Veprat e Abdylkadrit dhe disa tj
- NJERIU QË KËRKON VETVETEN -2
- NJERIU QË KËRKON VETVETEN -1
- ATOMI
- RRETH NJERIUT
- PSE I BESOJN ALL-LLAHUT 50 PROFESORET E FAMSHEMTE EUROPES
- PËRGJIJGE PYETJEVE MATERJALISTE
- NJË JETË TJETËR
- DRITA E MENDJES
- ÇËSHTJET JETSORE
- AFORIZMA TË ÇMUAR
Poezitë: PERLAT E ZEMRËS të Abdylkadrit
- O ZOT!
- FUQIA E ZOTIT
- ÇFARË ËSHTË KUR`ANI?
- MUHAMMEDI (a.s.m.)
- VËLLAZËRIMI
- PUNO!
- SHPRESA
- LIBRAT
- O DJALË I RI!
- O NJERI!
- VËLLEZËR SHQIPTARË
- MOTRA IME FISNIKE
- VËLLEZËR TË DASHUR
- NËNAVE TË MIA FISNIKE
- KULTURA
Online Sayaç
I erdhi rradha shokëve dhe dashamirëve: Po qe se ata besojnë në fenë Islame dhe i nënshtrohen All-llahut xh.sh., atëhere ata janë edhe dashamirët e Tij. Me sekretin e kësaj Fjale të Bukur që thotë: “Duaj për All-llahun xh.sh.”; kjo dashuri në të vërtetë është treguar për Atë. Bashkëshorten nuk duhet ta duash vetëm për llogari të nefsit, por duhet ta dish që duhet dashur për shkak se ajo është një dhuratë e butë dhe nazike e Mëshirës Hyjnore. Nuk duhet ta vendosësh dashurinë vetëm në kohën e rinisë dhe të bukurisë që së shpejti do të kalojnë, por duhet të mos harrosh se bukuria më e përkryer dhe më e ëmbël e gruas është atëhere kur ajo ruan bukurinë shpirtërore, që është një dukuri e veçantë e grave. Ajo ka këto cilësi të vyera si; nazet, mora¬lin, nderin, mëshirën, seriozitetin dhe buzëqeshjen ndaj burrit dhe të afërmëve të lejuar. Sidomos kur ajo mban mendime të larta për jetën e amshuar. Duke lulëzuar këto bukuri të mëshirës bëjnë të vazhdojë edhe bukuria shpirtërore deri në fund të jetës. Burri që e ka pikësynimin e dashurisë pikë¬risht tek këto cilësi, do të dijë se si t'i shpërblejë detyrimet ndaj kësaj krijese të dobët dhe të bukur. Sidomos kur i humbet bukuria fizike, ajo ka më shumë nevojë që burri t'i dalë zot. Përndryshhe i humbasin të drejtat e saja.
Po qe se i duam pejgamberët dhe të gjithë njerëzit e shenjtë, duhet të duhen për arsye se janë dashamirët e All-llahut xh.sh.. Kjo dashuri duhet të ekzistojë jo për gjë tjetër, por për hir të All-llahut xh.sh., sepse ato janë dashamirët e Tij.
Jetën duhet ta duash por ajo nuk është e jotja. Atë ta ka dhënë Zoti xh.sh., si një kapital kryesor dhe si një thesar, për të fituar një jetë të për¬jet¬shme. Ai e ka pajisur njeriun me shumë mjete që të bëjë dobi dhe të përsoset vazhdimisht. Me këto mendime duhet ta duash jetën dhe ta vësh në shërbim të All-llahut xh.sh. dhe të fesë Islame, që ta shpenzosh në dobi të tyre dhe atëhere kjo dashuri ka gjetur vendin e duhur.
Të duash rininë duke e pranuar si një dhuratë të bukur të All-llahut xh.sh.. Duke e vlerësuar nga kjo pikëpamje, ta shfrytëzosh në vende të mira dhe të lejuara . Kjo quhet një dashuri dhe falanderim i natyrshëm.
