Bediuzzamani akoma në fillim të shekullit XX, në 1911, në xhaminë e Emevive të Damaskut, ka ligjëruar këtë hutbe: “...si përfundim, ne muslimanët që jemi nxënësit e Kur’anit, veprojmë me argumente dhe të vërtetat e besimit i pranojmë duke u bindur me mend, logjikë dhe zemër. Ne nuk sillemi si anëtarët e feve tjera që për të imituar priftërinjtë braktisin argumentet. Për këtë arsye në të ardhmen ku do të sundojë mendja, dituria dhe shkenca, patjetër gjykimin në dorë do ta ketë Kur’ani, sepse Kur'ani na urdhëron për të vepruar duke u mbështetur në argumentet e logjikës”.

Të gjitha gjykimet e tij janë të logjikshme dhe këto ai i vendosi mbi tri baza të pandara, njeriu, universi dhe Kur’ani.

“Bediuzzamani njoftimin e All-llahut (xh.sh.) e ka formuar në këtë mënyrë:

1- Ndërmjet diturive universale të natyrës si astronomi, biologji dhe gjeologji.

2- Materialisht dhe shpirtërisht hulumtimi tërësisht i krijimit të njeriut.

3- Teologji: “Njoftimi i Zotit (xh.sh.) dhe çfarë ndikimi ka Ai në të gjitha krijesat e tij”.

?

"12_11032010113236.jpg"

“E Ai (Zoti) ia mësoi Ademit të gjitha emrat e sendeve” (Bekare, 31)

Bediuzzamani në komentin e këtij ajeti thotë:

“Në këtë ajet të çuditshëm, me titullin “talim-i Esma”, (mësuarja e emrave) me anë të aftësive të njeriut, në këtë mënyrë ka mundur t’i përmbledhë tek vetja të gjithë përsosmëritë e diturisë, përparimin e shkencave dhe artet e mrekullueshme, pra secila përsosmëri, secila dituri, secili përparim dhe secila shkencë ka një të vërtetë të lartë që ajo e vërtetë mbështetet në emrin e All-llahut (xh.sh.). Ato shkenca, përsosmërisht, artet duke pasur shumë perde, shkëlqime dhe rrathë, gjejnë vendin e duhur në momentin kur mbështeten tek emri i Zotit (xh.sh.). Përndryshe mbesin në një formë gjysmë hije.

Për shembull gjeometria është një shkencë. Pika e fundit e së vërtetës së asaj mbështetet në emrat e All-llahut “Adl” dhe “Mukkaddir”. Shkëlqimin e gjeometrisë duhet ta shikosh me madhërinë e këtyre emrave. Një shembull tjetër: Mjekësia është një shkencë dhe një art. Fundi dhe e vërteta e saj mbështeten në emrin “Shafi” dhe “Hakimi Mutllak”, ku sipas nevojave të sëmundjeve në barnatoren e madhe duke parë ilaçin e duhur, do të shohësh shkëlqimin e këtyre emrave, ku në këtë mënyrë mjekësia gjen përsosmërinë e vet dhe bëhet diçka e vërtetë. Një shembull tjetër: Biologjia është një shkencë, kjo shkencë bëhet e pastër atëherë kur rregullimin dhe edukimin e kësaj bote e mbështet dhe e pasqyron në emrin “Hakim”, ku kështu kupton më mirë dobitë e çështjeve kur e beson se këto bukuri kanë rrjedhur nga ato emra dhe kështu ajo dituri e kulluar gjen vendin e vet. Përndryshe ajo ose bëhet mit a fantazi, ose hap rrugët e devijimit, siç i ka hapur filozofia materialiste.  Por duket se Bediuzzamani me largpamësinë e tij është marrë me çështjet me të cilat mosha e tij akoma nuk ka arritur t’i përjetojë ato kohëra. Sot islamizimin duan të na e paraqesin si një propozim të ri, kurse ai këtë problem e ka zgjidhur që një shekull më parë me themel.

Edib Ibrahim Dabbag

?

Unë jam i mendimit se literatura e Risale-i Nurit sot nuk ka zgjidhur vetëm rrezikun e besimtarëve, ky është një problem i të gjithë njerëzimit edhe i atyre të Evropës ku edhe modernizmin kur mendoni ta kaloni me teorinë shkencore, atëherë ju del përpara Bediuzzamani, që ju paraqet përgjigjen e problemeve të nesërme dhe mundohet të mbledhë dituri që mbështeten në themele psikologjike. Për shembull ai ka shkruar ato që ne i kemi deshifruar që moti, ne do t’i ripërtërijmë atëherë kur seriozisht do ta kuptojmë se përparimi do të jetë i vërtetë atëherë kur përparimit të fizikës do t’i bashkojmë ato shpirtërore. Sot shumë dijetarë të fesë islame janë duke shkrirë mendjen dhe duke derdhur dritë për të formuar një sistem që të zotërojnë shkencat duke përjetuar Islamin. Por Bediuzzamani me veprat e Risale-i Nurit atë sistem e ka formuar dhe ka zgjidhur nyjat nga më të vështirat sikur të kishte parë tërësinë e dëshirave të dijetarëve të tjerë.  Bediuzzamani njëlloj sikur të shihte intervalin e diturisë së kohës së sotme ka thënë: “O njeri, qëllimi më i madh i krijimit të gjithësisë përballë edukimit të dukshëm të All-llahut (xh.sh.) është adhurimi i përgjithshëm i njerëzimit dhe qëllimi më i lartë i rrezatimit të atij që të arrish adhurimin, t’i përvishesh shkencave, diturive dhe përsosmërive dhe ato fjalë me një dijeni gjeniale, me një shpresë të fortë po shpreh që: “Me siguri në kohën e fundit, njerëzit do të derdhen në dituri dhe shkencë dhe të gjithë fuqinë do ta marrin nga dituria. Fuqia dhe sundimi do të kalojë në dorën e dijes dhe Kur’ani i mrekullueshëm duke paraqitur gojëtarinë e vet, vazhdimisht alegorisht na thotë se në kohën e fundit (ahirzaman), shkenca do ta marrë shkëlqimin nga gojëtaria dhe reklamimi dhe në atë kohë njerëzit për t’ia pranuar njëri-tjetrit mendimet e veta dhe për t’i marrë nën gjykimin e vet, si armë më të mprehtë do të përdorin fjalët e sjellshme dhe gojëtarinë”.

