FJALË TË VOGLA

ME DOMETHËNIE TË MËDHA

PARATHËNIE

Esselamu alejkum ve rahmetullah!...

Lexues të nderuar! Redaksia e “Envar Yayinevi” në Stamboll prej kohësh ka filluar t’i boto¬jë veprat e autorit dhe dijetarit të njohur Bediuz¬zaman Said Nursi ut, filli¬misht në turqisht, më vonë edhe në gjuhët tjera. Tani u bë e mundur që disa fragmente nga përmbledhja e tij “Risale-i Nur”, të botohen edhe në gjuhën shqipe.

Kam kënaqësi të veçantë dhe ndjej lumturi të madhe, që me mundësitë e mia, mu dha rasti të përk-thej disa pjesë të vogla nga “Risale-i Nur”, të shkruara nga dije¬tari i madh Said Nursiut, që këtij personaliteti All-llahu i ka dhuruar aftësi, që me një logjikë të fortë, ka arritur të bëjë një analizë të thellë dhe me sukses të përcaktojë diagnozën e saktë të sëmundjes së shoqërisë së shekullëve të fundit, në kohën kur armiqtë e fesë së All-llahut, për¬mes intrigave të shumëllojshme, na sulmojnë për të na shndërruar në materialistë, për të mohuar Krijuesin tonë dhe Ringjalljen pas vdekjes. Autori me veprat e tij Risa¬le-i Nur, ka arritur të mjekojë plagët e lexuesve të këtyre librave, duke i bindur në ekzistencën e All-llah xh.sh. dhe kushtet e besimit ndaj Tij janë të pa dyshimta.

Kam lindur dhe jam i rritur në Kosovën Lindore, në rrethin e Preshevës, ku për arsye tashmë të njohura, ku shumë familje shqiptare gjatë viteve 1954-1960 u shpërngulën për në Turqi. Unë me familjen time jam shpërn¬gulur në vitin 1970.

Me dëshirën dhe sinqeritetin më të lartë, duke ua dashur të mirën bijve dhe bijave shqiptare, kam filluar t’i  përkthej disa pjesë të vogla nga kjo vepër e madhe të Risale-i Nurit. Iu drejtova All-llahut të Gjithëmëshir-shëm me lutje (dua) dhe përgjërim dhe Ai Fuqiploti më ndihmoi, duke më mundësuar të përkthej 15 fragmente nga vepra e Risale-i Nurit. I jam mirënjohës dhe falën-derues All-llahut xh. sh. Që deri më tani, në trojet shqip-tare janë shpërndarë afro 50,000 kopje librash nga veprat e Risale-i Nurit në gjuhën shqipe.

Që ta kuptoni vlerën e këtyre librave, do të shihni se me çfarë idesh është paraqitur i ndershmi dhe i de-votshmi Said Nursiu: “Para meje është një flakë e madhe. Në atë flakë, biri im po më digjet, besimi më ka marrë flakë, po më digjet. Po vrapoj, që të shpëtoj besimin e bijve dhe bijave tona nga kjo flakë”. Unë i përvuajturi, pasi nuk mund të vrapoj dot si dijetarët e mëdhenj, do të isha shumë i kënaqur, që të ecja në rrugën e tyre.

Sot jo vetëm në Turqi, por edhe në shumë vende tjera të botës, si në Lindje ashtu dhe në Perëndim, me miliona njerëz janë duke i lexuar dhe analizuar veprat e Said Nursiut. Libra këto, të shkruara nëpër burgje dhe internime e të bazuara kryesisht në dy burimet e fesë Islame: Kur’anin dhe hadithet e Muhammedit (a.sm.). Veprat e tij sot janë të përkthyera në më shumë se pesëdhjetë gjuhë të ndryshme, siç janë: arabisht, ang-lisht, gjermanisht, frëngjisht, etj. Ato janë duke u lexuar nga shtresa të ndryshme njerëzish, si nga intelektualët me tituj të ndryshëm shkencorë, po ashtu edhe nga njerëzit e thjeshtë të moshave të ndryshme.

I lutem nga lexuesit e nderuar që t’i luten All-llahut xh.sh. për të gjithë besimtarët, gjithashtu dhe për mua, që të na shpie në rrugën e Tij të shpëtimit dhe të përpa-rojmë në rrugën e diturisë, si materialisht ashtu edhe shpirtërisht, për të qenë të lumtur në këtë jetë dhe në jetën e përhershme.

