Problemi më i madh i këtij shekulli është edukimi i individëve, sepse po përjetohet një kohë që po sundon modernizmi dhe duke vrapuar pas tij, muslimanët kanë humbur identitetin e vet. Të gjithë njerëzit zgjidhjet e problemeve të veta mund t’i gjejnë vetëm tek veprat e Bediuzzamanit.

E dini se bashkësia muslimane është përballur me një problem më të madh, ajo është humbja e personalitetit në bazën e besimit, moralit dhe të kulturës. Shkaku i djegies së fitilit të minës së rrëzimit të muslimanëve, është zhdukja e personalitetit musliman. Tani për këtë arsye Bediuzzamani tërë fuqinë e tij e ka shpenzuar në shkrimin e Risale-i Nurit dhe në këtë mënyrë i ka nxitur edhe nxënësit e vet. Sepse Risale-i Nur është një nga udhëzuesit më të mirë të muslimanëve për të çuar tek e vërteta dhe për të lulëzuar dinamizmin e individëve. Ja pra edhe ju e dini se forca e besimit është shkak që muslimanët kanë qenë mësuesit e të gjithë botës, megjithëse janë përballuar me rreziqe dhe fatkeqësi të tmerrshme, përsëri nuk janë tërhequr fare nga idetë e veta. Për këtë arsye edhe Bediuzzamani në një formë të shkëlqyeshme ka argumentuar të vërtetat e besimit sipas inteligjencës së këtij shekulli. Said Nursiu ka vizatuar programin e tij duke shpjeguar besimin tek All-llahu (xh.sh.), melekët, librat qiellorë, ringjalljen dhe jetën e ahiretit, pejgamberët dhe në profetësinë e Hz. Muhammedit (a.s.m.). Shpresojmë që në një kohë shumë të afërt, bashkësia islame do ta pranojë atë, sepse për jetën shoqërore feja islame është në vlerën e diamantit dhe kur realizohet atëherë do ta pranojë nevojën për ta zotëruar atë. Ashtu siç ka thënë edhe Bediuzzamani, në këtë botë detyra më e madhe është ta shpëtosh besimin dhe të përpiqesh t’ia forcosh atë edhe të tjerëve.

Përgjigjen e pyetjes se cila është arsyeja që Bediuzzamani i ka kushtuar kaq rëndësi kësaj çështjeje, mund ta gjeni atëherë kur të hulumtoni jetën e Hz. Muhammedit (a.s.m.) dhe kur ta hetoni se si është përhapur kjo fe nëpër botë. Themeli i jetës së Pejgamberit (a.s.m.), mbështetet tek besimi dhe të gjitha veprat e tij grumbullohen në themelet e besimit. Ardhja e fesë islame ka filluar duke ftuar njerëzit në besim dhe në këtë mënyrë ajo është përhapur nëpër të gjithë botën. Njëlloj edhe mësuesi Bediuzzaman e ka kuptuar gjendjen e vështirë të shekullit tonë, që besimi është dobësuar shumë dhe për këtë arsye Nursiu tërë kohën e ka kaluar duke i dhënë rëndësi besimit dhe argumenteve të besimit, sepse besimi është një dylbi që njeriut ia tregon anën e bukur të të vërtetave dhe njëkohësisht është edhe një dritare që ia tregon njeriut botërat jetësore.

Prof. Dr. Ahmed Abdurrahim Es-Sajih

?

Vepra e Bediuzzamanit për këtë është një përgjigje si jo më mirë. Ata që i kanë lexuar mendimet e Bediuzzamanit mbi besimin në teuhid (njësimin e Zotit (xh.sh.) si Një dhe i Vetëm), do të shohin se këto të vërteta duke ia bindur zemrës dhe mendjes, ai ka ndërtuar njeriun e ri. Në hijen e tregimeve nga “Fjala e parë” deri tek e “tridhjetë e treta”, në veprat e Bediuzzamanit njeriu, universin dhe veten do ta ndjejë krejtësisht në qendër të gjithësisë. Atëherë do ta kuptoni më mirë se Kur´ani është një mesazh për të. Ja pra me tregimet e Bediuzzamanit, njeriu do t’i kuptojë më mirë dy librat e All-llahut (Kur’anin që e lexojmë dhe gjithësinë që e sodisim). Tani për këtë arsye në Përmbledhjen e Risale-i Nurit vazhdimisht kur hulumtohet e vërteta e krijimit dhe e Krijuesit, atëherë kuptohet se aq sa vlen drita për syrin, po aq vlejnë edhe këto vepra për mendjen. Risale-i Nur është një argument i Kur’anit. Ato nuk janë si librat e tjerë që janë prodhim i dijeve të shkrimtarit apo rezultat i diturive dhe shkencave të ndryshme. Ai nuk ka buruar prej diku tjetër përveç se nga Kur’ani. Ai nuk ka mësues tjetër përveç Kur’anit dhe nuk është nxënës i askujt përveç se i Kur’anit. Risale-i Nur ka dalur në shesh drejtpërsëdrejti nga frymëzimi i Kur’anit, duke zbritur nga qielli i tij dhe i yjeve të ajeteve të Kur’anit.

