Veprat e Abdylkadrit dhe disa tj
- NJERIU QË KËRKON VETVETEN -2
- NJERIU QË KËRKON VETVETEN -1
- ATOMI
- RRETH NJERIUT
- PSE I BESOJN ALL-LLAHUT 50 PROFESORET E FAMSHEMTE EUROPES
- PËRGJIJGE PYETJEVE MATERJALISTE
- NJË JETË TJETËR
- DRITA E MENDJES
- ÇËSHTJET JETSORE
- AFORIZMA TË ÇMUAR
Poezitë: PERLAT E ZEMRËS të Abdylkadrit
- O ZOT!
- FUQIA E ZOTIT
- ÇFARË ËSHTË KUR`ANI?
- MUHAMMEDI (a.s.m.)
- VËLLAZËRIMI
- PUNO!
- SHPRESA
- LIBRAT
- O DJALË I RI!
- O NJERI!
- VËLLEZËR SHQIPTARË
- MOTRA IME FISNIKE
- VËLLEZËR TË DASHUR
- NËNAVE TË MIA FISNIKE
- KULTURA
Online Sayaç
Tani o ju të paudhë që po udhëtoni nëpër rrugën e rrugaçërisë, përgjigjuni, kush shpëton prej kësaj zhdukje të tmerrshme ku keni rënë të pashpresë? Cila përsosje, cila shkencë, cili për¬parim dhe cili qytetërim iu shpëton? Kush është ajo natyrë që ju shpëton, cili shkak, cili shok, cila pozitë, cili zbulim i juaj, cili popull, cili kryq që ju adhuroni mund t'ju shpëtojë prej vdekjes. Ju e imagjinoni atë sikur është një shkatërrim dhe një errësirë dhe nuk mundeni ta mbyllni portën e shkuarjes për në jetën e varrit, që është rruga e Mah'sherit, gjer tek ura e Siratit. Për shpirtin e njeriut që nevojiten me të vërtetë shp¬resa të sigurta nuk mund t’i gjeni tek ato që ju u besoni shumë, tek Artet që ato janë Mirësitë e Zotit xh.sh.. Pra në qoftë se nuk mundeni të mbyllni dot derën e varrit, patjetër nëpër të do të kaloni. Udhëtari i këtyre rrugëve mund të ka¬lojë me lehtësi nëpër të, vetëm kur të mbështetet në një Fuqi të plotë, ku Sundimi i Tij është i aftë, të tejkalojë tej e tej rrathët madhështorë. O njerëz të pakujdesshëm, ju po ecni nëpër rrugën e mosbesimtarëve, ngaqë nuk e dini këtë thënie: “Përfundimi i dashamirësisë së pavend është vuajtje e torturës së pamëshirshmërisë”. Ju me atë dëshirë që ju ka dhënë All-llahu xh.sh., t’i doni Funksionet e Emrave të Bukur dhe aftësinë që ta njihni Atë, sepse organet e adhurimit e të falen¬derimit po i shpenzoni nëpër dëshira dhe vese ep¬shore. Po qe se e adhuroni këtë botë, patjetër do të vuani edhe ndëshkimet e saja, sepse në vend që të doni Zotin xh.sh., ju doni veset e nefsit. Atij nuk po ia jepni dashamirësinë e vërtetë dhe nuk po mbështeteni tek Pronari i Vërtetë. Në këtë mënyrë gjithmonë do të hidhëroheni. Në vend që dashurinë tuaj t'ia kushtoni funksioneve të Emrave të Bukur, ju ia kushtuat kësaj bote. Veprat dhe Artet e Tija ia dedikuat shkaqeve të panumërta. Disa prej tyre që keni dashur shumë duke ua kthyer shpinën juve, po ikën pa e kthyer kokën dhe pa iu thënë “mirupafshim!” Disa prej tyre nuk ju njohin, por edhe ata që ju njohin, nuk iu duan që edhe sikur t’iu duan nuk ju bëjnë dobi. Vazhdimisht pa shp¬resë do të vuani ndëshkimin e ndarjes, sepse me mosbesimin tuaj mendoni se i vdekuri kurrë nuk ringjallet. Kjo është edhe arsyeja që shpesh tortu¬roheni, ngaqë mendoni se dashamirët largohen njëherë e përgjithmonë. A e pe brendësinë e mos¬besimtarëve që thonë se përsosmëria e njerëzimit, bukuria e qytetërimit dhe shijet e kënaqësisë, janë mbi gjithçka. Dëfrimet dhe dehja janë si një perde e përkohshme, për të mos e ndjerë dhimbjen e gjendjes së tyre. Thuaju “tuh!” mendjeve të tyre prej maskarenjsh.
