Sikurse në hapin e dytë, parimi i ajetit:

"12_11032010121844.jpg"

“E mos u bë si ata që e harruan All-llahun, e All-llahu bëri që ata të harrojnë vetveten.” (Hashir, 19) na jep mësimin e duhur që: “Veset e këqija të njeriut, pra nefsi, është ai që e shtyn të harrojë detyrën dhe të mos ta kujtojë fare! Kur i bie ndërmend vdekja ia jep tjetërkujt. Kur mendon përfundimin, zhdukjen, nuk e merr mbi vete atë. Kur ka ndonjë nevojë për shërbim humanitar, veten e harron, duke ia lënë tjetërkujt. Por kur ka ndonjë shpërblim ai hidhet i pari, duke mos i lënë radhë askujt. Në këtë rast edukimi dhe pastrimi shpirtëror është në kundërshtim me shpjegimin e mëparshëm.

Domethënë, duke marrë parasysh vdekjen, duhet të jesh i pari në shërbime, për të fituar dashurinë e All-llahut, por kur vjen koha për shpërblim ti duhet të jesh i fundit.

Hapi i tretë. Ajeti:

"12_11032010121847.jpg"

“Çfarëdo e mire që vjen është nga All-llahu, e çka të ndodhë nga ndonjë e keqe është nga vet ti.” (Nisa, 79) na jep mësimin e duhur duke thënë se nefsi, veset dhe dëshirat e këqija të njeriut, të shtyjnë të lavdërohesh dhe të mendjemadhësohesh vazhdimisht. Njeriu nuk duhet të mendojë se çdo punë të mirë që ka bërë e ka nga vetvetja, por ai duhet të dijë se në karakter është i varfër e i dobët dhe çdo mirësi dhe të gjitha të mirat, janë dhunti e Krijuesit të Madhërueshëm. Në këtë rast në vend që të lavdërosh, falendero, sepse pastrimi i nefsit realizohet me sekretin e këtij ajeti: "12_11032010121850.jpg"  “Pra ka shpëtuar ai që e pastroi vetveten.” (Shems, 9).

Pra përsosmërinë, fuqinë dhe pasurinë e garanton në të kundërtat e tyre, duke pranuar se je i thjeshtë, i dobët dhe i varfër, atëhere ke filluar ta pastrosh atë.

Hapi i katërt i përparimit të nefsit:

Ashtu siç ky ajet: "12_11032010123251.jpg"  “Çdo send zhduket e Ai jo.” (Kasas, 88) na jep mësimin e duhur që do të thotë se, nefsi (uni), ekzistencën vet e konsideron se është sovran. Për këtë arsye pretendon dhe e paraqet veten si idhull. Adhuruesit e unit vazhdimisht mbajnë armiqësi dhe kundërshtim ndaj All-llahut (xh.sh.). Tani për të shpëtuar nga ky rrezik, duhet të vësh re në vetvete të ardhmen. Pra çdo gjë e krijuar është e përkohshme dhe do të zhduket. Kur ta mendosh qëllimin e krijimit të tyre, të cilat janë nga një pasqyrë e “Emrave të Bukur” të Mjeshtrit të Madhërueshëm, detyrat e të cilave janë dëshmitarët e dukshëm të Krijuesit, pastrimi i nefsit bëhet jo duke thënë “unë”, por duke e pranuar veten si një pasqyrë. Kështu All-llahu e lartëson atë. Pra kur i beson vetes dhe mbyll sytë ndaj Krijuesit të vërtetë, atëhere bëhet si ajo xixëllonja, që i bën dritë vetëm vetes së saj. Por kur e braktis unin, duke e konsideruar veten asgjë, atëherë edhe e vetme është një pasqyrë e Krijuesit. Kush gjen All-llahun (xh.sh.), ai ka gjetur çdo gjë.

