Vëlla Zybejri ndenjti në Urfa, kurse ne të tjerët me makinën që kishim ardhur me Ystadin, u nisëm drejt Ispartës.”

4- Pas vdekjes së Bediuzzamanit

a) Kam një varr të rrëzuar!

Bediuzzamani nuk dëshironte që t’i dihej varri pasi të vdiste. Shumë nxënësve u jepte të njëjtën porosi duke u thënë se: “Varri im të jetë në një vend shumë të fshehtë, përveç një apo dy nxënësve mos ta dijë kush tjetër. Vëlla Zybejri dhe Xhejlani pyetën: “Për çfarë arsyeje po e ndaloni vizitën e varrit, sepse vizitorët duke kënduar Fatiha fitojnë sevape?”

Mësuesi atyre i është përgjigjur kështu: “Jemi duke jetuar në një kohë të tmerrshme. Njerëzit e kohës së sotme, me pakujdesinë e egos shtyhen që ta kthejne fytyrën nga statujat, fotografitë dhe gazetat, duke i përngjarë njerëzve të kohës së faraonëve të hershëm, të cilët adhuronin statujat dhe pikturat.

Përpara, varrezat vizitoheshin për hir të All-llahut (xh.sh.), ndërsa tani vizitorët qëllimin kryesor e kanë ndaj pozitës së të vdekurit, pra vetëm nga pamja materiale. Për këtë arsye që të mos thyhet sinqeriteti maksimal i Risale-i Nurit, u detyrova që të marr këtë vendim, që të mos më dihet varri. Ndërsa i vdekuri qoftë në lindje apo në perëndim sevapet e Fatihasë së kënduar i shkojnë kudo që të jetë.

Duke shpresuar që Hz. Aliu (r.a.) të më pranojë si birin e tij shpirtëror, shpresoj t’i ngjaj Hz. Alisë, sepse edhe varri i tij nuk dihet se ku është. Sikur varri i Hz. Alisë të ishte ditur, alevitë (shiitë) do ta tepronin atë edhe duke e adhuruar. Edhe ju e dini vetë se unë kam lajmëruar se nuk pranoj vizitorë, megjithatë po e shihni se sa e sa persona vijnë për vizitë. Kjo më shqetëson shumë. Sikur varri im të dihet, mendoni se çfarë vizitash të pamasa do të bëheshin. E për këtë arsye dua që varrin tim të mos ta dijë askush përveç 2-3 nxënësve të mi që do të më lëshojnë në varr, e ata do ta bëjnë atë punë pa i treguar askujt. Adhuruesit e botës nuk i dinë rregullat e vizitës së varrezave. Po kërkojnë ndihmë nga varri dhe kjo vepër është “shirk” (adhurim ndaj dikujt tjetër përveç All-llahut). Kurse kur shkohet në varre këndohet tre herë Kulhuvallahu dhe një herë Elhami (Fatihaja), pastaj sevapi i tyre së pari i dërgohet Pejgamberit (a.s.m.) dhe pejgamberëve të tjerë, pastaj njerëzve të shenjtë dhe të vdekurit që je duke e vizituar. Dhe duhet të lutet kështu: -O filan! Inshall-llah ke vdekur me iman (besim). Lutu edhe për ne që edhe ne të vdesim me besim.”

Dhe Bediuzzamani u vendos në varr përpara syve të mijëra vetëve. Në fakt si është e mundur që të mbesë sekret varri i tij. Por nuk kaloi shumë kohë, përfaqësuesit e shtetit duke mos pasur fare dijeni nga porosia e autorit, e sollën në vend porosinë e tij. Ata mizorinë e tyre e zgjatën deri tek varri. Me gjykimin e kaderit (caktimit të All-llahut (xh.sh.)), e çuan në vend urdhërin e imamit të shekullit, Bediuzzamanit. Me grushtshtetin e 27 Majit të 1960-s, anëtarët e Partisë Demokratike (që udhëhoqi nga 1950 deri 1960), u burgosën në një ishull. Sundimin e Turqisë e mori në dorë Komiteti i Bashkimit Kombëtar (ushtarakët), ku gjithashtu dënuan me varje kryeministrin Adnan Menderes bashkë me disa qeveritarë të tjerë të lartë. Pa kaluar shumë kohë, me 11 korrik 1960, me vendimin e këtij Komiteti, vëllain e Bediuzzamanit, Abdulmexhidin, e morën me forcë nga shkolla ku ishte mësues dhe e çuan në Urfa. Me 12 korrik forcat ushtarake rrethuan xhaminë e famshme të Halil Ibrahimit (vendi ku mendohet të jetë hedhë në zjarr Hz. Ibrahimi), në oborrin e së cilës ishte varrosur Bediuzzamani. Ushtarët me urdhërin që kishin marrë, thyen hekurat rrethues të varrit dhe hynë për të nxjerrë kufomën e Bediuzzamanit. Duke thyer hekurat dhe mermerët e varrit, nxorën kufomën e Bediuzzamanit, e cila ishte e paprishur fare. Pastaj e vendosën në një tabut dhe e hipën në një avionin ushtarak me gjithë të vëllanë, Abdulmexhidin duke i dërguar drejt Afjonit. Natën në errësirë tabutin e hipin në një makinë ushtarake dhe u nisën drejt Ispartës, duke e varrosur në një vend të paditur. Në të njëjtën natë Abdulmexhidin e çojnë në vendin ku e kishin marrë.  Varri i Bediuzzamanit akoma sot nuk dihet.

