Veprat e Abdylkadrit dhe disa tj
- NJERIU QË KËRKON VETVETEN -2
- NJERIU QË KËRKON VETVETEN -1
- ATOMI
- RRETH NJERIUT
- PSE I BESOJN ALL-LLAHUT 50 PROFESORET E FAMSHEMTE EUROPES
- PËRGJIJGE PYETJEVE MATERJALISTE
- NJË JETË TJETËR
- DRITA E MENDJES
- ÇËSHTJET JETSORE
- AFORIZMA TË ÇMUAR
Poezitë: PERLAT E ZEMRËS të Abdylkadrit
- O ZOT!
- FUQIA E ZOTIT
- ÇFARË ËSHTË KUR`ANI?
- MUHAMMEDI (a.s.m.)
- VËLLAZËRIMI
- PUNO!
- SHPRESA
- LIBRAT
- O DJALË I RI!
- O NJERI!
- VËLLEZËR SHQIPTARË
- MOTRA IME FISNIKE
- VËLLEZËR TË DASHUR
- NËNAVE TË MIA FISNIKE
- KULTURA
Online Sayaç
Duke pasë parasysh të gjithë ata shkaqe që ne i theksuam deri tani, unë do të mundohem të rreshtoj disa shenja, ose ndihma në aspekt të përgjithshëm, që ne mund të ndeshemi me to në çdo çast.
Nga shtatë shenjat që ndodhen, ne do të marrim vetem njërën nga ato.
— Shenja e pestë: Në përgjithësi Risale-i Nur është përhapur në shumë vende të ndryshme të botës dhe po lexohet nga njerëzit më të shquar të atyre vendeve, por njëkohësisht po lexohet nga ana e njerëzve të devotshëm fetarë, por edhe nga filozofët mosbesimtarë. Pra po lexohet nga të gjitha shtresat e shoqërisë. Disa nga kundërshtarët po marrin goditje të fuqishme që e lëkund besimin e tyre, duke mos arritur të kritikojnë dot parimet e Risale-i Nurit. Kështu çdo lloj kategori individësh në shoqëri, po përfiton nga këto libra sipas aftësive që kanë. Kjo patjetër është një ndihmë e Allahut (xh.sh.) dhe një mrekulli e Kur’anit. Libra të tjerë të ngjashëm me to, janë shkruar pas shumë hetimeve dhe hulumtimeve, ndërsa Risalet janë shkruar me një shpejtësi të jashtëzakonshme dhe në kohë të vështira, nëpër kampe përqëndrimi dhe me një mendje të trazuar. Kjo pa dyshim tregon se është ndihma e All-llahut ajo që ka bërë të mundur realizimin e këtyre veprave.
Të pranishmit nga vellezërit dhe shokët që kanë marrë pjesë në shumimin e librave, dëshmojne se “Letra e nëntëmbëdhjetë” është shkruar brenda 12 orëve, pa pasur nevojë të mbeshtet në referencën e asnjë libri tjetër. Ndërsa pjesa më e rëndësishme që i dedikohet Profetit Muhammed a.s.m. dhe tregon vulën profetike, është shkruar në një mal, në një ditë me shi, brenda një kohe të shkurtër prej rreth 3-4 orësh. “Fjala e tridhjetë”, pjesë e cila përmban dyqind mrekullitë e Pejgamberit a.s.m., është shkruar së bashku me emrat e transmetuesve dhe për nga madhësia është e treta nga 130 pjesët e Risale-i Nurit, e cila përmban kuptime të thella. Edhe kjo është shkruar brenda 6 orëve. Në përgjithësi risalet janë shkruar në këtë mënyrë. Kjo patjetër tregon qartë se është ndihma e All-llahut (ajo që ka bërë të mundur shkrimin e këtyre librave).
Jam i bindur se i Gjithëdijshmi dhe Mëshirëploti, All-llahu i Madhërueshëm, ma dhuroi një shkëlqim të mrekullisë së diellit të Kur’anit. Shkurt, të gjitha bukuritë dhe ndikimet e shkrimeve janë vetëm shkëlqim i shembujve të Kur’anit. Gabimet janë të miat, kurse shërimi është i Kur’anit.
b) Të bëhesh nxënës i Risale-i Nurit
Nxënësi i Risale-i Nurit, fshehtazi apo haptazi nuk bëjnë pjesë në asnjë organizatë, shoqatë apo tarikat. Qëllimi i vetëm i tij është jeta e ahiretit.
