Po qe se më ekzekutojnë për shkakun se jam në rrugën e Risale-i Nurit, burim i Kur’anit dhe frymëzues i njëzet milionë njerëzve me mësimet e fesë e të besimit islam, duke i mbrojtur nga dëmet e tmerrshme; po qe se më varni për këtë, unë edhe nga trekëmbëshi do të vrapoj duke bërtitur “All-llah!.. All-llah!” dhe “Ja Resulall-llah”. Sepse Risale-i Nur ka shpëtuar rininë nga komunizmi, për shkak të të cilit shumica janë futur në krime të anarkizmit.

Të nderuar gjykatës! Nga ndëshkimet dhe pikëllimet po qe se shkëputet një copë nga zemra, përballë një lajmi që një i ri ka dalë nga feja e vërtetë, ajo zemër duhet të bëhet copë, aq sa atomet e vogla.

Tani mendoni rëndësinë dhe vlerën e punës suaj që do të bëni me lirimin për pafajësinë tonë, e cila do të bëhet shkak që rinia muslimane do të mund të shpëtojë besimin nga belaja më e madhe, ateizmi. Ja kjo është arsyeja që më lidhë mua me Bediuzzamanin.

Pjesa e fundit e mbrojtjes së Mustafa Sungurit, që pesëmbëdhjetë vjet ka qëndruar me mësuesin në internime dhe burgje:

“Të nderuar gjykatës!..

Besimi dhe feja islame na mëson me një zell dhe dashuri të madhe se Risale-i Nur, përveç dashamirësisë hyjnore nuk ka ndonjë qëllim tjetër. Ai duke u shkruar dhe lexuar si një mrekulli e Kur’anit, udhëzon t’i mbështetësh urdhërave të All-llahut (xh.sh.), e kjo si mund të jetë një krim dhe a është e mundur të bëhet faj t’i japësh mësime të islamit vëllezërve dhe të bashkohesh në rrugën e dashamirësisë së All-llahut duke përjetuar ligjin e Kur’anit dhe duke u tubuar në vende të amshuara hyjnore për lidhjet vëllazërore të ahiretit? Në qoftë se ju e quani një komunitet këtë, është lumturi për mua të jem anëtar i tij. Kjo për mua mban një vlerë të madhe, e cila më garanton një pozitë përmbi të gjithë rangjet dhe dhuratat e kësaj bote. Pra duhet t’i bëj falenderime të panumërta All-llahut të Madhëruar që ma ka sjellur të bëhem nxënës i Risale-i Nurit, duke më garantuar këto dhunti përrallore. Fjala ime e fundit do të ishte:

"12_11032010130659.jpg"

“Neve na mjafton që kemi All-llahun Ai është Mbrojtësi më i mirë.” (Ali Imran, 173)

Mbrojtja e Mehmet Fejziut, i cili të gjitha akuzat e prokororit i pranoi me dashamirësi:

“Akuza ndaj meje është që i kam shërbyer Said Nursiut si sekretar dhe kontakti im me veprat e tij, të cilat konsiderohen si një krim i madh. Në këtë rast unë me tërë fuqinë time i pranoj me vend këto akuza. Sepse në krijimin tim mbaj një dëshirë të jashtëzakonshme ndaj diturisë. Si dëshmi për këtë keni organet e shtetit, të cilët kur më kontrolluan shtëpinë, më gjetën pesëqind e tetëdhjetë vëllime librash të shkencave të ndryshme në gjuhën arabe. Megjithë varfërinë time, jam shtyrë t’i blej këto libra që në rini, duke mos e ditur mirë edhe gjuhën arabe.

Tani me këto virtyte vazhdimisht kërkoja një mësues. E falenderoj shumë All-llahun (xh.sh.), që duke e kërkuar larg atë, ma solli shumë afër.

Ahmet Fejzi Kul, në gjyq:

“A ka mundësi të na tregoni ndonjë Bediuzzaman tjetër? Meqë mësuesin tim nuk e njihni mirë, po ua tregoj unë. Ai me diturinë e tij superiore, ka arritur të zgjidhë problemet më të vështira, që me logjikën e tij të paarritur ka habitur shumë dijetarë gjenialë. Ai pas gjysmës së moshës së vet, ka mësuar gjuhën në të cilën me një gojtari të jashtëzakonshme ka shkruar këto vepra madhështore, duke tërhequr nga vetja shumë njerëz, për t’i prirë dhe frymëzuar në nevojën e madhe të besimit, duke u bërë kështu një oqean i besimit dhe një thesar për gjetjen e argumenteve të tij.