Mundi dhe përpjekja kërkohet prej nesh, udhëzimin dhe mëshirën e kërkojmë prej All-llahut xh.sh.

 Përrkthyesi


"13_11032010135020.jpg"

O vëlla! Prej meje kërkove disa porosi të dobishme. Tani dëgjo disa tregime të shkurta me përmbajtje të thellë në gjuhën e thjeshtë të popullit. Kush të dëshirojë, së bashku me nefsin tim, le t’i dëgjojë:

FJALA E PARË

“Bismil-lah” është kreu i çdo mbarësie. Edhe ne me Të do të fillojmë. Dije, o nefsi im, kjo fjalë e madhërueshme, megjithëse është simbol i fesë Islame, përdoret dhe përmendet vazhdimisht nga çdo qënie tjetër. Në qoftë se do të kuptosh se sa forcë të madhe e të pasosur dhe se sa vlerë të pashtershme ka fjala “Bismil-lah”, lexoje me kujdes këtë tregim, si shembull krahasues!

Çdo njeri që do të udhëtojë në shkretëtirat arabe, duhet të njohë emrin e kryetarit të një fisi dhe të hyjë nën mbrojtjen e tij, për të shpëtuar prej kusarëve të shkretëtirës dhe për të plotësuar të gjitha nevojat e tij. Pa këtë mbështetje, i vetëm përballë nevojave, vështirësive dhe armiqve të panumërt, do të zhduket. Në një udhëtim të tillë, nëpër shkretëtirë janë nisur dy veta. Njëri prej tyre është i bindur, kurse tjetri mendjemadh dhe kokë¬fortë. I binduri e pranon emrin e kryetarit të një fisi dhe kërkon mbështetjen e tij, kurse mendjemadhi nuk e pranon këtë privilegj. Ai që pranon për¬krahjen e këtij kryetari, udhëton pa frikë kudo. Po të rastis të përballet me ndonjë kusar i thotë: “Unë eci me lejën dhe urdhërin e filan kryetari”. Kusari nga frika largohet pa e prekur fare. Po të hyjë në ndonjë çadër, me atë emër nderohet. Udhëtari tje¬tër, gjatë gjithë rrugës dridhet nga frikksohet dhe shndë¬rrohet në një lypës, poshtërohet dhe ofen¬dohet.

Ja pra o nefsi im, ti je ai udhëtari mendjemadh dhe i pabindur, kurse kjo botë është shkretëtira. Dobësia dhe varfëria jote është e pafund. Armiqtë dhe nevojat e tuaja janë të panumërta. Meqë është kështu, merre emrin e Zotit të të gjitha botërave dhe të Sundimtarit të pafund, po të duash të shpë¬tosh pa u dridhur nga asgjë dhe pa i lypur ndihëm askujt. Kjo fjalë është aq e madhërueshme, saqë vuajtja dhe varfëria jote e pafund të lidhë me forcë të madhe me All-llahun e Gjithëmëshirshëm dhe të Plotëfuqishëm. Dobësia dhe varfëria jote të ndih¬mojnë për të fituar mëshirën e Tij. Kush fillon me këtë fjalë, i ngjan atij të riut, që regjistrohet për të shërbyer në ushtri; punon në emër të shtetit dhe nuk i frikësohet askujt. “Në emër të ligjit, në emër të shtetit” thotë, kryen çdo punë dhe i bën ballë çdo vështirësie.

Në fillim thamë se: Të gjitha qëniet e krijuara thonë: “Bismil-lah”. A është kështu?

Nëse do të shikosh se një njeri i vetëm i dërgon me forcën e tij të gjithë njerëzit e qytetit, në një krahinë dhe i detyron të punojnë angari, së shpejti mëson se ai njeri, nuk po vepron në emrin dhe forcën e tij. Ndoshta ai është një ushtar që zbaton ligjin në emër të shtetit dhe i cili forcën e urdhërin e veprimit i merr nga një Mbret.