Dashuria për pranverën, merr kuptim më të plo¬të kur atë e pranon si një qendisje antike të Mjesh¬trit të Madh, si dhe një art të hijeshuar të bukurisë së Zotit të Ndritur. Kjo do të thotë se Emrat e All-llahut xh.sh. i ke dashur në vendin e duhur. Botën ta duash se është një Arë e “Ahiretit” (Jetës së Mbrapme) dhe një pasqyrë e madhe e Emrave të Bukur të Zotit xh.sh., si dhe një vend miqsh të përkohshëm. Po qe se në këtë dashuri nuk përzihet nefsi, ajo shkon në llogari të All-llahut xh.sh.. Shkurtimisht: Botën dhe të gjitha qeniet duaji në llogari dhe në Emër të Krijuesit të tyre dhe jo në llogari dhe emër të vetë qenieve. Thuaj: “Sa mirë e ka krijuar atë Krijuesi!” dhe mos thuaj: “Sa e mirë që është!”Në brendësinë e zemrës tënde mos lejo të hyjë tjetër dashamirësi përveç Zotit xh.sh.. Brendësia e zemrës është pasqyra e Gjithëdrejtuesit dhe i takon vetëm Atij. Thuaj:
Të gjitha ato dashuri që njohëm deri tani po qe se shfaqen në formën që thamë, do të fitojnë një shije të ëmbël dhe pa hidhërime. Kjo është një arritje drejt një qëllimi pa pasur fare zhdukje, që shton dashamirësinë e All-llahut xh.sh.. Është një dashuri normale, që pritet nga njeriu, sepse Zoti xh.sh. e ka kërkuar atë për t'i shprehur në këtë mënyrë falenderimet e zjarrta dhe mendimet e lumtura.
Për shembull: Po qe se një mbret i famshëm ty të falë një mollë (Shënim), në të ka dy lloje shijesh. Dashuria ndaj saj ndahet në dy pjesë;
E para: Është për vetë vlerën e mollës, prandaj e do atë, por kjo shije nuk ka lidhje fare me mbre¬tin, sepse ti kur ke ngrënë mollën nuk e ke kujtuar fare atë, por shijen e saj. Kjo gjendje nuk i ka pëlqyer mbretit dhe është mërzitur prej teje sepse shija e mollës do të jetë e pakët dhe e përkohshme. Ajo vazhdon gjerë sa të soset molla dhe jo më tepër, kurse për ty fillon mjerimi kur mendon se ke hidhëruar mbretin.
E dyta: Shija e dytë e mollës ka vlera në atë se duke e ngrënë atë mendon se kjo mollë nuk i përngjan asnjë tjetre, sepse është dhurata e mbretit dhe duhet respektuar përmbi kokë. Në këtë situatë ky njeri përballë atij që thamë më parë, e do mbre¬tin dhe e kujton atë, kur ha mollën, që në këtë rast ka një shije të veçantë, saqë njëmijë të tjera së bashku nuk do të krahasoheshin me të. Ky shijim është një falenderim i pastër dhe tregon respekt dhe dashuri ndaj Mbretit. Njëlloj si ky shembull, po qe se të gjitha frutat dhe mirësitë i do për bukurinë dhe shijen e tyre dhe në mënyrë të pakujdeshme i ha vetëm e vetëm për të shijuar vlerat e tyre materiale, kjo ngrënie dhe ky shijim shkon në llogari të nefsit. Duhet ta dish se këto shije mbajnë në vetvete hidhërime dhe janë të për¬kohshme. Po qe se këto fruta dhe dhurata i pra¬non si të dhuruara nga Krijuesi i Gjithësisë dhe Bamirësi i Mëshirshëm duke i vlerësuar dhe menduar se ato janë mrekulli Hyjnore, atëhere shijimi i tyre nuk ka hidhërim, përkundrazi një shije aq të mirë sa që me të gjitha shqisat duhet t’i shprehësh falenderimin. E treta: Dashuria ndaj Emrave të All-llahut xh.sh. është shkallë-shkallë. Siç treguam edhe më parë, nganjëherë du¬ke pasur edhe dashamirësinë ndaj veprave të Tija edhe Atë vetë e do. Nganjëherë ato i do sepse janë tituj të Përsosmërisë Hyjnore. Nganjëherë njeriu vëmendjen e vet e kthen nga gjerësia e nevojave të panumërta që ka dhe duke ia atribuar ato Emrave të Bukur, ndjen dashamirësi për Ta. Pra ky i do Ato nga nevoja.
