Veprat e Abdylkadrit dhe disa tj
- NJERIU QË KËRKON VETVETEN -2
- NJERIU QË KËRKON VETVETEN -1
- ATOMI
- RRETH NJERIUT
- PSE I BESOJN ALL-LLAHUT 50 PROFESORET E FAMSHEMTE EUROPES
- PËRGJIJGE PYETJEVE MATERJALISTE
- NJË JETË TJETËR
- DRITA E MENDJES
- ÇËSHTJET JETSORE
- AFORIZMA TË ÇMUAR
Poezitë: PERLAT E ZEMRËS të Abdylkadrit
- O ZOT!
- FUQIA E ZOTIT
- ÇFARË ËSHTË KUR`ANI?
- MUHAMMEDI (a.s.m.)
- VËLLAZËRIMI
- PUNO!
- SHPRESA
- LIBRAT
- O DJALË I RI!
- O NJERI!
- VËLLEZËR SHQIPTARË
- MOTRA IME FISNIKE
- VËLLEZËR TË DASHUR
- NËNAVE TË MIA FISNIKE
- KULTURA
Online Sayaç
Për arsye se bëra dobi nga librat e Risale-i Nurit, në Eskishehir me lejen e shtetit botova “Prijësin e Rinisë”, me mendimin e kryerjes së një shërbimi të amshueshëm dhe patriotizmi ndaj popullit tim. Por ky akt quhet krim. Unë kam menduar se do të ma mirëpranoni këtë shërbim të Risale-i Nurit, por në vend që të fitoj urime, përkundrazi u përballova me ndëshkime të rënda.
Halil Çallëshkani thotë:
“Mësuesi ynë që dyzet vjet i ka braktisur të gjitha shijet dhe qetësitë, duke i shërbyer vetëm besimit dhe islamit, ku veçanërisht për atdheun tonë përpiqet që popullit t’ua shpëtojë jetën e ahiretit, duke iu kundërvënë komunizmit, që është kundra fesë. Ne po shohim se ata edhe në atdheun tonë mundohen të na fusin mendimet e tyre bolshevike, njëlloj edhe intrigat e jashtme akoma më shumë mundohen me tradhti që të na bëjnë dëm. Risale-i Nur me mësimet e besimit islam dhe sjelljet e bukura, i ka dalë përpara atyre. Këtë ide dhe këto libra, janë duke i mirëpranuar të gjithë studiuesit e botës. Unë që tre vjet jam duke i shërbyer një mësuesi të tillë dhe librave të tij. Me këtë a kam bërë ndonjë kim? Përsëri po ju pyes: “A bëhem tradhëtar i atdheut, për arsye se kam braktisur profesionin e rrobaqepësit që t’i shërbej Risale-i Nurit, rrugës së Kur’anit?”
Mustafa Oruç Ramazanoglu, student i mjekësisë thotë: “Unë kërkoj pafajësinë, jo me fjalët e mia, por me fjalët e Bediuzzamanit. Sepse Bediuzzamani thotë:
— Drita e zemrës është dituria e fesë; nuri, drita e mendjes janë shkencat fizike. Kur bashkohen ato, atëhere e vërteta del në shesh, vetëm me këto dy krahë, nxënësi mund të fluturojë në vendin e duhur. Kur ndahen ato; njëri bëhet fanatik, tjetri dyshues dhe tradhëtar.
Pra profesioni i një mjeku të vërtetë është që të mjekojë dikë, jo vetëm në pikëpamjen materiale, por është e nevojshme që të përpiqet të hulumtojë dhe të gjejë edhe receta shpirtërore. Unë duke e ndjerë këtë nevojë në shpirtin tim, në pranverën e diturisë, përpiqem si një bletë që të gjej dhe të thithi barnat e dobishme, në kopshtin e luleve të Risale-i Nurit, që është një degë e Tubasë (drurit të xhennetit) së Kur’anit Fisnik. Vetëm në këtë rast mund të shkruaj receta kurimi të njerëzve. Ashtu si ky kopësht, pra si mjekësia që më garanton lulet që kërkoja, ashtu edhe ai është një thesar që mund t’i shërojë dhe t’i bindë nevojtarët e llojit tim. Përsëri unë si një medicinar, me zellin e bletës, me sinqeritet mundohem që t’ua lajmëroj edhe shokëve të mi këtë.”
