Kjo pjesë është marrur nga libri Mektubatë (Letrat).

LETRA E SHTATË

"14_11032010234956.jpg"

Të nderuar vëllezërit e mi!

Me anë të Hafizit të Shamit keni pyetur dy gjëra: Pse Pejgamberi (a.s.) u martua me Zejnepen r.a.? Sepse hipokritët dhe mosbesimtarët po e kritikonin shumë duke i thënë se këto marrëdhënie kryheshin nga dëshirat epshore.

Përgjigje: Kurrë nuk mund të jetë e mundur! Për një person të ndershëm, që po të shohësh lar¬tësinë e tij të merren mendtë, dora e dyshimeve të thjeshta, nuk mund të arrijë kurrë atje. Nga dësh¬mitë e miqve dhe të armiqve, nga pesëmbëdhjetë vjet deri në dyzet, ka jetuar me një nder të jash¬tëzakonshëm, pikërisht në moshën kur epshet janë më të ndezura. Në moshën njëzetepesë vjeçare, Ai është martuar më Hz. Hatixhenë (r.a.) (e ve dhe e moshuar), të cilit i ka mjaftuar. Në moshën dyzet vjeçare, kur vrulli i epsheve i ka rënë, u martua me gra të tjera. Kush ka mend sa një kokërr gruri, patjetër e kupton qartë se këto martesa nuk kanë qenë si një shtysë e epshit, por kanë rrjedhur nga detyrimet e rëndësishme të Pejgamberit (a.s.). Ky është edhe shkaku që profetësia e Pejgamberit (a.s.) e nevojit, si me vepra, ashtu edhe me fjalë dhe pozitë, që Ai të jetë Kurora e Ligjeve të fesë, deri në ditën e kijametit. Qartësia e fesë Islame buron nga jeta e Tij. Fytyra e fesë Islame është ajo e popullit. Gjysma e ligjeve të fesë, rrjedhin nga gjendja sekrete e familjes, që bar¬tin gratë e pastëra të Pejgamberit (a.s.). Kjo situatë e bën të nevojshme martesën me më shu¬më se një grua. Kur ta lexojmë historinë e fesë Islame e shohim shumë qartë se gjysma e kush¬teve të jetës familjare, faktikisht ku kanë marrë shembull karaktere të ndryshme të racës njerë¬zore, ka rrjedhur nga gratë e pastërta të Pej¬gamberit (a.s.). Janë pikërisht këto arsyet që e bëjnë të nevojshme martesën e Tij me më shu¬më se një grua. Qenia me karaktere të ndry¬shme te tyre u përgjigjet nevojave të të gjitha racave deri në ditën e kijametit. (Tani t'i përgji¬gjemi pyetjes për martesën e Hz. Muhammedit (a.s.) me Zejnepen). Në pjesën e parë të “Fjalës së Njëzetepestë”, tek shembulli i tretë, hidhet dritë me ajetin:

"14_11032010234959.jpg"

Ajeti i shpreh domethëniet e tij sipas, shtresave të njerëzve, me kuptime të ndryshme, sipas psiko¬logjisë së njerëzve. Shumë shtresa njerëzish, prej këtij ajeti kanë nxjerrur kuptime të ndryshme. Njëri ka thënë kështu: “Pejgamberi (a.s.), duke kryer shërbimin, Zejdit mundet t'i ketë thënë: “O bir!…”, por kjo nuk do të thotë se Zejdi është djali i Tij. Të gjithë myslimanët, janë shpirtërisht bijtë e Pejgam¬berit (a.s.), traditë që vazhdon edhe sot e kësaj dite. Pleqtë të vegjëlve, duke u nisur nga kjo traditë u thonë: “O bir…”. Kështu edhe me Hz. Zejnepen, ajo pasi u divorcua me burrin e vet (Zejdin), Pej-gamberi (a.s.) me urdhër të All-llahut xh.sh., u martua me të. Këtë fakt All-llahu xh.sh. e ka vërtetuar me ajetin:

"14_11032010235002.jpg"

Dhe në këtë mënyrë ata u martuan. Kuptohet se për të mos lënë asnjë pikë dyshimi për mendimin e thjeshtë, kjo martesë ndryshon nga të gjitha mar¬tesat sepse është realizuar me kontratimin qiellor dhe u kurorëzua me gjykimin e caktimit të Zotit xh.sh.. Pejgamberi (a.s.) ka qenë i detyruar që t'i përulet këtij obligimi të Zotit xh.sh.. Pra ta kuptoni se kjo martesë nuk është realizuar me shtysë të nefsit.

