Tani kjo shprehje e bukur arabisht e sqaron më mirë kuptimin shpirtëror të Risale-i Nurit, me mrekullinë e Kur’anit të famshëm, sepse ajo ka nxjerrë në shesh

 "12_11032010124723.jpg"

“Çdo gjë është një argument që dëshmojnë njësimin e All-llahut (xh.sh.)” d.m.th. nga atomi më i vogël deri tek dielli gjigand, është nga një dritare për të gjetur argumente bindëse për Njësimin e All-llahut (xh.sh.) me të gjitha funksionet e Tij. Tani në këtë pikë është një shenjë dhe argument përmbledhës per të besuar All-llahun (xh.sh.). Por Risale-i Nur këtë çështje e ka sqaruar gjerësisht sepse në kohën tonë ka më shumë nevojë për këto të vërteta. All-llahu i Madhëruar me mrekullinë e Kur’anit të vërtetat që nevojiten për kohën tonë, na i ka sqaruar gjerësisht.

 "12_11032010124727.jpg"

*****

Duke parë disa shenja, u binda se armiqtë e fesë shqetësohen më shumë nga libri “Prijësi i Rinisë”, se nga të gjithë librat e tjerë. Mendoj se ata i ka shqetësuar më tepër çështja “Ai”, e cila duke treguar detyrat e ajrit, vërteton ekzistencën e All-llahut (xh.sh.), sepse edhe ai është futur në librin “Prijësi i Rinisë”.

Ky ka bërë të mundur të thyejë belin e mosbesimtarëve, duke i shkatërruar pikëmbështetjen e idhujve të tyre. Ata gjithnjë mbrojnë natyralizmin. Inshaall-llah dëshira e All-llahut bën që edhe forcat qeveritare t’i kthejë në llogarinë tonë.

                        Said Nursi

Po ju tregoj një ndodhi: Para tridhjetë vjetëve, kur unë kam qenë anëtar i shoqatës “Darul hikmetul islamije”, bashkëpunëtori im Sejjid Sadeddin Pashai, më tha: “Saktësisht mora vesh se një komitet i mosbesimtarëve të vendit, që e kishte rrënjën jashtë, kishte parë një nga librat tuaj dhe kishte thënë se, deri sa është gjallë autori i kësaj vepre, ne nuk mundemi t’i përhapim mendimet tona të mosbesimit, prandaj duhet ta asgjësojmë atë.” Pashai shtoi: “Ruaje veten mirë...”. Duke pasur besimin se vdekja nuk ndërrohet, i thashë që mbështetem tek All-llahu (xh.sh.).

Ka tridhjetë ndoshta dyzet vjet që u përhap mendimi i këtij grupimi dhe duke përdorur çdo intrigë, ata nuk e kanë ndalur luftimin me mua. Dy herë më burgosën dhe nëntëmbëdhjetë herë më helmuan. Ata shtyjnë edhe popullin kundra meje, megjithëse jam i dobët, plak, i varfër e në kurbet. Unë duke pasur shumë nevojë për shërbimin e dikujt, kundra meje përpiqen që t’ia fusin frikën popullit, saqë kur ta marrin vesh se ndonjëri më ka përshëndetur, momentalisht e heqin nga detyra. Kështu përveç spiunëve nuk më afrohet asnjeri, bile edhe fqinjtë e mi i kishin trembur, saqë për disa ditë nuk guxuan të më flasin. Megjithëse në këtë gjendje, përsëri më mjafton ndihma e All-llahut (xh.sh.) për të qëndruar. Përballë këtyre vuajtjeve, mua vetëm Ai ma sjell durimin. E falenderoj shumë All-llahun që nuk më detyroi që të nënshtrohem.

*****

Vëlla i dashur, në letrën tënde më shkruan se, “për qetësinë tënde, po të kisha fuqi do të të çoja në Damask apo në Qabe”.

Së pari po të tregoj se për t’i shpëtuar besimin popullit dhe për t’i shërbyer Kur’anit, unë po të isha edhe në Mekke, përsëri do të kisha nevojë që të vija këtu, sepse këtu paraqitet nevoja më e madhe. Po të kisha mijëra shpirtëra, po të më sulmojnë mijëra vështirësi dhe sëmundje, përsëri me mësimin që kam marrë nga Kur’ani, kam vendosur që t’i shërbej besimit dhe lumturisë së këtij populli.

Së dyti, në letrën tënde më thoje se: “Qeveritarët në vend që të të respektojnë, ata të dënojnë. Po të ishe në Egjipt apo në Amerikë, do të përmendëshit me respekt në histori.”

Vëllai im i kujdesshëm dhe i dashur! Rruga dhe idea jonë nuk është që të presim nga populli ndonjë nderim dhe respekt dhe të më duartrokasin. Unë nga këto largohem rreptë. Veçanërisht regjistrimi ynë në histori dhe fama e rremë, kundërshton me themelin e principit tonë të sinqeritetit. Jo vetëm që nuk e kërkojmë atë, por personalisht po trishtohem prej tyre. Ne nga mëshira e All-llahut kërkojmë vetëm që njerëzit ta ndjejnë nevojën e Risale-i Nurit, i cili ka buruar nga Kur’ani...

