Veprat e Abdylkadrit dhe disa tj
- NJERIU QË KËRKON VETVETEN -2
- NJERIU QË KËRKON VETVETEN -1
- ATOMI
- RRETH NJERIUT
- PSE I BESOJN ALL-LLAHUT 50 PROFESORET E FAMSHEMTE EUROPES
- PËRGJIJGE PYETJEVE MATERJALISTE
- NJË JETË TJETËR
- DRITA E MENDJES
- ÇËSHTJET JETSORE
- AFORIZMA TË ÇMUAR
Poezitë: PERLAT E ZEMRËS të Abdylkadrit
- O ZOT!
- FUQIA E ZOTIT
- ÇFARË ËSHTË KUR`ANI?
- MUHAMMEDI (a.s.m.)
- VËLLAZËRIMI
- PUNO!
- SHPRESA
- LIBRAT
- O DJALË I RI!
- O NJERI!
- VËLLEZËR SHQIPTARË
- MOTRA IME FISNIKE
- VËLLEZËR TË DASHUR
- NËNAVE TË MIA FISNIKE
- KULTURA
Online Sayaç
Bediuzzamani i ishte afruar moshës nëntëdhjetë vjeçare. I helmuar disa herë, çdo ditë i shtoheshin shqetësimet. Ai gjithashtu mbante shqetësimin shpirtëror të të gjithë botës, e veçanërisht të botës islame. Rrethi i lexuesve të Risale-i Nurit, ishte shpirtërisht si trupi i tij. Kështu ai ndjente dhimbje shpirtërore dhe fizike, megjithëse lutjet e nxënësve që bënin për të dhe përhapja e ndikimit të Risale-i Nurit ishin si një melhem (ilaç shërues).
Në periudhën e fundit të jetës së tij, nuk qëndronte shumë në një vend. Kur shkonte në vende me ajër të pastër, merrte pak frymë dhe i lehtësoheshin sado pak shqetësimet.
Kur Risale-i Nur filloi të shpërndahej gjerësisht dhe në çdo vend, megjithëse e ndjente nevojën që të takohej me njerëz, duke thënë se, “për ju leximi i Risale-i Nurit është dhjetë herë më i dobishëm se të takoheni me mua”.
Kështu e pati mbyllur derën e vizitorëve. Derisa edhe me nxënësit që kishte pranë vetes, nuk fliste pa pasur nevojë dhe thoshte:
“Risale-i Nur për kohën e sotme është një mrekulli e Kur’anit dhe të vërtetat e tij janë ato që e kanë mbrojtur atdheun nga rreziku i komunizmit dhe kam shpresë se do të bëhet shkak që ta përsërisim vëllazërimin e vërtetë me vëllezërit muslimanë. Është shumë e nevojshme që Risale-i Nur të përhapet edhe në shtetet tjera të muslimanëve”.
Vazhdimisht thoshte se është shumë më e nevojshme të ngjitesh tek këto të vërteta të Nurit, se sa të mundohesh t’i zgjidhësh problemet me politikë.
gj) Adhurimi dhe mendimet e Bediuz-zamanit
Këtu do të paraqesim personalitetin shpirtëror të Bediuzzamanit, në dhjetë vitet e fundit të jetës së tij, të përmbledhura nga nxënësi i tij Mustafa Sungur:
— Një ditë mësuesi një nxënësi të tij i thotë se: “Unë i di ajetet e shërimit që gjenden në Kur’an, por nuk i përdori ato, meqë sëmundjet janë kalimtare dhe duhet të fitohet sevapë që vijnë nga durimi ndaj sëmundjes”.
Për të shqetësimi më i madh ka qenë vetëm Risale-i Nur, d.m.th. si do të përhapen mësimet e këtyre librave. Rrethi i Risale-i Nurit për të ka qenë si një trup shpirtëror. Fatkeqësitë që vinin mbi Risale-i Nurin si pasojë e gabimeve të nxënësve, apo e sulmeve të kundërshtarëve, i merrte mbi veten e tij.
