Veprat e Abdylkadrit dhe disa tj
- NJERIU QË KËRKON VETVETEN -2
- NJERIU QË KËRKON VETVETEN -1
- ATOMI
- RRETH NJERIUT
- PSE I BESOJN ALL-LLAHUT 50 PROFESORET E FAMSHEMTE EUROPES
- PËRGJIJGE PYETJEVE MATERJALISTE
- NJË JETË TJETËR
- DRITA E MENDJES
- ÇËSHTJET JETSORE
- AFORIZMA TË ÇMUAR
Poezitë: PERLAT E ZEMRËS të Abdylkadrit
- O ZOT!
- FUQIA E ZOTIT
- ÇFARË ËSHTË KUR`ANI?
- MUHAMMEDI (a.s.m.)
- VËLLAZËRIMI
- PUNO!
- SHPRESA
- LIBRAT
- O DJALË I RI!
- O NJERI!
- VËLLEZËR SHQIPTARË
- MOTRA IME FISNIKE
- VËLLEZËR TË DASHUR
- NËNAVE TË MIA FISNIKE
- KULTURA
Online Sayaç
“Ja pra kush futet thellë në hulumtimin e mendimeve të Bediuzzamanit, mendime të cilat janë të lidhura me boshtin e qytetërimit, do të bindet se është takuar me faktin themelor, që njeriun e çojnë drejt dinamizmit që vërtetohet në jetën globale dhe kanë lidhje me boshtin e qytetërimit të botëkuptimit universal. Risale-i Nur ka bërë sukses sepse diturinë nuk e ka lënë vetëm në teori, por ato i ka vendosur në praktikë. Ai me forma metodologjike dhe shoqërore, ato projekte i ka futur ne përpunim. Për këtë arsye Risale-i Nur garanton një analizë të përgjithshme në zbulimet e metodave”.
Dr. Abdulaziz Barghuth
KRONOLOGJI E SHKURTËR
1878 data e lindjes
1885 filloi studimet
1892 mori titullin Bediuzzaman
1907 shkon në Stamboll
1909 u gjykua në gjyqin ushtarak
1910 rikthehet në qytetin Van
1911 mbajti hutbe (ligjëratë) në Xhaminë Emevi në Damask
1911 vizitoi bashkë me Sulltan Reshatin vendet e Ballkanit
1914 mori pjesë në frontin lindor
1916 shkroi gjatë luftës librin “Shenjat e mrekullive të Kur’anit”
1916 bie rob lufte tek rusët dhe internohet në Kosturma
1918 shpëton nga robëria dhe kthehet në Stamboll
1920 botohen librat e tij të parë
1922 me ftesë të Kuvendit të Parë të Turqisë shkon në Ankara
1923 ndahet nga Ankaraja dhe shkon në Van
1923 botohet fragmenti “Hubab”
1927 internohet në Barla
1934 dërgohet nga Barla në Isparta
1935 burgoset në Eskishehir
1936 lirohet nga burgu dhe internohet në Kastamonu
1943 arrestohet në Kastamonu dhe dërgohet në Ankara
1943 filloi të gjykohet ne gjyqin e Denizlisë
1944 lirohet si i pafajshëm dhe internohet në Emirdag
1948 burgoset përsëri në Afjon
1949 lirohet përsëri si i pafajshëm duke u internuar në Emirdag
1950 rikthehet ezani përsëri në origjinal
1951 u vendos në qytetin e Ispartës
1952 janar-mars, gjykohet në Stamboll për librin “Prijësi i rinisë”
1953 vizitoi qytetet e Ispartës, Eskishehirit dhe të Emirdagut
1956 librat e Risale-i Nurit fitojnë lirinë e leximit
1959 janar, viziton qytetet e Ankarasë, Konias dhe Stambollit
1960 janar, ndalohet të udhëtojë
1960 Mars, viziton për herë të fundit Urfën
23 Mars 1960 Bediuzzamani ndërron jetë
1960 Korrik, i bëhet shpërngulja e varrit në një mënyrë të fshehtë në një vend të paditur.
I- PJESA E PARË
JETA E PARË (1877-1925)
1- Njohuri rreth familjes së Bediuz-zamanit
Lindja e Said Nursiut ndodhë në kohën kur bota dhe veçanërisht ajo islame filloi të përjetojë shndërrime të mëdha. Lindi në fshatin Nurs në Hizan të qytetit të Bitlisit, një nga qytetet e lashta të Anadollit lindor. Said Nursiu nuk ishte nga një familje e njohur. Fshati Nurs kishte medresenë e vet dhe ishte një qendër e diturisë. Gjyshi i Saidit ka pasur pesë fëmijë. Nëna e tij, zonja Nurije, është vajza e Molla Tahirit, nga fshati Bilkan, tre orë larg nga fshati Nurs. Ka vdekur gjatë Luftës së Parë Botërore. Babai i tij Mirza, ka vdekur në 1920. Saidi ka lindur në 1876, 1294 hixhri, në një familje të thjeshtë.
2- Ditët e fëmijërisë
Ditët e fëmijërisë Saidi i ka kaluar pranë familjes së tij. Ai edhe në fëmijëri mbante shenjat e një të ardhme të madhe. Që në moshë të vogël kishte filluar t’i mbidhte farërat e luleve dhe të të vërtetave të mëdha.
Në lidhje me lindjen e tij janë vënë re shumë shenja të cekura nga evlijatë e kohës. Kështu që babai i Saidit, Sofi Mirza ka qenë i lidhur për Sheh Gavsi Hizanin (dijetar i madh). Sofi Mirza një ditë shkon pranë Sheh Gavsiut dhe kur merr të hyjë për tek ai, nxënësit mundohen që ta ndalojnë për të mos hyrë brenda se Shehu ishte në mbledhje me nxënësit. Por ai nuk i merr parasysh fjalët e tyre, troket në derë dhe hyn brenda. Kur e sheh Shehu, Sofi Mirzain, ngrihet në këmbë dhe me respekt e përqafon dhe bisedojnë pak në këmbë, pastaj kërkon leje dhe largohet. Nxënësit të habitur nuk durojnë më tepër dhe e pyesin Shehun nëpërmjet Molla Halid Erukiut:
— Zotëri Sheh! Çfarë vlere të veçantë ka ky i varfër dhe njeri i thjeshtë që i bëre aq respekt?
Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 43 44 45 46 47 48 49 50 51 52 53 54 55 56 57 >>>