 "12_11032010123256.jpg"

“Pra ka shpëtuar ai që e pastroi vetveten, e ka dështuar ai që e poshtroi vetveten. Dhe ndaj All-llahut bëhuni respektues” (Shems, 9-10; Bekara, 238)

O ju vëllezër të ahiretit, ju shokët e mi që i shërbeni Kur’anit! Duhet ta dini se në këtë jetë, veçanërisht kur je duke i shërbyer jetës së mbrapme, parimi themelor dhe forca më e madhe, është sinqeriteti, ndihmësi më i mirë, pikëmbështetja më e fortë dhe lutja më e pranuar dhe për t’ia arritur qëllimit, shkaku më i mrekullueshëm është sinqeriteti, i cili është virtyti më i lartë dhe adhurimi më i pastër. Përveç këtyre mban edhe shumë virtyte, dritë dhe forcë. Meqë jemi duke jetuar në një kohë të vështirë, duke u përballuar me armiq të panumërt dhe ne duke qenë një pakicë e dobët dhe e varfër, po jetojmë ndëshkime të ashpëra të armiqve, të cilët me komunitete të shumëllojshme na sulmojnë me devijimet dhe risitë e papëlqyera. Por megjithatë dhuntia hyjnore na ka angazhuar me një peshë të rëndë, të madhe, e të amshueshme. Në këtë mënyrë ne më shumë së të gjithë, me tërë fuqinë tonë jemi të detyruar të fitojmë sinqeritetin dhe kemi nevojë shumë që ta zotërojmë sekretin e sinqeritetit. Mos të harrojmë vërejtjen që na tërheq ajeti:

"12_11032010123302.jpg"

Në këtë mënyrë duhet të mbrojmë veten nga ndalesat e All-llahut (xh.sh.), duke i braktisur veprat e pakuptimta dhe të panevojshme, sepse ato janë vese të mendjemadhësisë, të cilat dëmtojnë jetën e pastajme dhe na shtyjnë që t’i kundërvihemi sinqeritetit.

Vëllezër! Ta dini se punët e mira kanë rëndësi të madhe. Ato përballohen me armiq të rreptë. Hz. Jusufi a.s. ka thënë:

 "12_11032010123306.jpg"

Në këtë mënyrë a është e mundur që t’i zëmë besë nefsit? Duhet t’i hapim sytë që të mos na mashtrojë nefsi, uni. Tani do t’u paraqes disa parime me të cilat mund të fitosh dhe mbrosh sinqeritetin.

Parimi i parë: Në punët tuaja, qëllimi kryesor është të keni parasysh hirën e All-llahut (xh.sh.). Pra po qe se Ai na do, atëhere edhe e gjithë bota të hidhërohet nuk ka rëndësi. Po qe se Ai na pranon, atëhere nuk ka vlerë fare refuzimi i të gjithë botës.

Parimi i dytë: Të mos kritikosh vëllezërit, sepse ata bashkë me ne, janë duke i bashkëshërbyer Kur’anit e besimit dhe duhet të mos paraqitesh para tyre me virtyte lakmuese. Sepse një dorë e jotja nuk i kundërshton tjetrës, njëri sy nuk e kritikon tjetrin, gjuha nuk i del kundra veshit, shpirti nuk i sheh gabimet e zemrës. Kështu njëri-tjetrit ia plotësojnë mangësitë, duke ia mbuluar gabimet. Po ashtu edhe mekanizmat e një fabrike nuk konkurojnë njëri me tjetrin. Duke parë gabimin e tjetrit, nuk e kritikon atë dhe nuk mundohet t’ia ndërpresë punën tjetrit. Ai me të gjitha aftësitë që ka, mundohet që t’i ndihmojë.

Po qe se sado pak bëhet ndonjë uzurpim, tërë fabrika ngatërrohet dhe jetën e saj e humb pa kurrfarë rezultati. Në këtë mënyrë edhe fabrikanti e dënon atë.

