Veprat e Abdylkadrit dhe disa tj
- NJERIU QË KËRKON VETVETEN -2
- NJERIU QË KËRKON VETVETEN -1
- ATOMI
- RRETH NJERIUT
- PSE I BESOJN ALL-LLAHUT 50 PROFESORET E FAMSHEMTE EUROPES
- PËRGJIJGE PYETJEVE MATERJALISTE
- NJË JETË TJETËR
- DRITA E MENDJES
- ÇËSHTJET JETSORE
- AFORIZMA TË ÇMUAR
Poezitë: PERLAT E ZEMRËS të Abdylkadrit
- O ZOT!
- FUQIA E ZOTIT
- ÇFARË ËSHTË KUR`ANI?
- MUHAMMEDI (a.s.m.)
- VËLLAZËRIMI
- PUNO!
- SHPRESA
- LIBRAT
- O DJALË I RI!
- O NJERI!
- VËLLEZËR SHQIPTARË
- MOTRA IME FISNIKE
- VËLLEZËR TË DASHUR
- NËNAVE TË MIA FISNIKE
- KULTURA
Online Sayaç
Pyetje: Për çfarë u tërhoq Saidi “i ri” nga politika?
Përgjigje: U largova nga politika e kësaj jete të përkohshme, që të mos sakrifikoj përpjekjet dhe përfitimet e jetës së përjetshme, që është më shumë se miliarda vite. Nga politika u tërhoqa që t’i shërbej besimit dhe Kur`anit, sepse është më e rëndësishme, më e pastër, më e vërtetë. Unë jam duke u plakur e nuk e di akoma se sa do të jetoj. Meqë është kështu, për mua puna më e rëndësishme është që të punoj për jetën e përjetshme. Dhe për të përfituar jetën e përjetshme mjeti i parë dhe çelësi i jetës së lumtur është besimi, për këtë arsye duhet që të punoj për ta fituar atë. Por pasi All-llahu i Madhëruar më ka dhuruar diturinë dhe feja islame më urdhëron që të bëhem i dobishëm edhe për të tjerët, unë jam i gatshëm. Ai shërbim do të bëhet në dobi të shoqërisë. Ja për këtë e braktisa atë anë dhe zgjodha që t’i shërbej shërbimit të besimit, sepse për mua ajo është më e rëndësishme, më e sigurtë dhe më e vyer... Përballë këtij shërbimi, përveç shejtanit askush nuk ka të drejtë të kundërshtojë, qoftë besimtarë apo mosbesimtarë, qoftë i mirë apo i keq, sepse ateizmi nuk ngjason me asgjë. Mizoria, zullumi, plotësimi i dëshirave të veseve, apo bërja e gjynaheve të mëdha, i jep njeriut shije djadhëzore. Kurse mosbesimi nuk mban asnjë lloj shijeje. Ai mban errësirë e torturë brenda torturave. Në këtë rast politika për mua është një çmenduri saqë edhe të çmendurit mund ta kuptojnë, që tani në kohën e pleqërisë të lë shërbimin që vlen për jetën e përjetshme dhe të merrem me politikë. Po qe se më pyesni përse Kur`ani dhe shërbimi i besimit të ndalojnë që të hysh në politikë, unë i përgjigjem se të vërtetat e Kur`anit duke qenë në vlerën e diamanteve, është e natyrshme që të mendohet se të vërtetat e Kur’anit po i abuzoj për politikë. Në këtë rast vlera e diamantëve, rrëzohet në copa qelqi të pavlerë. Kështu duke u marrë me politikë, diamanteve të Kur’anit do tua kisha zbritur vlerën, duke i bërë zullum.
Tani o adhuruesit e botës! Përse mundoheni me mua? Për çfarë nuk më lëni rehat në gjendjen time? Në politikë, një herë pashë se një teolog, akuzonte dhe shpifte për një dijetar të devotshëm, duke thënë se është kafir (mosbesimtar), për arsye se nuk përkrahte partinë e tij. Kurse njërin që e përkrahte partinë e tij e ngrinte në qiell duke e lavdëruar. Që prej asaj kohe u trishtova nga rezultati i keq i politikës dhe thashë:
“Eudhubil-lahi mine’sh-shejtani ues-siyaseti”. (Mbështetem tek All-llahu (xh.sh.) nga dëmi i shejtanit dhe i politkës.)