Për shkak se kjo jetë është e përkohshme dhe ahireti i përjetshëm dhe se vlerat për çështjet më të mëdha të kësaj bote nuk mund të arrijnë as vlerën e çështjes më të vogël të ahiretit, nxënësit e Nurit i quajnë “pa mend” ata që shesin diamantet e ahiretit për hir të qelqurinave të thyera të kësaj jete. Dhe meqë veprat e Risale-i Nurit janë pronë e thesarit të Kur’anit, atëherë kuptohet qartë se janë pronë e të gjithë besimtarëve. Pra nxënësit e Nurit, së bashku me mësuesin Said Nursiun, krah për krah, janë nxënës të Risale-i Nurit. Komuniteti i nxënësve të Nurit vrapon për të marrë mësim tek një mësues, nga Risale-i Nur, në rrugën që na ka udhëzuar Kur’ani. Ata punojnë ditë e natë, që të ndihmojnë njëri-tjetrin në dituri dhe në çdo aspekt tjetër.
Ta keni parasysh se qëllimi i atyre që vijnë të na vizitojnë, në qoftë se është për këtë botë, dera jonë është e mbyllur, por sikur të vijnë për dobi të botës tjetër (ahiret), këtu ka dy dyer. Ata që vijnë të më vizitojnë dhe më vlerësojnë si një njeri të shenjtë edhe kjo derë është e mbyllur. Sepse mua nuk më pelqen vetja dhe ata që më pëlqejnë mua nuk i pëlqej. E falenderoj All-llahun që nuk ma ka dhënë mendimin të pelqej veten.
Dera e dytë, është për ata që vijnë të më vizitojnë për arsye se manifestoj diamantet e Kur’anit. Ata që hyjnë nga kjo derë, i vlerësoj mbi sytë e mi dhe i pranoj mbi ballin tim në tre pozicione, si miqtë e mi, vëllezërit e mi dhe nxënësit e mi.
Mikut i takon të mbajë këto cilësi: Saktësisht me seriozitet të na përkrah shërbimet tona për Risale-i Nurin, qoftë edhe me zemër të mos përkrah padrejtësitë e të devijuarve dhe atyre që bëjnë risi në fe. Në këtë rast duhet të përpiqet të bëjë dobi edhe vetë ai.
Vëllai duhet të plotësojë këto kushte: Të më ndihmojë me sinqeritet për përhapjen e Risale-i Nurit dhe të kujdeset për faljen e namazit dhe të braktisë shtatë mëkatet e mëdha.
Për nxënësin janë këto kushte: Ai duhet ta pranojë Risale-i Nurin si pronë të veten dhe shërbimi ndaj saj duhet të jetë në plan të parë.
Sulmi i të devijuarve nga India deri në Kinë ka hapur plagë të thella dhe i ka mundur muslimanët. Në këtë mënyrë duke rënë në dyshime, mendojnë se përse kemi rënë në këtë gjendje. A është e mundur që në fenë islame të ketë ndonjë gjë fallso? Në këtë moment ai dëgjon se ka dalë një libër që vërteton çdo anë të besimit pa të lënë shteg për mohim, që filozofët i mposht dhe të devijuarit i hesht. Në moment dyshimi i tij i zhduket dhe i shpëton forca e besimit.
Përse Risale-i Nur bën fjalë së tepërmi në lidhje me themelet e besimit? Hoxhallarët e mëparshëm thonin që besimi i një njeriu të thjeshtë është i barabartë me besimin e një njeriu të shenjtë.
Përgjigje: Në krye të fragmentit “Argumenti i Madh”, i cili bën fjalë për shkallët e besimit, nga fundi komentohet gjykimi i Imam Rabbaniut. Qëllimi kryesor i të gjithë tarikateve është zbulimi i të vërtetës së besimit dhe padyshim se zbulimi i një të vërtete të besimit, patjetër vlen më shumë se zbulimi i njëmijë çështjeve të fshehta të njerëzve të tarikatit.
Ana e dytë e kësaj: Besimi nuk përbëhet vetëm nga përmbledhjet e shkurta dhe nga imitimi i argumenteve. Patjetër që shkallët e besimit fillojnë nga një farë e vogël, që vazhdon deri tek druri gjigand dhe nga shkëlqimi i diellit i cili pasqyron tek pasqyra që ke në dorë dhe pastaj vazhdon nga pasqyrimi në det dhe tek vetë dielli i cili ka shkalla të ndryshme. Të gjitha dituritë, shkencat dhe përsosmëria e njerëzimit, përmblidhen tek besimi i vërtetë dhe tek dituria dhe argumentimet e amshueshme. Besimi që mbështetet në imitim, ndaj dyshimeve bie shumë shpejt i mundur, kështu që shkallët e besimit të vertetë, janë të pasosura. Kur bindesh me argumente të forta, qëndron përballë mijëra dyshimeve, ndërsa besimi që mbështetet në imitim, mund të zhduket me një dyshim.