Por bulevardi i gjerë i rrugës së Kur'anit të Ndritur, me të vërtetat e besimit, ia shëron plagët nga të cilat vuajnë rrugaçët e mosbesimit. Të gjitha errësirat që të kanë mbyllur në rrugën e keqe, i shpërndan dhe i shndërron në dritë, të gjitha dyert e shkatërrimit prapësive i mbyllë.
Kështu dobësitë, pafuqishmëritë, varfëritë dhe të gjitha nevojat e njeriut, shërohen atëhere kur ai mbështetet tek i Plotfuqishmi Mëshirë¬plotë dhe barrën e jetës dhe të trupit e mbështet tek Fuqia dhe Mëshira e Tij. Atëhere shpirti nën peshën e jetës nuk zhduket por e lartëson atë, duke gjetur një pozicion të lehtë. Edhe vetë e kupton se njeriu nuk është ashtu siç thojnë filozofët materialistë, një kafshë që flet, por një mysafir i të Gjithëmëshirshmit. Duhet ta pra-nosh se ti në këtë botë je një mysafir i All-llahut xh.sh., ashtu si dhe të gjitha qeniet që janë një pasqyrë e Emrave të Bukur, si dhe Artet e qen¬disura kaq bukur, që janë Mesazhe dhe Letra Hyjnore që freskohen vazhdimisht. Kjo pikë¬pamje dhe ky mendim ia shëron plagët njeriut dhe e shpëton nga shqetësimi se çdo gjë zhdu¬ket, si dhe nga ankthi i ndarjes. Besimi e shpë¬ton edhe nga lidhja me sendet e përkohshme dhe nga errësira e imagjinatës së turbullt. Vdekjen dhe fundin e jetës (exhelin) i sheh si një mjet që do ta dërgojë në një sallon pritje dhe si një fillim për t’u takuar me dashamirët e panu-mërt. Mosbesimtarët vdekjen e konsiderojnë si një gjë të tmerrshme, që të ndan nga të dashurit e shumtë. A e pe se si besimi ndarjen e shn¬dë¬rron në një takim, duke e shëruar këtë plagë të tmerrshme? Më mirë nuk ka se si bëhet. Ai shumë qartë vërteton se varri është një dritë për të soditur vreshtat e parajsës (xhennetit) dhe vilat e lumturisë së përjetshme. Me këtë të vër¬tetë e mjekon problemin më të madh të njerë¬zi¬mit për jetën e varrit, që nën vështrimin e të pa¬besëve duket si një trishtim i madh. Në të vër¬te¬të atë e kthen në një udhëtim gazmor, duke tre¬guar se varri nuk është goja e dragoit, por një derë për të hyrë në vreshtat e bukura. Besimi në fenë Islame i thotë besimtarit : “Meqenëse e ke vullnetin të paktë, punët e tua lëri në vullnetin e fortë të All-llahut xh.sh.. Meqënëse e ke aftësinë të kufizuar, beso në Fuqinë e Fuqiplotit Abso¬lut. Meqënëse e ke jetën të shkurtër, mendo se do të shkosh në një jetë të pafundme. Pra për asgjë mos u shqetëso! Meqënëse e ke logjikën të shkurtër, hyr nën Diellin e Kur'anit. Shiko me Dritën e Besimit se atëhere mendimet e tua që janë si një insekt ndriçues, secili ajet i Tij do t'i shndrisë si yje të vërtetë. Meqenëse ke shumë brenga dhe mendime të turbullta, mos u bë i pashpresë, se ty të presin sevape të panumërta dhe një mëshirë e pafundme. Po qe se ke qëllime të pafundme, duke i kujtuar ato mos u dësh¬përo, se kjo botë ato nuk mund t'i konceptojë dot. Këto qëllime dhe dëshira do të plotësohen në një vend tjetër. Ti vetë ato nuk mund t'i rea¬lizosh, por dikush tjetër i plotëson”. Besimi vazhdon akoma duke na dhënë këshilla:
“O njeri! Ti nuk je pronari i vetvetes. Pronar është Ai që Fuqia dhe Mëshira e të Cilit është e Paskajshme. Pra mos e merr barrën e jetës tën¬de mbi vete, se më pas do të torturohesh. Këtë jetë Ai ta ka dhënë dhe beso se po të kursen shumë mirë. Përse nuk bindesh që kjo botë nuk është pa Zot dhe mundohesh që barrën e botës ta vendosësh përmbi kokë. Mos u merakos kot dhe mos mendo vetëm gjëra të frikshme. Mos kështu, se Zoti i kësaj bote është aq i Ditur, sa që në secilën vepër preferon anët më të dobish¬me. Meqë ti je mysafir, mos u përzie se i ngatë-rron më keq”.