Dhe prej asaj kohe i dhashë fund të të marrurit me politikë.
Pyetje: Përse nuk i përgjigjesh me politikë këtyre hipokrizive që të ndëshkojnë vazhdimisht?
Përgjigje: Në këtë kohë për besimtarët rreziku më i madh vjen nga devijimi i filozofisë materialiste. Ata përpiqen të na zhdukin besimin që kemi në zemër, duke na sulmuar me shkencat fizike. Ilaçi i efektshëm i këtij problemi është t’ua kumtosh dritën, pra Risale-i Nurin dhe vetëm në këtë mënyrë duke i mjekuar zemrat mund të shpëtohet besimi. Po qe se vepron me rryma politike, atëherë edhe sikur të ngadhënjesh, ateistët shndërrohen në formën e hipokritëve. Hipokriti është më i ashpër se ateisti. Domethënë topuzi i politikës në këtë kohë nuk i përmirëson zemrat. Në këtë rast mosbesimi fshehet në zemër. Por edhe këtë po ua them se, një person i dobët si unë nuk mund t’i mbajë të dyja. Për këtë arsye jam i detyruar që më tërë fuqinë time të kapem pas dritave të Nurit. Çfarëdo lloj politike duhet ta hedhim mënjanë. Cilësitë dhe virtytet e Risale-i Nurit janë: Mëshira; Ndërgjegjja; Vërtetësia dhe Drejtësia. Këto cilësi neve na kanë penguar nga politika. Sepse të pafajshmit bien në fatkeqësi, e kështu i bëjmë zullum atyre... Njerëzit e drejtë po qe se mundohen ta mbrojnë hakun e tyre me forcë fizike, me një zullum të madh apo me protestat e njëanshmërisë, do të djegin shumë të pafajshëm, duke bërë zullum, e në këtë rast edhe i drejti më shumë se rivali i tij do të bëhet zullumqar. E kjo është një shenjë që njeriu i drejtë ka rënë i mundur. Sepse kush lëviz me cilësitë e këqija, të cilat u përmendën më lart, ai nuk mbron hakun, por sulmon me pretekste të thjeshta. Për gabimin e dy-tre vetëve shkatërron njëzet-tridhjetë vetë. Në qoftë se njerëzit e së drejtës, në rrugën e të vërtetës dhe të drejtësisë qëllojnë vetëm atë që ka qëlluar, përballë tridhjetë humbjeve fitojnë vetëm një dhe mbesin në gjendjen e të mundurve. Por po qe se përdorin mizorinë e armikut, atëherë edhe njerëzit e së drejtës me gabimin e një apo dy vetëve, shtypin njëzet-tridhjetë vetë, e atëherë në emër të drejtësisë kryejnë padrejtësinë më të madhe.”
“Ne nxënësit e Risale-i Nurit, Risale-i Nurin jo për rrymat e kësaj jete, por as për të gjithë gjithësinë nuk mund ta shpërdorojmë dot. Dhe Kur’ani neve na ka ndaluar në mënyrë të tmerrshme nga politika. Ndërsa detyra e Risale-i Nurit është t’i dalë përpara ateizmit, sepse me të vërtetat e besimit, ateizmi është ai që e zhduk jetën e përjetshme dhe jetën e kësaj bote e kthen në një helm të tmerrshëm, ndërsa Risale-i Nur me një saktësi të pamohueshme, i bind filozofët më inatçorë, duke i kthyer ata në besim dhe me argumente të fuqishme i shërben Kur’anit.
Në këtë gjithësi, shërbimi i besimit dhe i të vërtetave të tij është mbi çdo gjë dhe nuk mund të shpërdorohet për asnjë gjë. Ne nuk merremi me politikë, që të mos ia zbresim vlerën të vërtetave të besimit, përballë pikëpamjeve të njerëzve të shkujdesur dhe të devijuar, të cilët e kanë shitur fenë për jetën e përkohshme.
Kush merret me politikë ai mbetet pas nga shërbimet e rëndësishme dhe e humb qetësinë shpirtërore. Ai që vrapon pas zhurmave të politikës, në të vërtetë atij i merr plagë besimi dhe harron detyrat ndaj njerëzimit dhe jetën e ahiretit.