Shembull: Ti kur i mëshiron të gjithë të afërmit e tu, fukarenjtë, të dobëtit dhe nevojtarët, nuk ke vetë asgjë në dorë për t’u ndihmuar atyre dhe në moment del një njeri që i përballon nevojat e tyre. Fisnikëria e këtij personi a mund të tregohet se sa të gëzon ty. Këtë person jo për vetveten, se sa për ato cilësi të bukura fisnikërie dhe bujarie që ka, duhet ta duash.
Po njëlloj: Ti vetëm nga Emrat e Zotit xh.sh. që janë këta dy, i Gjithëmëshirshëm dhe i Plotmë¬shirshëm, mendo që ke dashur dhe ke ndjerë më¬shirë për të gjithë besimtarët, gjyshërit dhe dashamirët, të cilët All-llahu xh.sh. i ka kënaqur me të gjitha të mirat e kësaj bote. Kurse Ai do t’i kënaqë edhe në xhennetin e bukur, me ata Emra të Bukur, me të gjitha shijet e pakursyera dhe me lumturinë e pafundme. Me Emrat, i Gjithëmë¬shir¬shëm dhe i Plotmëshirshëm,
All-llahu xh.sh., do të të kënaqë me tepër se sa e meriton me një dashamirësi të zjarrtë. Këtë gjë mund ta krahasosh edhe vetë, se sa nevojë kanë shpirtërat e njerëzve për këta dy Emra dhe se sa është me vend kjo fjalë fisnike që thotë: “Elham¬dulil-lahi ala Rrahmanijjetihi ve ala Rrahimij¬jetihi”, që duhet kuptuar: “Falenderojmë All-llahun xh.sh. për Emrat i Gjithmëshirshëm dhe i Plotmëshirshëm!” Ai vazhdon akoma: “Për këtë botë që konsiderohet si një lloj shtëpie e jotja, ti hidhërohesh nga shkatërrimet që i bëhen asaj, si dhe gëzohesh nga gëzimet që ndjejnë krijesat e gjalla. Me të gjitha shqisat ty të lumturojnë buku¬ritë dhe lumturitë e kësaj bote, sepse janë qendisur me lloj-lloj bimësh dhe krijesash, që i ka krijuar dhe edukuar me Diturinë e Tij të Kulluar Një i Gjithëditur dhe Edukator. Po qe se mendon se sa nevojë ka shpirti yt për Ta, atëherë do ta kuptosh kur vëren me vëmendje se me sa kujdes ke për t'i dashur ata, Emrat e Bukur. Të gjithë njerëzit që je interesuar dhe je hidhëruar në çastin e vdekjes nga zhdukja e tyre, Ai i ka çuar në një vend shumë më të mirë se sa kjo botë. Këtë nuk e bën tjetërkush, përveçse Një All-llah xh.sh., që zotëron tituj si Baki, Kerim, Muhji dhe Muhsin, që do të thonë, i Përjetshëm, Bujar, i Gjithëngjallshëm dhe Bamirës. Kështu kuptove se njeriu ka nevojë për këta Tituj të All-llahut xh.sh. sepse funksionojnë në interes të lumturisë së njeriut. Dhe se për të përballuar ne¬voja të panumërta, ky njeri si një krijesë e ve¬çantë dhe me cilësi të larta, ka nevojë për ndih¬mën e Emrave të All-llahut xh.sh. dhe për shumë shkallë të Emrave, i Gjithëmëshirshëm dhe i Plotmëshirshëm. Kur shumëfishohen ne-vojat lind një dashuri e zjarrtë, por kur shu-mëfishohet kjo dëshirë, atëhere lind një dashuri e thellë. Pra kuptove shkallët e përsosmërisë që me devotshmërinë e njeriut ndaj Emrave të Bukur, zgjidhin nyjet që pengojnë dashamirë¬sinë ndaj Tyre. Atëhere dashamirësia ndaj të gjithë Emrave të Bukur do të kthehet tek kroi i Tyre, All-llahu xh.sh.. Për