Këtë urdhër të caktimit të Zotit xh.sh., për normalitetin e jetës shoqërore e vërteton edhe ky ajet i famshëm:

"14_11032010235006.jpg"

Kështu të mëdhenjtë të vegjëlve, kur u thonë “…o bir..”, nuk duhet të kuptohet sikur duke i thënë gruas nënë të bëhet shkak që ajo t'i bëhet haram këtij burri. Pra pse i ka thënë një i moshuar një djali, bir, gruaja e tij t'i bëhet haram. Profeti, me profetësinë e tij, meqenëse ka të drejtë që t'i thojë popullit “bijtë e mi, kjo nuk do të thotë se i gjithë populli janë “fëmijët” e Tij, gjë që do ta ndalonte të martohej me vajzat e popullit, sepse do t'i kishte në gjak ato. Në një drejtim tjetër, ky kuptim del prej ajetit të mëparshëm. Një sundimtar i madh, shtetasit e tij i trajtonte me një përkujdesje dhe mëshirë prindërore. Ky sundimtar që ka një mëshirë të shenjtë dhe i ndihmon shpirtërisht nën¬shtetasit e tij, me këto ndjenja ndaj popullit, ai njëqind herë i tejkalon prindërit e vërtetë të tyre. Në përgjithësi në popull thuhet kështu: “është bërë si një baba i vërtetë”. Po si i bëhet që duke qenë si prindi i tyre, të martohet dhe të bëhet burri i “bijave” të veta?. Kur'ani i Famshëm duke sqaruar këtë keqkuptim të pavend, u thotë: “Pejgamberi (a.s.) me mëshirën e detyruar nga All-llahu xh.sh., na mëshiron edhe neve duke vepruar si një baba i mirë dhe i sjellshëm. Meqenëse është edhe Pejgamberi juaj, ju jini bijtë e tij. Kjo nuk do të thotë se nga pikëpamja e gjakut ai me të vërtetë është babai i juaj, që pastaj të mos ketë asnjë të drejtë të martohet me vajzat tuaja. Në qoftë se Ai të thotë “bir”, nuk do të thotë se jemi bijtë e tij të vërtetë”.

Elbaki Huuelbaki( )

Said Nursi

Kjo pjesë është marrur nga libri “Debate”

Pyetje: Përse disa filozofë europianë, hedhin baltë mbi pikëpamjesn e kulturës së fesë Islame, duke thënë se nuk pajtohet me kulturën e qyte-tërimit, martesa me më shumë se një grua, duke parashtruar në këtë mënyrë dyshime dhe paqartësi?

Përgjigje: Si përmbledhje po jap vetëm një anë të këtij problemi, megjithëse kisha ndërmend ta shtjelloja gjerësisht.

Gjykimet e fesë Islame ndahen në dy drejtime:

I pari: Drejtësia e kësaj feje ndërtohet mbi “Bukurinë e pastër” dhe “Dobitë e Kulluara”.

I dyti: Drejtësia është për të realizuar jetën e popullit. Domethënë nga shfrytëzimi tiranik dhe i egër, kjo drejtësi këtë situatë e transformon në “ehueni sherr” (pak të keqe). Mbase nuk është në gjendje të realizohej në mënyrë të përkryer, por sidoqoftë, e sjell atë në një gjendje pak më të mirë, që mund të jetë e pranueshme për të gjithë, duke e shndërruar në një shkallë ku merret formimi i duhur. Është e kuptueshme se për të drejtuar jetën e një populli duhet të kishe parasysh kohën dhe vendin e tij. Natyrën dhe cilësitë e një populli nuk mund t’i ndryshosh përnjëherë, por do të duheshin shumë vjet, për të ndryshuar të gjithë tërësinë e tij me një tjetër. Prandaj drejtësia e fesë Islame, kurrë nuk i robëron popujt. Ndoshta prej shkallës së egërsisë, i afron drejt një civilizimi, që mund të jetë i pranueshëm. Nga më e keqja e sjellë në një pozicion të ndërmjetëm. Kur të shihni kushtet, do të bindeni logjikisht se çështjen e martesës me katër gra, feja Islame prej një nuk e ka ngritur në katër, por nga tetë-nëntë, këtë numër e ka zbritur në katër. Siç e thamë edhe më parë, për t'u martuar me më shumë se me një, kjo fe ka parashtruar kushte shumë të rënda. Kush i mëson ato e sheh se nuk është e lehtë të martohesh më tepër se me një.