Risale-i Nur duke vërtetuar njësimin e Zotit (xh.sh.) gjithnjë ka përdorur metodën e Kur’anit. Risale-i Nur ka për qëllim që: Në zemrat e njerëzve të vendosë të vërtetat e larta, që janë brenda Kur’anit, për të bindur zemrën, për t’i pranuar me kënaqësi urdhërat e Kur’anit dhe për t’iu nënshtruar Krijuesit të gjithësisë dhe shumë qëllime të tilla si këto. Librat “Fjalët”, “Rrezet”, “Letrat” dhe “Shenjat e mrekullive”, të cilat japin një kulturë besimi të gjerë të mbështetur mbi teuhid (njësimin e Zotit), i kthejnë mendimet dhe karakterin e njeriut drejt një revolucioni mendimi. Këto libra njeriun e shtyjnë drejt rrugës së mesme, e pengojnë nga veset e këqija dhe u jep atyre përgjigjen e duhur. Ja pra nga këto vepra secili është një “Nur” (dritë), që forcën e ka marrë nga revelatat hyjnore.

Doc. Dr. Sami Arifi Hixhazi

?

Metoda e Risale-i Nurit

Me mjeshtrinë e vet të veçantë Risale-i Nur ka kthyer shumë njerëz nga vetja, duke magjepsur mendjet dhe zemrat e lexuesve, i ka shtyrë ata të fillojnë një jetë tjetër.

Unë kur arrita që ta njoh mirë Bediuzzamanin, mendova që ta krahasoj me dijetarët e kaluar dhe me të sotmit për t’i gjetur një shok, por më në fund vendosa se nuk është e mundur që çdo njeri t’i përngjajë atij. Bediuzzamani dijetarët e mëparshëm nuk ia ka kaluar vetëm me cilësitë e bukura, devotshmërinë dhe diturinë. Bediuzzamani gjithë jetën e tij e ka kaluar me dituri dhe ai i vetëm ka qenë si një popull. Ai ka kapur tërësinë e kulturës islame. Ai pa e mohuar trashëgimërinë e kaluar, ka përqafuar modernizimin e jetës së re, për të paraqitur një rrugë reale duke zgjedhur dobitë e së kaluarës e të ardhmes, ato i ka përmbledhë tek vetja. Një nga dituritë që ka zotëruar Bediuzzamani, është se ka njohur shumë mirë trashëgimërinë e gjuhës arabe (sarf, nahiv dhe belagat, gramatika dhe gojëtaria e gjuhës arabe). Bashkë me këto ka njohur shumë mirë edhe fjalorët e kësaj gjuhe, letërsinë, prozën dhe vjershën. Në metodën e Bediuzzamanit besimi s’është kufizuar me mendje, njëkohësisht atë e ka vendosur edhe në shqisat e trupit, ku urdhërat e besimit ia detyron t’i zbatojë edhe me vepër. Pra metoda e tij e besimit pasi që rrjedh në zemër aktiviteti i tij shfaqet edhe në vepër.

Prof. Dr. Amed Abdurrahim Es-Sajih

?

Duke lexuar Risale-i Nurin nuk të ikën nga sytë estetika e shprehjes. Said Nursiu me shprehjet e tij për të lëvizur ndërgjegjen, e tregon bukurinë e pashoqe të Kur’anit, pastaj kërcen tek bukuria e Resulullahut (a.s.m). Në fillim për ta treguar më mirë Bediuzzamanin, mendova që të zgjedh shprehjet dhe fjalitë e këtij kopshti të bukur, por pashë se është e pamundur. Për arsye se në tërësinë e bukurive të shkrimeve nuk munda të parapëlqej ndonjë prej tyre, ose do të merresha me të gjithë veprën, ose do ta braktisja tërësisht atë. Në librin “Fjalët”, Bediuzzamani më doli përpara me një besim sa horizonti i paarritshëm. Shprehjet e Nursiut duke filluar nga botërat reale tek qiejt dhe më tej, zgjateshin deri tek jeta e ahiretit. Nga lëvizja e atomeve arrinte deri tek sistemet e yjeve. Fillon nga ligjet, por të bind se diçka ekziston edhe jashta ligjit. Prej mendjes kalon tek ndërgjegjja. Prej krijesave të pashpirt tek ato me shpirt, prej bimëve tek kafshët, prej kafshëve tek njerëzit, tek lumenjtë, kodrat, përmbledhtazi, shpjegon për Librin e Gjithësisë. Këtë shëtitje e shoqëron me gjykimin e ajeteve kur’anore. Në këtë shekull materialist Said Nursiu na çon të sodisim bukuritë e gjithësisë, prej aty tek bukuritë e Kur’anit të pashuar, prej aty tek bukuritë e Pejgamberit (a.s.m.).