Akoma vazhdon duke thënë se:
“Njerëzit nuk janë kokë bosh si kafshët, pa dyshim që janë nëpunës me detyra të rëndë-sishme dhe lëvizin nën kontrollin e Mëshirë-plo¬tit të Gjithëdijshëm. Pra duke menduar vështi¬rësitë e kësaj bote, shpirtin tënd mos e hidhëro dhe mëshirën tënde mos e prefero para Mëshi¬rës së Zotit xh.sh.. Beso se frerin e armiqve të panumërt, që nga mikrobi i padukshëm deri tek murtaja, stuhija, apo tërmeti e ka në dorë i Gji¬thëpushtetshmi. Ai është “Hakim”, që vepron me një dituri të pastër dhe që në secilën vepër parapëlqen dobinë, se është i Plotmëshirshëm. Mëshira e Tij nuk soset kurrë. Po të vësh re, në secilën punë do të shohësh një lloj Mëshire”. “Në të vërtetë kjo botë është e përkohshme, por këtu prodhohet materiali i nevojshëm për në jetën e përjetshme. Është kalimtare, por në të arrihen fru¬tat e përshtatshme për në jetën tjetër dhe këtu pas¬qyrohen Emrat e Bukur të Zotit xh.sh. të Për-jetshëm. Kjo jetë në të vërtetë të hidhëron shumë dhe të shijon pak, por kur kujton Më-shirën e Tij që po ta dhuron Një Mëshirëplotë i Gjithmëshirshëm, atëhere ngopesh me këto shi¬je të vërteta. Bile edhe për hidhërimet që nuk i ke merituar fiton sevape të ëmbla. Pra rrethi i gjërave “hallall” i të gjithë qejfeve, shijimeve, kënaqësive të zemrës dhe të shpirtit të mjaf¬tojnë. Mos hy në vende të palejuara sepse në to shpesh herë një shije e vetme të sjellë mijëra shqetësime dhe të bëhet shkak që ta humbësh shijen e vërtetë të Dhuratave të të Gjithmë¬shirshmit”.
Me këto tregime e kuptuat shumë mirë se për çfarë arsyeje rruga e mosbesimit njeriun e hedh në poshtërim të thellë, që është edhe problemi më i mprehtë i racës njerëzore. Prej këtij pusi njeriun asnjë qytetërim, asnjë filozofi dhe asnjë përparim njerëzor nuk mund ta shpëtojë. Me tregimet e Kur'anit të Bekuar, duhet të bindesh se kush beson dhe bën punë të mira, jo vetëm që shpë¬ton prej pusit të thellë që përmendëm, por edhe ngrihet në lartësinë e lartësive. Këto çështje me argumente të thella Kur'ani i vërteton kur thotë se, njeriu shpëton nga ky pus i thellë, me anë të shkallëve të përparimit qytetar dhe të shkencave, me një kusht të vetëm duke e pajisur shpirtin dhe zemrën me ndjenja shpirtërore.
