Veprat e Abdylkadrit dhe disa tj
- NJERIU QË KËRKON VETVETEN -2
- NJERIU QË KËRKON VETVETEN -1
- ATOMI
- RRETH NJERIUT
- PSE I BESOJN ALL-LLAHUT 50 PROFESORET E FAMSHEMTE EUROPES
- PËRGJIJGE PYETJEVE MATERJALISTE
- NJË JETË TJETËR
- DRITA E MENDJES
- ÇËSHTJET JETSORE
- AFORIZMA TË ÇMUAR
Poezitë: PERLAT E ZEMRËS të Abdylkadrit
- O ZOT!
- FUQIA E ZOTIT
- ÇFARË ËSHTË KUR`ANI?
- MUHAMMEDI (a.s.m.)
- VËLLAZËRIMI
- PUNO!
- SHPRESA
- LIBRAT
- O DJALË I RI!
- O NJERI!
- VËLLEZËR SHQIPTARË
- MOTRA IME FISNIKE
- VËLLEZËR TË DASHUR
- NËNAVE TË MIA FISNIKE
- KULTURA
Online Sayaç
All-llahun xh.sh.. Kështu të lidh dhe të pajton me Të. Babai apo nëna, fëmijën e vet e do sa gjithë botën. Kur i ikën djali apo vajza nga duart, po të jenë njerëz fatbardhë bëjnë durim dhe presin lumturinë e vërtetë në Botën Tjetër duke thënë: “Kjo botë është e përkohshme dhe nuk ia vlen ta lidhësh zemrën me të, kurse për atje ku ka shkuar fëmija ynë, edhe ne do të shkojmë, prandaj duhet shpresuar. Vetëm duke menduar kështu, mund të qetësohemi me të vërtetë”. Të pakujdesshmit janë zhytur në errësirën e mosbesimit dhe i janë shman¬gur rrugës së vërtetë. Ata janë të privuar nga njohja e lumturisë që përshkruam. Vetëm me shembullin që treguam mund ta krahasosh gjendjen e tyre të vështirë. Një mosbesimtar që ka vetëm një fëmijë, kur ta shohë fëmijën duke dhënë shpirt, do të përjetojë humbjen e përjetshme, sepse është ndarë nga rruga e Zotit xh.sh. dhe e fesë Islame. Duke pasur iluzionin se vdekja është asgjësim dhe ndarja e përjetshme, Ai mendon: “Fëmija im, në vend që të mbulohet me velenxën e butë prej leshi, do të mbulohet me dheun e ftohtë dhe tek koka do t’i venë pllakën e rëndë të varrit. Nga pakujdesia dhe errësira e mosbesimit këta njerëz nuk mendojnë për Bamirësitë dhe Mëshirën e Atij Bamirësi, Dhu¬ruesit të “Firdeusit” dhe të të gjitha parajsave. Që këtu mund të kuptosh hidhërimin e pashpresë të këtyre njerëzve. Por!... Rrugët e përjetimit të kë¬naqësive të të dy jetëve ia garanton besimi në fesnë Islame. Ja si thotë besimtari:
“Fëmijën, që po jep shpirt, Krijuesi do ta marrë nga kjo botë e përkohshme dhe do ta dërgojë në lumturinë e parajsës. Me ndihmën e kësaj fëmije prindërit do të garantojnë qënien e tyre pranë tij në Atë Jetë.”
Kjo ndarje është e përkohshme dhe besimi ynë thotë:
Mos u bëj merak, por thuaj:
dhe duro.
Elbaki Huelbaki( )
Said Nursi
[Përsëri një pjesë letre, që ka të bëjë me vdekjen e fëmijëve…]
Ky ajet ka hyrë në librin që titullohet “Ngushëllim për fëmijën”.