Ai nuk është lakuar aspak nga dukuritë e përkohshme dhe nuk është përulur fare pas ndonjë interesi, prej askujt nuk ka pritur ndonjë lëmoshë, bile ua ka refuzuar edhe atyre që ia kanë zgjatur dorën për t’ia dhënë. Ai ndaj vështirësive të atdheut dhe të popullit musliman, është si nëna për fëmijën e vet. Duke sakrifikuar veten për të vërtetat e dritave të Kur’anit, është përpjekur që ta njohë sa më mirë Pejgamberin, Hz. Muhammedin (a.s.m.). Madje është përpjekur që t’i mësojë edhe tjerët që të shpëtojnë nga dituritë gjysmake. Megjithëse plak dhe i sëmurë, pa pritur ndonjë shpërblim nga kush, me dhuntinë hyjnore është munduar që t’i shpëtojë njerëzit nga injoranca dhe mosbesimi. Pra o ju anëtarët e trupit gjykues, ne atë e çmojmë jashtëzakonisht, ai është simbol i sakrificës së jashtëzakonshme, duke përmbledhur tek vetja të gjitha moralet dhe virtytet e mira.

Komunizmi megjithëse përpiu gjysmën e Evropës dhe Azisë, Anadollin nuk ka mundur ta përfshijë, për arsye se ajo është thurur me Risale-i Nurin, si një kala e diamantë e Kur’anit.    

Mustafa Osmani në mbrojtjen e tij parashtron dobitë e Risale-i Nurit ndaj popullit të Turqisë:

Risale-i Nur shpirtërisht dhe materialisht përpiqet që të shpëtojë jetën e popullit nga ekzekutimi i të dy jetëve. Kështu njerëzit kudo në botë, janë duke shpëtuar besimin e tyre. A është e drejtë të na akuzoni ne, apo të sulmoni mësuesin tonë për komentin e ndonjë hadithi të pamohueshëm të Pejgamberit (a.s.m.)? A është e drejtë që këtë person ta bashkosh në burg me krimin e përbindëshit të kuq, komunizmit, që po dridhë të gjithë botën.

Hafiz Bajrami në mbrojtjen e tij thotë se:

Risale-i Nur për njerëzimin është ndihma më e madhe. Risale-i Nurin e lexoj për arsye se ato i vlerësojnë jashtëzakonisht të gjithë dijetarët e atdheut dhe të botës islame. Fragmentet e risaleve janë një koment i rëndësishëm i Kur’anit famëlartë, qëllimi i të cilit është që njerëzit t’i shpëtojë nga imoraliteti dhe t’i bëjë të sjelllshëm. Unë shpirtërisht e konsideroj si mirëbërësin më të madh të njerëzimit. Unë nuk mendoj se leximi i tyre të bëhet shkak që dikush duke e lexuar të bëjë krim, apo diçka të kundraligjshme.

Mustafa Axhet, në gjyq deklaroi se:

Pranë veprave të brilanta të Nurit, kjo jetë e përkohshme është në nivelin e qelqeve të thyera.

Përballë këtyre akuzave që duan të na përziejnë me krime imagjinuare, u them se:

Unë asnjë grimcë nuk jam penduar se jam i lidhur me mësuesin, se përballë dobive që kam pasë nga Bediuzzamani dhe Risale-i Nur, shërbimi im nuk vlen as sa një pikë në detet e mëdha. Sikurse ndaj thesarit të diamantë që pa fare ngurrim sakrifikon copat e vogla të qelqit, ashtu edhe unë për të fituar jetën e përjetshme, Risale-i Nurit jam gati t’i sakrifikoj jetën pa u tërhequr fare. A është e mundur të ndahem nga Risale-i Nuri ku në të janë dobitë e panumërta si për jetën e përkohshme, ashtu edhe për jetën e pastajme?! Ta braktisi këtë shërbim që të shpëtoj nga burgu, besoj se është një tradhëti e madhe ndaj Risalei Nurit dhe ndaj mësuesit, që është dijetari i shekullit. Që t’i kundërvihem ndëshkimeve të jetës së përkohshme, është një kundërshtim ndaj mësuesit dhe idesë së tij, shërbim ndaj besimit dhe ndaj Kur’anit.”

Mustafa Gyl, tha në gjyq që:

Lidhja me mësuesin dhe Risale-i Nurin, nuk është e tillë që të ndahet edhe me ekzekutim. Sepse mësuesi ynë i nderuar me dritën e Kur’anit ka ndriçuar rreth një qind mijë njerëz. Me një mësues të tillë dhe me nxënësit e Risale-i Nurit, jam i lidhur me gjithë zemër. Këtë lidhje timen edhe ekzekutimi nuk mund ta zgjidhë apo ta thejë. Unë me të gjithë vëllezërit tjerë, jemi të pafajshëm. Me tërë fuqinë tonë kërkojmë që të lini të lirë Risale-i Nurin, mësuesin tonë të madh dhe të gjithë vëllezërit e Risale-i Nurit me gjithë mua.

