Jeta dhe vepra e këshilltarit të shekullit Bediuzzaman Said Nursiut

12_11032010113233.jpg

Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit

Parathënie

Të nderuar lexues! Një hadith i Pejgamberit (a.s.m.) thekson se: “All-llahu (xh.sh.) në çdo shekull do t’i dërgojë ummetit (popullit musliman) nga një muxheddit (ripërtëri¬tës, reformator).” Për të përtëriturin e shekullit të para¬fundit, studiuesit e kësaj fushe unanimisht theksojnë se ka qenë dijetari i famshëm Mevlana Halidi Bagdadi, i cili njëkohësisht përputhet në disa pika me të përtëriturin e shekullit të fundit, Bediuzzaman Said Nursiun. Kështu që:

Mevlana Halidi Bagdadi ka lindur me 1193 hixhri. Kurse Bediuzzamani ka lindur përkatësisht pas njëqind vjetësh më 1293 hixhri. Mevlana detyrën e tij të përtëritjes e ka filluar me 1224, ndërsa Bediuzzamani me 1324. Mevlana në moshën 20 vjeçare ka arritur që të dalë në krye të të gjithë dijetarëve të asaj kohe. Po kështu edhe Bediuzzamani ka qenë i tillë. Akoma në moshën 14 vjeçare ka marrë diplomën e teologjisë dhe ka filluar të diskutojë në çështjet më të thella.

Lexues të nderuar! Ndoshta ju keni lexuar biografitë e jetës së shumë njerëzve të mëdhenj, por unë sigurisht besoj se përveç sahabeve të shekullit të lumtur, nuk do të mundni t’ia përngjani jetën e këshilltarit të këtij shekulli me jetën e askujt tjetër. Sepse njeriu kur lexon biografitë, legjendat dhe mendimet e atyre që e kanë hijeshuar historinë, e ndien veten në botëra të tjera. Me frymëzimin hyjnor, ndërgje–gjen e tij e kapllon flaka e dashamirësisë. Historia na tre¬gon se shumë njerëz të mëdhenj pranë tyre mbesin të vegjël.

Sepse ne kur përmendim ata njerëz që kanë hijeshuar historinë, shpirti ynë lartësohet duke marrë rrugë në hapësirat e larta, duke na e rrethuar ndërgjegjen tonë ajri i erërave të këndshme, njëlloj sikur kalojmë nëpër kopshte të xhennetit të lumtur.

Unë duke shkruar këtë parathënie, thellësisht ndiej këto të vërteta të përmendura. Lexuesve të nderuar me sinqeritet të thellë po ua paraqes jetën e një personaliteti, jeta e të cilit, për afër një shekull është pasqyruar nëpër ngjarje të mahnitshme. Ndërsa Bediuzzamani me njëqind e tridhjetë fragmente të përmbledhjes së Risale-i Nurit është ngadh¬njimtar i zemrave të lexuesve të tij, e për këtë arsye këto vepra janë një fakt i gjallë dhe plot e përplot janë të mbushura me moral, sinqeritet dhe sakrificë.

Thuhet se parathënia është një pëmbledhje e librit, por çfarë t’i them kësaj që çdo temë e Risale-i Nurit, është në gjerësinë e një libri. Ju me një habi të madhe, duke i lexuar librat e tij, do ta shihni vetë se Bediuzzamani që nga fëmijëria e deri në fund të moshës, ka përjetuar afër një shekull, ku vazhdimisht ështe përballuar me frymëzimet hyjnore.

Ne duke e hulumtuar këtë personalitet të shquar hollësisht, na përkujton një varg të një poeti arab që thotë: “Fuqiploti nuk e ka të vështirë t’i përmbledhë edhe botërat tek një personalitet...”