Kush dëshiron të shohë gjurmët e fuqisë së All-llahut (xh.sh.), në çdo rast dhe në çdo ngjarje, atij do t’i duhet një besim si dielli dhe vetëm në këtë mënyrë atij nuk i ngulçitet zemra, nuk i shuhet besimi dhe mendja e tij nuk ngulet në rastësitë e natyrës. Përderisa parimet e njerëzve të vërtetë që kanë qenë para nesh, për ta njohur sa më mirë All-llahun (xh.sh.), mundoheshin që të largoheshin nga rrethi i gjerë i jetës shoqërore, që të mos përhapet zemra në shumë vende, duke u përpjekur që të pengojnë merakun dhe dëshirën e zjarrtë nga gjërat e përkohshme. Në këtë mënyrë mundoheshin që mosha e vlefshme e tyre të mos shpenzohet në vende boshe. Nga ky sekret i vlefshëm është se sahabet e radhës së parë që kanë pasur besimin në madhësinë e diellit, duke u mbështetur në principet themelore të fesë, kanë qenë të bindur në të. Por përveç tyre shumica e politikanëve nuk mund të bëhen fetarë të devotshëm dhe njerëzit e devotshëm nuk mund të bëhen politikanë. Është e ditur se për atë person që qëllimi kryesor është politika, tek ai feja mbetet në gradën e dytë. Një besimtar i fortë e di se: “Qëllimi parësor i krijimit të gjithësisë është adhurimi i njerëzve ndaj All-llahut të Madhërishëm”. Kështu që ai nuk i ngjitet politikës me një merak të madh, por duke e përdorë atë në dobi të fesë, e zbret në nivelin e dytë apo të tretë dhe po qe se ka mundësi të veprojë kështu mund të hyjë në politikë, përkundrazi siç thashë edhe më lart diamantet që vlejnë për në jetën e paskajshme, i zbret në nivelin e copave të qelqit të thjeshtë.
Shrohet pyetja se, për çfarë arsyeje në fillim angazhoheje me politikë me një zell të madh, por që prej dyzet vjetësh e braktise tërësisht atë?
Përgjigje: Një princip i politikës njerëzore është që: “Për shpëtimin e masës, individi sakrifikohet. Për qetësinë e komuniteteve, individët flijohen. Për atdheun sakrifikohet çdo gjë. Pra unë e kuptova se burimi i të gjithë krimeve që janë bërë deri në ditët e sotme, nuk kanë rrjedhur përveç se nga shpërdorimi i parimeve që theksuam më lart. Për arsye se ky ligj njerëzor nuk qëndron në gjendjen mesatare, është hapur rruga e abuzimit në të. Dy luftërat botërore nga shpërdorimi i këtyre parimeve mizore, kanë lejuar që për dhjetë kriminelë, të ekzekutohen nëntëdhjetë të pafajshëm. Nën maskën se gjoja po veprojnë në dobinë e popullit, për hakmarrjen e një personi të vetëm kriminel, shkatërruan një qytet. Për arsye se Risale-i Nur e ka vërtetuar këtë në shumë vende, këtu po i biem shkurt. Ja pra përballë politikës njerëzore dhe këtij ligji mizor, gjeta një ligj që vjen nga Arshi i Madh dhe që gjendet në Kur’anin Famëlartë. Dhe këtë ligj e shpreh ky ajet.
“Kush e mbyt një njeri (pa të drejtë), pa pasë mbytur ai ndonjë tjetër dhe pa pasë bërë ai ndonjë shkatërrim në tokë, atëherë (krimi i tij) është si t’i kishte mbytur gjithë njerëzit.” (Maide, 32) “Askush nuk do të bartë barrën e tjetrit” (Isra, 15).
Domethënë këto dy ajete na japin këtë mësim kryesor:
“Për krimin e një një njeriu, të tjerët nuk bëhen përgjegjës dhe një person i pafajshëm, po qe se nuk pajtohet vetë, ai nuk sakrifikohet as për shpëtimin e të gjithë popullit”.
Edhe këtë Risale-i Nur e ka sqaruar gjerësisht.