Na provuan shumë lloj intrigash për të na ndaluar shërbimin e Risale-i Nurit.

Para dyzet vjetësh kur isha në Stamboll në një festë të veçantë (të grekëve dhe armenëve), në Kagithane, bregdeti në të djathtë dhe në të majtë ishte plot me vajza dhe gra gjysëm lakuriqe. Shokët e mi deputetët Sejjid Taha dhe Haxhi Iljasi, pa ditur gjë unë, po më provokonin gjatë shëtitjes me varkë, duke kaluar pranë grave. Ndërsa pas një ore shëtitjeje, më treguan se më kishin kontrolluar me radhë dhe më thanë: “Mbetëm të habitur me gjendjen tënde. Përse nuk i shikove aspak ato?” U thashë: “Nuk i dua shijet e përkohshme, të panevojshme e me mëkate, që pastaj të detyrojnë të pendohesh”.

Edhe ata që më kanë shoqëruar mua, e dinë mirë se nuk ia pranoj kujt dhuratën, sadakanë, apo ndonjë tjetër mirësi. Këtë nuk e kam bërë për ndonjë gjë tjetër, vetëm se mundohem që ta mbroj nderin e fesë. Me Risale-i Nurin unë përpiqem që të mbroj nderin e Kur’anit dhe të shërbimit të besimit në këtë rrugë, duke u larguar nga çdo shije e kësaj bote, qofshin ato fizike apo shpirtërore dhe mundohem që të mbetem larg nga meraku i politikës, duke mos i vlerësuar as pesë para dënimet me vdekje që donin të më jepnin dhe internimin tim të tridhjetë vjetëve të tmerrshëm.

Meqë shteti me principin e lirisë së ligjit të republikës, nuk i ngacmon mosbesimtarët, sigurisht që nuk duhet t’i ngacmojë edhe besimtarët e devotshëm të Risale-i Nurit.

*****

Nxënësit e Risale-i Nurit për të mbrojtur sovranitetin e duhur, janë të detyruar të braktisin grindjet materiale dhe politikën. Risale-i Nur drejtpërsëdrejti është i lidhur me Kur’anin dhe Kur’ani me Arshi Adhamin. Kush guxon le t’i zgjasë duart për t’i shkëputur ato litarë të fortë. Risale-i Nur nuk duhet të përgjigjet për gabimet tona. Përndryshe për atdheun tonë materialisht dhe shpirtërisht shkakton dëme të mëdha. Sepse Risale-i Nur na ka sjellur dobi të jashtëzakonshme. Së pari për ardhjen e Risale-i Nurit japin shenjë tridhjetë e tre ajete të Kur’anit dhe tre mrekulli të Hz. Alisë (radijall-llahu anh) dhe të tjera.

— Tani o kuvendi i prokurorisë dhe anëtarët e gjyqit! Që pesëdhjetë vjet po më akuzoni për ato faje që nuk janë të miat. Po më pyesni për republikën laike, që unë e di se kuptimi i fjalës “laike” është qëndrimi i pavarur, domethënë me principin e lirisë, ashtu siç nuk ngucet grupi i mosbesimtarëve dhe ato që vrapojnë pas dëfrimeve të shthurura, ashtu edhe fetarët dhe grupet e të devotshmëve, nuk duhet të preken . Unë kam njëzetepesë vjet që jam tërhequr nga jeta shoqërore dhe politika. Nuk e di se çfarë forme ka marrë shteti dhe republika e juaj. Ruajna Zot, në qoftë se keni filluar të nxirrni ligje në llogari të devijimit dhe kundra atyre që punojnë në llogari të besimit dhe jetës së përtejme, keni filluar të formoni ligje të tmerrshme. Në qoftë se është kështu pa u tërhequr fare u them se, po të kisha njëmijë shpirtëra, përsëri do të isha gati t’i sakrifikoja në rrugë të besimit dhe të ahiretit. Bëni ç’ka të doni, fjala ime e fundit është:

"12_11032010130656.jpg"  “Neve na mjafton që kemi All-llahun Ai është mbrojtësi më i mirë” (Ali Imran, 173)

Përballë përpjekjeve tuaja që doni të më akuzoni  me dënime të rënda dhe ekzekutime, duke marrë forcë nga zbulimet e sakta të Risale-i Nurit, u them se unë nuk ekzekutohem, por sigurisht që duke u çliruar, shkoj në botëra të ndritura. O ju armiqtë e pafatë që punoni fshehtazi, e që jeni duke na ndëshkuar në llogari të devijimit! Për arsye se jam i bindur që jeni duke u dënuar me vdekjen e përjetshme dhe me burgje të veçanta, plotësisht jam duke e marrë hakun nga ju dhe me qetësi të zemrës jam gati ta jap shpirtin.

