?

Zëvendës Rektori i Universitetit Islam të Rotterdamit në Hollandë, Abdulhalim Ewis, kundërshtoi ata që deklaruan Nursiun si mjeshtri i misticizmit, sufi. “Ai është dijetari më i madh (muxhedditi) i këtij shekulli”,- tha ndër të tjera ai.

“Nursiu duke iu mbështetur Kur’anit, në veprat e tij nuk ka bërë fjalë vetëm për fenë, por ka qëndruar mbi shumë tema. Ka bërë të mundur të kuptojnë marrëdhëniet midis Krijuesit dhe krijesave.”

Prof. Dr. Imtiyaz Yusuf

Univ. Princle Songkla, Tailandë

?

Kurse Prof. Dr. Abdulwehab Boukhelkal nga Algjeria, bëri të ditur se Nursiu me argumente nga Kur’ani, i shtyn njerëzit drejt shkencës dhe teknologjisë...

Simpoziumi i gjashtë u mbajt në shtator të 2002, me temë “Globalizimi dhe etika nën dritën e Risale-i Nurit”.  Dita e parë u zhvillua në Pallatin e Kongreseve në Stamboll me pjesëmarrjen e më shumë se 10.000 vetëve. Kryetari i Bashkisë së Stambollit në fjalën e tij përshëndetëse vuri në dukje vlerat edukative të këtij simpoziumi. Simpoziumet zhvillohen në tre gjuhë; turqisht, arabisht dhe anglisht.

Trajtimi i temës tashmë më të përfolur “globalizmi” ishte një trajtim i lartë shkencor, fetar e filozofik.

Ja fjalët e disa prej pjesëmarrësve:

“Said Nursiu e ka parë Islamin të cënuar nga globalizmi i perëndimit dhe i materializmit. Nursiu për t’u mbrojtur nga një cënim i tillë, ka bërë thirrje për bashkim të të gjithë muslimanëve të botës dhe gjithashtu nuk e ka pranuar në asnjë mënyrë nacionalizmin (me bazë racizmin). Kur e mendojmë islamin si një fe botërore, ky është një mendim me vend.”

Prof. Dr. Oliver Leaman

Kentucky University, Sh.B.A.

?

“Në një botë të zvogëluar sa një ekran i një kompjuteri, rrugët e shërbimit të muslimanëve për përhapjen e besimit, janë rritur sa vetë bota. Nga kjo pikëpamje globalizmi shërben edhe në favor të muslimanëve. Bediuzzamani nuk e pranon në asnjë mënyrë teorinë e “përplasjeve të qytetërimeve” të hedhur nga Huntigtoni...”

Dr. Furkan Aydiner

Universiteti Shtetëror, Florida, Sh.B.A.

?

Së bashku me këto ligjëruan edhe plot të tjerë nga vende të ndryshme të botës me temat e tyre, si:

“Drejtësia sociale në Risale-i Nur dhe roli i saj përballë globalizmit”, Dr. Usame Abdulmexhid, Univ. Mustansi¬rijje, Irak.

“A përputhet feja me globalizmin?”, Dr. Sami El-Mashtavi, Argjentinë.

“Cilësitë e qytetërimit modern sipas Risale-i Nurit”, Prof. Dr. Kutb Mustapha Sano, Univ. Ndërkombëtar Islam, Malajzi.

“Ringjallja e moralit në veprat e Nursiut”, Redha Ameur, Univ. i Melburnit, Australi.

“Principet e moralit në Risale-i Nur”, Dr. Muhammed Harrubat, Marok.

“Mbi moralin dhe ndikimin e arsimit, Said Nursiu”, Hasan Horkuc, Univ. Durham, Angli.

“Mendimi i Said Nursiut në Bosnjë-Hercegovinë”, Prof. Dr. Enes Karic, Fakulteti i Shkencave Islame, Bosnjë.

“Vendi i Bediuzzaman Said Nursiut në Ilmi Kelam”, Abdulwehab Boukhelkhal, Univ. Kosantine, Algjeri.

“Homoeconomicus dhe Homoethicus, nën dritën e pikëpamjeve të Bediuzzamanit.

“Mendimet e Bediuzzamanit dhe qytetërimi i perën-dimit”, Dr. Muhammed Binthile, Univ. Agadir, Marok.

“Globalizmi, media dhe etika e Kur’anit sipas Risale-i Nurit”, Falak Ha, gazetar-shkrimtar, Australi.

“Etika botërore e islamit sipas Risale-i Nurit”, Dr. Musa El-Basit, Kolegji i Shkencave Islame, Palestinë.

“Etika dhe morali në kulturën e Konfucit në krahasim me Risale-i Nurin”, Prof. Dr. Jemil Hee-Soo Lee, kryetar i Institutit Kulturor Islam & Univ. Hanyang, Korea e Jugut.