(PJESA E TRETË E “FJALËS SË

TRIDHJETË E DYTË)

Tema e dytë e “Notës së Dytë”

Përfaqësuesi i mosbesimtarëve, kur mbeti pa rrugëzgjidhje dhe ra i mundur tha:

“Unë kënaqësinë e jetës sime, lumturinë e kësaj bote, përparimin e qytetërimit dhe përsosmërinë e teknikës, e gjeja në vetvete tek mosvlerësimi i jetës tjetër dhe tek mosnjohja e Zotit xh.sh.. Kur adhu¬roja botën dhe kur ndihesha i lirë duke mos iu përulur kujt dhe kur besoja në aftësinë time, me ndihmën e shejtanit kam tërhequr shumë njerëz pas vetes dhe vazhdoj akoma.

Në emër të Kur'anit them: “O ti njeri i pafat! Ty po të drejtohem! Mos dëgjo përfaqësuesin e rrugaçëve, por po qe se e dëgjon atë , atëhere dëmi yt do të jetë aq i madh, sa kur ta mendosh atë, zemra dhe shpirti do të të trishtohen sa nuk bëhet më. Ti ke përpara dy rrugë:

Njëra, ajo që po të tregon përfaqësuesi i mos¬besimtarëve; tjetra, është rruga e lumtur që të tre¬gon Kur'ani i Bekuar. Tani krahasimin e këtyre dy rrugëve veçanërisht e kemi paraqitur tek “Fjalët e Vogla”. E ke parë dhe e ke kuptuar, që përsëri ka ardhur rasti, t'i krahasosh dy rrugë të tilla. Rruga e mosbesimit dhe e mëkateve njeriun e dobët dhe të paaftë e zhduk, ku është i angazhuar me pesha të rënda dhe të hidhura e të panumërta, që e fundosin krejt. Sepse në qoftë se njeriu nuk e njeh dhe nuk mbështetet në Krijuesin e vet, atëhere ai duke qenë një krijesë e dobët, e pafuqishme ndaj nevojave të panumërta dhe i varfër, si dhe një krijesë që në çdo rast përballohet me mo-mentet e fatkeqësive të pallogaritura, mosbesimi atë e kthen në një kafshë të përkohshme, që vazhdimisht vuan ndarjen nga mirësitë e botës. Ai ndëshkohet dhe më në fund ndahet nga dashamirët dhe të afërmit, dhe atëhere në të vërtetë vetë shkon drejt errësirës së varrit.

Pra mbi këtë fatkeq gjatë jetës së tij mbisundon vetëm një vullnet i vogël, një aftësi e paktë, një moshë e shkurtër, një jetë me brenga dhe një lo¬gjikë e shuar. Me këtë jetë të pavlerë ai mundohet të përballojë qëllimet e së ardhmes dhe ngjarjet e hidhura. Mosarritja e qëllimeve që ka, atë e zhduk rëndë, për arsye që dihen dhe ndoshta për një mi¬nutë merr fund. Po ky njeri, megjithëse nuk ka aftësi për të mbajtur trupin e vet, merr mbi shpinë dhe mbi kokën e vet, botën gjigande. Akoma pa shkuar në ferr, ai vuan torturën e ferrit (xhehen¬nemit). Pra nga dehja e pakujdesisë, nuk e ndjejnë këtë dhimbje të tmerrshme dhe këtë torturë pikë¬lluese, vetëm për një kohë të shkurtër. Kur t'i afro¬hen varrit përnjëherë do të ndjejnë dhimbjen e madhe. Në të vërtetë kush nuk pranon se është rob i All-llahut xh.sh. e quan veten pronë të tij. Kurse në këtë jetë ekzistojnë stuhi të fuqishme. Kush është ai që me këtë vullnet të dobët dhe me këto aftësi të kufizuara, në këtë botë me stuhira do të mund të vazhdojë jetën që vazhdimisht përballohet me armiqtë e panumërt, që fillojnë nga mikrobi i vogël dhe deri tek tërmeti? Ata janë gati ta sul¬mojnë dhe po qe se kësaj gjendje i shton grupet e armiqve dhe hidhërimet e tjera që i shkakton si p.sh. nga imagjinata e vdekjes, ai shqetësohet tmerrshëm dhe atëhere e kupton më mirë se çfarë ndëshkimi e pret mosbesimtarin. Gjendjes së saj të tmerrshme do t'i rreshtojmë akoma vetëdijen, që e ka lidhjen me jetën njerëzore si dhe me të gjithë botën. Ti me këto brenga të tmerrshme duhet të mbështetesh tek një Zot xh.sh., që në të gjithë botën përdor funksionet absolute, si emrat: Alim, Kadir, Rrahim dhe Kerim, që kanë kuptimin: i Ditur, i Fuqishëm, i Mëshirshëm dhe Bujar. Men¬dimi i tij çdo gjë e konsideron të rastësishme, apo që e ka krijuar natyra. Me këtë besim ti o njeri, nga frika e botës dhe gjendja njerëzore do të zhdukesh vazhdimisht. Hidhërimeve të tua po u shton edhe të tjera si tërmetet, stuhitë, sëmundjet ngjitëse, uria, ndarja nga kjo jetë, si dhe ndonjë fatkeqësi tjetër edhe më e madhe, ty do të të zhdukin. Këtyre hi-dhërimeve po t’u shtosh edhe ato që nuk i për-mendëm, merre me mend se me çfarë telashesh do të përballohesh.