ta ilustruar këtë, prej njëmijë e një Emrave të All-llahut xh.sh. po japim një shembull: Përsëri prej njëmijë e një shkallëve të Emrave, Ad’l, Hakem, Hak dhe Rrahim (i Drejtë, Gjykatës, i Vërtetë dhe Mëshirëplotë), do të tregojmë vetëm një shkallë të tyre. Brenda Drejtësisë dhe Diturisë së Kulluar të Zotit xh.sh., (që i përket vetëm Atij) po qe se do të njohësh Emrat, i Gjithëmëshirshëm, Mëshirëplotë dhe i Vërtetë, lexo këtë shembull:
Supozojmë se kemi një ushtri të përbërë nga katërqind kompani të ndryshme. Secila kompani e do ushqimin veç, që ta përdorë me lehtësi armën e vet, bile secili ka nevojë edhe për njëlloj ilaçi të veçantë. Por të gjitha këto kërkesa të ndryshme, është e vështirë të realizohen për të katërqind kom¬panitë dhe ekipet e shumëllojshme. Vetëm një mbret i mëshirshëm me aftësitë e tija të përkryera dhe me një dituri të mrekullueshme si specialist dhe me një drejtësi të jashtëzakonshme, pa ndih¬mën e askujt, pa u habitur fare, secilit i jep atë që i takon, si veshjet dhe ushqimet, ilaçet, armën, etj.. Dhe ec e mos u çudit, se me çfarë aftësie, drejtësie dhe fisnikërie, i ka krijuar këto punë ky mbret i mrekullueshëm! Po qe se në një batalion do të gjenden sikur edhe dhjetë individë të nacionali¬teteve të ndryshme, është i pamundur pajimi i përshtatshëm i tyre sipas traditave dhe veshjeve kombëtare, meqenëse nuk është e lehtë pajimi njëlloj. Po kështu, po qe se brenda konceptit të Drejtësisë dhe Diturisë së Pastër të shkëlqimit të Emrave të Bukur, Hak dhe Rrahmanurr-rrahim (i Drejtë dhe i Plotmëshirshëm - Mëshirplotë), do ta shikosh stinën e pranverës dhe do të vëresh se sipërfaqja e tokës, si ajo e ushtrisë, është ekspozuar me kafshë dhe me katërqind mijë krijesa tëshu¬mëllojshme. Të gjitha këto grupe duke qenë brenda njëri-tjetrit, përsëri midis tyre kanë dallime esen¬ciale, sepse u ka dhënë petka të veçanta, ushqime të ndryshme, armë të veçanta, kushte të jetesës dhe ushtrime të ndryshme. Lirimin dhe obligimin ua ka dhënë në kohë të veçanta dhe asnjëra prej tyre nuk ka aftësi për t’i siguruar vetë konditat e jetesës. Ato nuk kanë gjuhë për të kërkuar nevojat e veta me një drejtësi dhe dituri të përkryer. Me një ekuilibër të shkëlqyer Titujt dhe Funksionet e All-llahut xh.sh., Hak (i Drejti), Rrahman (i Gjithmëshir¬shëm), Rrezzak (Furnizues), Rrahim (Mëshirë¬plotë) dhe Kerim (Fisnik), pa asnjë gabim, pa i përzier me njëri-tjetrin, i rregullon dhe i kursen këta individë dhe këto vepra që s’janë katërqind, por katërqindmijë llojesh të ndryshme! Tani si ta merr mendja në këtë sipërfaqe të gjerë, që bëhen me rregull kaq preçiz këto punë të mëdha, kush përveç All-llahut xh.sh. do të kishte mundësi t’i bënte? Përveç Zotit që është Një, përveç Sun¬dimtarit Absolut, përveç Atij, Fuqia e të Cilit arrin kudo, në të gjitha Edukimet e Tija të Matura, a ka mundësi dikush të zgjasë dorën?