Besimi ia lehtëson rrugën e largët të përjetshme njeriut, sepse medoemos ka për të udhëtuar në mes të stuhive. Atij ia tregon mënyrën për të kaluar rrugën e njëmijë apo të pesëdhjetëmijë vjetëve, për një ditë. Kur'ani i Bekuar i njofton njeriut Sulltanin e Pafillimtë dhe të Pambarimtë dhe e bën atë ndaj Tij një rob të ndershëm dhe një nëpunës të bindur. Kështu që njeriu në bujtinën e kësaj bote i beson All-llahut xh.sh., udhëtimin e jetës së varrit dhe të asaj të përjetshme, do t’i kalojë me kënaqësi të zemrës, meqë detyrat i ka plotësuar, si një nëpunës i bindur i një mbreti, prandaj ky njeri në të gjitha rrethinat e atdheut, brenda kufijve të tij, me të gjitha mjetet e udhëtimit të atij vendi, aeroplan, anije dhe tren, shëtit pa kurrfarë pengese. Po kësh¬tu edhe ai njeri që i bindet Sulltanit të Pafillimtë dhe i nënshtrohet duke zbatuar urdhërat që ka dhënë Ai, megjithë kënaqësitë e kësaj jete dhe jetën e varrit, në të gjitha udhëtimet brenda ku¬fijve të Mah'sherit, pra pas varrit në të gjitha vendet e gjera, udhëton duke shkuar në lumtu¬rinë e përjetshme me shpejtësinë e rrufesë dhe të “burakut” (Pejgamberi a.s. me të ka shkuar në miraxh). Këtë të vërtetë Kur'ani ua tregon be¬simtarëve dhe njerëzve të shenjtë e të devot¬shëm, duke ua vërtetuar me dokumente të forta. Përsëri të vërtetat e Kur'anit, besimtarëve u thonë: “O ju besimtarë! Aftësinë e dashurisë që iu ka dhu-ruar All-llahu xh.sh., mos e shpenzoni në vende të ndyra, të mangëta dhe të dëmshme, që nuk të sjellin fare dobi! Mos shko në rrugën e nefsit të pakultivuar që të imponon vetëm të këqija! Ato mos i prano si të dashur dhe mos adhuro veset e këqija! Ndoshta ti e ke aftësinë e një dashurie të pafundme, prandaj duhet ta shpenzosh për Atë! Ai e ka merituar me të vërtetë një dashuri të pafundme, sepse ty të ka kompletuar me mirësi të shumëllojshme. Në të ardhmen do të të kë¬naqë me lumturi të pafundme... jo vetëm ty, por edhe të tjerët, pra dashamirët e tu besnikë sepse edhe nga kënaqësia e tyre do të ndiesh të njëjtën kënaqësi. Sepse Ai është në shkallën më të lartë të përsosmërisë dhe pafundësisht është i Patë¬meta, i Lartësuar, i Pastër, i Pagabueshëm dhe zotëron një Bukuri që kurrë nuk zhduket. Të gjithë Emrat e Bukur (Esma ul Husna), janë në shkallën e pafundme të bukurisë dhe në secilin prej tyre gjendet Drita e Bukurisë. Parajsa (xhenneti) me të gjitha bukuritë dhe mirësitë, tregon vetëm një shkëlqim të Bukurisë së Tij të mëshirshme. Të gjitha bukuritë, hijeshitë dhe bamirësitë e kësaj gjithësie të shtyjnë ta duash dhe janë shenja e dëshmi të Një të Bukuri të Rrallë dhe të Përsosur. Kështu Një i Tillë, Ma¬dhështia e të Cilit nuk mund të tregohet sepse është në një gradë të lartë e të papërcaktuar, të bën ta duash dhe ndaj të gjitha dashamirëve, ta preferosh Atë. Adhuroje pa gabime Atë!”
