të përjetshme, ku të qëndrojë përjetësisht. Një gjë që i reflektohet logjikës, është sipas një rregulli të përsosur me domethënie të qartë dhe frutdhë¬nëse. Ajo shpirtërisht është e gjallë. Kështu rrezet e Diellit të Pafillimtë, janë pasqyrimi i Tij, i të Gjallit të Madhërishëm. Ato nuk janë vetëm për këtë jetë të dukshme dhe të përditshme. Patjetër që çdo individ megjithë botën e tij, do të përfitojnë nga jeta shpirtërore sipas aftësive të veta. Gjithësia me botëra të panumërta, me shkëlqimin e Tij është e praruar dhe e shndritshme. Kurse sipas përkufizi¬mit materialist, që i kushton rëndësi kësaj bote, secila botë kthehet në një shkretëtirë të tmerrshme.

Tani ne po e pranojmë këtë si një anë të dobive të besimit, caktimin e All-llahut xh.sh si Njëshi dhe sekretin e jetës. Ashtu siç kjo botë duket me tërë bukurinë e saj edhe gjallesat me veprimtarinë, jetën dhe përfundimin e tyre, tregojnë se janë të gjalla. Ato vijnë prej një bote të fshehtë, nga krijesat e kaluara, drejt atyre të ardhshme dhe janë një fakt i gjallë, i konstatuar dhe i regjistruar nga “Levh-i Kaza ue Kaderi” (Panorama e caktimit dhe e zba¬timit).

PJESA E TRETË E SHTOJCËS

Kjo pyetje ka lidhje me temën tonë të Rin-gjalljes. Përse në Kur’anin Famëlartë përsëritet:

"15_12032010004236.jpg"

Tubimi i Ringjalljes së Madhe, në të vërtetë nuk ka afat, realizohet momentalisht. Për t’u bindur po japim një shembull:

Në Ringjallje janë tre cikle:

I pari është arritja e shpirtërave në trupin e tyre.

I dyti është ringjallja e tyre.

I treti është rindërtimi i trupave të rinj të shpir¬tërave.

Po i analizojmë me radhë:

I pari: Arritja e shpirtërave në trup.

Kur pushojnë ushtarët, vetëm zëri i borisë duhet që ata të çohen dhe të vihen në radhë. Ta dimë pra se zëri i borisë së Israfilit (Suri), nuk ngjet me zë¬rin e borisë sonë:

"15_12032010004239.jpg"

Ky zë organeve të njeriut, botën e molekulave, që janë të shpërndara andej këndej, menjëherë i mbledh, ashtu si zëri i borisë ushtarët. “Fjala e tridhjetë”, me argumente të forta, ka vërtetuar se jo vetëm shpirtërat, por edhe molekulat, janë ushtarë të bindur të All-llahut të Madhërishëm.

I dyti: Nga ringjallja e trupave do të sjellim një shembull. Në një qytet të madh, në festa ceremo¬niale, ndizen të gjitha llambat elektrike. Si ky rast në faqen e tokës, nga një qendër e veçantë, mund të ndizen qindra mijëra llamba. Duke e quajtur si një llambë çdo krijesë dhe gjithashtu edhe shërbëtorin që merr urdhër apo mësim për ndriçimin e hanit po nga Ai, do vëmë re se çdo gjë përulet dhe hyn në shërbim të Tij. Siç ka krijuar mijëra shërbëtorë si ndriçim të veprës së Tij, po me aq lehtësi Ai mund të krijojë edhe Ringjalljen e Madhe.

I treti: Si krijohet për një moment organizmi i trupit, po e ilustrojmë me një shembull: Në stinën e pranverës, disa herë më tepër se sa racat njerëzore, krijohen gjethet dhe bimët pranverore. Kaq mirë dhe përsosmërisht i krijon Ai këto, sa mbetesh i mahnitur, sikur këtë pranverë e ka të parën që krijon! Çdo veprim bëhet në mënyrë të rrufeshme dhe pranvera fillon e ndriçon me zgjimin e farërave dhe bërthamave. Mbrojtja e rrënjëve është më inte-resantja; dimri, drurët i ka shndërruar si skelete kockash dhe ato me të marrë urdhërin “Qun” (Bëhu) në stinën e pranverës, fillojnë e lulëzojnë. Të gjitha këto realizohen vetëm me urdhërin e All-llahut dhe këtë shumë qartë e shpjegon “Ba’thu Ba’delmeut”. Ai shpjegon ringjalljen edhe tek arti i bukur i insekteve të panumërta. Një argument i fortë është edhe rigjallërimi i mizave, sepse ato gjithmonë duket sikur pastrojnë sytë e tyre, fytyrën dhe kokën me krahët e vet. Të japin përshtypjen sikur këtë veprim ato e bëjnë për marrjen e ab¬destit. Duket sikur duan të na përmendin dhe të na mësojnë para syve tanë me përkëdheli. Aq miza janë krijuar në këtë botë, sa në krahasim me trashëgimtarët e Ademit (a.s.), që kur është krijuar bota, mizat janë disa miliarda herë më tepër. Edhe po ta krahasosh numrin e tyre me atë të krijesave të tjera, përsëri ato arrijnë në miliarda e miliarda. Shembuj të tillë të gjallërimit ka sa të duash. Kjo botë është “Darul-hikmeti” dhe dituria e All-llahut e bën të nevojshme ngadalësimin, por jeta e amshi¬mit është “Darul-kudret”, ku për një moment, me Fuqinë e All-llahut xh.sh., krijohet, ashtu si në këtë botë, me fuqinë e emrave, Hakim, Murettib, Mu¬debbir, Murebbi dhe të shumë emrave të tjerë. Dituria Universale e All-llahut, me kalimin e kohës e bën të nevojshëm ngadalësimin. Në jetën e Mbrapme nuk ndihet nevoja e materies, kohës dhe pritjes. Këto për një çast krijohen me Mëshirën e All-llahut. Punët që këtu bëhen për një ditë, atje bëhen për një moment. Këtë e tregon Kur’ani Famëlartë:

"15_12032010004243.jpg"

Në qoftë se ardhjen e ditës së Ringjalljes, ashtu si ardhjen e pranverës, dëshiron ta kuptosh, këtë do ta gjesh të argumentuar tek “Fjala e njëzetenëntë”, ku mund t’i studiosh me kujdes dhe po qe se nuk e beson ardhjen e Ringjalljes si ardhjen e pranverës, të ma fusësh gishtin në sy.

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 >>>