Mustafa Sungur thotë se nuk duhet ta ngatërrojmë jetën e tij në fushën materiale, me ato të virtyteve shpirtërore të cilat vazhduan deri në çastet e fundit të jetës së tij. Nga kjo gjendje e tij është shfaqur një shërbim i besimit që do të zgjatet deri në fundin e botës.
Virtytet madhështore të tij akoma shumë më mirë vihen re tek jeta e Hz. Muhammedit (a.s.m.). Të gjithë njerëzit e ndritur, dikush më shumë e dikush më pak, kanë marrë pjesë nga cilësitë e larta të jetës së Pejgamberit (a.s.m.).
Duhet të lavdërohemi shumë me Saidin për të vetmen arsye se ka qenë një person i sinqertë nga ummeti i Muhammedit (a.s.m.), e për këtë arsye lavdi i tij dilte në kupë të qiellit. Tek ai sundonte besimi dhe sinqeriteti i paarritshëm.
Ai ka qenë një pasqyrë e denjë e Hz. Muhammedit (a.s.m.). Ai ka arritur ta përshtasë këtë pasqyrim me kushtet e shekullit, duke marrë në dorë edhe të vërtetat e shkencave materiale.
Said Nursiu ka qenë gjithashtu edhe një komandant i ashpër. Neve shumë herë na tërhiqte vërejtjen duke na thënë se: “Unë nuk dyshoj në zemrat e juaja, por për arsye se mendjet anohen andej këndej, ka mundësi të lakoheni.”
Në burgun e Afjonit i falnim pesë kohët e namazit me xhemat me mësuesin. Ai për të falur namazin e tehexxhudit (namazi i natës), ngrihej shumë herët dhe deri në namazin e mëngjesit (sabahut) këndonte “evrad”ët (duatë që i kishte bërë zakon për vete). Në mëngjes na zgjonte dhe namazin e sabahut e falnim me xhemat. Vëlla Zybejri më tha: “Ta bëjmë me radhë, të ngrihemi herët dhe mësuesit t’ia hedhim ujë që të marrë abdest dhe kështu bëmë. Natën e parë u ngrit vëlla Zybejri, natën e dytë u ngrita unë. Mësuesi nuk foli fare, mori abdest me seriozitet dhe hyri në dhomën e tij e deri në mëngjes këndoi lutjet me zë. Ai ngrihej afërsisht katër orë para mëngjesit. Në këtë mënyrë vetëm dy netë u ngritëm, më pas refuzoi duke na thënë se: “Që tridhjetë e pesë vjet të jetës sime, mua s’më ka parë kush natën, kam qenë i vetëm dhe përsëri dua të vazhdoj i vetëm.” E vazhdoi duke lexuar lutjet deri në namazin e mëngjesit. Gjithashtu pesëmbëdhjetë minuta lexonte një pjesë nga Risale-i Nur, pastaj falnim namazin e mëngjesit.
Ai thonte se nuk i vinte rëndë aspak edhe sikur ta përsëriste me mijëra herë dhikrin që bënte. Pa përjashtim çdo natë, 4-5 orë para mëngjesit angazhohej me lutje dhe në fund e mbyllte duke lexuar disa pjesë nga Hizbul-Ekber-i Nuri (lutjet që i kishte zgjedhur nga Kur’ani Famëlartë) dhe pastaj thoshte se nuk i mbetej fare lodhje. Një herë i kishte thënë njërit prej nxënësve të tij, Zybejrit se, “për të bërë ibadet (adhurim) gjatë natës, njëzet vjet kam luftuar me nefsin tim, pastaj nuk pata më nevojë”.
