Tani për këtë arsye, unë dhe vëllëzërit e mi, po të kishim mend njëqind herë më tepër se kemi, mezi ndoshta do të na mjaftonin për këtë shërbim.”

Bediuzzamani, nxënësit e tij i ka penguar nga politika e jashtme dhe e brenshme, ndërsa mëshira e tij e lartë, nuk e ka lënë të mbetet i pakujdesshëm ndaj të shtypurve të luftës botërore dhe ato i ka ngushëlluar dhe i ka dhënë lajme të sihariqshme, duke sqaruar rezultate shpirtërore për ata që vuajnë torturën e mizorëve.

“Ndjenjat e mëshirës më shtyjnë që të prekem shumë për njerëzit që vuajnë të ftohtin e dimrave, me gjithë ato ndëshkimet shpirtërore dhe fatkeqësitë, uritë dhe torturat e ndryshme. Në këtë rast zemra ime vërejti se nga këto fatkeqësi, jo vetëm muslimanët, por edhe mosbesimtarët përfitojnë nga mëshira e All-llahut (xh.sh.).

Që 3-4 muaj duke mos marrë fare lajm nga gjendja e botës, dhembshuria më përkujtoi fëmijët e evropianëve dhe të rusëve dhe duke menduar kështu mëshirën e All-llahut, ata që vdesin si rezultat i fatkeqësive qiellore dhe nga ato që vijnë nga zullumqarët, në qoftë se kanë qenë nën moshën pesëmbëdhjetë vjeç, ata janë shehidë dhe njëlloj si muslimanët edhe ato marrin shpërblimin shpirtëror. Por ato që kanë qenë përmbi pesëmbëdhjetë vjeç dhe po qe se kanë qenë të pafajshëm, apo të shtypur, kanë për të marrë shpërblime të mëdha. Ndoshta kjo gjendje për ta, bëhet shkak shpëtimi nga torturat e xhehennemit. Sepse në këto kohëra njerëzit kanë qenë të penguar që të përjetojnë fenë e vërtetë të Hz. Muhammedit a.s. (e njëjtë me kohën e fetretit, pauzës si periudha midis Hz. Isait a.s. dhe Hz. Muhammedit a.s.). Në këtë rast del në shesh hadithi që thekson se në kohën e fundit, feja e vërtetë e Hz. Isait (a.s.), do të bashkohet krah për krah me fenë islame. Atëhere ata që janë fetarë të vërtetë të fesë së Hz. Isait dhe janë duke u shtypur, me siguri edhe ata kanë rënë në periudhën e përngjashme të “fetretit”. Në këtë rast torturat e fatkeqësive të përjetuara nga ata, do të ishin shkak që të fitojnë një lloj grade shehidi (dëshmori). Veçanërisht për pleqtë e shtypur, të varfërit e të dobtit, dhe në qoftë se janë ndëshkuar nga ana e mizorëve të tmerrshëm, me siguri që fatkeqësitë dhe torturat e tyre, do t’ia fshijnë mëkatet që kanë rrjedhur nga arroganca e “qytetërimit” të keq, nga mosbesimi i imponuar dhe nga devijimi që solli filozofia materialiste. Duke menduar kështu, me të vërtetë mora një ngushëllim.

Por po qe se këto fatkeqësi i shohin edhe vetë mizorët, që kanë bërë zullum mbi popull, duke e futur popullin në flakë, ose janë djall nga soji i njerëzve, atëhere ato fatkeqësi janë ato çka meritojnë dhe kjo është një drejtësi nga Zoti i Gjithëfuqishëm.

Po qe se kanë vuajtur fatkeqësitë ata që kanë vrapuar t’u ndihmojnë të shtypurve, janë munduar për qetësinë e popullit, apo për të forcuar themelet e fesë dhe t’u dalin zot feve qiellore dhe çështjeve të amshuara, duke u përpjekur që të mbrojnë drejtësinë e njerëzve, atëherë me siguri rezultati shpirtëror i këtyre sakrifikuesve është aq i madh, saqë fatkeqësia e tyre bëhet një nder dashamirës.

b) Argumenti i madh

Bediuzzamani në internimin e Kastamonusë, shkruajti fragmentin e famshëm “Argumenti i Madh”, që me gjuhët e qenieve vërteton ekzistencën dhe njësimin e All-llahut (xh.sh.), i cili vetë ka thënë se kjo pjesë është një argument i Kur’anit dhe mbrojtje e madhe ndaj shkatërrimeve të armiqve.

Kjo vepër është botuar dy herë fshehurazi. Në këtë kohë Bediuzzamani së bashku me nxënësit e tij ishin në burg, ku pas hetimeve të gjata u liruan si të pafajshëm.