Ja pra shkaku i lumturisë së popullit islam mund të jetë vetëm me të vërtetat e islamit. Përndryshe drejtësia zhduket, besnikëria shkatërrohet, duke ngadhënjyer imoraliteti dhe cilësitë e ndyta...
Energjinë dhe patriotizmin tuaj duhet ta shpenzoni në dobi të islamit me një zell të plotë. Mos harro se përballohesh me një rrezik të madh kur parapëlqen politikën dhe anshmërinë ndaj fesë. I pari edhe sikur të gabojë ka mundësi që të falet. I dyti edhe sikur të punojë saktë, përsëri ka përgjegjësi.
Më pyetën: Si mund ta kuptojmë këtë?
Me mendimin e keq kush parapëlqen mëkatarin që gjendet në të njëjtën anë (parti), ndaj fetarit që gjendet në anën (partinë) tjetër, ai është politikan shkatërrimtar. Dhe për arsye se pronën e përgjithshme, pra fenë e amshueshme e okupon vetëm për anëtarët e vet të veçuar, në këtë mendim ai shumicën e njerëzve duke i larguar nga feja, bën anshmëri shkatërruese.
Ta dini se muslimani nuk ngjason me njerëzit e tjerë. Ai po qe se e braktisë fenë, bëhet anarkist, atë nuk mund ta frenosh dot me asnjë lloj arsyeje, nuk mund ta qeverisësh, vetëm se me despotizmin absolut dhe për ta vërtetuar këtë mund të japim shumë shembuj, por po e pres shkurt duke e lënë në logjikën tuaj të mprehtë.
Që të mbrohemi nga armiqtë e shumëllojshëm ka vetëm një alternativë:
—Të mbrojmë vëllazërimin dhe patriotizmin e fesë islame ashtu siç na urdhëron feja islame dhe këtë duhet ta bëjmë parim themelor. Në një shtëpi apo anije, po qe se gjenden një i pafajshën e dhjetë kriminelë, me drejtësinë e vërtetë të fesë islame, për të mos e hedhur të pafajshmin në rrezik, nuk duhet ngacmohet anija apo shtëpia, derisa i pafajshmi të jetë aty.
Tani nga ky ligj themelor i Kur’anit famëlartë, kuptohet se duhet të mbrohet sigurimi i brendshëm i popullit, që përballë dhjetë kriminelëve të mos bie në rrezik e drejta e nëntëdhjetë të pafajshmëve dhe në këtë mënyrë të shpëtojë nga dënimi i All-llahut (xh.sh.).
Themeli i dytë i fesë islame është ky hadith i Pejgamberit që thotë:
“Kryetari i popullit është shërbëtori i tyre.” Ajo nuk është vegël e sundimit dhe e egos. Në këtë kohë nga mosmarrja e edukatës së fesë islame dhe nga dobësimi i adhurimit, egoizmi ka marrë hov. Ai duke i nxjerrë nëpunësit nga shërbimi, i ka bërë nga një sundimtar despot. Puna e tyre ngjan me ata të cilët falen pa abdest dhe pa u drejtuar nga kibleja. Në këtë rast duke u prishur drejtësia, e ka humbur vlerën tërësisht, e në këtë mënyrë u shkatërruan të drejtat e njeriut, të cilën edhe këtë duhet ta dimë mirë se të drejtat e njerëzve kurrë nuk mund ta zënë vendin e të drejtave të All-llahut. Fatkeqësisht shumica e ligjeve të sotme janë të padrejta. Edhe ideja e racizmit na goditi ashpër. Gjoja nën emrin e nacionalizmit të pastër dhe atdhedashurisë, u kultivua racizmi.
Fraksionet e shteteve të jashtme jo vetëm Turqinë, por ndoshta të gjithë botën islame, e shtyjnë drejt maskës së nacionalizmit që ta përpijnë më lehtë. (Poeti me origjinë shqiptare) Mehmet Akifi, në librin e tij të famshëm “Safahat” thotë: “Qytetërimi i Evropës që moti është duke i mprehur dhëmbët që të na gëlltisë, së pari të na coptojë pastaj të na përpijë.”
Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 43 44 45 46 47 48 49 50 51 52 53 54 55 56 57 >>>