Neve nuk na mjafton aftësia dhe fuqia që të shpjegojmë mësuesin e ndershëm. Bisedat e tij me vizitorët; nëpunësve, shkollarëve, politikanëve, etj., u ka dhënë mësime të vërteta atyre. Atë askush nuk ka arritur ta ndajë nga Krijuesi i vet, nga dhikri, nga meditimi për All-llahun, megjithë moshën e tij përmbi të tetëdhjetave.
Namazi i mësuesit të ndershëm, gjendja e tij e veçantë kur falej, përulja dhe kërkimi i suksesit tek prania e All-llahut (xh.sh.), ishte e jashtëzakonshme.
Ishte e veçantë mënyra se si e merrte tekbirin fillestar, si i lidhte duart, si iu përulte All-llahut të Madhërueshëm duke u lutur, si e këndonte Fatihanë, etj.. Ai fjalët i thonte një nga një, duke e ndjerë dhe duke e kënduar me të gjitha rregullat. Këto cilësi edhe tek nxënësit e tij më të mirë, mbesin në gradën minimale.
Në këtë mënyrë mund të themi se Saidi vazhdimisht ishte duke u lartësuar me shërbimet, duke arritur në sekretin e fjalës së bukur që thotë: “Shkaktari është si bërësi”. Këto njerëz me shërbimet e tyre punojnë në llogari të jetës së lumtur dhe me mijëra krahë nga gradat e panumërta po lartësohen tek mëshira e All-llahut (xh.sh.), e deri në ditën e kijametit me mëshirën dhe me suksesin e All-llahut (xh.sh.), do të lartësohen deri tek qëllimet më të larta. E kjo është vetëm dhuntia e All-llahut të Madhëruar. Bediuzzamani një ditë duke i dhënë mësim nxënësve të tij, pati thënë se: “Njeriu duke falur namaz, gjatë dëshmisë, “ettehijjatu”, në emër të Tij, mund t’i paraqiten All-llahut të gjitha “tehijjatet” (përshëndetjet-lutjet) e të gjitha krijesave. Kur ulemi të bëjmë tespihë, besimtari që e ka zemrën e zgjuar, duke thënë: “Subhannall-llah, Elhamdulil-lah, dhe All-llahu Ekber, në emër të Tij mund t’i paraqesë All-llahut të gjitha krijesat që i bëjnë ato në të njëjtën kohë, e në këtë mënyrë mund të bashkohet me ta. Dhe po qe se mund të përparojë ai mund të hyjë në komunitetin e madh të të gjithë njerëzve të botës që kanë jetuar në të gjitha kohërat dhe në mesin e grupit ai shikon Pejgamberin Fisnik (a.s.m.), në anë të djathtë profetët e tjerë, ndërsa në të majtë njërëzit e shenjtë dhe besimtarët. Në fund të namazit, kur themi: Es-selamu alejkum ue rahmetull-llah, e imagjinoj sikur në anë të djathtë janë Profetët, ndërsa në të majtë janë njerëzit e shenjtë”.
Jeta e Nursiut ka kaluar e programuar. Ai nuk e braktiste kurrë namazin e tehexhxhudit (namazin e natës). Mësuesit e veçuar të Saidit të ri ishin Imam Rabbaniu, Gavsi Gejlaniu, Imam Gazaliu dhe Zejnul Abidin r.a. (kënaqësia e All-llahut qoftë mbi ta). Ai thoshte se: “Veçanërisht lutjet e ‘Xhevshenul kebir’-it, m’i kanë mësuar këto dy imamë. Që prej 30 vjetësh mësimin dhe principet e Risale-i Nurit i kam marrë nga Hz. Aliu (kerremull-llahu vexhhehu) dhe Hz. Husejni (r.a.) dhe me anë të lutjeve të ‘Xhevshenul kebirit’, çdo herë mbaja kontakte shpirtërore me ta.
Ne kur lidhim kontakt me Risale-i Nurin, atëherë kuptojmë se në shkollën e jetës All-llahu (xh.sh.) atij ia ka mësuar librin e gjithësisë me qëllim që në kohën më të vështirë Saidi fisnik do të kryente detyrat e rëndësishme të islamit. Me dritën që ka gjetur në materie, do t’i ftojë njerëzit në derën e besimit tek All-llahu (xh.sh.).
