Së dyti të gjithë politikanët që titulloheshin shërbëtorë të fesë, u bashkuan me politikanët profesionistë dhe në këtë mënyrë bashkëvepruan në rrugën e politikës me metodën e tyre duke u zier në një kazan. Rezultati i saj, politikanët profesionistë dhe shumë të tjerë që u munduan për liderin qeveritar, morën vend në radhën e atyre që gjoja përpiqeshin për islam dhe në këtë mënyrë ata sollën interesa të ndryshme. Këto njerëz për të arritur qëllimet e tyre, islamin e bënë maskë për vete. Për të bërë sukses në punën e tyre ecën me metoda të përbashkëta. Pastaj me maskën islame puna e tyre lehtësohej shumë. Radhët u përzien, u bashkua tradhëtari me të drejtën, e në atë gjendje erdhi një moment ku e vërteta nuk dallohej nga e shtrembëta, e pastaj shumica e popullit e humbi vetëdijen që të njohë të drejtën.

Përfundimi i tretë ndodhi kështu: “Këto grupe islame nuk vlejnë vetëm se të ngatërrojnë punë në mënyrë që të arrijnë qëllimet e grupeve të tyre partiake, të bëjnë përçarje, t’i bëjnë dëm më tepër se gjysmës së popullit, të trembin ata që janë të pafajshëm, kurse punët e veta i shohin si të sakta. Bediuzzamani duke u mbështetur në fenë islame ka thënë se: “Asnjë i pafajshëm nuk ngarkohet me fajin e tjetrit” dhe “largimi i të këqijave parapëlqehet ndaj kryerjes së punëve të mira”. Këto janë nga principet islame.

Pastaj të gjitha këto përfundime na sjellin në këtë rezultat: Përpara këtyre personave, rruga për të themeluar një shoqëri islame u mbyll. Biles humnera mes tyre u thellua edhe më tepër, pengesat u shtuan disa herë më tepër. Për këte arsye asnjë i paditur nuk mund t’i garantojë asnjë dije, as liderët nuk mund të përfitojnë besën se me të vërtetë sinqerisht mundohen t’i shërbejnë fesë islame. Përkundrazi nga grupet e tyre megjithë intrigat që bëjnë për të fshehur qëllimin e vërtetë të tyre, vihet re qartazi se janë të dashuruar pas një karrikeje dhe posti drejtues. Pra këto grupe të ashtuquajtur islamikë, askënd nuk mund ta bindin se në këtë mënyrë janë të sinqertë që të ftojnë tek porta e All-llahut për të bërë adhurim. Sepse kush mundohet në faqen e dheut që të bëjë ngatërresa e të dëmtojë interesat e njerëzve dhe të mosvlerësojë jetën e njerëzve të pafajshëm, ata le ta dinë mirë se këto vepra të tyre të papëlqyera, në zemrat e tyre nuk lënë fare dritë sinqeriteti. Tek këto politikanë të tillë me ç’fytyrë paraqiten, e kanë të pamundur të ruajnë dëshirën e të adhuruarit të Zotit xh.xh..

Pastaj rezultatin e pahijshëm të tyre e mbështesin tek feja islame që është larg tyre. Si shembull, gjoja se në fenë islame kishte vend për terrorizmin dhe se feja përkrahte anarshizmin për interesin e ndonjë personi apo grupeve të caktuara, kishte leje ta sakrifikonte shumicën apo interesat e të gjithë popullit. Fraksionet apo shtetet e ndryshme të botës që mundohen të nxjerrin armiqësi dhe ngatërresa në popull, këtë e vlerësuan si një shans të artë, këtë shpifje ditë për ditë e frynë së tepërmi, e përhapën atë me propaganda dhe në këtë rrugë mobilizuan të gjitha organet e shtypit dhe të radio-televizionit.

Në këtë mënyrë gjithçka filloi të rrotullohej dollap kundër islamit. Nga këto vazhdimisht rrjedhën dëme të mëdha. Me veprimtarinë e këtyre shumë njerëz u prishën dhe disa nuk mundën ta mbrojnë pastërtinë e zemrës. Mesazhi i pastër i islamit u mbulua me errësirë, e në këtë mënyrë islami iu ftoh atyre jomuslimanëve që donin të mësonin për islamin dhe që kishin lidhur shpresa të mëdha tek principet dhe normat e tij. Shkak për këtë u bënë një numër i madh anëtarësh injorantë të islamit.” Nga këto konstatime negative, mund të shpëtohet me anë të metodës që ka nxjerrë në pah Risale-i Nur. I tërë njerëzimi ka nevojë të hyjë në klimën mëshiruese të fesë islame. Islami si sistemi më i përsosur dhe si fe e paqes dhe e lumturisë, mund të realizojë paqen botërore dhe qetësinë e të gjithë njerëzimit. Mjafton vetëm që muslimanët të mos bien në gabime.

Prof. Dr. Muhammed Said Ramazan El-Buti

?