Tani ju nxënësit e Risale-i Nurit dhe ju shërbëtorët e Kur’anit, ju edhe shpirtërisht jeni në një pozitë të lartë dhe jeni dhëmbëzat e një fabrike që do të japë rezultatin e një jete të përjetshme dhe lumturinë e paskajshme. Ne jemi duke punuar në një anije, e cila muslimanët do t’i nxjerrë në bregdet që të shkojnë në xhennetin “Darus-selam” (vendi i shpëtimit). Sigurisht që katër njësha së bashku, shpirtërisht garantojnë forcën e njëmijë e njëqind e njëmbëdhjetës, forcë kjo që del nga bashkimi i sinqertë. Ne nuk duhet të harrojmë se kemi nevojë dhe është e domosdoshme që të bashkohemi duke mbështetur njëri-tjetrin me sinqeritet. Ja pra tre njësha, po qe se nuk bashkohen, e kanë vlerën vetëm tre. Por kur bashkohen vlejnë njëqind e njëmbëdhjetë. Po kështu edhe katër katra, po qe se shkruhen veç e veç, vlejnë gjashtëmbëdhjetë. Por me sekretin e vëllazërimit, kur bashkohen për një qëllim, krah për krah, atëhere vlejnë dhe marrin forcën sa për katërmijë e katërqind e dyzet e katër. Pra historia dëshmon gjithmonë se bashkimi me një sinqeritet të vërtetë, shpirtërisht vlen me mijëra. Sekreti i kësaj është kjo, që me një bashkim të sinqertë ata mund të shohin edhe me syrin e tjetrit dhe mund të dëgjojnë edhe me veshin e vëllezërve të tjerë. Kështu secili nga dhjetë vëllezër të vërtetë, sheh me njëzet sy, mendon me dhjetë mendje, dëgjon me njëzet veshë dhe punon me njëzet duar. Në këtë mënyrë, këto forcohen dhe shpirtërisht marrin një vlerë të madhe.

Parimi i tretë: Ta dini se e gjithë fuqia e juaj është në sinqeritetin tuaj. Edhe të devijuarit në idenë e tyre, po punuan me sinqeritet kanë sukses. Ja pra ky shërbim i yni është një dëshmi që forca është tek sinqeriteti dhe e drejta. Pak sinqeritet në shërbimin tonë, është një dëshmi që argumenton vetveten...

Lus All-llahun që t’ua plotësojë sinqeritetin dhe të bëheni shkak që edhe unë të bëhem i sinqertë. Shenjat që lavdërojnë sinqeritetin tuaj tregohen edhe në ajetin:

"12_11032010123310.jpg"  “Madje edhe sikur të kishin vetë nevojë për të, ata u jipnin përparësi atyre para vetvetes” (Hasir, 9).

Kur mendon t’i tregosh ndonjë çështje të bukur të besimit ndonjë vëllai, megjithëse kjo është një dobi, mendjemadhësia nuk duhet ta prishë sinqeritetin tuaj, sepse ajo e dëmton sinqeritetin tuaj mes vëllezërve.

Parimi i katërt: Virtytet e bukura të vëllezërve, do t’i imagjinoni sikur janë edhe të juajat. Themeli i idesë sonë është vëllazërimi. Lidhja jonë nuk është si babai me djalin, apo si shehi me muridin (nxënësin e tij). Patjetër që shkaku i bashkimit tonë është vëllazërimi i vërtetë. Titulli i profesionit tonë është “halilije” dhe “hil-let”, që kanë kuptimin, miku më i afërt dhe shoku më sakrifikues. Pra pikëmbështetja e këtij vëllazërimi është sinqeriteti. Kush e thyen sinqeritetin e vërtetë, ai ka rënë nga maja e kësaj kulle në pellgun e pashpëtimtë.

Ja pra, para nesh janë dy rrugë. Kush ndahet nga bulevardi ynë i Kur’anit, i cili është më i gjeri, ai nuk bën tjetër vetëm se pa dashje ka përkrahur radhën e armiqve. Inshallah ata që hyjnë në rrugën e Risale-i Nurit, rruga e mrekullisë së Kur’anit famëlartë, gjithmonë do t’u japë forcë, sinqeritet dhe besim. Në këtë rast do të kenë shans që të mos bien nëpër puse dhe pellgje.

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 43 44 45 46 47 48 49 50 51 52 53 54 55 56 57 >>>