Tani duhet ta pranosh se ky njeri nuk duhet të të dhimbset, sepse nuk e meriton dhimbshurinë, sepse këtë gjendje të tmerrshme e ka kërkuar vetë. Ky i ngjan atij krahasimit me ata dy personat që kemi treguar në “Fjalën e tetë”, kur ranë në pus. Kështu një njeri hyn në një kopësht të bukur, ku ka gostitje të bollshme midis shokëve të dashur, ku zhvillohen lojëra zbavitëse, ekspozohen gjellë të shijshme dhe të shumëllojshme e të lejuara, por nuk kënaqet, dhe shkon e pi verën e ndyrë dhe haram, që e bën pijanec. Në këtë mënyrë ai e imagjinon veten në mes të dimrit, në një vend të ndyrë dhe në mes të egërsirave. Pikërisht ky njeri, do të bërtasë duke u dridhur, por askujt nuk i dhimbset. Sepse dasha¬mirët e tij fisnikë, ai i konsideron egërsira dhe fillon t’i shajë e t’i fyejë. Edhe enët e bukura dhe të vyera i imagjinon si copa guri, gjellët i derdh dhe enët i thyen. Kuvendimin dhe librat e bukur me fa¬qet plot kuptim, duke i konsideruar si gjëra të pa-kuptimta dhe të thjeshta, i shqyen dhe i hedh nën këmbë duke vazhduar më tej. Ky njeri nuk të dhimbset fare, por ndoshta për të do të thuash se e ka merituar një dënim të rreptë. Po kështu edhe dashakeqësia e njeriut që e ka zgjedhur vetë atë, e shtyn të futet në rrugën e mosbesimit, si të dehur dhe rrugaçë të çmendur. I mjeri, nuk po bindet për Mjeshtrin e Ditur që është Zoti xh.sh. i kësaj bote, të cilën e ka krijuar si një vend të gostive të bu¬kura. Ai duke i imagjinuar se këto qenie janë të rastësishme, apo që ato i ka krijuar natyra, nuk mundet ta kuptojë se të gjitha qeniet janë reflek¬time ku pasqyrohen të gjitha Emrat e Bukur. Me kalimin e kohës ato e kryejnë detyrën dhe shkojnë në vende të padukshme. Zoti xh.sh. ato i ka dërguar për t’i freskuar dhe çliruar vendin për ato që ka caktuar që më parë. Këtë të vërtetë ky i çmendur nuk po e kupton dhe gjendjen ku ndodhet e quan si një zhdukje dhe shkuarje drejt asgjësë. Të gjithë zërat që janë si një “tesbih” ndaj All-llahut xh.sh. ai i imagjinon si zëra të ndarjes dhe pikëlli¬mit. Faqen e botës që është një shkrim dhe qëndisje e “Nakkashit” (Qendistarit) Madhështor, e imagji¬non sikur është një gjë e thjeshtë dhe e pakuptimtë, bile edhe bulevardin e madh. Kurse varrin që është një rrugë për të shkuar nën Mëshirën e All-llahut xh.sh., e konsideron si një vend të errët ku zhduken krijesat e vetëdijshme. Çastin e vdekjes nuk e kon¬sideron si një shkak dhe një ftesë për t’u takuar me të dashurit e vërtetë, por thotë se të gjitha qeniet e gjalla kanë hyrë në rradhë për t’u ndarë nga dashamirët. Kjo nuk bën gjë tjetër, vetëm se veten e vet e hedh në tortura të dhimbshme. Kështu vle¬rën e qenieve dhe Emrat e Bukur që janë funksio¬net e All-llahut xh.sh., i përçmon nëpër gjithësi dhe i mohon. Më poshtë do ta shohësh edhe vetë se ky njeri nuk meriton më mëshirë, por dënim të rreptë.

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 >>>