Pika e katërt: Ti më pyet: Po qe se unë që të gjitha; nefsin tim, ushqimet e mia, gruan time, prindërit e mi, fëmijët, dashamirët, njerëzit e shenj¬të, profetët, gjërat e bukura, pranverën dhe botën, sipas urdhërave të Kur'anit i dua, në fund të fundit, me çfarë dobish do të shpërblehem?
Përgjigje: Për të rreshtuar të gjitha dobitë e këtij veprimi, mbushet një libër i madh, por në mënyrë të përmledhur do të shënoj një ose dy përfundime:
Së pari do të parashtroj përfundimet që merren si parapagesë në këtë botë.
Kështu siç e kam treguar edhe më parë, ato dashamirësi që bëhen në llogari të kësaj bote dhe të nefsit tënd, përfundojnë me shumë vështirësi dhe ngatërresa. Veç kësaj edhe kënaqësitë dhe lehtë¬sirat i kanë shumë të pakta. Për shembull: Mëshi¬ra bëhet një bela e madhe edhe për faktin e dobësisë. Dashuria e djeg fort, për shkak të ndarjes që do të vijë. Shija për shkak të zhduk¬jes i humbet, duke iu bërë si një sherbet i hi¬dhur. Por për shkak se nuk ke dashur për llogari të All-llahut xh.sh. dhe pa lejen e Tij, dëshira të shkon kot dhe pa dobi. Pa lejen e All-llahut xh.sh., çdo gjë kthehet në torturë dhe në asgjë tjetër.
Pyetje: Si ka mundësi të shkojë kot dashami-rësia ndaj njerëzve të shenjtë (evlijave) dhe Pro-fetëve?
Përgjigje: Nuk kanë për të bërë dobi ashtu si tek të krishterët, që Hz. Isain e quajnë si birin e Zotit xh.sh. dhe Rafizitë që duan Hz. Alinë, për-kundër tre sahabeve të tjerë Ebubekir, Umer dhe Othmanin radijallahu anhum (mëshira e Allahut qoftë mbi ta).
Pra po qe se dashamirësitë i përdorni brenda udhëzimeve të Kur'anit dhe në llogari të dashami¬rësive të All-llahut xh.sh., gjë që e kthen atë në të dobishme, atëhere përfundimet e saj të bukura jo vetëm në këtë botë, por edhe në tjetrën do të fito¬hen. Ata që hanë ushqimet dhe frutat e shijshme duke kujtuar Krijuesin e tyre, pa kurrfarë hi¬dhërimi bëjnë një falenderim të pastër. Po qe se ti e do nefsin tënd, duke iu dhimbsur dhe duke e edukuar atë, e largon nga veset e këqija, pra e përmirëson. Atëhere ai nuk të gllabëron në vor¬bullën e veseve, por ndoshta frerin e tij ti e merr në duar që të mos të çojë në vende të palejuara, por në rrugën e Zotit. Dashurinë që ke shpenzuar me bashkëshorten tënde, e ke ndërtuar mbi buku¬rinë e saj shpirtërore, duke menduar se këtë bukuri ta ka dhuruar Mëshira e Zotit xh.sh.. Në moshën e rinisë duke mos e përcaktuar pozicionin e dasha¬mirësisë në mënyrë korrekte, atë duhet ta duash me sinqeritet dhe ta trajtosh me respektin e duhur, që ajo të mund të të respektojë ty. Në këtë rast respekti midis jush vazhdon deri në fund të mo-shës, pra deri në pleqëri, duke u bërë shkak që këto çifte ta kalojnë jetën në lumturi. Përkundrazi siç e thamë edhe më parë, po qe se dashurinë e shfaq vetëm për moshën e bukurisë fizike, ajo shumë shpejt do të kalojë dhe do të fillojë ankesa midis tyre. Dashamirësia e prindërve kur kthehet në llogari të All-llahut xh.sh., llogaritet si një adhu¬rim, sidomos kur këto t'i bësh me një respekt dhe ndërgjegje të lartë dhe me një logjikë e humanizëm serioz. Kur ti dëshiron për prindërit jetëgjatësinë dhe ulesh e iu puth dorën me respekt për t’i gëzuar dhe nderuar, për shkak të këtyre veprimeve do të fitosh sevape shumë të mëdha. Ky veprim për një djalë besimtar është një lumturi e madhe. Nuk është normale që t’i duash prindërit për interes dhe me plakjen e tyre t’i përbuzësh duke menduar se ata janë shkaku që jeta jote nuk po të ecën mbarë, ngaqë ata tani janë nevojtarë ndaj teje. Është një marrëzi e tmerrshme dhe një katastrofë shpirtërore, që të presësh humbjen e tyre fizike, për të shpëtuar nga vuajtjet e tua.