Në disa komente është thënë se: “Në xhennet nga më të vegjlit deri tek pleqtë, secili do të bëhet nga tridhjetetre vjeçar”. Të vërtetën
All-llahu xh.sh. e di më mirë, por qartësia e shprehjes së ajetit: do të thotë se: Një fë¬mijë që ka vdekur pa qenë në moshën madhore, që nuk ka qenë i detyruar të bëjë adhurim, ai në xhennetin e lumtur gjithmonë do të jetë si një fëmijë i dashur. Por në ligjin e fesë Islame, pas shtatë vjetëve të fëmijërisë, fëmijën duhet ta ush¬trojmë, për t’u shërbyer urdhërave të fesë, si p.sh. të falë namazin. Shtatë vjeç ta mësojnë dhe atë dhjetë vjeç, prindërit e kanë si obligim ta detyrojnë fëmijën që të falet. Domethënë ata fëmijë, që nga All-llahu nuk kanë qenë të detyruar për t’u falur por nga shtatë vjet deri në moshën madhore janë falur, kanë bërë adhurime ndaj All-llahut xh.sh. dhe kanë agjëruar si të mëdhenjtë, do të mbeten tridhjetë e tre vjeçar të përjetshëm, duke u shpërblyer si të moshuarit. Këtë po e sqarojmë se, disa komente kanë kaluar pa e shpjeguar këtë.
Said Nursi
Një pjesë nga “Shkëlqimi i Shtatëmbëdhjetë”
PJESA E DYMBËDHJETË
O ju shokët e mi që po i lexoni këta shkrime!
Ta dini se unë jashta traditës, të gjitha lutjet e zemrës, i nxora nga skuta e fshehtë dhe i shkrova, për shkak se kur vdekja të ma shuajë gjuhën, në vend të saj All-llahu xh.sh. të më pranojë lutjet e librit. Pendimet e gjuhës së përkohshme, me mo¬shën e tyre të shkurtër nuk mund t’u bëjnë ballë mëkateve të mia të panumërta. Meqenëse libri qëndron gjatë, dhe vazhdon jetën më tepër se sa gjuha, unë preferova atë. Para trembëdhjetë vjetësh (Shënim), kur në përfundim të stuhive shpirtërore, të qeshurit e Saidit të “Vjetër” u shndërruan në vaj¬timin e Saidit të “ri” në mëngjesin e pleqërisë kur u zgjova nga gjumi i pakujdesshëm i saj, këtë lutje e shkrova në gjuhën arabe: Kuptimi i një pjese të saj është i tillë:
“O Edukatori im Mëshirëplotë! O Krijuesi im Bujar! Me keqdashjet e mia, m’u zhduk dhe m’u shua mosha dhe rinia. Si rezultat i rinisë dhe moshës time, më kanë mbetur në duar mëkatet që më shqetësojnë. Hidhërimet që më poshtërojnë dhe imagjinata që më nxjerr nga rruga, nën këtë barrë të rëndë, me zemër të sëmurë dhe me fytyrë të turpëruar, pak nga pak po i afrohem varrit. E kam parasysh se me një shpejtësi të jashtëzakonshme, pa u shmangur as djathtas as majtas, në një formë të padëshiruar, ashtu si të dashurit dhe shokët e mi që kanë vdekur më herët, po afrohem tek dera e varrit. Kjo derë është porta e parë pas ndarjes nga shtëpia e përkohshme që ndodhet në rrugën e përjetësisë. Pra për jetën e mëpasme, kjo është porta e parë. Me një saktësi të padyshimtë, u binda se kjo botë për ata që janë lidhur fort pas saj, është kalimtare, e përkohshme dhe vdes. Shumë qartë m’u shfaq se për këto qenie që janë lidhur njëra pas tjetrës, grupe-grupe, barten dhe shkojnë drejt humbjes. Veçanërisht për ata që kështu si unë mbajnë nefsin e pakujdesshëm, kjo botë është e ashpër. Të jep një shije dhe të ndjekin prapa njëmijë hidhërime. Për një bistak rrush, më vonë të godet me një mijë shuplaka.