Prof. Mim Kemal Öke

?

Fjalët e Bediuzzamanit kanë vërtetuar se dituritë shoqërore dhe shkencat (natyrore) kanë dalur nga burimi i “Nurit”, dritës së Kur’anit, prandaj ato patjetër mbështeten në “Esma-ul Husna” (Emrat e bukur të All-llahut (xh.sh.)). Në këtë mënyrë besoni se Risale-i Nur është bërë prijësi për të bashkuar shkencat me fenë Islame. Kjo temë me këto mendime (El-Ma'hedul-Alemi Li-Fikr il-Islami) është e domosdoshme të vendoset një urë mes mendimeve të Bediuzzamanit. Risale-i Nuri për të ekuilibruar mendjen dhe revalatën hyjnore, mban një metodë të shëndoshë. Në jetën e përditshme duke i zbatuar këto vlerësohet akoma më tepër.

Doc. Dr. Zijad Halil Muhammed Ed-Degami

?

Ne shumë qartë po shohim se këto vlera në tërë jetën e Nursiut janë ndikuese në shkrimet e tij, të cilat janë një cilësi themelore që përputhen me modernizimin e sotëm. Disa pasues të tij tregojnë respekt ndaj disa cilësive devotshmërie të tij, por thelbi i trashëgimërisë së Nursiut është cilësia e të besuarit të plotë Zotin, duke e pasur frikë Atë dhe praktikisht duke e përjetuar Islamin dhe në këtë rreth gjithashtu i ka dhënë rëndësi edhe lulëzimit të mendjes. Risale-i Nur me vete mban modernizimin e kohës së fundit duke u përputhur me kuptimin e shekullit tonë, mjeshtëria e tij na ka ndikuar shumë në të mirë, në bazën themelore të ekonomisë, politikës dhe në arsimin bashkëkohor. Megjithë këto Risale-i Nur duke dhënë dituri nga universi, nuk tregon si një libër matematike apo fizike. Ai qëllimin e parë e ka që duke bërë temë nga një mjeshtëri, të njoftojë mjeshtrin e saj. Ai duke bërë komentin e gjithësisë, materjen nuk e tregon për veten e tij por mundohet ta njoftojë Krijuesin e saj, tek krijesa që punohen ato punë, ta kuptosh se nuk rrjedhin nga funksioni i punonjësit.

Prof.Dr. Dale F. Eickelman

?

Bediuzzamani në të gjitha veprat e tij pason një metodë që nga e pakta tek e shumta, nga e përkohshmja tek e përjetshmja dhe nga e dukshmja, të tregon atë që nuk duket... Pra të gjithë ndryshimet, kundërshtimet dhe mospajtimet i bashkon në ekzistencën e atyre që janë krijuar për një qëllim dhe i bashkon tek mosrastësia. Në këtë mënyrë ky zotëri, pra njeriu është një urë që nga e kaluara zgjatet në të ardhmen dhe i gjithë universi për të është një lëmoshë kënaqësie dhe kjo jetë e përditshme është një shans për të fituar botën e përjetshme.

Prof. Dr. Imaduddin Halil

?

Risale-i Nur dhe mendimet e evropianëve

Në këtë temë ku janë bërë hulumtimet, rezultati është i atillë që për t’ua treguar fenë islame evropianëve, Risale-i Nur mban vlerë superiore. Në qoftë se duhet të japim shembull, përfundimi është i këtillë:

1- Risale-i Nur si një komentues i Kur’anit është duke treguar mesazhin ndërkombëtar dhe gjithnjë mesazhet e tij janë për të gjithë njerëzimin, ku ai përherë është duke parashtruar.

2- Duke kritikuar ‘qytetërimin’ evropian, sulmin ia drejton Evropës, për arsye se nga ateizmi, devijimi dhe plotësimi i veseve epshore edhe vetë evropianët kanë marrë plagë të thella dhe vazhdimisht po ankohen. Në këtë pikë Bediuzzamanit thotë: ”Mos më keqkuptoni se unë evropianët i ndaj në dy degë: njëra duke marrë frymëzimin nga feja e vërtetë e Hz. Isasë, që me zërat e dobishëm dhe me drejtësinë e vërtetë i shërben popullit dhe është në dobi të njerëzve, duke pasuar shkencat. Kësaj Evropës së parë nuk i përgjigjem. Por sigurisht që i përgjigjem asaj Evrope të prishur që me errësirën e filozofisë materialiste dhe me abuzimet e qytetërimit, devijimin na e paraqet si përmirësim, duke e futur njerëzimin në parrugëdalje.

3- Risale-i Nur merr vlerë aty kur i paraqitet mendjes dhe njeriut për t’i bindur me shembuj e argumente nga jeta materiale.

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 43 44 45 46 47 48 49 50 51 52 53 54 55 56 57 >>>