Prof. Dr. Abdurrezzak Abdurrahman Es-Sadi

?

Bediuzzamani ka ardhur tamam në kohën e duhur. Fjala e All-llahut na tregohet me fjalë të freskëta, duke marrë parasysh gjendjen e shekullit tonë. Ai na parashtron para syve tanë, gjithësinë, rruzullin tonë, botërat ekzistuese, njeriun, e deri tek lëvizjet e atomeve. Në veprat e Bediuzzamanit, rrjedhja e fjalëve i përngjan metodës së poezisë. Nursiu ka vajtuar jo për të afërmit e tij të vdekur, por për rininë muslimane që presin ndihmë. Ai u ka zgjatur dorën e mëshirës duke paraqitur mijëra argumente për ekzistencën e Krijuesit dhe të Ringjalljes. Vepra e tij është rruga e Kur’anit dhe e Pejgamberit (a.s.m.). Bediuzamani me një formë më të bukur ka kuptuar bukuritë e gjithësisë dhe ka vendosur urë mes nesh e universit dhe duke shkuar akoma më tej hulumton sekretin e gjithësisë, duke zbuluar të vërtetat e të fshehtave. Pastaj mendimet e veta duke i hapur në vende më të largëta, më gjerë dhe më thellë, fluturon tek botërat e melekëve, duke vazhduar nga bota e atomeve shkon deri në thellësitë e paskajshme. Kështu gjithësia bëhet panair që tregon artet e Zotit (xh.sh.) e më në fund edhe neve na tregon se të gjitha këto bukuri të gjithësisë grumbullohen tek qendra e tyre, pra njeriu. Ai zemrës dhe shpirtit i hap dritaret e bukurive të gjithësisë për t’u rikthyer tek shpirti i njeriut...

Prof. Dr. Imaduddin Halil

?

Risale-i Nur dhe shkenca

Bediuzzamani ashtu si në shumë probleme të tjera, ka formuar drejtpërsëdrejti kontakt mes besimit dhe shkencës me një përtëritje përrallore. Në veprat e Risale-i Nurit besimi me shkencën nuk është se pajtohen me vështirësi apo me shndërrime, përkundrazi me të vërteta të dukshme apo me zbulime, në këto vepra pikëpamja e njeriut është tërhequr për të krahasuar ligjet e njerëzve dhe të Kur’anit, jo në mënyrë artificiale por me dituri shkencore.

Jeta e Bediuzzamanit tërësisht ka kaluar duke qenë i zgjuar, se ky shekull është shekulli i diturisë dhe i shkencave, në këtë mënyrë siç u ka dhënë rëndësi edukatës dhe arsimit shpirtëror ashtu edhe për të mos mbetur nën armiqtë materialistë, është e nevojshme që të përparojmë dhe ta zbatojmë atë dituri. Sepse ai më shumë është përpjekur që të kurojë dijet e abuzuara që mundohen të ndajnë dituritë shpirtërore me ato të shkencës, ku në këtë mënyrë dituritë e fizikës dhe të matematikës t’i vendosë në vendet që i takon. Sepse "Islami është babai, prijësi dhe më i moshuari i të gjitha shkencave". Ta dini mirë se Risale-i Nur shkencën duke e forcuar me ajetet e Kur’anit e ka paraqitur atë si nevojë të domosdoshme të secilit shekull. Said Nursiu i ka vënë si detyrë vetvetes, që duke përparuar në diturinë e shkencave do të kuptohen më mirë të vërtetat e Kur’anit. Pra ai duke argumentuar mrekullitë e Kur’anit është munduar që ta kuptojë vetë dhe ka bërë që t’i kuptojnë edhe të tjerët këto të vërteta.

Shukran Vahide

?

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 43 44 45 46 47 48 49 50 51 52 53 54 55 56 57 >>>