Hz. Aliu (r.a.) që në kohën e tij me odetë e veta, nga të fshehtat e tij të famshme, me “Kaside-i Xhelxhelutije”, me fjalën:  

"12_11032010124030.jpg"

“Për nder të argumentit të madh mos më shkatërro”  ka vlerësuar këtë libër, duke i dhënë rëndësi të veçantë. Pasi hulumtuan këtë libër, Bediuzzamani me nxënësit e tij u liruan duke u vërtetuar kështu pranimi i duasë së Hz. Aliut (r.a.).

“Ja pra rrezja e “Argumentit të madh”, ka përmbledhur nga universi tridhjetë e tre argumente të mëdha, ku brenda secilit argument, vërtetohet se ka argumente të panumërta, si fillim qielli me fjalët e yjeve dhe bota me fjalët e kafshëve e të bimëve, duke vijuar me këto argumente shkon deri në përmbledhjen e gjithësisë, duke bërë të ditur se, a është e mundur krijimi i tyre vetëvetiu. Universi me gjuhët e tij vërteton domosdoshmërinë e ekzistencës së All-llahut (xh.sh.), ashtu si lindja e diellit që vërteton saktësinë e ditës, “Ajetul Kubra” (Argumenti i madh) është ndaj mosbesimtarëve një shpatë e diamantë.”

Qëllimi i Risale-i Nurit ështe që ta argumentojë Njësimin e All-llahut ndaj filozofisë ateiste. Ne nuk duhet që të vërtetat e Kur’anit me vlerë diamanti, duke i përzier me politikë, t’i rrëzojmë ato në nivelin e copave të qelqit.

Baza e rrugës së Risale-i Nurit është mëshira. Në këtë mënyrë të vërtetat e drejtësisë së fesë dhe ndërgjegjja, na pengojnë që të merremi me politikë. Sepse përballë një ose dy vetave që meritojnë goditjen dhe belanë, ka mundësi të godasësh shtatë-tetë vetë të tjerë që janë fëmijë, pleq, të sëmurë dhe të pafajshëm. Kurse edhe rezultati i fundit nuk është i sigurtë. Tani edhe ju e kuptuat se për çfarë Risale-i Nur na ndalon ashpër nga politika dhe nga punët e qeverisë.

E dyta: Në këtë kohë të çuditshme, që populli të shpëtojë nga anarkizmi, ka nevojë për pesë parime themelore:

1- Respekt...

2- Mëshirë...

3- Largimi nga harami

4- Besnikëri

5- Duke braktisur vagabondësinë, të jemi të bindur.

Risale-i Nur me këto parime përpiqet që të realizojë jetën shoqërore të popullit. Për këtë si argument mund t’u parashtrojmë këtë:

Që njëzet vjet, njëqind mijë vetë janë bërë njerëz të dobishëm. Qyteti Isparta dhe ai Kastamonu, janë dëshmitarë të fortë.

Domethënë kush i bie kundra Risale-i Nurit, sigurisht që me dashje apo pa dashje, vepron në llogari të anarkistëve, në dëm të atdheut, popullit dhe sovranitetit të islamit. Njëqind e tridhjetë libërtha të Risale-i Nurit, mbajnë dobi të mëdha. Vetëm tre prej tyre ata i kanë quajtur me gabime, por në të tjerat nuk kanë mundur të gjejnë ndonjë gabim, prandaj nuk mund të mposhten këto njëqind e njëzeteshtatë.

Mos bëni luftim me Risale-i Nurin, sepse ai kurrë nuk bie i mundur. Me këtë punë i bëni keq vendit. Ai shpërngulet nga këtu, e shkon në ndonjë atdhe tjetër, duke i ndritur.

Dhe mos mendoni se do të trembem nga ju. Unë po të kisha kokë sa qimet e kokës sime dhe çdo ditë të më pritej nga një, përsëri mosbesimtarëve nuk u përulem që të braktisi shërbimin e besimit. Të vërtetave të Kur’anit i kam përulur kokën. Me të vërtetë habitem që me imagjinata mundoheni që të gjeni faj në shprehjet e një njeriu, i cili që njëzet vjet vuan mërgime.

Meqë kjo botë është e përkohshme, atëhere në këtë jetë puna kryesore është ta fitosh jetën e përjetshme. Po qe se njeriu nuk e forcon besimin, atëhere e humb qëllimin e ardhjes në këtë jetë, sepse ajo është ideja e vërtetë. Të merresh me punët e politikës, në vend të përhapjes së besimt, kështu ke ngelur mbrapa nga punët e rëndësishme.

*****

c) Bediuzzamani çfarë këshillash u jipte vizitorëve që i vinin?