Tani në fundin e këtyre mbrojtjeve të nxënësve të Nurit, do të parashtrojmë vetëm një fjali të mësuesit që e ka thënë në gjyqin e Afjonit:
“Prapë po ju them, ashtu si ua kam thënë para gjyqit të Denizlisë, duke mos u përulur fare ndaj grupit të mohuesve, do të vazhdoj jetën në rrugën e amshueshme të Kur’anit në të cilën janë sakrifikuar qindra milionë njerëz, pa u trembur fare edhe ne sakrifikojmë kokat tona. Edhe po të na hidhni rruzullin plot me zjarr mbi kokat tona, përsëri nuk tërhiqemi nga ideja e amshueshme e Risale-i Nurit.”
Këtu parashtruam një pjesë të vogël nga mbrojtja e nxënësve të Nurit në gjyqin e Afjonit, duke e bërë edhe një herë të ditur lidhjen me mësuesin e tyre, Bediuzzamanin. Ata me durim dhe me trimëri të madhe kanë pranuar se janë nxënës të Risale-i Nurit, duke thënë se nga ai nuk shkëputen kurrë.
Sikurse edhe parashtruam, detyra e nxënësve të Nurit është që me forcën e Risale-i Nurit të përpiqen që ta garantojnë sigurinë e popullit në të gjitha skajet e atdheut dhe të mundohen që ta mbrojnë dhe ta thyejnë ndikimin e kuçedrës së komunizmit.
Katër gjykata dhe policia e dhjetë prefekturave lajmërojnë se, që njëzet vjet nuk ka ndodhur asnjë prishje qetësie ndaj popullit, duke shtuar se:
“Nxënësit e Risale-i Nurit shpirtërisht janë mbrojtësit e atdheut, ku në detyrën e mbrojtjes, ata janë ndihmësit tanë. Sepse nga leximi i Risale-i Nurit, zotërohet një besim i vërtetë dhe në kokën e secilit vendoset një pengesë që t’i kundërvihet rebelimit. Për këtë një fakt i gjallë është burgu i Denizlisë. Me të hyrë “Mesazhet e dritës”, me anë të librit “Frutat” (Argumentet e Besimit), brenda dy apo tre muajve mbi dyqind të burgosur u bënë jashtëzakonisht të sjellshëm, saqë vrasësi i katër vetëve, pyeste a bën të mbysë një tartabiç. Me leximin e “Mesazheve të dritës” (Risale-i Nurit), u bënë mjet i dobishëm për atdheun. Bile edhe forcat qeveritare u habitën me gjendjen e tyre. Madje disa të rinj thanë: “Po qe se nxënësit e Nurit do të qëndrojnë akoma në burg, ne për të bërë dobi nga ata dhe për t’u përmirësuar, do të bëjmë ndonjë krim që të hyjmë aty.”
Tani a është e drejtë t’i akuzosh këto nxënës me këto virtyte dhe t’i gjykosh si kriminelë? Ata që shpifin me dije apo me padije veprojnë në llogari të anarkizmit dhe mundohen të imponojnë organet qeveritare. Ju që i dënoni ata, do të vuani dënimin e merituar të zullumit tuaj. Me siguri që ju atje nuk do të mundeni të përballoheni me dokumentin e lirimit që na takon vetëm neve besimtarëve të shtypur.
Unë vetë e pranoj se jam një person i kalbur dhe me gabime ndaj All-llahut... E falenderoj shumë All-llahun (xh.sh.) që ma ka sjellur mendimin që të mos i dal në krah vetes time. Mundeni të më zhdukni mua, por nuk mundeni ta zhdukni shërbimin e Risale-i Nurit, sepse ata janë të vërtetat e besimit të Kur`anit. Populli islam duke i mirëpranuar ato, u ka kushtuar vlerën e jashtëzakonshme. Në shërbimin e risaleve, pjesa ime nuk është më tepër se nevojës sime. Ajo për mua është një shkak që të kthehem dhe të lutem nga Ai. Në këtë rast ndaj thesarit të Kur`anit, lutem të marr ilaçet e efektshme të nevojave të mia.
Me armiqësinë tuaj ndaj Risale-i Nurit, a nuk po meritoni hidhërimin e shumë njerëzve të devotshëm dhe patriotë të atdheut tonë? Kjo punë juve nuk u sjellë asnjë dobi, përveç se dëm, sepse ky mendim i juaji kundra meje ka rrjedhur nga armiqësia e jashtme. Qëllimi i tyre është përçarja jonë për të sjellur dëme të tmerrshme mes nesh, duke na futur mendime të dryshme... Puna e juaj kundërshtare me fenë, i pëlqen vetëm anarkistëve që janë vetëm 2%. Në këtë rast në qoftë se nuk i përmirësoni gabimet e bëra ndaj Risale-i Nurit dhe keqinterpretimet ndaj tij, atëhere do të bëni një faj më të madh. Sepse drejtësia dhe pozita e akuzës nuk mund të jenë të njëanshme dhe drejtësia kur përballohet me kritika, atëhere ajo merr plagë, për arsye se ju keni vepruar në emër të unit dhe të mizorisë, e në këtë mënyrë gjykimi i juaj nuk bëhet në emër të drejtësisë.”