Vëllai i tij Abdylmexhidi shpjegon: “Një ditë në vitet e rinisë, ishte ulur mbi gur, duart i vendosi mbi gju dhe ngriti kokën për të soditur qiellin, e në atë gjendje më tha:
— Abdylmexhid, si ka mundësi që njeriu ta sodisë gjithësinë dhe të mbesë pa mësuar ndonjë çështje prej saj?
Ai ishte një kumtues që merr mësim nga gjithësia... Ndërsa në librin “Argumenti i madh” thotë:
“Misafiri i kësaj bote që ishte dërguar për të besuar Zotin e vet, duke udhëtuar nëpër gjithësi e nga çdo krijesë duke pyetur për Krijuesin e tij dhe duke kërkuar nga çdokush që të gjejë Hyjninë e vërtetë, më në fund vendosi se kjo gjithësi pa asnjë dyshim ka një Krijues.”
Bediuzzamani një ditë tha:
— O bijtë e mi! Ky mësim nuk na intereson vetëm neve, ky është një besim që ka lidhje me tërë gjithësinë. Sepse këtë mësim janë duke e dëgjuar edhe botërat e shpirtërave dhe të melekëve. A mendoni se këtu jemi vetëm 5-6 vetë që bëjmë mësim besimi? Ne me mësimin tonë shpirtërisht jemi bashkuar me mijëra grupe që bëjnë mësim për këtë ide nëpër të gjithë vendin.
Shërbimi im përshtatet me shërbimin e sahabeve. Në shërbimin tim mund të ndodhë që të burgosesh, të vuash urinë apo fatkeqësi të tjera. Edhe Abdulkadir Gejlaniu të më thotë: “Said, lëre shërbimin tënd për një kohë të shkurtër dhe ec sipas shërbimt tim, e në këtë mënyrë ty do të të bëhen një milionë muridë (nxënës)”,-unë atij njeriu të shenjtë i përgjigjem kështu: “O mësues, unë ty të puthi duart e të respektoj, por si mund ta braktis rrugën që ma ka mësuar mësuesi i vërtetë, e jam i detyruar të vazhdoj në këtë rrugë”.
Pastaj u drejtua nga ne dhe tha: “Sillmani Kur’anin dhe betohuni në të se nuk do të ndaheni nga kjo rrugë e vërtetë”.
Këtë e ka përsëritur shumë herë. Ai thonte: “Përfitoni nga të vërtetat e Risale-i Nurit që mbajnë vlerën e ushqimit, sepse nga ato përfitojnë mendja, zemra, shpirti, veset dhe shqisat. Në rast të kundërt mendja mund të marrë një pjesë të vogël, kurse shqisat e tjera mbesin pa ushqim. Risale-i Nur nuk duhet të lexohet si librat e tjerë, sepse ai që mban të vërtetat e besimit nuk ngjan me libra e tjerë të diturive dhe shkencave. Kurse këto jo vetëm për mendjen, por edhe për të gjitha shqisat e tjera janë dritë dhe ushqim”.
Namazin gjithnjë e falte me xhemat dhe tregonte shumë kujdes për kohët e tyre. Një herë ishim duke shkuar në Emirdag me makinë dhe s’kishin mbetur as tre kilometra pa mbërritur, kur filloi të këndohoj ezani. Ai na detyroi që ta ndalim makinën dhe ta falim namazin në kohën e vet, pra menjëherë pas mbarimit të ezanit. Këtë e bënte gjithmonë. Edhe në të ftohtin e ashpër nuk i braktiste namazet e tehexhxhudit (natës) dhe të duhasë (paradrekës). E kishe merak ta dëgjoje kur këndonte Kur’an, sepse e këndonte duke i përjetuar dhe parë të vërtetat. Duke kënduar Kur’an, e kapllonte zëri hyjnor i Kur’anit famëlartë, duke e lexuar me “texhvid” (rregullat e leximit).