Përgjithësisht, parashtronte se qëllimi i shërbimit të Risale-i Nurit është ta forcojë besimin e popullit dhe të mbrojë atdheun dhe popullin musliman nga rreziku i ateistëve dhe i komunistëve. “Tani detyra parësore e popullit, individualisht dhe përgjithësisht është që të kontribuojnë me sinqeritet, për të shpëtuar dhe forcuar besimin. Pra për ditët e sotme, ideja më e madhe është të përqafohesh me të vërtetat e Kur’anit. Ja pra e patë se në çfarë drejtimi është pikëpamja dhe kontributi i Risale-i Nurit. Detyra jonë është që të mos prishim drejtimin pozitiv. Mjeti ndikues i yni është nuri (drita) dhe jo topuzi i politikës. Edhe po të kishim njëqind duar, me vështirësi na mjaftojnë që të kapemi me këtë nur. Mos keni dyshim se për të ngadhënjuar mbi armiqtë e fesë, Risale-i Nur mban një ndikim si bomba atomike. Ai nuk ka kurrfarë lidhje me politikën. Qëllimi i rrugës sonë është sinqeriteti. Ne përveç dashamirësisë së All-llahut (xh.sh.), nuk mbajmë kurrfarë mendimi tjetër. Ja për këtë arsye, Risale-i Nur është i fortë dhe ndikues. Neve na mjafton ndihma dhe mëshira Hyjnore, e cila nuk na lë vetëm dhe pa mbrojtje.”

Nganjëherë shumë të rinj vetëm me një mësim të Bediuzzamanit shpëtonin nga mosbesimi dhe në këtë mënyrë bëheshin një shtyllë sinqeriteti për shërbimin e Risale-i Nurit.

Bediuzzamani një nxënësin e tij e kishte dërguar për shërbim në Ankara, ku atje duke parë gjendjen e popullit, i humbet shpresat dhe kthehet pranë mësuesit të tij në Emirdag dhe i thotë: “Detyra jonë është të shërbejmë. Ty nuk të arrin fuqia të garantosh ndikimin e fjalëve për të bërë sukses. Ajo është detyra e All-llahut (xh.sh.). Ne nuk duhet të dalim jashta detyrës sonë. Ti përse e humbe shpresën, duke shikuar atë gjendje me dyshim. Ti mos e humb shpresën dhe mos u bëj merak! Ti saktësisht dije se, sot për shërbimin tonë banorët e “Mele-i Alasë” (Komisioni i Lartë i Melekëve) duartrokasin. Për këtë arsye tek shërbimi ynë sasia nuk ka vlerë, cilësia është e rëndësishme. Nganjëherë vetëm një nxënës i vërtetë, përshkon njëmijë të tjerë.”- dhe në këtë mënyrë e qetësoi nxënësin e tij.

Mësuesi Bediuzzaman interesohej me një zell të madh për shkrimin dhe korigjimin e Risale-i Nurit, duke kontribuar vazhdimisht. Ai thoshte se: “Risale-i Nur është një mrekulli e Kur’anit që ka ndritur këtë shekull dhe atë të ardhshëm. Shërbimi dhe qëllimi ynë ështe lulëzimi i Risale-i Nurit, që përmban çështjen më të madhe të kohës sonë, besimin.”

Mësuesi për arsye se nuk zotëronte shkrim të mirë dhe nuk mund të shkruante shpejt, koha e tij kalonte duke kontribuar në korigjime, e kjo për të ishte një ushqim shpirtëror, madje punonte edhe kur ishte shumë i sëmurë. Kur ishte në burg, ia ndaluan edhe letërkëmbimin me të afërmit. Kështu mbeti larg edhe ndaj fjalëve ngushëlluese të dashamirëve. Megjithëse në faqe të dheut nuk kishte asnjë pasuri apo fëmijë, ai shpirtërisht kishte pasuri të pambarim. Mëshira e All-llahut atij i dhuroi Risale-i Nurin, që për të ishte çdo gjë. Atë e kishte pikëmbështetjen, qëllimin dhe ngushëllimin e tij. Kur dilte në shëtitje takohej me njerëz të karaktereve të ndryshme, ku gjithnjë mes tyre vendosej një dashamirësi dhe miqësi e ngrohtë. Njerëzit duke parë tek ai virtyte të jashtëzakonshme, përpiqeshin të lidhnin me të kontakt shpirtëror. Grave u thonte, “ju jeni heroina të mëshirës dhe mos harroni se keni përgjegjësi të madhe për edukimin shpirtëror të fëmijëve tuaj. Po qe se i rrisni si besimtarë, do të bëheni pjesëtare të mirësive të tyre”. Pleqve dhe të sëmurëve u thoshte, “unë kam shumë nevojë për lutjet tuaja”. Grave të reja u këshillonte që të falin namazin, duke i pranuar në këtë mënyrë si motra shpirtërore dhe duke u lutur për ta. Për arsye se ishte i sëmurë, nuk fliste shumë. Karvani i grave fisnike dëshmon për të me gjithë zemër, se mësuesi ishte një person me karakter shumë të lartë.

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 43 44 45 46 47 48 49 50 51 52 53 54 55 56 57 >>>