Çdo gjë ekziston, vepron dhe lëviz në emër të Zotit të Madhëruar. P.sh.: Farat shumë të vogla dhe bërthamat krijojnë pemë të mëdha dhe ngrejnë pesha të rënda, sa një mal. Domethënë: çdo pemë thotë “Bismil-lah”, mbledh frutat nga thesari i të Gjithëmëshirshmit dhe na ushqen neve. Çdo bostan thotë “Bismil-lah” dhe në kuzhinën e Fuqisë së Pafundme piqen së bashku shumë lloj ushqimesh të shijshme, duke na u servirur neve në emër të të Gjithëmëshirshmit. Çdo kafshë e butë, si: lopa, de¬veja, delja, dhe dhia thonë “Bismil-lah” dhe bëhen si një krua i All-llahut të Madhëruar, ku rrjedh si burim, qumështi. Ato neve na japin lëngun më të mirë të gjallërimit, në emër të Furnizuesit të botërave. Çdo bimë apo pemë, rrënjët dhe damarët e të cilave shtrihen si fije mëndafshi nën tokë thotë: “Bismil-lah” dhe kështu shpojnë tokën dhe shkëmbin e fortë, duke depërtuar në mesin e tyre. Pra çdo gjë vihet në shërbim të All-llahut të Madhëruar dhe i nënshtrohet Ligjeve të Tij.

Ja pra, si degët e pemës që hapen në ajër, të drejtuara nga qielli dhe lidhin frutet, po kështu edhe rrënjët e bimëve të brishta, me një lehtësi të madhe e shpojnë gurin dhe dheun e fortë dhe nën tokë lidhin frutat, për t’u mbrojtur nga nxeh¬tësia e madhe e diellit dhe për muaj të tërë mbeten të gjelbërta dhe të lagështa. Me këtë argument All-llahu i Madhëruar i demaskon natyralistët, ata që thonë se kjo është vepër e natyrës. Duke ua futur gishtin në syrin e tyre të verbër, u thotë: Shikoni, ju që i besoni forcës së energjisë së nxehtësisë, edhe ajo lëviz sipas ligjeve të Krijuesit të Gjithësisë, sikurse ato rrënjët e buta si mëndafshi, që i përngjajnë shkopit të Musait (a.s.).

"13_11032010135024.jpg"

Duke dëgjuar këtë urdhërin e Zotit të madhë-ruar, shpojnë dhe çajnë gurin me lehtësi. Po kësh¬tu, gje¬thet e holla si letrat e duhanit janë mbrojtëse ndaj diellit ashtu si në rastin e Ibrahimit a.s.. Ata lexojnë ajetin në të cilin All-llahu xh.sh. thotë:

"13_11032010135027.jpg"

Meqenëse çdo gjë me ekzistencën e saj thotë “Bismil-lah”, bën që mirësitë e All-llahut xh.sh. të na i sjellin në emër të Tij, pra edhe ne duhet të themi “Bismil-lah”. Duhet të japim dhe të marrim në emër të Zotit, ashtu siç nuk duhet të marrim asgjë nga njerëz të pandërgjegjshëm, që nuk japin në emër të Zotit.

Shtrohet kjo pyetje: Kur njerëzve që na shër-bejnë me të mirat e All-llahut, si p.sh. kamarierëve, ne u japim një bakshish të vogël, po Pronari i vërtetë i pasurisë, All-llahu, çfarë shpërblimi kërkon për të mirat dhe pasurinë që na ka dhënë?

Përgjigje: Po, All-llahu xh.sh., për të gjitha mirësitë dhe vlerat materiale që na ka dhënë, kërkon tre gjëra prej nesh: e para është dhikri (ta përmendësh Zotin xh.sh.); e dyta është shukri (ta falenderosh Zotin xh.sh.); e treta është fikri (ta kujtosh Zotin xh.sh.). Në fillim të thuash “Bismil-lah”, është dhikër. Në fund të thuash “Elhamdulil-lah”, është shukr. Në mes të këtyre të dyjave është fikir ta kujtosh dhe ta pranosh këtë të mirë, këtë dhuratë të Mëshirshme, të krijuar me mjeshtri të përkryer nga All-llahu i Gjithëmëshirshëm.

Aq sa është antinjerëzore të përulesh dhe të puthësh këmbën e një njeriu të thjeshtë, që të sjell një dhuratë të çmuar nga një mbret, duke harruar dhe duke mos e njohur Pronarin e vërtetë të dhu¬ratës, një mijë herë më antinjerëzore është të duash dhe të lavdërosh shitësin, pa përmendur pronarin e vërtetë të pasurisë.

Numrët kliko dhe vazhdo: 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 >>>