Çdo ditë po shtohen personat që i bashkohen idesë së tij duke u frymëzuar nga besimi i tij i paarritshëm. Kurse në Simpoziumin e VI që u mbajt në vitin 2002 një profesor theksoi se, sipas hulumtimeve në Turqi këto libra i lexojnë rreth dhjetë milionë vetë. Ja se çfarë shprese paraqet Bediuzzamani edhe në ditët e zeza kur muslimanët i sulmonin stuhitë e imoralitetit:

“Shokë të dashur, netët tona i kaplloi errësira e tmerrshme, por mos harroni se netët e zeza, mëngjesin e kanë të afërt”.

Të nderuar lexues, libri që keni në dorë, për të mos iu lodhur juve, kemi përpiluar nga shumë vepra pjesë të zgjedhura lidhur me jetën e Bediuzzaman Said Nursiut. Në origjinal jeta e tij është një vepër e përpiluar nga vetë autori, e cila është edhe pjesë edhe nga përmbledhja Risale-i Nur, që përmban rreth tetëqind faqe. Unë jam i bindur se pas leximit me kujdes të biografisë së tij, do të lexoni gjithashtu edhe veprat tij, të vlerësuara edhe nga vetë studiuesit e shquar të botës. Sepse edhe këtë duhet ta kemi të ditur se kur ta lexojmë çdo libër që na garanton dituri sociale, është e nevojshme të dimë se “kush, ku dhe për çfarë e ka shkruar, cila është pozita dhe vendi i tij në kohën kur e ka shkruar atë?”, në mënyrë që duke ditur psikologjinë e autorit të kuptojmë më mirë librat e shkruar. Pra kështu nëpërmjet këtij libri do të bëhej një drejtëpeshim në lidhje me librat Risale-i Nur (Mesazhet e dritës).

Në këtë libër do të përballeni me ngjarje të jashtëzakonshme, si p. sh. me zotërimin e një diturie të rrallë me tre muaj studime, i cili do të çonte peshë dhe do t’i vinte në lëvizje dijetarët e famshëm të çdo shkence të asaj kohe, duke ia dhënë edhe titullin Bediuzzaman (mrekullia e kohës). Madhështia e tij bëhet e qartë veçanërisht nëpër simpoziumet e organizuar në 25 vende të ndryshme, në lidhje me figurën dhe veprat e tij. Siç do ta shihni edhe në libër në lidhje me jetën e tij, Bediuzzamani ka ngrënë shumë pak, me këtë ka vërtetuar edhe fjalën e Lamartinit, i cili ka thënë “dikush ha vetëm sa për të jetuar, dikush jeton për të ngrënë”. Pozita e dikujt del në shesh edhe më mirë atëherë kur e vlerësojnë edhe njerëz të shkencave të ndryshme, studiues dhe hulumtues ku së shumti mendimet e tyre i kanë kumtuar në simpoziumet e zhvilluara gjatë viteve.

Ju përshëndes duke dëshiruar që të keni dobi nga ky libër. Prej nesh përpjekje, prej All-llahut sukses dhe udhëzim.