Tani Risale-i Nur është duke komentuar dhe analizuar një fushë të gjerë të Kur’anit famëlartë. Risale-Nur me forcën që merr nga Kur’ani, do t’i shmangë rrymat e dëmshme që janë përmbledhur që njëmijë vjet e këndej. Me siguri për një besim të tillë ka nevojë të koncentrosh pikëpamjen e njerëzve. Vetëm në këtë mënyrë muslimanët mund t’i dalin ballë armiqve të panumërt, si filozofëve materialistë dhe të tjerëve. Sepse Risale-i Nur ka rrjedhur nga drita e Kur’anit. Për më tepër në një hadith Pejgamberi a.s.m. thekson: “Në qoftë se bëhesh shkak t’i shpëtosh besimin qoftë edhe një njeriu të vetëm, për ty është më mirë se sa të dhurohen një shkretëtirë plot me dele të kuqe.’’ Nganjëherë adhurimi gjatë një ore të vetme, të përfiton sevapet që mund të fitosh gjatë një mijë vjetëve. Derisa nga vlera e mendimit është se anëtarët e tarikatit Nakshibendi bëjnë zikër pa zë.
Risale-i Nur të garanton qetësinë shpirtërore duke të dhuruar të vërtetat e besimit dhe ajo të nxit në përpjekjen e ruajtjes së besimit deri në vdekje, duke të shpëtuar nga ekzekutimi i përjetshëm i vdekjes dhe duke të shtyrë të mundohesh që të plotësosh kushtet shpirtërore që të bëhesh pjesëtar i bashkëpunimit të këtij komuniteti shpirtëror.
Këtu do të përmendim disa letra që përmbajnë lajme të gëzueshme.
Të nderuar vëllezër, ju saktësisht besoni se detyra e Risale-i Nurit dhe e nxënësve të tij është më e rëndësishme se çdo vepër në faqe të dheut. Për këtë arsye mos e braktisni shërbimin e duhur dhe të vlefshëm, duke u marrë me gjërat e botës së përkohshme. Që të mos harroni vlerën e kësaj, lexoni sa më shumë “Çështjen e katërt”. Veprat mizore të adhuruesve të botës, janë një shkak ndëshkimi nga ana e All-llahut edhe në këtë jetë me një farë xhehennemi, sepse ata nuk dinë çështjen më të rëndësishme që janë të përkohshme dhe vlejnë vetëm për disa ditë të caktuara. Kështu duke sakrifikuar egërsisht jetën e përjetshme, vrapojnë pas kësaj jete, duke menduar se është një luftë. Ndërsa Risale-i Nur me nxënësit e tij, mban qëllimin parimor, duke u munduar të kuptojë vetveten dhe se kjo jetë është vetëm një perde e botës tjetër të përjetshme. Adhuruesit e kësaj jete e konsiderojnë vdekjen si një gjë shumë të trishtueshme, ndërsa Risale-i Nur ashtu si dy herë dy bëjnë katër, ashtu edhe besimi është shkak i fitimit të një jete të lumtur. Këtë të vërtetë, deri tani e kemi vërtetuar me shumë argumente.
Shkurt: Të devijuarit përpiqen dhe luftojnë të përmirësojnë jetën e përkohshme. Ne me Kur’anin në dorë luftojmë vetëm me vdekjen. Pra duhet të bindeni edhe ju se çështja më e madhe e adhuruesve të botës nuk mund të ballafaqohet edhe me çështjen tonë më të vogël. Rezultati i besimit të vërtetë, të garanton praninë e Allahut (xh.sh.). Njëkohësisht duke shpëtuar nga kryeneçësia, mund të fitosh sinqeritetin vetëm më forcën e besimit, duke soditur dhe menduar artet e All-llahut (xh.sh.), për të garantuar kështu afrimitetin me All-llahun. Sikur do t’i drejtoheshe dikujt tjetër për të fituar simpatinë dhe ndihmën e tij, a nuk do të turpëroheshe nga sinqeriteti dhe afrimiteti që ndjen pranë All-llahut?
Nga të vërtetat e Risale-i Nurit, duhet të përfitojnë pjesën e duhur, si mendja, ashtu edhe zemra, shpirti, nefsi, shqisat dhe ndjenjat. Përndryshe mendja merr vetëm një pjesë të vogël, kurse të tjerat mund të mbesin pa ushqim. Risale-i Nur nuk duhet të lexohet si librat e tjerë, sepse dituritë e vërteta të besimit që përmban, nuk i përngjajnë diturive të tjera. Për më tepër Risale-i Nur, është ushqim dhe dritë për shqisat dhe ndjeshmërinë e njeriut.