Mesazhi i Kur'anit vazhdon duke thënë:
“O njeri! Mos shpenzo aftësinë e dashurisë në vende të padobishme dhe në qenie të për-kohshme, sepse ajo dashamirësia jote i takon vetëm funksioneve të Emrave të Bukur, shkël¬qimet e të cilave duken në Artet e qendisura dhe në krijesat e Tij! Ato janë të përjetshme dhe të vazhdueshme. Beso se në secilin funksion të Emrave të Bukur ekzistojnë mijëra shkallë të bamirësisë dhe Bukurisë së Tij, si dhe mijëra gradë të përsosmërisë dhe dashamirësisë së Tij! Ti kujdesu vetëm për Emrin e Gjithmëshir¬shëm, që tregon se Parajsa (xhenneti) është një shkëlqim i këtij emri dhe lumturia e përjetshme një rreze e këtij emri. Gjithashtu në këtë botë që jetojmë, të gjitha bamirësitë dhe ushqimet janë një pikë e këtij emri”.
Tani kujdes me ajetin:
Ky është një drejtpeshim që tregon kulmin e besimtarëve. Ajeti që vjen tregon rezultatin e për¬fundimit të jetës së njerëzve. Po ta vini re ajetit tjetër, thotë se:
Mrekullia Kur'anore u vë vulën tregimeve tona që po krahasojmë deri tani, pra besimtarët dhe mosbesimtarët.
Të vërtetat e mrekullisë dhe të gojtarisë së ajetit të parë i kemi sqaruar gjerësisht në “Fjalën e njëmbëdhjetë” dhe kujt i intereson le t’i studjojë. Këtu do të analizojmë vetëm disa pika të veçanta të ajetit të dytë që të sqarohet kuptimi i kësaj shprehje të lartë:
Kështu: Ky ajet me një kuptim të qartë thotë: “Kur vdesin mosbesimtarët, mbi ta toka dhe qiejt nuk qajnë”. Mosbesimtarët i mohojnë dety¬rat e tokës dhe të qiejve, duke mos e ditur kuptimin e tyre i poshtërojnë dhe ua zbresin vlerat e tyre reale. Nuk e njohin mjeshtërinë e tyre dhe ndaj qe¬nieve marrin pozicionin e armikut. Sigurisht për mosbesimtarët toka dhe qiejt jo vetëm të qajnë, por meqenëse kanë kundërshtuar Krijuesin i mallkojnë ato, dhe gëzohen kur të ngordhin. Në kuptimin e kundërt ky ajet thotë: “Kur vdesin besimtarët, toka dhe qiejt qajnë, sepse besimtari që ka vdekur i ka ditur detyrat, e ka vërtetuar rëndësinë e tyre dhe ka besuar se ato shprehin një domethënie, duke u thënë: “Sa bukur i ka krijuar Zoti dhe sa mirë shërbejnë nën urdhërin e Tij!” Në këtë mënyrë i kanë vlerësuar ato në shkallën e duhur në llogari të All-llahut xh.sh. dhe për dashurinë e Emrave të Bukur që pasqyrohen në Të. Nga ky sekret theksohet se kur vdesin besimtarët, tokën dhe qiejt i mbulon hidhërimi dhe ngashërehen.
Një pyetje e rëndësishme
Po thoni se dashuria nuk varet nga vullneti. Nga nevojat që kam i dua ushqimet e nevojshme dhe frutat e shijshme. Nënën, babain dhe fëmijët i dua. Gruan time e dua. Miqtë dhe dashamirët i dua. Pejgamberët dhe njerëzit e shenjtë (evlijatë) i dua. Jetën dhe rininë time e dua. Pranverën dhe sendet e bukura i dua. Si ka mundësi të mos i dua të gjitha këto? Po si i bëhet që të gjitha t’i dua për hir të All-llahut xh.sh. dhe për funksionet e Emrave të Bukur? Kjo çfarë domethënie përmban? Kërkoj sqarimin e tyre.
Përgjigje: Lexo këto katër pika!
E para: Megjithëse dashurinë nuk mund ta fre¬nosh, pra nuk e ke në dorën tënde, të paktën vull¬netin dhe fytyrën e dashamirësisë ktheje nga njëri tek tjetri.
Përshembull: Duke treguar fytyrën e shëmtuar të një dashamirësi, apo duke treguar fytyrën dasha¬mire të vërtetë, që pasqyrohet në një fytyrë tjetër, duke ia hequr perden, që e ka penguar pamjen e fytyrës së vërtetë, kjo fytyrë artificiale do të kthe¬het në reale. E dyta: Edhe pse nuk i njeh dasha¬mirësit, nuk po të them të mos i duash, por të them që t’i duash për llogari të All-llahut xh.sh. dhe për hatër të të Dashurit të Vërtetë.