Bediuzzamani kurrë nuk ka vrapuar pas mrekullive. Ai të gjithë kohën e tij e ka kaluar duke shpallur të vërtetat e Kur`anit, vetëm se nganjëherë ka shpallur edhe mrekulli që të mos mbesë në gjysëm shërbimi i Kur’anit, sepse ka qenë nevoja që t’u japë kurajë nxënësve dhe besimtarëve të dobët. Ashtu si në qytetin e Eskishehirit dhe të Denizlisë, ashtu edhe në qytetin Afjon shumë herë, veçanërisht në namazin e mëngjesit, populli në të njëjtën kohë Bediuzzamanin e shihnin në shumë xhami të qytetit. Megjithatë autori që mbante një shpirt madhështor, nuk i pranonte ato thënie. Ai thoshte: “Në kohët e lashta një njeri të famshëm e kishin parë ushtarët në shumë fronte të luftës. Pasi ia tregojnë atij, ai i përgjigjet: “Disa evlija kanë hyrë në formën time që të bëhen ndikuese fjalët e mia, për të fituar sevape më shumë unë”.
Njëlloj edhe mua më kishin parë në shumë xhami të Denizlisë, derisa ia kishin kumtuar edhe drejtorit të burgut dhe gardianëve. Kishin bërë telashe duke thëne se: “Kush e ka liruar nga burgu atë?”
Nga librat e Risale-i Nurit “Vula e vulosur nga ana e fshehtë”, prej 270 faqesh, janë përmbledhur argumentet e forta që e vërtetojnë Risale-i Nurin se është e vërteta e kulluar. Ishte njoftuar një letër e Bediuzzamanit, pa u liruar nga burgu i Afjonit, ku nxënësve të tij të burgosur i kishte dhënë diplomë. Bile emrat e nxënësve në diploma i ka shkruar vetë. Ai gjithashtu i kishte dërguar diplomë edhe atyre që ishin liruar më parë. Autoritetet shtetërore tashmë e kishin kuptuar se jo vetëm shpirtërisht, por edhe materialisht, burgjet i kishte bërë nga një shkollë.
Si u shkrua libri “Elhuxh-xhetuz-zehra” (Argumenti i dritës).
Në një kohë kur përpiqej të zhdukej Bediuzzamani, All-llahu (xh.sh.) i jepte atij shpirtërisht mirësi të panumërta. Duke qenë i helmuar, në 1923, në Ankara, Fuqia Absolute e All-llahut, ia solli atij të shkruajë librin “Zejlul Hubab”. Njëlloj edhe pas një helmimi tjetër në Kastamonu, shkruajti librin “Ajetul Kubra” (Argumenti i madh). Po ashtu edhe në 1944, në muajt e vjeshtës, pasi që e helmuan në Emirdag, shkruajti “çështjen e dhjetë” të librit “Argumentet e besimit”. Po kështu edhe kur e helmuan në Afjon, shkruajti pjesën e rëndësishme, “Elhuxh-xhetuz-Zehra”.
Fragmenti “El huxh-xhet-uz Zehra”, ka pesëmbëdhjetë “rreze” të shkruara nën kushte të rënda:
“Sot m’i kanë gozhduar dritaret, që të mos bëj bisedë më ndokënd e të mos pershëndetem me të burgosurit e tjerë. Vëllëzërit e mi, ju mos u bëni merak, unë po gëzohem se ata braktisin Risale-i Nurin dhe nxënësit, e kështu angazhohen vetëm me mua, duke më ndëshkuar me tradhëti të ndryshme. Duke bërë durim, e falenderoj All-llahun.”
Pas 1950 Bajram Yüksel, i cili ka qenë vazhdimisht në shërbim të autorit, na tregon në lidhje me shkruarjen e librit “Elhuxh-xhet-uz Zehra”:
“Në ato ditë që u shkrua ky libër, kaloja nën dritarën e dhomës së mësuesit ku ai më priste, pastaj ma hidhte kutinë e shkrepses, e cila ishte e mbushur me shkrimet e Risaleve. Mbrapa ato menjëherë i shkruanim duke i ndarë nëpër vëllezër të tjerë që ishin me ne në burg dhe i shumëzonim, duke i mbrojtur kështu ato shkrime.”