Risale-i Nur po mposht inatçorët më të ashpër dhe shkaku për këtë është sinqeriteti dhe mosshpërdorimi i fesë për asnjë gjë dhe vetëm në këtë mënyrë ajo arrin t’i përballojë problemet më të vështira, duke mbajtur të vetmin qëllim, shërbimin ndaj besimit, duke mos i dhënë rëndësi mrekullive, si ndonjë mistik.
Shërbimi i Risale-i Nurit i përngjan sahabeve që ecin në rrugën e evlijaullahut, që është rruga e trashëguar nga Pejgamberi a.s. dhe ka për qëllim detyrën paqësore për shpërndarjen e dritës së besimit, duke vrapuar t’i shpëtojë besimin muslimanëve.
Në këtë kohë të tmerrshme, dy rezultate të Risale-i Nurit janë mbi çdo gjë, shkaqe që lexuesit e tij, nuk i japin rëndësi gjërave të tjera.
E para: Kush hyn në rrethin e Risale-i Nurit me besim dhe me bindje, ai ka argumente të forta që e ndihmojnë atë të shkojë në varr me iman. Sepse imani (besimi) i vërtetë është i përbërë nga dija dhe bindja e saktë, ku besimi nuk shkulet dot. Në çastin e vdekjes shejtani mund t’i japë vesvese dhe dyshime vetëm mendjes. Por besimi i vërtetë nuk është brenda konceptimit të mendjes, ajo zë vend dhe lëshon rrënjë në shpirt dhe depërton në sekretet e shqisave, ku dora e shejtanit nuk mund të zgjatet atje. Për këtë arsye besimi i këtyre është në një mbrojtje që nuk zhduket kurrë. Tani këtij besimi mund t’i arrihet me anë të dy rrugëve:
E para, mund t’i arrihet me metoda të mëparshme, duke pasuar personat e shtresave të larta, të cilët kanë përparuar në devotshmëri.
E dyta: Me anën e besimit, tek gjërat e padukshme, në njërën dorë duke patur frymëzimin e sekretit të Kur’anit, që ështe revalata hyjnore dhe në dorën tjetër argumentet e forta të bindjes, duke bashkëpunuar mendja me zemrën, mund të lartësohesh në gradën e vërtetë. Në këtë kohë kjo pozitë është e domosdoshme, e për këtë arsye është e nevojshme që të gjesh argumente materiale për t’i vërtetuar edhe me shkenca.
Pra rruga e dytë është themeli, fara dhe shpirti i të vërtetave të Risale-i Nurit. Këtë janë duke e arritur nxënësit e tij të sinqertë, që mund ta shohin edhe të tjerët, po qe se e vërejnë me kujdes.
Rezultati i dytë: Kush hyn në rrethin e Risale-i Nurit, garanton një thesar të madh të ortakërisë shpirtërore të jetës së pastajme, ku ti pa pasur dijeni të arrijnë dobitë e ahiretit. Çdo nxënës i vërtetë, me mijëra gjuhë dhe zemra, bëjnë dua dhe kërkojnë falje nga All-llahu (xh.sh.), si për veten e vet, ashtu edhe për vëllezërit e tjerë, që të bashkëshpërblehen nga Krijuesi Madhështor. Në këtë mënyrë të gjithë vëllezërit, me adhurim bëhen si disa engjëj që bëjnë zikër (përmendje të Zotit (xh.sh.)) me dyzet mijë gjuhë. Kjo mban një vlerë të madhe, ku qindra-mijëra duar të ngritura, kërkojnë sevapet (mirësitë) dhe të vërtetat e Natës së Kadrit në Ramazan. Nxënësit e Nurit shërbimin e Risale-i Nurit, e bëjnë duke mos kërkuar kurrfarë mrekullie. Ata besojnë se suksesi është në kryerjen e detyrës së duhur ndaj Allahut (xh.sh.) dhe për këtë jetë të mos presësh ndonjë shpërblim, duke menduar se detyra parësore është t`i përulemi urdhërave të All-llahut (xh.sh.). Shpërblimi është jashtë detyrës sonë. Ata me një sinqeritet të madh përpiqen dhe punojnë duke thënë: “Detyra e jonë është shërbimi, ajo na mjafton neve.”
Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 43 44 45 46 47 48 49 50 51 52 53 54 55 56 57 >>>