Pra, ose do të themi se secili atom apo secila pjesë e ajrit, ka dituri gjeniale dhe mban një vullnet të mprehtë dhe një fuqi të pasosur që sundimi i tyre ishte në gradën absolute apo secili atom do të ishte i nënshtruar shokut pa fare kundërshtim. Për këtë, asnjë “shejtan” nuk mund të thotë se atomet e ajrit mund të bëhen vetvetiu, sepse ajo është një e pamundur aq sa numri i vetë atomeve. Nga kjo del se këto vepra të mrekullueshme padyshim janë të All-llahut të Madhëruar, dituria e të Cilit është e pafundme dhe Ai i shkruan këto me lapsin e caktimit të Tij. Fuqia e Tij përfshin horizontet e qiellit, e cila për to është një faqe e shndërrueshme si një dërrasë e zezë shkollore, ku në të shkruhet dhe fshihet.

Elementet e ajrit vetëm me detyrën e bartjes së zërave, tregojnë ekzistencën e All-llahut (xh.sh.) që është vetëm Ai që i bën këto çudira. Tregimi i mëparshëm tregon të pamundurat e panumërta të të devijuarëve. Një nga detyrat e rëndësishme të ajrit është gjithashtu edhe bartja e rrymës elektrike, forcat tërheqëse dhe drita. Ajri në momentin që përcjell zërat në të njëjtin çast përcjell edhe rrymën elektrike dhe forcat tërheqëse. Ai në të njëjtën kohë u sjell erën bimëve dhe kafshëve, duke kryer detyrën e pllenimit të bimëve. Pra atomet e ajrit në të gjitha nevojat e domosdoshme atribojnë me një persosmëri të jashtëzakonshme, duke kryer detyrat e tyre. Tani me këto detyra të treguara më parë, vërtetohet se kozmosi është një “Arsh” i urdhërit dhe vullnetit të All-llahut (xh.sh.). Tani me këto tregime kuptohet se nuk është e mundur që nëpër gjithësi të sundojë rastësia e çthurur, fuqia e verbër, natyra e shurdhër, shkaqet e ngatërruara të paqëllimta dhe elementet injorantë të dobët e të pashpirtë, ato janë vetëm një krijesë e jo Krijues. Në këtë mënyrë e kuptova se secili atom dhe cep i ajrit, me gjuhën e gjendjes së tij thotë   "12_11032010124056.jpg" (Le ilahe ilall-llah-S’ka Zot tjetër përveç All-llahut) dhe "12_11032010124059.jpg"  (Kul hu vall-llahu ehad-Thuaj që All-llahu është Një). Kurse tek "12_11032010124635.jpg"  (Huve-Ai), pashë çelësin e anës së dukshme të këtyre çudirave. Njëlloj edhe për botëra të padukshme  "12_11032010124639.jpg" (Ai) është një çelës. Nga ana e fshehtë nuk u lejova që të vazhdoj më tej.

Të gjithëve mijëra selam!

Vëllai i juaj

Said Nursi

Lidhur me temën e parë:

Të nderuar vëllezër intelektualë!

Armiqtë e fshehtë të fesë islame për shkak të këtij fragmenti, duke i mashtruar disa nëpunës të qeverisë, na ndëshkojnë tmerrshëm. Sepse për të argumentuar Njësimin e All-llahut (xh.sh.), duke zbuluar fragmentin  "12_11032010124642.jpg" (Ai), saktësisht atyre ia thyen pikëmbështetjen e mosbesimtarëve. Derisa tek disa nuk lë as vesvese dhe as dyshim. Për shkak se armiqtë e fshehtë të kësaj çështjeje nuk mundën të gjejnë shpëtim, përpiqen që zyrtarisht ta pengojnë shpalljen e tij.

Ashtu siç ua kam treguar nxënësve të mi, ashtu po ua tregoj edhe juve vetëm tre nga pikat e saj.

E para: Një detyrë të lartë dhe të rëndësishme na tregon sekreti i këtij ajeti: "12_11032010124716.jpg" Pra tani po kuptoj mirë se ajri është një “laps” i shndërrueshëm i Fuqisë Hyjnore. Në ajër shumëzohen gjërat e bukura të kuptimta dhe fjalët që mbajnë të vërtetat e besimit. Me Fuqinë Hyjnore dhe me lejen e Zotit (xh.sh.), ajri fjalët e bukura dhe të dobishme i shumëzon dhe i sjell që t’i dëgjojnë melektë, duke bërë që fjalët e bukura të lartësohen nga ana e “Arshti të madh”. Meqë ajeti konstaton se detyra e rëndësishme e krijimit të ajrit është që të detyrohet me obligime të amshueshme, në këtë mënyrë radioja për njerëzit është një mirësi e madhe. Kështu me anën e radiove All-llahu (xh.sh.) rruzullin tokësor e bën si një shtëpi. Me të vërtetë për këtë mirësi të madhe të All-llahut (xh.sh.), nga njerëzit kërkohet një falenderim i madh. Por si bëhet falenderimi për radion (dhe televizionin)? Jo duke kundërshtuar Krijuesin i Cili na sjell ajrin që të na shërbejë, por Krijuesi së pari na detyron që në të, të dëgjojmë “Kelimati taj-jibe” (Fjalët e bukura), pra Kur’anin dhe komentet e tij, që na forcojnë besimin. Në këtë mënyrë mund të krijohet falenderimi ndaj mirësive të All-llahut (xh.sh.) që e ka detyruar ajrin të na shërbejë neve të vetëdijshmëve.

Përndryshe mirësia, po qe se nuk përballohet me falenderimin e duhur, ajo nuk është mirësi por një bela për popullin.