Bediuzzamani me gjuhën e Risale-i Nurit e ka hedhur poshtë mendimin për çështjen e “politikës islame” që mbizotëron në botën islame. Pra ne duke e parë botën islame që nga Lindja e Largët, nga Irani e deri në Algjeri, tërësisht e shohim islamin të përbashkët me politikën. Po të mos ishte Risale-i Nur ne përsëri shërbimin ndaj islamit do ta kuptonim në këtë aspekt. Risale-i Nur ka formuar një metodë pozitive të kulluar dhe të pastër, duke na sjellë një alternativë tjetër, duke e hedhur poshtë alternativën e të përzierit të islamit me politikë. Duhet të qëndrohet me ngulm në këtë pikë.

Dr. Imtijaz Jusuf

?

Deri tani janë zhvilluar gjashtë simpoziume ndërkombëtare në Stamboll, në intervalin kohor, një herë në dy vjet.  Në Simpoziumin e Pestë Ndërkombëtar me temë “Pikëpamja e njeriut në Kur’an sipas Risale-i Nurit”, të organizuar nga Shoqata “Shkenca dhe Kultura”, morën pjesë 40 dijetarë, profesorë e doktorë, të ftuar nga e gjithë bota. Në Pallatin e Kongreseve në Stamboll, merrnin pjesë edhe mijëra të ftuar të ndryshëm. Nga ata që e morën fjalën më tepër bëri përshtypje fjala e psikiatres braziliane Cecilia Moreria e cila ndër të tjera tha:

“Pa u takuar dhe njohur kurrë me asnjë musliman, nëpërmjet internetit u njoha me veprat Risale-i Nurit dhe u bëra muslimane. Unë jam vetëm në fillim të një rruge të gjatë. Jam muslimane njëvjeçare. Veprat e Said Nursiut i kuptova qartë dhe pastër, duke u mahnitur nga argumentet e fuqishme. Duke lexuar Risale-i Nurin, fillimisht duhet të mjekojmë zemrën tonë, pastaj edhe të gjithë shoqërinë. Nursiu dëshiron prej nesh të jetojmë në një mënyrë paqësore me shoqërinë, natyrën dhe gjithësinë.”

Ja mendimet e disave nga ata që morën pjesë në hapjen e simpoziumit:

“Fatkeqësisht e njoha vonë Nursiun. Ai është jehona e islamit. Por është një jehonë që mund ta kuptojnë edhe kristianët. Unë jam një kristian i ndërgjegjshëm. Por kur lexova “Risalet” m’u forcua besimi në teuhid (Njësimin e Zotit (xh.sh.)). Këto vepra janë një pasqyrë për të kuptuar veten tonë dhe gjithësinë.”

Prof. Dr. Kelton Cobb

Hartford University, Sh.B.A.

?

“Për ata që kërkojnë t’i japin kuptim kësaj jete Nursiu nuk i përket vetëm Turqisë, por të gjithë botës islame.”

Prof. Dr. Ibrahim M. Abu Rabi

Hartford Univ. Sh.B.A.

?

“Nursiu paraqiti një mesazh bashkëkohor. Unë si një kristian, marr pjesë në të gjitha thëniet e Risale-i Nurit në lidhje me temën e kuptimit të njerëzimit. Mesazhet profetike që kanë ardhur janë të pranueshme për të gjithë ne.”

Prof. Dr. Thomas Michel

Nga Qendra e Dialogut Ndërfetar, Vatikan

?

“Veprat po lexohen dhe po pëlqehen shumë në Rusi. Çdo ditë rritet numri i atyre që po bëjnë dobi prej këtyre librave. Po vërtetohet fjala e Nursiut e thënë para 50 vjetëve: ‘Rusia nuk mund të qëndrojë pa fe, por edhe nuk mund të kthehet në kristianizëm. Ajo do t’i mështetet vetëm Kur’anit.’

Dëshiroj që edhe në Rusi të bëhet një simpozium i tillë.”

Ibrahim Maracoglu

Univ. i Siberisë

?

“Është e detyrueshme që të kesh dije mbi Risale-i Nurin, në mënyrë që të studiosh komunitetet muslimane në Amerikën e Veriut. U takova me një prift të Forcave Detare Amerikane, i cili më tha se i kishte lexuar librat e Nursiut. Risale-i Nur po ndriçon tej ditëve tona.”

Prof. Yvonne Haddad Yazbeck

Georgetown Univ. Sh.B.A.

?

“Marrja në dorë e veprave të një dijetari islam të Turqisë, nga studiues të të gjitha vendeve të botës, me pikëpamjet e ndryshme të tyre, vjen nga karakteri shumëngjyrësh dhe thirrës ndaj të gjithëve, i këtyre veprave.”

Bekim Agai

Univ. Bochum, Gjermani (me origjinë shqiptare)

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 43 44 45 46 47 48 49 50 51 52 53 54 55 56 57 >>>