Gjyqi i Afjonit do të na akuzojë si një fraksion politik. Por... nxënësit e Risale-i Nurit nuk kanë kurrfarë lidhjeje me ndonjë grup politik. Ju pretendoni se jemi ndonjë komunitet fetar që përpiqemi që t’ua forcojmë besimin popullit për jetën e pastajme. Ne u përgjigjemi kështu: Në qoftë se nxënësve të universitetit dhe atyre që merren me ndonjë profesion tjetër, u thoni se janë ndonjë bashkësi, atëhere edhe ne jemi një lloj bashkësie. Por po qe se mendoni se ndjeshmëritë fetare abuzojnë për të prishur qetësinë e brendshme të popullit, përballë kësaj fjale u them se: Që njëzet vjet tek nxënësit e Nurit nuk ka ndodhur asnjë ngjarje negative. Megjithatë për të mposhtur pretendimet e juaja, u parashtrojmë edhe mendimet e forcave qeveritare. A nuk janë argumente të mjaftueshme këto. Por megjithatë iu them se, ju jeni një grup i rrezikshëm.

Së pari, të gjithë bashkësitë fetare të shtetit dhe të gjithë myftinjtë kanë të njëjtën detyrë, përpiqen të bëhen të dobishëm për popullin.

Së dyti, nxënësit e Risale-i Nurit nuk kanë për detyrë të dëmtojnë sigurimin e shtetit, por detyra e tyre është që popullit t’u garantojnë qetësinë e vërtetë, gjë të cilën ua kam treguar edhe më parë.

Ja pra, ne jemi një grup apo një bashkësi ku qëllimi dhe programi ynë është që së pari ta shpëtojmë veten tonë dhe pastaj edhe popullin musliman nga rrymat e devijimit, pastaj nga ekzekutimet e përjetshme, nga torturat e ahiretit dhe nga burgosjet e mërgimet e xhehennemit. Ne në kalanë e Risale-i Nurit, ashtu si vetën tonë edhe popullin mund ta mbrojmë nga devijimet e mosbesimtarëve. Armiqë janë duke u përpjekur që të na zhdukin të dy jetët, duke u munduar që të na bëjnë anarkistë dhe vagabondë.

d) Mbrojtja e nxënësve të Nurit, të burgosur në Afjon

Fruta më e madhe e jetës së gjatë shekullore të Bediuzzamanit është se, ka mundur të mbledhë një grup të madh rreth Kur’anit famëlartë, që përpiqen vetëm për hirën e All-llahut me shërbimet e tyre ndaj njerëzimit, duke shpallur të vërtetat e besimit. Mbrojtja e studentëve të universitetit, mban vlerë të madhe. Vendimi i gjyqit edhe po të jetë ekzekutim, përsëri ata nuk tërhiqen nga ky shërbim i madh. Përballë këtyre sakrificave, dëgjuesit na pyesin: “Vallë këto njerëz a thua shpirtin e tyre e kanë gjetur në rrugë?” -Jo, por ata janë grumbulluar rreth një mësuesi hero, janë bërë nxënës të Risale-i Nurit.

Megjithë burgimet që i kanë dhënë këtyre nxënësve, ata asnjëherë nuk e kanë mohuar se janë nxënës të Risale-i Nurit. Njëri prej nxënësve të devotshëm të risaleve, Tahiri Mutllu, thotë:

“Para dy vjetësh shkova në Stamboll dhe bleva letra dhe makinë kopje dhe e solla në Isparta. Nga ato tre librat që janë para jush, dy i ka shkruajtur Hysrevi, ndërsa njërin unë. Unë e falenderoj shumë All-llahun, që na solli këto vepra për të na lartësuar dhe edukuar moralin fetar. Unë saktësisht mund të dëshmoj se as tek mësuesi ynë dhe as tek këto libra dhe nxënësit e tij, nuk mund të gjeni ndonjë krim nga ato që imagjinoni ju.”

Për nxënësin e tij Zybejr Gyndyzalp  Bediuzzamani ka thënë: “Njëmijë herë qofsh i lartësuar, se ke folur si heronjtë e kohës së vjetër, që kanë sakrifikuar jetën e tyre.”

Më pyesin në gjyq: - Edhe ti qenke nxënës i Risale-i Nurit?

— Unë tek vetja nuk shoh atë meritë që të bëhem nxënës i një mësuesi si Said Nursiu gjenial, por po qe se ai më pranon duke u lavdëruar them se, po, jam nxënës i Risale-i Nurit.

E falenderoj shumë All-llahun e Madhëruar që ma ka sjellur këtë dhunti, që të lexoj dhe të bëj dobi nga veprat e mësuesit të madh, ku me shpirt dhe me zemër jam mirënjohës ndaj tij, sepse është shkak i ballafaqimit tim me këto mirësi, besimi në Krijuesin e gjithësisë. Ai me vuajtjet e burgjeve të tmerrshme, ka paraqitur vepra brilante që të shpëtojë rininë që të mos bëhen tagji e komunizmit, të cilat të çojnë drejt burgjeve të xhehennemit, e për këtë arsye unë me gjithë zemër jam gati të qëndroj me vite në burgjet e kësaj bote.

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 43 44 45 46 47 48 49 50 51 52 53 54 55 56 57 >>>