Përshembull: Ushqimet e shijshme dhe frutat e ëmbla t’i duash se ato janë dhurata dhe bamirësi të të Gjithmëshirshmit Mëshirëplotë, sepse atëhere ti do të duash Emrat e të Gjithëpushtetshmit dhe Bamirësit. Ky veprim mban vulën e një falen¬de¬rimi shpirtëror. Kjo dashamirësi nuk është në llogari të nefsit, por në atë të të Gjithëmëshirshmit, gjë që del në shesh kur ato i fiton me djersë dhe me lejën e Zotit xh.sh., duke iu bindur Furni¬zuesit. Kur i ha duke kujtuar se si dhe kush i ka krijuar, të bësh falenderimin ndaj Tij. Babain dhe nënën duaje, duke kujtuar se kush e ka dhënë atë mëshirë në duart e tyre për të të edukuar ty, atëhere ti do të duash më shumë Atë Dashamirës, që ua ka dhënë atyre këto cilësi. Pra kjo dashuri do të shkojë drejt Zotit xh.sh.. Drejtpeshimi i asaj që ke dashur për All-llahun xh.sh., del në shesh atë¬here kur dihet që edhe kur plaken, ti ata i do edhe më shumë, kur e di që prej tyre nuk ke kurrfarë dobie dhe je i braktisur në vështirësi. Në këtë rast ke nderuar prindërit, pa u nisur nga gjen¬dja e tyre fizike, por vetëm e vetëm për hir të Zotit xh.sh.. Më pas ky ajet na tregon se:
Në pesë shkallë e fton të nderojë prindërit. Këtu kuptohet nga pikpamja e Kur'anit, se sa është e rëndësishme vlerësimi i prindërve. Përkundrazi një dëm shumë i madh do të shkaktohej në qoftë se fëmija nuk do t’i përballonte me të mirë të gjitha të drejtat e prindërve. Me që ata dëshirojnë t’i sho¬hin fëmijët e tyre më mirë se veten, përballë kësaj sakrifice fëmija kurrë nuk duhet të ngrejë padi se i ka mbetur pa plotësuar diçka nga prindi dhe se midis babait dhe fëmijëve nuk ka asnjë arsye që të bëhen debate. Arsyet e vërteta të debatit janë xhelozia dhe lakmia, të cilat asnjë baba ato nuk i ushqen kurrë ndaj fëmijës së tij. Këto mosmarrëveshje në përgjithësi vijnë nga mosnjohja e të drejtave të njëri-tjetrit. Fëmijës tek prindërit nuk i ka ngelur asnjë e drejtë pa u plotësuar që ta kërkojë atë më pas. Edhe sikur fëmija të shohë një padrejtësi tek babai i vet, nuk ka të drejtë të ngrejë krye kundër tij. Domethënë: Kur kundërshton apo ndëshkon babain, ky fëmijë është një egërsirë, që ka marrur formën e njeriut. Tani është momenti që të tregojmë se si ta duam fëmijën. Atë duhet ta duam sepse ai është një dhuratë e të Plotfuqishmit Bujar me mëshirë, kështu që kësaj dhurate duhet t’i afrohesh, ta duash, ta mbrosh dhe në këtë rast kjo dashuri të shprehet për All-llahun xh.sh.. Me këtë veprim ti ke treguar se këtë fëmijë e ke dashur për llogari të Tij. Kur fëmija vdes, ti duron dhe falen¬deron All-llahun xh.sh. dhe nuk bërtet i pikëlluar. Ty të takon të thuash se Krijuesi m'i dërgoi këto krijesa të dashura për t’i mbikqyrur, por unë nuk mund t'u dal zot sepse kjo është punë e Tij. Dija e Tij e Gjithanshme, kështu e ka parapëlqyer dhe prandaj e mori për ta çuar në një vend më të mirë. Duhet të themi se po qe se tek kjo krijesë në dukje ne kemi një pjesë, njëmijë pjesë të vërteta janë të Tijat. Duke iu bindur Atij, duhet ta falende¬rojmë me gjithë zemër.