O Edukatori im Mëshirëplotë! O Krijuesi im Bujar! Me sekretin e fjalës së bukur që thotë:
Unë që tani po e shoh se në një kohë shumë të afërt, do të vesh qefinin, duke i hipur tabutit dhe shokëve u them lamtumirë e mirupafshim! Duke u kthyer për të shkuar tek varri, tek Mëshira jote, me gjuhën e gjendjes së kufomës sime dhe me gjuhën e shprehjes së shpirtit tim, duke bërtitur të them: “Aman, o Zot! Aman, o Mennan! Shpëtomë nga marrëzitë e mëkateve të mia!”
Me qefin në kokë, arrita tek varri ku është shtrirë trupi im dhe duke shpresuar bërtas dhe e kthej kokën nga Mëshira jote: “Aman! Aman! O Hannan! O Mennan! Shpëtomë nga barrët e mëkateve!”
Hyra në varr, u mbështolla me qefin, shokët ikën dhe më lanë vetëm. Po pres, po i lutem Më¬shirës Tënde dhe me sytë e mi po shoh se shpëtim dhe mbështetje përveç se tek Ty nuk ka! Nga shija e keqe e mëkateve të mia, nga sjellja e keqe kundërshtuese dhe nga ngushtësia e varrit, me tërë fuqinë time bërtas dhe them: “Aman! Aman! O i Gjithmëshirshëm! O Han¬nan! O Mennan! O Dejjan! Shpëtomë nga sho¬qëria e keqe e mëkatarëve dhe ma zgjero vendin!
O Zot, unë vetëm tek Mëshira yte kërkoj strehim. Mëshirë, e cila përfshin të gjitha botë¬rat. Hz. Muhammedi (a.s.) është një shkak, për të arritur tek Mëshira jote. Unë prej Teje nuk ankohem, por tek Ti padis nefsin tim!
O Krijuesi im Bujar! O Edukatori Mëshirë¬plotë! Një krijesa yte me emrin Said që është robi dhe arti yt, është rebel, i dobët, i pakujdesshëm, i paditur, i sëmurë, kundërshtar, plak dhe në udhë të keqe. Ai është një rob që më parë i ka ikur Zotit të vet dhe pas dyzet vjetëve i penduar, kërkon të dorëzohet tek Ti. Po kërkon të mbështetet tek Mëshira yte. Ai po i pranon gabimet e panumërta që ka bërë. Imagjinata atë e ka kredhur në së¬mundje të ndryshme. Tani të përkulet Ty dhe po qe se e pranon, fale me Mëshirën Tënde të Për¬sosur! Kjo veti është një nga Cilësitë e Tua të Larta, sepse Ti je më i Mëshirshmi nga Mëshi¬ruesit. Po nuk pranove, veç derës Tënde, tek cila derë të shkoj?!… Pranoj se përveç Teje nuk ka Zot tjetër që të shkoj tek Ai. Përveç Teje nuk ka të adhuruar të vërtetë, që të mund të shkohet tek Ai!…
(Nga shtojcat e Emirdagut)
Të nderuar vëllezër të vërtetë!
Sipas gjendjes së kësaj kohe, nxënës të Risale-i Nurit, më parë do të bëhen fëmijët e pamëkatshëm. Një fëmijë, në kohën e duhur të fëmijërisë, mund të marrë një mësim të fortë besimi. Pastaj në shpirtin e tij, shumë me vështirësi mund të vendosen Themelet e Besimit Islam. Po t’i lëmë për më vonë, atëhere prob¬lemi vështirësohet, ashtu sikurse ndodh me një mosbesimtar kur pranon fenë Islame. Ai egër¬sohet ndaj fesë. Aq më keq për një fëmijë që nuk i ka prindërit fetarë dhe e edukojnë mendjen vetëm me shkencat e kësaj bote. Në këtë rast në këtë botë, fëmijët në vend të nderimit dhe respektit ndaj prindërve, ata do t’i neveriten dhe shpesh do të grindet, duke pritur vdekjen e tyre sa më shpejt. Në këtë mënyrë ky fëmijë bëhet një shqetësim. Për kokën e prindërve, në vend që të bëhen ndihmës të tyre, bile edhe në jetën tjetër ata bëhen akuzues duke thënë: “Pse nuk na keni edukuar me parimet e fesë Islame, për të shpëtuar besimin?”