Për këtë libër vetë Bediuzzamani në një letër thotë:
Në periudhën e burgut të Afjonit, prej njëmbëdhjetë muajsh, Gjykatës së Lartë i parashtrova një ankesë: Që tridhjetë vjet vuaj mërgimin, veçanërisht natën e harroj botën që jam duke jetuar në të dhe jam ai i cili, që njëzetetre vjet, me intriga të ndryshme akuzohem e dënohem me ndëshkime. Unë tani trembem që të përzihem me njerëz dhe përveç atij që më shërben dhe disa që e sakrifikojnë veten në ders’hanet (mësonjëtoret) e Nurit, me askënd nuk dua të qëndroj asnjë moment. Gjithnjë jam penguar që të takohem me dashamirët dhe vëllezërit. Kam një çerek shekulli që po vuaj shumë.
Kjo gjendje bile çoi edhe në hidhërimin e All-llahut (xh.sh.), duke ardhur një i ftohtë i tmerrshëm....
Shenja e parë: Muhammedi Alejhissalatu ues-selam ka bërë një ibadet (adhurim) të përgjithshëm. Ashtu siç e ka njohur Atë që ka besuar, ashtu edhe neve na ka njohur me Zotin e universit, me Edukatën Absolute dhe virtyte të bamirësisë së gjerë. Pra për këtë person kjo botë ka nevojë aq sa për diellin që nuk mund të jetojë pa të. Ai është mësuesi më i madh i njerëzimit, Pejgamberi i madh dhe lavdia e të gjitha botërave. Ai është që përballohet me lavdinë e kësaj shprehjeje
sepse e vërteta e Muhammedit (a.s.m.) është edhe shkaku i krijimit të universit dhe është edhe rezultati i tij. Profeti Muhammed (a.s.m). është fruti i përsosur i ekzistencës së gjithësisë, e në këtë mënyrë edhe ekzistenca e gjithësisë dhe përsosmëria e tij dhe pasqyrat e përjetshme të të Buku¬rit madhështor, shfaqen me ekzistencën e Muham¬medit (a.s.m.). Madje në të pasqyrohen funksionet e vazhduesh¬me dhe veprat e Zotit të Gjithëdijshëm, të Krijuesit të arteve të ndryshme që janë nëpër gjithësi. Ato janë mesazhet e Allahut (xh.sh.) shkruar me kuptime të mëdha, të cilat mbajnë qëllime dhe janë angazhuar që të na lajmërojnë për jetën e përjetshme. Krijuesi i gjithësisë vetëm me këto tregon se të gjitha këto mbanin të vërtetat e një rezultatit të krijimit të qenieve të vetëdijshme, lajm ky që do t’ia plotësojë dëshirën e njerëzve të zellshëm me ringjalljen e dytë. Pra të gjitha këto që janë nëpër gjithësi, bëhen të kuptimta vetëm me të vërtetën e Profetit Muhammed (a.s.m.) dhe me dërguarjen e tij. Pra ashtu sikurse kjo gjithësi saktësisht dëshmon dërgueshmërinë e tij, ashtu edhe muslimanët dhe i gjithë njerëzimi me të gjitha krijesat dëshmojnë të. Sepse ai është shkak që të shpëtojmë nga asgjëja, nga zhdukja e përjetshme, nga humbja absolute, që krijesat e vetëdijshme me të gjitha aftësitë dhe fuqitë e tyre, gjithmonë luten që të shpëtojnë nga brenga e përkohshmërisë dhe të fitojnë një jetë të pafundme. Pra këtë sihariq që na ka dhënë Dërguarja e Ahmedit (a.s.m.) dhe të vërtetat e Muhammedit (a.s.m.), të gjithë të vetëdijshmit dëshmojnë duke thënë se ai është lavdia e llojit të njerëzve dhe nderi i të gjithë krijesave. Me sekretin e fjalës së shenjtë: (shkaktari është si i bërësi), i Dërguari është shkaktari i sevapeve të çdo dite të treqind e pesëdhjetë milionë muslimanëve, pra një pjesë e sevapeve të muslimanëve regjistrohen në fletoren e Hz. Muhammedit (a.s.m.) dhe prej tyre së paku dalin qindra milionë adhurues të devotshëm. Me këtë ekuilibrime, e patë se me çfarë adhurimi dhe frymëzimi të përgjithshëm përballet Muhammedi (a.s.m.), që edhe kjo është një dëshmi e madhe për Dërguarjen e tij.
Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 43 44 45 46 47 48 49 50 51 52 53 54 55 56 57 >>>