...e shumë e shumë të tjerë. Fjalimet më interesante të të gjashtë simpoziumeve, janë botuar disa herë nga shtëpi botuese të ndryshme në turqisht dhe anglisht.

PËRFUNDIM

Në pikëpamjen fizike pjesa e hyrjes ndoshta e gjatë, por në realitet e shkurtër. Atë do ta përfundonim me konsta¬timin e Prof. Muhsin Abdulhamidit nga Universiteti i Bagdatit:

“E para: Bediuzzamani i është drejtuar besimit islam, madhështisë së ligjislaturës së tij dhe rinovimit moral deri në shpirtrat e njerëzve. Ai e ka konstatuar në kohën e duhur sulmin e armiqve dhe ka theksuar se këto sulme vijnë nga shumë drejtime të ndryshme, duke filluar nga qarqet e huaja, tek të pafetë të cilët mundohen të përhapin mendi¬met moderne materialiste, hipokritët, masonët e deri tek nxënësit e tyre që drejtojnë organet e shtypit, medias, kulturës dhe arsimit.

E dyta: Bediuzzamani ka paraqitur një dituri të përsosur kur’anore që mbështetet në të gjitha argumentet nga abstraktja në konkrete, si: Kur’anin si libër që lexohet, në librin që soditet (gjithësia) dhe së treti parashtron personin shembull, Hz. Muhammedin (a.s.m.), ku universi vetëm me ardhjen e tij ka mundur për të dhënë frutin e duhur. Këto të treja i ka lidhur me një vetëdije, përshtatshmëri dhe përvojë të mrekullueshme.

Duke filluar nga këto pika, Bediuzzamani nuk është mjaftuar vetëm me temat e vjetra të provave për ekzistencën e All-llahut. Duke kaluar më tej, për të vërtetuar ekzistencën e Zotit ka parashtruar njeriun dhe natyrën. Në këtë mënyrë përballë çdo sistemi ideologjik perëndimor, në lidhje me etapat e pararenditura ka sjellë në dritë një sistem modern teologjik.

E treta: Bediuzzamani ka vendosur që të sjellë një rrugë metodologjike për t’u bërë ballë sulmeve nga një llogore e vetme e muslimanëve duke qëndruar drejt në këmbë. Sepse ai është i mendimit se në këtë gjithësi ka vetëm dy grupe alternative: njëri grupi i besimit dhe i së vërtetës dhe tjetri grupi i mosbesimit dhe i djallit.

E katërta: Bediuzzamani thekson se nga fillimi deri tek rezultati i saj, nga sipërfaqja minimale deri tek ajo maksimale më së miri del në shesh atëhere kur do të kuptohet Kur’ani, duke i bindur në këtë pikë edhe dijetarët muslimanë dhe ekspertët e kësaj fushe. Sepse rruga e Kur’anit është rruga më e shkurtër që të çon në drejtimin e karakterit të njeriut, drejt mendjes që kërkon të vërtetën dhe zemrës që përpëlitet gjithmonë për të ndenjur në jetë.

E pesta: Bediuzzamani me një formë te mprehtë e ka ndarë historinë islame prej revelatës hyjnore. Në këtë mënyrë me të vërtetë ai është një muxheddid (përtëritës i shekullit). Ai është përpjekur për të përtëritur jetën e ummetit (popujve islamë) në kohën e sotme, mes erërave të përplasjeve të qytetërimeve. Por këtë ai e ka realizuar nën drejtimin e Kur’anit, me mësimet Hyjnore, nën udhëheqjen e të Dërguarit të madh dhe nën dritën e literaturës së dijetarëve të shquar të fesë islame.”

Prof. Dr. Muhsin Abdulhamid

Bajjumiu një nga ulematë, dijetarët e Universitetit të Ez’herit thotë: “Metoda që na ka paraqitur Said Nursiu e cila ka si burim Kur’anin dhe që na tregon rrugët të cilat na shpien në të vepruarit me Kur’an në këtë shekull, me anë të nxënësve të sinqertë të Nurit, i është servirur të gjithë njerëzimit. Njerëzimi për të ruajtur identitetin e racës së vet dhe për të jetuar me ligje të drejta, ka nevojë për një besim të fuqishëm nën hijen e Kur’anit, e kjo për njerëzimin do të ishte një rilindje. Por mos të harrojmë se kjo e vërtetë nxënësit e Nurit i ka angazhuar me një peshë shumë të rëndë.

Prof. Dr. Abdulmu’ti Muhammed Bajjumi

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 43 44 45 46 47 48 49 50 51 52 53 54 55 56 57 >>>