Fëmijën ta duash dhe të mendosh se e tregon këtë dhembshuri, duke menduar që All-llahu xh.sh. të ka caktuar si mbikqyrës për këto krijesa të do¬bëta. Kjo detyrë për ty është një mirësi dhe dashamirësi e pastër. Kur e gjen këtë ndjenjë, nuk vuan nga ndonjë shqetësim dhe kur vdes nuk bërtet i pashpresë. Në këtë kohë ti mendon se Krijuesi i tyre është i Gjithëmëshirshëm Mëshirëplotë dhe vdekja e tyre për ty në këtë çast është një mëshirë, duke menduar se All-llahu xh.sh., ata t'i ka dhënë ty prej Mëshirës së Tij dhe në këtë mënyrë mund të shpëtosh nga hidhërimi i ndarjes nga ata. Po qe se shokët dhe dashamirët i ke dashur për llogari të All-llahut xh.sh., ndarja prej tyre si dhe vdekja e tyre, dashamirësinë tuaj të sinqertë dhe bisedat e ngrohta nuk i zbeh. Kjo dashamirësi e sinqertë meqenëse ka qenë pa kurr¬farë interesi material dhe e shtyrë nga kontaktet shpirtërore, shija e takimeve zgjatet deri në për¬jetësi, por në qoftë se ato nuk i ke bërë për Hir të All-llahut xh.sh., shijet e takimit vetëm për një ditë ta japin përfundimin e ndarjes së njëqind ditëve (Shënim). Dashurinë e Profetëve dhe evlijave, duhet ta keni si qëllimin e jetës së pasvdekjes, të cilën mosbesimtarët e shohin si një errësirë të thellë. Ti ata duhet t'i duash për shkak të jetës së vër¬tetë, sepse beson tek ekzistenca e një vendi ku tubohen trupat e njerëzve të ndritur. Shkuarja në ato vende për ty nuk është një arsye frike, përkundrazi ky vend ty të entuziazmon. Pra dashamirësia për profetët dhe evlijatë, rrjedh nga besimi në fenë Islame, sepse ekzistenca e tyre është shkak që nuk i ka humbur shijet e kësaj bote dhe me tregimin e tyre ka shndritë jeta pas varrit deri në përjetësi. Dashamirësia ndaj tyre nuk ka qenë si ajo e të “qytetëruarve” materialistë që duan njerëz të posaçëm me mendimin që t'u plotësojnë nevojat e një jete të përkohshme, sepse pastaj do të zhduken në thellësinë e një varri të madh të së kaluarës. Vetëm mendimi i shkuarjes drejt asaj jete pa kthim, atyre ua shton hidhërimin, sidomos duke menduar se edhe njerëzit e shquar nuk kanë mun¬dur të shpëtojnë nga zhdukja. Në këto momente atyre sa herë që iu kujtohet varri thonë: “Ah!”. Mendimin e parë të besimtarit, ua kanë shndritur profetët, duke i garantuar një besim, që shpirti do ta braktisë rrobën e trupit në të kaluarën e vet dhe do të shkojë në ardhmëri, tek salloni i jetës së varrit. Në këtë mënyrë me një qetësi të zemrës e pret ditën, kur do të shkojë në lumturinë e përjetshme. Përfundimisht besimtari nuk frikësohet kurrë nga varri, por e mirëpret atë.