Sipas këtyre tregimeve, më fatbardhë janë ata fëmijë që hyjnë në rrethin e Risale-i Nurit, sepse në këtë botë ata respektojnë prindërit dhe fitojnë sevape, kështu që për jetën e pastajme, bëhen ndihmës, sipas shkallës së mirësive që kanë bërë. Nxënësit e shkallës së dytë të Risale-i Nurit janë gratë, sepse ato janë krijuar të dobëta dhe vetë gjendja e tyre ka nevojë për Risale-i Nur. Vështi¬rësitë e jetës i kanë trishtuar dhe hidhëruar në më¬nyrë të veçantë, por po qe se gruaja është e mo¬shuar, kjo vepër për ato është një shpresë dhe ushqim shpirtëror. Risale-i Nur është vendosur mbi katër themele. Njëri prej tyre është mëshirimi, që ka rrjedhur nga Mëshira e plotë e All-llahut xh.sh.. Dihet se në brumin me të cilin janë gatuar gratë, Mëshira është detyra kryesore e tyre.
* * *
Të nderuar bijtë e mi të pamëkatshëm!
Po përpiqeni të merrni mësimet e Kur'anit. Shu¬më mangësi do të ketë sikur ta këndoni Kur'anin me shkronjat e reja (latine), që ua kanë mësuar në shkollë. Po të keni mundesi mos e këndoni me ato shkronja. Ta dini se dobia e të kënduarit të Kur'anit nuk është vetëm që të bëheni hafizë, apo që të fitoni ndonjë pozitë për të marrë rrogë. Ndoshta ai për secilën shkronjë, kur e këndon ka një qëllim për lumturinë e përjetshme. Me këtë këndim, ju mund të fitoni nga dhjetë deri në mijëra fruta të dobisë së xhennetit. Njeriu, qëllimin kryesor duhet ta ketë që të garantojë komoditetin e një jete të pafundme.
Nga shkolla për shkencat që studjoni, njeriu mund të garantojë një rrogë, apo një titull. Por ai nuk duhet ta ketë qëllimin vetëm për këtë jetë dhe vetëm për këtë dobi e qetësi... Po qe se Kur'anin e Bekuar që është fjala e Zotit xh.sh. e këndoni, duhet të studiosh kuptimet e Tij të Ndritura, si dhe dobitë e Tij të Pasosura. Sepse ato studime nëpër shkollë po qe se e kanë pikë¬synimin vetëm në këtë jetë, ato përmbajnë vle¬rën e qelqit, por ato të Kur’anit janë si të dia¬mantit, që vlerat e saja kurrë nuk sosen. Në këtë rast ju do të bëheni fëmijë të dobishëm për prin¬dërit. Ngaqë jeni të pafajshëm, mëkatet për ju akoma nuk janë shkruar. Kur ta këndoni Kur'anin, të keni këtë qëllim të cilin ua thashë dhe atëhere do të përfitoni shumë sevape. Unë ju pranoj “sha¬kirdë” (nxënës) të pamëkatshëm të Risale-i Nurit dhe ju do të keni shansin të bëni dobi, duke u bërë pjesëtarë të lutjes së të gjithë nxënësve të Risale-i Nurit. Pra bëhuni nxënës të ndritur dhe fisnikë!
Unë ju uroj juve, mësuesin, prindërit dhe qyte¬tin tuaj ku jeni duke mësuar Kur'an!…
Said Nursi