Ja pra njerëzit sikurse që kanë nevojë për të vërtetat e besimit, ashtu edhe kanë nevoja vetjake, duke mos i tejkaluar 20% të nevojave të përgjithshme. Përndryshe kundërshton me qëllim krijimin e ajrit dhe kur dëgjon gjërat boshe (apo sodit) më tepër se sa duhet, të shtyn të braktisësh detyrat e rëndësishme, të bën dembel dhe të shtyn drejt teprimeve, ku në këtë rast ajri duke qenë një mirësi e madhe, atëherë ti me vullnetin tënd e ke shndërruar atë të bëhet mjet dëmi.

Tani kam parasysh një aparat të vogël radioje, që ma kanë sjellë që të dëgjoj Kur’an. Pashë se vetëm 10% po përdoret në vende të dobishme. Këtu vihet re edhe gabimi i njerëzve. Inshall-llah atë duke e përdorur në vendin e duhur, do ta përmirësojnë atë gabim, atëherë radioja (dhe televizioni) bëhet shkak që sipërfaqja e tokës të bëhet një vend i kuvendit të ndritshëm, një banesë e lartë dhe një shkollë për të na mësuar në të vërtetë, se cili është Krijuesi ynë dhe të na mësojë detyrat parësore, duke e angazhuar atëhere edhe 80% në fjalët e bukura të nevojave parësore.

E dyta: Në veprat e Risale-i Nurit është thënë se: “Kush nuk ka aftësi për të krijuar gjithësinë, ai nuk mund ta krijojë as atomin më të vogël. Kështu që kush e krijon, e vendos dhe e përpunon atomin në vendin e duhur, me përpikmëri superiore, ai është që e ka krijuar edhe gjithësinë.”

Nga argumentet e përgjithshme të atomeve, është edhe mbrojtja e fjalëve të ndryshme, me një grusht ajër që është e mbushur kjo radio e vogël që saktësisht na tregon në faqen ku janë shkruar stacionet, largësinë e periudhës nga një orë deri në një vit, i transformon zërat afro nga dyqind qendra të ndryshme, ku nga gjithë ato qendra vijnë fjalët e Kur’anit. Pra fjala “elhamdulil-lah” (falenderimet i takojnë All-llahut xh.xh.), duke mos ndryshuar germën apo dialektin dhe duke mos ndërruar shprehjet e veçanta të folësit, vjen në veshin tonë me anë të një grusht atomesh të ajrit. Atëherë për t’u kryer këto punë, një atomi të vetëm i duhet një fuqi gjeniale dhe një vullnet që t’i konceptojë ato, një dije që të di zërat e hafizëve që këndojnë në qendrat e të gjithë sipërfaqes së tokës, një sy që t’i shohë të gjithë ato dhe një vesh që t’i dëgjojë të gjitha ato, përndryshe kjo mrekulli nuk do të ekzistonte. Domethënë këto atome dhe këto punë mund të bëhen vetëm me urdhërin e Një Fuqiploti të Gjithëdijshëm, që Ai të dijë të gjithë gjithësinë, të dëgjojë, të shohë dhe asnjë send të mos i vijë rëndë për fuqinë e Tij. Gjërat e mëdha të jenë njëlloj si ato më të voglat. Përndryshe imagjinatat, enigmat, mitet fantastike do të thojnë se përbërja e këtyre gjërave bëhet nga përplasja e valëve të ajrit, me rastësi të çthurur, fuqi të verbër dhe natyrë të shurdhër, e cila nuk mund të bëhet kurrë. Po qe se e pranojmë këtë, atëhere atomit duhet t’i atribojmë të gjithë ato punë, duke thënë se çdo atom sheh të gjitha sendet që janë nëpër rruzull dhe i di nevojat e tyre dhe është i gjithëdijshëm që i bën këto. Kjo është njëqind herë larg mendjes, ku në të janë grumbulluar pamundësitë e panumërta. Le të vijnë të devijuarit dhe le të shohin se sa janë larg mendjes dhe se sa përralla janë!

E treta, kjo makinë (radioja), që është një vazo shpirtërore për të lulëzuar lulet e fjalëve, me një grusht ajër tregon mrekullitë superiore, nga ku kuptohet se çdo atom me personalitetin dhe funksionet e tij, tregon se Krijuesi i tyre dhe i gjithësisë, është vetëm All-llahu i Madhëruar. Ndërsa filozofët dhe dijetarët islamë, për të vërtetuar hollësisht njësimin e All-llahut (xh.sh.), marrin parasysh të gjithë gjithësinë. Kurse ne themi se: Siç lindja e diellit argumentohet në një cep kristali edhe deti madhështor vërteton lindjen e tij, ashtu edhe çdo atom i ajrit është nga një argument si shembull i mëparshëm, i cili në detin e gjithësisë, me të gjitha funksionet e tij absolute, tregon shkëlqimet e njësimit të All-llahut (xh.sh.).

Për arsye se Risale-i Nur në gjendjen shpirtërore është një shkëlqim i mrekullisë së Kur’anit famëlartë, tregimin e mëparshëm është duke e sqaruar me përpikmëri dhe një nxënës i Nurit që e ka studiuar atë hollësisht, për të mos u larguar nga prania e All-llahut (xh.sh.), nuk ndien nevojë si disa njerëz të devotshëm që të thonë: “La mevxhude il-la Hu” (përveç All-llahut nuk ekziston asgjë), apo si disa të tjerë që thojnë: “La mesh’hude il-la Hu” (përveç All-llahut nuk duket asnjë send). Por nxënësi i Nurit thotë se:

 "12_11032010124719.jpg"

“Çdo gjë është një argument që dëshmojnë njësimin e All-llahut (xh.sh.)”, e atij i mjafton kjo dritë e amshueshme.

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 43 44 45 46 47 48 49 50 51 52 53 54 55 56 57 >>>