Në fundin e veprave në pjesën e nënshkruar “Eddai”, me largpamësinë që i kishte dhuruar All-llahu, kishte lajmëruar shumë më parë se do të rrëzohej varri i tij.

 

EDDAI

Kam një varr të rrëzuar,

që është grumbulluar në shtatëdhjetë e nëntë kufoma

me mëkate të mjerueshme,

e tetëdhjeta për varrin e tij u bë pllakë varri fatkeqësish,

që po qan për mjerimin e islamit,

me pllakën e varrit tim gjëmojnë të gjithë të vdekurit,

e në këtë mënyrë vrapoj në fushën e përjetshme të së nesërmes,

i bindur se qielli i së ardhmes së bashku me Azinë komplet,

do të dorëzohen në duart e bardha të islamit.

Sepse është dora e djathtë e bollëkut,

që vjen nga besimi, e i garanton popullit qetësinë dhe besnikërinë...

 

b) Testamenti dhe porositë

“Miqve dhe vëllezërve të Nurit i shpalli amanetin tim:

— Mua nuk më ka mbetur forcë që të bëj ndonjë detyrë të Nurit. Ndoshta për mua nuk ka më nevojë. Disa herë helmim, pleqëria dhe sëmundjet, më duket se nuk do të më lejojnë që të jetoj më. Në qoftë se nuk më vjen vdekja, për të cilën më ka marrë malli shumë, në qoftë se jetoj pas kësaj kohe, trupi im konsiderohet një kufomë, prandaj u detyrova që t’ua shkruaj këtë.

E falenderoj shumë Krijuesin e Gjithëmëshirshëm dhe Mëshirëplotë, që për studimet e diturisë e sidomos për dijet e shkencave te besimit, nuk më detyroi që t’i lyp ndokujt ndonjë lëmoshë, që të prishi principet që kisha akoma nga fëmijëria. Duke qenë edhe shumë i varfër, përpiqesha që të furnizoj edhe rreth 30 nxënës. Në këtë menyrë edhe nxënësit e Saidit nuk u detyruan që ta shesin dijen për interes...”

---------

Rrobat e mbetura të Said Nursiut regjistrohen nga organet kopetente me anë të Xhemal Çopurit, të cilat ishin:

Një xhybe prej stofit gabardin     me vlerë     4000 grosh

Një palë pantallona    "     2500 grosh

Një sexhade    "     1500 grosh

Një saat Omega    "     2500-3000 lira

Një busull    "     10 lira

Një këmishë pambuku    "     15 lira

Një palë çorapë të leshta    "     2 lira

3 shami    "     100 groshë

Një fes të gjelbër me çallmë     "    300 lira

Një saxhade pëlhure    "     10 lira

Një jastëk    "     5 lira

Një jorgan i vogël    "     35 lira

Një termus    "     5 lira

Një ibrik    "     5 lira

Një çadër    "    750 grosh

Një legen i vogël    "    500 grosh

Një çantë    "    750 grosh

Një rrip prej një stofi të vjetër, një fes, një këmishë dhe një shami, me vlerë 500 groshë.

* * *

Ja pra pasuria e Bediuzzamanit, modestia me të cilën ka jetuar, rroba të cilat me vështirësi mbushnin një valixhe. Por ai ka lënë një ideal të lartë. Ai ka thënë:

“I them të gjithëve se, qëllimi dhe programi im dhe i Risale-i Nurit, është që me sekretin e të vërtetave të Kur’anit dhe me mrekullinë e Tij magjepsëse, me të vërteta e besimit, t’i shpëtojmë të pafatët nga ekzekutimi i përgjithshëm i vdekjes, sepse kapitali i punëve tona është në shesh dhe vetëm në këtë mënyrë popujt fisnikë muslimanë mund të shpëtojnë nga çdo lëvizje anarkiste.”

All-llahu i madhëruar autorin e madh e shpërbleftë me mëshirën e Tij dhe neve na tërheqtë vëmendjen që në të vertetë ta njohim atë!

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 43 44 45 46 47 48 49 50 51 52 53 54 55 56 57 >>>