Shqipëruesi

HYRJE

Në fillim të shekullit XX, popujt muslimanë përjetuan disfata të mëdha. Përfaqësuesi i Islamit, Perandoria Osmane kishte kohë që ishte shkëputur nga shokët e garës. Muslimanët e ngratë e kaluan kohën vetëm duke e soditur gjendjen. Në një anë shtetet e Evropës përgatisnin projektin se si t’i coptonin vendet muslimane, nga ana tjetër plani përfshinte edhe se si të mund të zhduknin islamin, me një mjet që të mos ringjallet më kurrë. Qëllimi i Luftës së Parë Botërore, këtë e ka pasë në temën e parë, sepse akoma pa filluar lufta, ka qenë e copëtuar bashkësia e popujve muslimanë. Maroku dhe Algjeria kanë qenë të pushtuara nga ana e francezëve, Libia nga italianët, kurse Egjipti dhe Pakistani nga ana e anglezëve. Iraku dhe Siria artificialisht kanë qenë nën sundimin e Osmanëve. Kurse në të vërtetë ato kishin dalur që më parë nga dora e sundimit Osman. Borxhet e jashtme dhe marrëveshjet e mëparshme që ua kishin lidhur duart osmanllinjëve, kishte sjellë të bëhet e të dorëzohet menjëherë. Megjithë këto dobësi, për të mbrojtur kështjellën e fundit të islamit, trimat, nipërit e osmanllinjëve, duke paraqitur të gjitha vlerat, nuk rrëzuan hije ndaj sundimit të gjyshërve të pashoq, sundimi i të cilëve ka zgjatur më se 600 vjet. Por sundimi dhe gjykimi i All-llahut tregonte që mjerisht askujt nuk i mjaftonte sakrifica individuale në kohën kur është nevoja e zotërimit të çelësave të diturisë së shkencave të natyrës, e jo më t’i mjaftonte forca për të shpëtuar atdheun e dikujt. Por vetëm bota fizike nuk mund ta ngopë këtë njeri, të cilit i mbizotërojnë vlerat shpirtërore. Duke lexuar këtë libër edhe vetë do ta shihni se si Allahu (xh.sh.) përsëri me anë të një personi nga ky vend, u ka dhënë këtë pamje shpirtërore. Në këtë libër do të rrëfejmë prej jetës dhe shërbimit të Bediuzzamanit (titull që ka kuptimin “mrekullia e kohës”). Këtë titull ia kanë vënë dijetarët e kohës së vet. Ai ka përjetuar kohën e rrëzimit të popujve muslimanë. Ashtu si të gjithë trimat e osmanllinjëve edhe ai ka vrapuar nëpër frontet e luftërave. Çdo goditje që qëllonte muslimanët, ai i ndiente në gjoksin e vet. Ai vraponte nga njëri vend në tjetrin për të rënë shehid (dëshmor), në shtetin e halifes së fundit. Por atë e priste një detyrë tjetër. Luftërat për të ishin shkollë për të hulumtuar pikat e dobëta të muslimanëve. Si një ekspert brenda brengave, ka mundur të vendosë diagnozën dhe ilaçin e efektshëm, duke filluar me këto fjalë: “Armiku ynë është injoranca, vagabondësia dhe përçarja. Këto do t’i përballojmë me tre armë: me art, dituri dhe bashkim” dhe me një shpresë të madhe, ka dhënë sihariqe duke thënë: “Ja pra, të keni shpresë se në të gjitha reformat zëri më i lartë do të jetë zëri i islamit”. Bediuzzamani i frymëzuar, ka dhënë sihariq për të ardhmen e muslimanëve, duke thënë se ngadhënjimi do të jetë i Kur’anit. Tani në një kohë që popullit i është shuar shpresa dhe secili është rrëzuar para devijimit të tradhëtarëve të filozofisë materialiste, “ai duke mbartur mbi shpatulla barrën e muslimanëve edhe i vetëm ka personifikuar një popull të tërë”.

Në momentin që lufta fizike ka humbur vlerën, ka filluar lufta shpirtërore, të cilën Bediuzzamani këtë luftë e ka quajtur “Lëvizje pozitive”. Me luftën e tij shpirtërore ka thënë se: “Të gjithë botës do t’ia tregoj Kur'anin, i cili është një dritë që askush nuk mund ta shuajë”. Në jetën e tij plot prodhimtari, afërsisht prej një shekulli, tregon se armiqt i ka luftuar shpirtërisht. Sot e gjithë bota brohoret për udhëheqësin e madh, duke thënë se po japin prodhim farërat e “Nurit„ që ka mbjellur ai. Tani së bashku do të dëgjojmë zërat e muslimanëve që na tingëllojnë në vesh nga të gjithë anët e rruzullit tokësor.

Numrët kliko dhe vazhdo: 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 43 44 45 46 47 48 49 50 51 52 53 54 55 56 57 >>>