Kurse Ibrahim Fakazli thotë:

Habitem se si mund të quhen krim dhe me qëllime politike, letrat dërguar vëllezërve tanë dhe pikërisht këto akuza vijnë nga soji ynë (njeriu), nga muslimanët, kundër Risale-i Nurit, që është një koment i Kur’anit dhe kundër autorit dhe njerëzve të tij. Prandaj duke deklaruar se këto s’mund të jenë kurrë një faj, them se armiqtë e Kur’anit dhe rrjedhimisht të Risale-i Nurit, bëhen shkaktarë të arrestimit tonë, për të mbushur burgjet me ne.

Ali Agdag thotë se:

Nuk më shqetëson vendimi i ekzekutimit, por mendimi se s’i ta ndalojë trupin gjykues nga dënimi i madh në “Gjyqin e Madh”, për shkak të keqpërdorimit të aparatit të drejtësisë.

Të nderuar gjykatës!

Risale-i Nur me argumente dhe me mrekullitë e tij, ka vërtetuar se ka ardhur nga Kur’ani famëlartë dhe është një koment i vërtetë i tij. Pra këto sy që i kanë parë mrekullitë e vërteta të Risale-i Nurit, a është e mundur që të na ndajë ndonjë fuqi prej tij deri tek dera e varrit? Ta dini mirë se dënimet e përkohshme, qoftë edhe ekzekutimi, nuk do të na bëjnë që të ndjejmë kurrfarë dhimbje dhe pa u tërhequr fare do të vrapojmë me dashuri dhe me zell për të dhënë shpirt në rrugën e All-llahut (xh.sh.).

Zotërinj, ne dënimet që doni të na jepni, nuk i vlerësojmë aspak. Vetëm se frikësohemi që All-llahu i Madhëruar të mos na dënojë me dënime të përjetshme siç na tregon Kur’ani. Sigurisht që ne hakun tonë do ta marim në gjykimin e madh që do të vendoset për herë të dytë tek “Ahkemu’l Hakimin” (Gjykatësi i gjykatave). Duke thënë:

"12_11032010130703.jpg"

  “Neve na mjafton që kemi All-llahun. Ai është Mbrojtësi më i mirë” (Ali Imran, 173) i hapi duart tek Ai. Këtë të vërtetë duke e lënë në gjykimin tuaj, po e braktisi në ndërgjegjet e juaja.”

Mehmedi, Haxhi Osmani dhe Hasan Çallëshkani dhe të gjithë individët e familjes Çallëshkan, fëmijët, Xhejlani dhe Halili, kanë qenë në shërbim të mësuesit, bile edhe në fatkeqësitë e periudhës së burgut. Ato të gjithë janë bindur se Risale-i Nur është pronë e të gjithë botës islame. Ja mbrojtja e tyre:

“Neve na akuzojnë për shkak të lidhjeve tona të ngushta me mësuesin. Ju atë po e quani krim, gjë që ne e pranojmë vetëm si një detyrë fetare...

I gjithë populli i qytetit tonë të Emirdagut, e di se fisi ynë gjithmonë i respekton njerëzit që e meritojnë. Hafizëve, hoxhallarëve, të varfërve dhe kurbetçinjve ia bëjmë shërbimin e duhur, duke i dalur për zot.

Njëlloj edhe me Bediuzzamanin i cili para katër vjetësh është detyruar të qëndrojë në nënprefekturën tonë si mysafir, kemi krijuar kontakt të fortë me të. Ne bëjmë shumë dobi duke lexuar librat e tij. Ato vepra janë shumë të dobishme si për atdheun tonë, ashtu edhe për të gjithë botën islame. Ne e ndihmuam autorin duke i shumëzuar dhe kopjuar librat. Në këtë rast për arsye se mësuesi është plak dhe i dobët, i internuar dhe në mërgim, nganjëherë ia çojmë djemtë, Halilin dhe Xhejlanin, që ta ndihmojmë. Ne duke bërë këtë punë, nuk kemi interes tjetër përveç dashamirësisë së All-llahut dhe shpëtimit të besimit. Ne përveç këtyre të vërtetave që parashtruam, nuk dimë tjetër. Në këtë rast duke parashtruar sinqeritetin tonë përpara, kërkojmë nga Gjykata e Lartë që të na japë pafajsinë”.

Mbrojtja e Xhejlanit:

“Mësuesi im i nderuar që edhe veten e konsideron nxënës të Risale-i Nurit njëlloj si ne.

Të nderuar anëtarë të Komisionit të Gjyqit!

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 43 44 45 46 47 48 49 50 51 52 53 54 55 56 57 >>>