Në muajin e Ramazanit flinte fare pak, ndërsa në muajt e tjerë maksimumi pesë orë. Askënd nuk merrte nëpër gojë dhe i pengonte edhe të tjerët që ta bënin një gjë të tillë. Kurrë nuk e kalonte kohën bosh, fliste shumë pak, vazhdimisht ose lexonte, ose korigjonte shkrimet e Risale-i Nurit. Nganjëherë bënte edhe shaka që të mos mërziteshim.
Megjithëse nuk i kishin mbetë dhëmbë, përdorte misvak (furçë natyrale).
*****
Që Risale-i Nur të përhapej në Anadoll dhe që këta libra të lexohen në vende të ndryshme, mësuesi na këshillonte që brenda rregullave ligjore të hapen medrese (ders’hane), sepse ky popull duhet të përfitojë nga këto të vërteta. Ndërsa Bediuzzamani universin e shikonte në formën e një shkolle, pjesët e saja, pra të gjithësisë për të ishin nga një mjet apo letër hyjnore, që shërbejnë për të studiuar. Ai nuk e vlerësonte përparimin vetëm në fushën fizike, por thoshte se: “Çdo musliman duhet ta bëjë medrese shtëpinë e tij. Çdo zot shtëpie po qe se në shtëpinë e tij ka 4-5 vetë, i mbledh edhe 3-4 nga fqinjët dhe mes tyre një shtëpi e bëjnë Medrese-i Nurije. Kur nuk kanë punë së paku pesë apo dhjetë minuta le të lexojnë Risale-i Nur, apo ta dëgjojnë nga të tjerët, pra të angazhohen me të. Në këtë mënyrë fitojnë sevapin e pesë llojeve të ibadeteve dhe mund të fitojnë pozitën e nxënësit të vërtetë që është sqaruar në “Fragmentin e sinqeritetit”.
Në një lagje kur mblidhen nxënësit e risaleve, krijojnë një personalitet shpirtëror, duke u bërë një qendër ku nevojtarëve t’u arrijnë të vërtetat e Nurit. Në këtë drejtim Bediuzzamani në ditët kur qëndronte në nënprefekturën e Emirdagut, shpalli një letër ku thuhej: “Meqë Risale-i Nur, në dorën e Kur’anit famëlartë është një shpatë diamanti për të mundur edhe armiqtë më inatçorë, ai është gati për t’i dhënë ilaç zemrave, shpirtërave dhe shqisave, sepse ka buruar vetëm nga barnatoret e Kur’anit, i cili është një kumtues i vërtetë i tij. Risale-i Nur kryen një detyrë të rëndësishme ndaj propagandave të tmerrshme të armiqve, veçanërisht me “Çështjen e gjashtë” të librit “Argumentet e besimit”. Secili kur ta lexojë, mund të bëjë pak dobi në vetvete. Ja secili çdo çështje s’mund ta kuptojë mirë. Meqenëse janë shpjegime të të vërtetave të besimit, duhet të shkoni edhe nëpër dershane ku njeri lexon tjerët dëgjojnë se ato përmbajnë edhe vlerën e adhurimit, ato janë shkenca që njoftojnë All-llahun (xh.sh.). Kemi shpresë se rezultati i njëzet vjetëve në medresetë klasike, Risale-i Nur ia garanton njeriut brenda dhjetë javëve. Risale-i Nur duke rrjedhur nga Kur’ani, është një dobi edhe për shtetin, popullin, atdheun, jetën materiale dhe atë shpirtërore, prandaj jo ta pengosh atë, por duhet të nxiten për botimin dhe qarkullimin e tij”.
*****
Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 43 44 45 46 47 48 49 50 51 52 53 54 55 56 57 >>>